Llomotit Ramizi tani, cti besh qe nuk e varen ne mes te Tiranes ne 1992,por e denuan per kafe dhe per molle.Qenit plak dhe komunistit plak mos u zer bese.
... E ku thuhene ne karte
Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!
M... qendron gjithmone mbi uje.
-
me ne fund nje liber racional i botuar ne Shqiperi megjithese 90% te atyre qe permban ky liber i dime
Akoma e lexoni ju liza ne boten e cudirave ?
Revolution 1848
Kontradiktor nė thelb, kameleon nė trajtim, ngjalė nė problemet kardinale qė prek, mi prapa poēes nė theatrin e politikės shqiptare sa ishte gjallė maēoku dhe mi para poēes(kur s'rronte maēoku) nė pėrmasa e shfaqje maēoku, por qė nė fund i kishin rėnė thonjtė.
Sot njė mumje, qė sado tė ekzaminohet, mbart tė vėrteta qė mbase kurrė nuk do merren vesh, nga ne jo e jo, por edhe brezat mė tej.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mondishall : 27-05-2010 mė 06:20
-Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)
Alia: Testamenti qė mė la Enveri dhe mėkati i Mehmet Shehut »
Vendosur: 05/06/2010 - 08:06
•
Ramiz Alia, ish-kreu i fundit i komunistėve shqiptarė dhe njėkohėsisht ish-Presidenti i parė post-pluralist i vendit, vijon tė mbetet mendje e kthjellėt nė gjykimet e tij tė palėvizshme, tė pandryshueshme. Edhe pėrgjatė njė interviste dhėnė gazetarit Alfred Peza pėr emisionin e tij “Ora e debatit” dhe transmetuar gjatė mbrėmjes sė djeshme nė televizionin “Ora News”, Ramiz Alia ka ruajtur tė pacenuar staturėn e tij. Gjithsesi, nė kėtė intervistė, mbase pėr herė tė parė ai ka bėrė edhe mė tė qarta mendimet e tij pėrballė gjykimit tė ēėshtjes sė shumėpėrfolur tė vetėvrasjes sė Mehmet Shehut. Njė ngjarje tė cilėn e cilėson si pasojė e njė “mėkati tė vetė Mehmet Shehut”, i cili lejoi fejesėn e djalit nė njė familje tė deklasuar. Po kėshtu, Alia nė tė njėjtėn intervistė, pjesė tė shkėputura tė sė cilės publikohen mė poshtė, i paraqet mė tė pasuruara me detaje gjykimet e tij pėr Sali Berishėn, Fatos Nanon dhe Edi Ramėn.
Alfred Peza,"Panorama",Tirane
Peza: ...Pėrveē gjeneralėve qė ju i quani njė tejkalim tė sė drejtės pėr t’i dėnuar deri nė atė masė qė u dėnuan, kush tjetėr ish-Udhėheqja e lartė e asaj periudhe, apo ish-ministra, mendonin se nė njė farė mase ėshtė tejkaluar e drejta pėr ta dėnuar? Kė konsideroni qė nuk ishin fajtorė dhe u dėnuan si tė tillė? Pėr shembull, Todi Lubonja, Kiēo Ngjela etj.?
Alia: Nė librin tim kam folur pėr Todi Lubonjėn, sepse mendoj se ai grup i Todit, i atyre shokėve qė ishin, grupi i kulturės, ata u dėnuan, por pėr mendimin tim ishte njė veprim i nxituar. Nuk ishin ata fajtorė pėr atė ēėshtje, unė kam qenė vetė pjesėtar, madje nė atė grup edhe unė kam marrė dėnim. Nė atė mbledhje qė janė dėnuar ata, mendimi im ka qenė qė nuk duhesh shkuar nė ato ekstreme ku shkoi dėnimi, por nuk mund tė them kėtė gjė pėr Mehmet Shehun. Nuk e them dot...
Peza: Ēfarė nuk thoni dot se Mehmet Shehu... ?
Alia: Ai ia bėri vetės.
Peza: Nė ē’kuptim?
Alia: Tė gjithė procedurėn, deri tek vetėvrasja.
Peza: U vetėvra, apo e vetėvranė?
Alia: Ai u vetėvra.
Peza: A u detyra nga rrethanat tė vetėvritej?
Alia: Nuk besoj se asnjė njeri nė botė nuk vret veten nėse nuk ka rrethana tė atilla qė e ēojnė nė vetėvrasje. Unė jam i bindur qė Mehmeti vrau veten, sepse nuk duronte dot kritikat, vėrejtjet e ndryshme. Ajo psikozė qė mundonte Mehmetin u duk nė Kongresin e Partisė, nėse ju kujtohet nė atė kohė. Mehmeti nuk kishte gjallėri nė shkathtėsinė e tij, pėrkundrazi, megjithėse ai foli, por mė tepėr recitoi se sa foli.
Peza: Njė nga familjarėt e Mehmet Shehut mė ka thėnė qė nė periudhėn kur kritikohej, kur ishte vėnė nė shėnjestėr pėr veprimtarinė e tij, e kėshtu me radhė, sigurisht qė nuk mund tė thoshte se ky ish-luftėtar i luftės sė Spanjės, apo ky njeri qė kishte 26 vjet qė udhėhiqte vendin si Kryeministėr tė pranonte kritikat e Leka Ēukės, Pali Miskės, tė cilėt kishin ardhur nga klasa punėtore dhe kuptohej tha qė nė kėtė mėnyrė ai ishte shenjėstruar qė tė pėrfundonte si tė gjithė ato grupe tė tjera, me dėnim, ndoshta me pushkatim e kėshtu me radhė. A ėshtė kėshtu?
Alia: Jo, ai qė tė ka thėnė ty e ka gabim. Gabimi ėshtė kėtu, nuk ėshtė fjala pėr kritikat e X-it apo Y-it. Kur bėhet njė mbledhje, kur diskutohet pėr njė gjė qė dikush ka bėrė njė gabim, kanė tė drejtė tė flasin tė tėrė pjesėtarėt e mbledhjes, nuk shihet qė ėshtė me xhaketė apo pa xhaketė. Unė nuk besoj se Mehmeti ėshtė ofenduar pse ka bėrė kritikė X-i apo Y-i. Unė jam i bindur pėr veten time pėr kėtė, qė Mehmeti shkoi nė vetėvrasje sepse kuptoi qė ishte njė gjė e rėndė pėr tė, sepse tė gjithė, jo vetėm, por Partia e shikonte nė pėrgjithėsi.
Peza: Ku ishte gabimi qė kishte bėrė Mehmet Shehu?
AliA: Gabimi i rėndė qė bėri Mehmeti ishte ai gabim qė Mehmeti e dėnonte vetė dhe ka dėnuar shumė njerėz pėr atė gabim, qė lejoi fejesėn e djalit me njė familje qė konsiderohej nė atė kohė e deklasuar. Mehmeti kėtė gjė nuk e bėnte pėr tė tjerėt.
Peza: Mos ishte njė kurth qė iu bė Mehmetit?
Aliao, e zgjodhi vetė. Unė nuk diskutoj problemin si e bėri, qysh e bėri.
Peza: Ky ėshtė mėkati mė i madh qė ka bėrė Mehmet Shehut?
Alia: Ai ėshtė njė mėkat qė ka bėrė.
Peza: Ju edhe sot mendoni qė Mehmet Shehu ishte njė poliagjent?
Alia: Ah, ky ėshtė njė tjetėr problem. Ky problem ėshtė tjetėr. Pėr sa i pėrket asaj qė thuhet pėr Mehmetin, unė pėr vete personalisht nuk kam ditur se ēfarė dokumentesh kishte. Pasi u vra Mehmet Shehu, mua mė thirri nė zyrė Enver Hoxha dhe mė pyeti, tha ‘je ti nė dijeni tė atyre dokumenteve qė na kanė ardhur nė 1964 nga Vjena lidhur me Mehmet Shehun?’. Unė me tė vėrtetė nuk dija gjė dhe i thashė ‘jo, nuk jam dijeni’. Mė tha qė kanė ardhur atėherė disa dokumente nė tė cilat tregohej se Mehmet Shehu ishte agjent i anglezėve, por unė dhe Hysniu i lexuam, i pamė, por konkluduam qė mund tė ishte njė provokacion i rusėve pėr tė na pėrēarė.
Peza: I kishte sjellė ambasada jonė, ku i kishte marrė?
Alia: I kishte dorėzuar njė X njeri, i panjohur, pa emėr. Kėto dokumente... Enveri u ngrit nga tavolina e tij, shkoi nė kasafortėn e Hysniut, ky kishte vdekur, nga atje i nxori dhe m’i dha mua, shikoji tha. Unė i pashė njė e nga njė, skeda, anglisht ishin tė tėra. Me porosi tė tij i mora dhe i ēova pėr pėrkthim.
Peza: Kėto ishin materiale tė shkruara nė mėnyrė tė thjeshtė, apo ishin dokumente komprometuese, qė Mehmet Shehu kishte firmosur diēka ose...
Alia: Jo s’kishte firmosur, ato ishin skeda ku Mehmet Shehu pretendohej tė ishte agjent. Mė vonė, nė 1987 ambasadori ynė nė Argjentinė merr nga njė njeri prapė, njė amerikan, njė letėr, nė tė cilėn thotė se dokumentet qė u janė dhėnė ju nė Vjenė janė tė sakta. Ky ambasador nė atė kohė dėrgoi njė letėr pėr Komitetin Qendror tė Partisė. Unė e kam marrė atė letėr nė mbledhjen e parė, nė fund tė mbledhjes, ua kam lexuar anėtarėve. U thashė qė po ua lexoj kėtė letėr, u thashė qė unė nuk dua asnjė koment, asnjė diskutim, thjesht ua lexova pėr dijeni dhe kjo letėr tė futet nė arkiv, duhet tė jetė nė Arkivin e Shtetit. Pse unė nuk kėrkova diskutim? Sepse janė diskutime nė erė.
Peza: Ju mos e lexuat me qėllimin qė t’u mbushnit mendjen shokėve tuaj tė Byrosė se Mehmet Shehu ka qenė agjent dhe unė meritoja tė isha pasardhėsi i Enver Hoxhės?
Alia: Jo, jo s’kam tė atilla punė. Unė e lexova se erdhi, se po ta kisha futur nė sirtar, sot e pe ti, ai djali doli dhe e bėri botėrisht, po tė mos e kisha lexuar unė, sot do tė ngriheshin tė gjithė dhe do tė thoshin pse e ke fshehur.
Peza: Vėrteton kjo realisht qė Mehmet Shehu ka qenė agjent?
Alia: Unė them kėtė gjė nė libėr, qė kėto janė lexuar, janė tė shkruara, por a janė tė vėrteta, askush s’e thotė dot. Nuk ka asnjė dokument qė tė thotė se kėto janė tė vėrteta. Ēfarė do tė thotė tė thuash qė janė tė vėrteta? Ato janė, X-i bėri kėtė, takojeni filanin, merrni tė dhėna nga filani. Unė mund tė them sa tė duash. Derisa nuk ka ndonjė dokument qė ky ka qenė, ma vėrtetoi, tani s’them dot. Nėse mė bėn mua pyetjen a ka qenė? Unė tė them s’di gjė, s’mund tė them qė ka qenė apo s’ka qenė. S’kam asnjė dokument.
Peza: Pėr ata qė kanė dyshime se Mehmet Shehu mund tė jetė vrarė, si mund t’u hiqen kėto dyshime, duke pasur teori qė ka bėrė rrugė tė nėndheshme poshtė vilės...
Alia: Kur ėshtė vetėvrarė Mehmet Shehu, tė nesėrmen nė mėngjes mė mori nė telefon oficeri i tij, Ali Ēeno. Mė mori nė telefon dhe mė thotė: ore ky ka vrarė veten! Kush ky, i thashė unė. I the kujt? - i thashė unė. Po - tha, - njoftova ministrin e Brendshėm. Nė atė kohė ishte ministėr Feēor Shehu. Mirė i thashė unė.
Peza: Si ėshtė e mundur qė ju u njoftuat nė mėngjes kur ajo ka ndodhur nė 1 tė natės, kur ishte zbuluar nė atė kohė...
Alia: Nuk e di kėtė. Nė atė kohė vajta menjėherė tek Enveri, ia thashė kėshtu-kėshtu. Enveri u shtang nė vend, mbeti, tha: pse e bėri kėtė? Nė kėtė kohė vjen Kadri Hazbiu, qė i kishte thėnė Feēorri dhe erdhi ai.
Peza: Kadriu nė atė kohė ēfarė ishte?
Alia: Ministėr i Mbrojtjes. Edhe Enveri i tha Kadriut, ore meqė erdhe ti, shko nė shtėpinė e Mehmetit mos ka lėnė ndonjė gjė. Vajti Kadriu dhe kishte lėnė njė letėr Mehmeti, ėshtė bėrė publike. Kaq ėshtė kjo ngjarje nė atė kohė, kaq mund tė them pėr figurėn e Mehmetit. Nuk mund tė them unė personalisht se ishte i tillė. Pėr mua figura e Mehmetit, pėrveē kėtyre fakteve qė po bisedojmė, ka qenė njė njeri i ditur, njė kuadėr shumė i zoti, nga ēdo pikėpamje, pėrveē luftėtar dhe trim, ishte edhe korrekt. Ai drejtonte Kryeministrinė dhe me mua raportet kanė qenė miqėsore, nuk shkonim shumė me njėri-tjetrin. Por kjo s’do tė thotė qė ne s’punonim me njėri-tjetrin, pėrkundrazi, kur Mehmeti kishte probleme nė Kėshillin e Ministrave me arsimin, kėto i kisha unė, mė merrte gjithnjė nė telefon. Mė thoshte, i ke parė kėto materiale qė kemi ne, ke ndonjė vėrejtje. I thosha unė mendimin tim dhe pikė. Tregon qė ishte shumė korrekt...
Peza: Po njė luftė e ftohtė, e heshtur, e nėnkuptuar ndoshta mė shumė, pėr pasardhėsin e Enver Hoxhės, ka pasur?
Alia: Nuk ka pasur fare. Deri nė minutėn e fundit tė gjithė ne, duke pėrfshirė edhe mua qė po flas, ishim tė bindur se pasardhėsi i Enverit ishte Mehmet Shehut, veēanėrisht pas vdekjes sė Hysni Kapos, kjo u bė fare e qartė. Pse? Mehmeti ishte Kryeministėr, u bė edhe ministėr i Mbrojtjes, u bė edhe sekretar i Komitetit Qendror tė Partisė, se mori vendin e Hysniut, me njė fjalė, zuri tė gjitha postet themelore nė Qeveri dhe Parti. Tė tėrė e respektonin.
Peza: Mos ishte pikėrisht ky moment, ku familja e Enver Hoxhės, ndoshta nuk do tė ndiheshin tė sigurt me Mehmet Shehun si pasardhės. Nexhmije Hoxha ka pasur ndonjė rol nė kėtė periudhė?
Alia: Kėto janė tė tėra hipoteza qė nuk qėndrojnė, nuk kanė lidhje as me ngjarjet qė kanė ndodhur.
Peza: Pra, vdekja e Mehmet Shehut nuk ka lidhje me njė...
Alia: ...Absolutisht nuk ka lidhje, ka lidhje vetėm me veprimtarinė e Mehmetit, me atė qė bėri, si u interpretua ajo, si Mehmeti e interpretoi vetė, si Mehmeti e ndjeu veten nė ato situata.
Peza: Vėrtetė ishte kaq e rėndė ajo ēfarė kishte bėrė Mehmeti, fejesa e djalit me njė vajzė tė deklasuar, e cila nė fakt ishte pjesė e ekipit tė Kombėtares sė volejbollit tė femrave, dilte jashtė shtetit me Dinamon, i ati ishte profesor nė universitet. Vėrtetė ishte kaq e rėndė ajo qė kishte bėrė Mehmet Shehu?
Alia: Me tė vėrtetė tronditja e Mehmetit ėshtė pak e ēuditshme. Thelbi ėshtė qė kushdo qė priste njė vendim ishte Kongresi i Partisė, qė u bė nė nėntor tė 1981. Shumė njerėz prisnin qė nė Kongres t’i jepej goditja Mehmetit. Unė mbaj mend ata kineastėt, kėta qė na marrin nėpėr filma, mė kanė ardhur mua edhe mė thoshin, aman thuaj shokut Mehmet tė veshė ndonjė kostum tjetėr, se kishte veshur njė kostum tė zi. Ndėrkohė qė tė tjerėt ishin me kostume tė ēelura. Mehmeti ishte nxirė fare, se priste ndonjė gjė nga Kongresi, por s’ndodhi asgjė, mbajti tė tėra funksionet. Pra, efektivisht nė anėn thelbėsore, se goditja mund t’i jepej aty po tė ishte ndonjė hall qė duhej dėnuar. Jo nuk u bė kjo, ajo mbledhja e Byrosė Politike ishte formale nga njė pikėpamje, se s’kalonte dot, formalisht. Unė mendoj, nuk e di, apostafat ishte lėnė nga Enveri pas Byrosė Politike qė me atė tė mbyllej ajo ēėshtje dhe tė mbaronte, nuk kishte asnjė qėllim tjetėr ajo mbledhje. Por, duket qė Mehmeti s’e duroi dot, sigurisht edhe kuptohet nga njė pikėpamje po tė kesh parasysh karakterin e tij, s’kishte ndonjė motiv tjetėr.
Peza: Pas vdekjes sė Mehmet Shehut, pasardhėsi menjėherė u mendua qė mund tė ishit ju, apo kjo gjė me kalimin e kohės filloi tė ngjizej?
Alia: Ėshtė menduar. Unė pėr veten time s’e kam menduar, por ishte pak a shumė, se unė kisha edhe funksionin e sekretarit tė Komitetit Qendror, u bėra edhe President i Republikės. Kėshtu qė mora dy funksione.
Peza: Atėherė fillove tė kuptosh se mund tė ishit ju pasardhėsi...
Alia: Kjo ishte njė shenjė qė siē duket, do tė zėvendėsoja.
Peza: Enver Hoxha jua ka thėnė ndonjėherė kėtė?
Alia: Jo. Nė fund, diku nga viti 1984-1985, njė muaj pėrpara se tė vdiste, ishim nė shtėpinė e tij, unė, Adili dhe Hekuran Isai, po diskutonim pėr probleme tė ndryshme. Ai tha: e shikon, unė jam sėmurė, do ta kem tė gjatė nuk e di, por tani ēdo gjė ju bie juve. Ti, i tha Adilit, interesohu pėr problemet ekonomike, Hekuranit i tha tė merret me problemet e brendshme tė vendit. Mua mu drejtua, ti tha, merru me ēėshtjet politike. Ju tė tre, na tha, e keni nė dorė tė gjithė punėn. Ky ishte testamenti i tij. E kam shkruar edhe nė libėr, pėrveē kėsaj, asgjė tjetėr mė nuk ka thėnė...
Peza: Mund t’i thoni njė herė njė tė keqe Enver Hoxhės?
Alia: E keqja e Enver Hoxhės ėshtė qė Shqipėria nuk i realizoi tė gjitha ato synime qė kishte Enver Hoxha, dhe kjo pėr fajin e Enver Hoxhės, timen dhe tė gjithė ne qė ishim nė krye, nuk e realizuam dot atė Shqipėri qė deshėn. Pra, unė duke marrė postin e Enver Hoxhės, e ndjeja veten shumė tė vogėl pėr tė qenė Enver Hoxha.
Peza: Pra, e ndjenit peshėn e tė qenit pasardhės i Enver Hoxhės?
Alia: E ndjeja nė kontakte me popullin, megjithėse mė donin, mė respektonin, e ndjeja qė ndryshe ishte Enveri dhe ndryshe unė.
Peza: Si ju tingėllonte ju zoti Alia, qė 40 vjet populli thėrrite Enver Hoxha, pastaj filloi “Parti Ramiz, uniteti nuk lėviz”...?!
Alia: Unė pėr sa i pėrket, meqė e kape me kėtė plan, kurrė ndonjėherė nuk e kam pasur qejf tė madh, s’e kam dashur ndonjėherė lavdinė. Tė them tė drejtėn, edhe kur kam shkruar pėr Enver Hoxhėn, edhe libėr kam shkruar. Jam pėrpjekur gjithmonė tė jem modest nė tė shkruar. Nuk i dua shumė ato format.
Peza: Po Enveri i donte lavdet?
Alia: Edhe Enveri vetė nuk i donte, tė paktėn nė fillimet e veta.
Peza: Po nga fundi?
Alia: U mėsua edhe ai...
Peza: Pra nė gusht, kur ju keni bėrė takim me intelektualėt, ju vazhdonit pėrpjekjen pėr tė ruajtur sistemin...
Alia: Po, po.
Peza: Po tė ishte se po nxisnit pluralizmin, do ta kishit pėrgatitur dikė qė ta thoshte, edhe e thoshit edhe vetė...
Alia: Qartė, nuk e kisha atė bindje. Unė tė qartėn e kisha kur filloi lėvizja studentore, pėr mua atėherė mbaroi. Nuk mund tė bėhesh.
Peza: 8 dhjetori ishte dita kur e kuptuat pėrfundimisht?
Alia: Kjo ishte, 8 dhjetor duke u gdhirė 9. Kur mė kėrkuan studentėt qė tė shkoj t’i takoj, shkova t’i takoj nė korpusin e universitetit. Tė nesėrmen nuk shkuan nė mėsim, siē u kisha thėnė, qė po tė shkoni nė mėsim ju, do tė vij unė pasdite. Pasdite takimi s’u bė. Ata vazhduan nė demonstratė. Unė tė nesėrmen nuk shkova dot. Edhe situata ishte acaruar. Atėherė unė thirra Berishėn, s’e njihja mirė.
Peza: Ishte hera e parė qė e takoje?
Alia: Pėrveē takimit me intelektualėt, Sali Berishėn herėn e parė qė e kam parė unė, e kam takuar nė Paris, kur ishte sėmurė Hysni Kapo. Por doktori i Hysniut ishte Dine Abazi. Dinia thirri Sali Berishėn dhe Sabit Brokajn qė tė bėhej roje 24 orė, se nuk e pėrballonte dot fizikisht. Aty e kam takuar pėr herė tė parė Saliun, aty kam biseduar mė tė. Pastaj i thashė nė kėtė mbledhje me intelektualėt, hera e dytė, viti 1979 e kam takuar herėn e parė, herėn e dytė nė 1990. Nė 10 dhjetor tė 1990 mė merr Xhelil Gjoni mė thotė qė ka mbledhur disa pedagogė, do t’i dėrgonte tek studentėt pėr t’i qetėsuar. I pyes kush janė, mė tha disa emra, midis tyre edhe Berisha. Mua mė kujtuan se ishin disa nga Tropoja, Azem Hajdari, ja 2-3 tė tjerė. I thashė, thuaj Saliut tė kalojė nga unė njė ēikė, ishte pedagog.
Peza: Sali Berisha ishte pjesė e elitės intelektuale tė Tiranės sė asaj kohe?
Alia: Pa dyshim. Kishte shkruar edhe nė shtyp nė ato kohė. Ishin mendimet e veta me karakter demokratik. E thirra Saliun, kam bėrė muhabet as 2 minuta jo. I thashė, tė lutem shumė, meqė do tė shkosh tek studentėt, i thuaj nga ana ime se unė nuk vajta sot, sepse ato nuk vajtėn, nėse ata nesėr shkojnė nė shkollė, unė vete pasdite tek ata. Kaq dhe asgjė tjetėr.
Peza: A mund tė konsiderohet kjo qė ju e ēuat Sali Berishėn tek studentėt nė atė kuptim qė ishte i dėrguari juaj pėr tė bėrė pluralizmin, si vijues i mėsimeve tuaj?
Alia: Jo, s’ka lidhje, s’ka asnjė lidhje tjetėr, ky ishte misioni qė i ngarkova unė. Ai vajti, se ēfarė ka thėnė, s’e di. Di vetėm qė erdhi tek unė nė 12 e gjysmė tė natės, mė tha kėto fjalė: i thashė unė i the, vajta mė tha, me ata nuk merresh vesh, ēfarė thotė njėri nuk thotė tjetri. Mirė i thashė unė, ia the ato qė tė thashė. Ia thashė, mė tha. Mirė i thashė unė, faleminderit, natėn e mirė, natėn e mirė. Kaq edhe asnjė fjalė tjetėr.
Peza: Pastaj e keni takuar si kundėrshtar politik?
Alia: Madje pas dy ditėsh e mora vesh qė ka aderuar.
Peza: Si ishte periudha e shpalljes sė pluralizmit pėr ju nė aspektin brenda Partisė sė Punės? Si u menaxhua ky moment?
Alia: Ishte vėrtetė momenti mė i vėshtirė. Ishte e vėshtirė tė bisedojė me shokėt e tu. Kjo ishte mė e vėshtira. Mė duhej tė veja tė takoja punonjėsit e ministrisė sė Brendshme, kėrkonin ata sqarime. Mė duhej tė takoja oficerėt e ministrisė sė Mbrojtjes, kėrkonin llogari ata.
Peza: Nga cila strukturė ju vinte mė shumė presioni?
Alia: Nga kėto qė thashė. Domethėnė, tė tėrė ishin tė shqetėsuar nė atė kohė. Ishte njė situatė e rėndė pėr faktin se po ndryshonte njė sistem, por secili e ndjente veten tė tradhtuar nė njė farė mėnyrė. Po ndodhte njė gjė nė kundėrshtim me jetėn e tyre, me idealin e tyre.
Peza: Po brenda Byrosė si ishte presioni?
Alia: Kishte mendime tė ndryshme.
Peza: Keni pasur kėrcėnime nga shokėt tuaj?
Alia: Jo, nuk ka pasur.
Peza: Ka pasur dhe besoj qė ju e keni dėgjuar qė thuhej se Nexhmije Hoxha e ka plagosur?
Alia: Jo, jo, nuk ka pasur as nga askush, s’ka pasur gjėra tė tilla, se ne diskutonim.
Peza: Bėnte presion Nexhmija?
Alia: Jo. Ishte e ndėrgjegjshme pėr kėtė. Ajo ishte e vrarė nė momentin qė goditej figura e Enver Hoxhės. Ėshtė logjike. Pėr shembull, kur u hoq monumenti i Enver Hoxhės nė Sheshin “Skėnderbej”, vjen sekretari im mė njofton se ra monumenti. Unė ua komunikova shokėve se ra monumenti.
Peza: Si ishte reagimi?
Alia: Shokėt e tjerė reaguan, tė gjithė u dėshpėruan, nuk reaguan gjė. Nexhmijes krejt logjikshėm iu mbushėn sytė me lot dhe qau.
Peza: Ka pasur njė debat mė vonė midis jush dhe ish-ministrit tė Brendshėm, Hekuran Isai, keni dhėnė urdhėr nė fakt pėr tė qėlluar mbi turmėn? Si ėshtė e vėrteta i kėtij momenti?
Alia: Ai ishte njė absurditet i Hekuranit, pikėrisht nė kėtė mbledhje qė po tė tė them, Hekurani ishte jashtė, ishte duke drejtuar operacionin. Ai ka biseduar me mua, unė i kam thėnė nė asnjė mėnyrė nuk mund tė qėllohet kundėr atyre, se po tė qėllosh, do tė bėhet kasaphanė atje. Kjo ishte porosia ime. Kaq ėshtė e vėrtetė, sa po t’i kisha thėnė tė kundėrtėn dhe tė mos e zbatonte nė atė mbledhje tė Komitetit Qendror, unė do ta kisha thirrur Hekuranin e do tė jepte llogari.
Peza: I keni kėrkuar sqarime mė pas pėr kėtė deklaratė?
Alia: Kjo deklaratė e Hekuranit u bė pasi u fut nė burg. Unė ē’llogari t’i kėrkoja? S’para e kam zakon shumė tė zihem me shokėt.
Peza: Ju thatė qė nuk keni pasur njė rol specifik pėr dėrgimin e Sali Berishės nė krye tė lėvizjes studentore dhe themelimit tė PD. Ai ishte njė proces pėrtej vullnetit tuaj, s’mund ta kontrollonit dot besoj?
Alia: Ēfarė kė bėrė Saliu ėshtė punė e Saliut, s’kishte punė me mua. Me mua kishte vetėm t’i transmetonte atė qė nuk vajta pse s’vajtėn ata nė mėsim dhe do tė veja, nėse do tė vendin ata nė mėsim...
Peza: Ju keni luajtur rol nė vendosjen dhe nė zgjedhjen e Fatos Nanos si kryetar?
Alia: Rol, Fatosin e zgjodhėn ata, komisioni qė u caktua. Nuk ka dyshim qė unė kam qenė pėr Fatos Nanon dhe e kam respektuar si njė njeri i aftė, edhe kur u bė Kryeministėr, jam unė qė e kam iniciuar pėr kėtė detyrė, se kam vlerėsuar tek ai njė shok mjaft tė papėrgatitur.
Peza: Ėshtė e vėrtetė qė ju pėrpara Fatos Nanos keni thėrritur Maqo Lakrorin pėr t’i propozuar njė funksion tė tillė?
Alia: Kam pasur njė ide edhe pėr Maqo Lakrorin, por nuk pranoi.
Peza: Ka pasur kandidatura tė tjera?
Alia: Nė atė kohė jo.
Peza: Pse Fatos Nano dhe jo njė tjetėr?
Alia: Mua mė ėshtė dukur njė kuadėr shumė i pėrshtatshėm nė atė kohė, po tė mė pyesėsh sot s’e kam atė mendim.
Peza: Pse?
Alia: Fatosi tani ka ndryshuar shumė.
Peza: Nuk ėshtė Fatosi i asaj periudhe?
Alia: Jo, nuk ėshtė, ka ndryshuar negativisht, pėr mendimin tim. Roli qė po luan sot ėshtė shumė i keq, nuk e pėrkrah.
Peza: Me mendjen qė jeni sot, kė mund tė vinit nė atė kohė?
Alia: Po Fatos Nanon. Pėr atė kohė kam qenė i bindur.
Peza: Edhe me mendjen e sotme?
Alia: Edhe me mendjen e sotme. Por, Fatosi i sotėm ėshtė me para. Fatosi i atėhershėm ka qenė pa para.
Peza: Ėshtė sistem kapitalist, sistem konkurrence, ku paraja s’ėshtė e keqe si ka qenė dikur, ajo ėshtė e mirė...
Alia: Unė s’thashė gjė, ajo tė ndryshon.
Peza: Keni luajtur ju mė pas edhe pėr krerėt e partive tė tjera qė u krijuan nė atė periudhė?
Alia: Absolutisht jo. As pėr asnjė. Ka shumė njerėz qė thonė tani pse Fatosin e bėrė tė PS, Berishėn nė PD, kėtė e ēove kėtu, jo, jo asnjėrin.
Peza: Nuk donit, apo nuk kishit mundėsi?
Alia: Nuk ishte nė linjėn time qė tė interesohesha. Unė tė thashė, e dėrgova Berishėn pėr tė vendosur raportin tim me studentėt, pėr tė sqaruar raportin tim me studentėt, vetėm kaq. Pastaj se ē’bėnin studentėt pėr tė krijuar PD, ku u fut dhe Berisha, kjo s’mė intereson mua, ėshtė punė e tyre. Ndėrkohė Skėnder Gjinushi krijonte PSD, ishte punė e tij, s’u konsultua me mua kėtė gjė. Po, thashė jam i interesuar pėr PS qė rrjedh nga Partia e Punės. Edhe sot qė ne bisedojmė, unė s’jam anėtar i PS, por jam i majtė, s’e njoh fare Edi Ramėn, s’takohem ndonjėherė me tė.
Peza: S’e ke takuar kurrė Edi Ramėn?
Alia: Nuk them se s’dua ta takoj, s’ka ndonjė inat, s’e kam takuar se s’e quaj tė nevojshme.
Peza: Po nė vitet ’90 ia keni dėgjuar emrin?
Alia: E kam dėgjuar emrin e tij dhe pikėpamjet e tij. E kam dėgjuar dhe e dėgjoj.
Peza: Po me Sali Berishėn dhe Fatos Nanon jeni takuar?
Alia: Asnjėherė mė. Jam takuar si gjithmonė nė funksion tė detyrės, me kėta jam takuar.
Peza: Po me Nexhmijen je takuar?
Alia: Jam takuar, marrėdhėnie miqėsore.
Peza: Si dikur?
Alia: Jo.
Peza: Ka njė ēarje midis jush?
Alia: Ka ndryshuar sigurisht, edhe mosha ka ndryshuar, muhabetet kanė ndryshuar.
Peza: Ia vini pleqėrisė apo mendimeve qė ju kanė ndarė rrugės?
Alia: Jo, nuk ka mendime, ėshtė vetė jeta kėshtu...
Peza: Kush ėshtė njė pishman, njė gjė qė ju ka mbetur merak nga periudha 45-vjeēare e sistemit komunist, tė cilėn do tė donit ta bėnit ndryshe nga ē’e keni bėrė?
Alia: Ēėshtje personale nuk kam. Shtetėrore kam kėtė: do tė doja qė Shqipėria tė kishte pėrparuar mė shumė, domethėnė, ajo koha jonė tė ishte shfrytėzuar mė mirė pėr njė zhvillim mė tė madh tė vendit tonė, veēanėrisht nėnkupton zhvillimin ekonomik dhe kulturor, sidomos nė fushim ekonomike mund tė bėhej mė shumė.
Peza: Pėrmes kėsaj mendoni se do tė ruhej mė shumė sistemi komunist?
Alia: Ėshtė e vėshtirė tė mendohet ndryshe nga raportet e komunizmit nė botė. Komunizmi nė Shqipėri ėshtė i lidhur me sistemin komunist nė botė. Ndryshimet qė ndodhen nė botė, ndodhėn nė Shqipėri.
Peza: A jeni pishman pėr kėtė?
Alia: Jo, bota rrotullohet.
Bota rrotullohet Ramiz, sic rrotullohet mendja tende dinake dhe krejt e pasinqerte ne c'ka shkruan e flet sot. Ndjej neveri per ty, por edhe me vjen t'i bie me grusht vetvetes, per ate mirebesim gati absolut qe kam patur tek predikimet tuaja, autoriteti juaj hipnotizues, qe na cuan asaj gremine, qe ende s'po ja shikojme rrezen e nje drite te vertete rrefyese per shpetim e perparim. Sa turp! Ke kurajon dhe guximin te mbushesh hapesiren shqiptare, me nje lloj elokuence demode, atavizme e te shkuares, kur ju priste shpata e ndryshkur e mendjes, e shpirtit dhe e dores, nga te dy anet e saj.
Partisė
Ku t'i kėrkoj metastazat e tua, Parti?!
Si kancer gjigant mbi tė lashtin vend
Mbive ngado si me magji
Dhe na le pa ment.
Kush u mundua metastazat t'i priste
E zuri kolera e tėndit mallkim
Dhe mes kolerės filloi tė vdiste
Qė mos vdisje Ti.
Thonė je e pavdekshme, kancerozja jonė
Askush s'tė shkulka dot nga rrėnjėt
Por njė profeci e fundit mė thotė
Sė shpejti ringjallen tė rėnėt.
p.s. Ngacmuar nga poezia e dikurshme e Kadarese, per Partine tende Ramiz.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mondishall : 07-06-2010 mė 03:42
-Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)
Krijoni Kontakt