Qe thoni ju.. po flitet se Ramizi ka bere nje liber me kujtime..
Ndoshta se po e ndjen fundin.. mundet le dicka me vlere ne kto kujtime.. pra shpresojme se nuku do vazhdoje me genjeshtra sikurse tere jeten e tije te veshtire prej servili finok nen hijen e enverit e Nexhmijes.
Gjithsesi kujtimet e Ramizit per vitet kur ai ishte ne Byrone Politike.. jan me vlere per arsyue se Biroistet e tjere ( qe enveri i asgjesoj) nuku paten fatin te shijojne demokracine e te kishin mundesi te thone dicka te vertete ..
Kte fat e ka Ramizi Nexhi e te tjere.
Nexhin e kemi pare se perserit po ato genjeshtra.
te shohim cdo thote krye genjeshtari i Komitetit qendror.. shoku Ramiz ne kte liber.
Kush mundet le te sjelle pjese nga ky botim i ri.
Ja cfar shkruan gazeta Panorama
--
.
Ramiz Alia:
Frika pėr pushtetin pas infarktit,arsyeja pse Enveri goditi Beqir Ballukun
» Vendosur:
07/05/2010 - 07:28
•
Nė kėtė pjesė tė shkėputur nga libri i sapobotuar i ish-sekretarit tė Parė tė Byrosė Politike dhe mė pas edhe ish-presidentit, Ramiz Alia, me titull "Jeta ime", autori pėrshkruan hollėsisht tė vetmen ngjarje, qė nė fillim tė vitit 1973 pėr pak i ka kushtuar edhe atij vetė karrierėn, mbase edhe kokėn. Ishte dhjetori i vitit 1972 dhe nė Tiranė shfaqet Festivali i XI nė RTV, njė eveniment qė mė pas do tė mbahej mend si tentativa e parė dhe e fundit gjatė komunizmit pėr tė futur frymėn bashkėkohore nė art. Dihet se dėnimet pėr mėnyrėn e ekzekutimit tė kėngėve, muzikėn e tė tjera, peshuan shumė mbi artistėt dhe drejtuesit e Radio-Televizionit. Por nė shėnjestėr pėr kėtė "lajthitje" vihet edhe Ramiz Alia, qė nė kėtė kohė ishte nė postin e Sekretarit tė KQ tė PPSH-sė, qė pėrgjigjej pėr fushėn e propagandės e tė kulturės. Sipas Alisė, ai qė donte mė shumė se tė tjerėt ta pėrfshinte nė qerthullin e akuzave, madje deri te "veprimtaria armiqėsore" ishte Kryeministri M. Shehu. Por nga ana tjetėr, Enver Hoxha i vihet nė mbrojtje.
Ramiz Alia
...Ushtarakėt u dėnuan nė dy plenume tė KQ tė PPSH. Nė fillim (nė Plenumin V, korrik 1974) u dėnua B. Balluku, i cili u akuzua si formulues i disa koncepteve tė reja pėr mbrojtjen e vendit, qė ishin nė kundėrshtim me tezat e miratuara kohė mė parė nga Kėshilli i Mbrojtjes. Pas njė hetimi tė imėt pėr kėtė veprim tė Ballukut, raportin nė Byronė Politike e paraqitėn M. Shehu dhe H. Kapo. Kėta tė dy, lidhur me "tezat e zeza", siē u quajtėn tezat e Ballukut, kishin biseduar me kuadro kryesorė tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe me oficerė tė ndryshėm. Ata kishin arritur nė pėrfundimin se partia gjendej pėrpara "njė veprimtarie armiqėsore". Si rezultat B. Balluku u quajt fajtor dhe pėr kėtė u morėn masat pėrkatėse. Nė fillim, ai u pėrjashtua nga Byroja Politike dhe, me urdhėr, u largua nga Tirana, por nuk i'u dha gjyqit.
Pas disa muajsh, pėr tė njėjtat "teza", nė Plenumin IV (dhjetor 1974) u quajtėn fajtorė edhe P. Dume, Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe Kandidat i Byrosė Politike si dhe H. Ēako, Drejtor Politik i Ushtrisė dhe anėtar i KQ tė PPSH. Kėsaj radhe nuk ishin Shehu e Kapo qė e shtrinė "rrethin" e formuluesve tė antitezave, por ishte vetė E. Hoxha. Disa javė pasi ishte dėnuar Balluku, nė mbledhjen e radhės tė Byrosė Politike, Enveri shtroi pyetjen: "A kishte bashkėpunėtorė B. Balluku? A ishin nė dijeni pėr "tezat" e tij Dume dhe Ēako? Pėrse kėta nuk e kanė njoftuar Partinė qė Balluku po punonte "teza" tė reja, tė cilat i kundėrviheshin Tezave tė Kėshillit tė Mbrojtjes?"
Kėshtu filloi rishqyrtimi i ēėshtjes sė ushtarakėve. Rezultoi se ata kishin punuar sė bashku dhe nė kėtė vepėr ishin implikuar edhe disa kuadro tė tjerė. Dėnimi kėsaj radhe ishte edhe mė i ashpėr. Dume e Ēako, jo vetėm qė u shkarkuan nga tė gjitha funksionet, por bashkė me Ballukun, u dhanė edhe pėr ndjekje penale, duke e konsideruar veprimin e tyre kėrcėnim pėr sigurinė kombėtare. Nė pėrfundim, ata u dėnuan me vdekje dhe u pushkatuan. Dėnime tė rėnda i'u dhanė edhe disa gjeneralėve e kuadrove tė larta tė ushtrisė. Nė kėtė kategori, goditja ka rėnė edhe nė njerėz qė e dinin se ēfarė kishin punuar, por edhe te disa qė nuk e kishin idenė se pėrse bėhej fjalė.
Kjo "luftė" nė gjirin e partisė, te mjaft njerėz ka lėnė pėrshtypjen e njė lufte klanesh, ku njėra palė lufton pėr tė dobėsuar pozitat e njė pale tjetėr. A ka sadopak ndonjė tė vėrtetė nė kėto hipoteza? Mbrojtėsit e kėtij versioni tė problemit, sjellin si argument se po tė shihje rrethin e kuadrove tė sektorėve tė ndryshėm si tė ushtrisė, tė organeve tė partisė, tė Ministrisė sė Brendshme, tė Sigurimit tė Shtetit, etj., nė shumicė ata ishin tė lidhur (si krahinė, si pjesėmarrės nė brigadėn partizane, si farefis etj) me M. Shehun e H. Kapon dhe mė pak me K. Hazbiun e B. Ballukun. Nėse ka pasur nepotizėm, ky e kishte burimin nė kėto "klane"... Duke sjellė ndėrmend "politikėn" e kuadrit, mund tė them se ka pasur njė ndikim, veēanėrisht nga Hysniu dhe Mehmeti, nė caktimin e njerėzve nė vende tė ndryshme pune. Bile, deri nė propozimet pėr nė organet udhėheqėse tė partisė dhe tė pushtetit.
Ata qė mendojnė se goditja e ushtarakėve dhe e kuadrove tė ekonomisė pėrmban edhe elementė tė "luftės pėr pushtet", u referohen disa rrethanave konkrete tė kohės: Sė pari, ėshtė e njohur se nė fillim tė viteve '70-tė, mė saktė nė fund tė vitit 1973 E. Hoxha pėsoi njė goditje nė zemėr (infarkt). A thua, pas kėsaj ngjarjeje, vetė E. Hoxha ka filluar tė shqetėsohet pėr pushtetin e vet dhe tė shohė me dyshim ēdo lėvizje tė bashkėpunėtorėve tė tij? A thua, nė kėtė kohė ndokush nga bashkėpunėtorėt e tij (Mehmeti, Hysniu apo edhe Beqiri) ka nisur tė projektojė marrjen e pushtetit? Unė e kam tė vėshtirė tė pohoj apo tė mohoj hipoteza tė tilla. Por logjikisht, qė tė dyja pyetjet janė tė mundshme.
Sė dyti, nė fillim tė viteve '70, marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Kinės filluan tė lėkundeshin dhe pėr pasojė parashikoheshin vėshtirėsi tė brendshme. E. Hoxha ishte shumė kritik ndaj vijės dhe pikėpamjeve tė atėhershme politike tė Kinės. Veēanėrisht kundėr "hapjes" sė saj me SHBA. Tė kujtojmė vizitėn e Kisingerit dhe mė pas atė tė Niksonit nė Pekin, nė vitin 1972. Ėshtė e logjikshme qė tė mendohet se kėto situata mund tė kenė ndikuar tek ndonjė grup ushtarakėsh apo te disa kuadro udhėheqės tė ekonomisė, pėr tė "rishikuar" vijėn dhe politikėn e Partisė...
Mund tė ketė edhe hipoteza tė tjera, por duke sjellė ndėrmend qėndrimet e tė dėnuarve, them me bindje se B. Balluku nuk ka qenė njė njeri qė mund tė dilte kundėr E. Hoxhės. Ai ka qenė i lidhur me Enverin qė nė fillim tė Luftės dhe ka qenė besnik i tij nė ēdo situatė. Beqiri, sipas mendimit tim, nuk kishte ndonjė aspiratė pėr pushtet. Ai ishte i ndėrgjegjshėm se posti qė i ishte besuar ishte mbi aftėsitė e tij politike, ideologjike dhe ushtarake. Ai e kishte tė qartė se "tutori" i tij ishte Enver Hoxha. Pikėrisht pėr kėto arsye, kur u dėnua Beqiri, shumė komunistė e kuadro nuk e imagjinonin dot Beqirin antienverist...
“Festivali i 11 nė RTV, si mė mbrojti Enveri nga kryqėzimi i Mehmetit”
Nė kėtė pjesė tė shkėputur nga libri i sapobotuar i ish-sekretarit tė Parė tė Byrosė Politike dhe mė pas edhe ish-presidentit, Ramiz Alia, me titull "Jeta ime", autori pėrshkruan hollėsisht tė vetmen ngjarje, qė nė fillim tė vitit 1973 pėr pak i ka kushtuar edhe atij vetė karrierėn, mbase edhe kokėn. Ishte dhjetori i vitit 1972 dhe nė Tiranė shfaqet Festivali i XI nė RTV, njė eveniment qė mė pas do tė mbahej mend si tentativa e parė dhe e fundit gjatė komunizmit pėr tė futur frymėn bashkėkohore nė art. Dihet se dėnimet pėr mėnyrėn e ekzekutimit tė kėngėve, muzikėn e tė tjera, peshuan shumė mbi artistėt dhe drejtuesit e Radio-Televizionit. Por nė shėnjestėr pėr kėtė "lajthitje" vihet edhe Ramiz Alia, qė nė kėtė kohė ishte nė postin e Sekretarit tė KQ tė PPSH-sė, qė pėrgjigjej pėr fushėn e propagandės e tė kulturės. Sipas Alisė, ai qė donte mė shumė se tė tjerėt ta pėrfshinte nė qerthullin e akuzave, madje deri te "veprimtaria armiqėsore" ishte Kryeministri M. Shehu. Por nga ana tjetėr, Enver Hoxha i vihet nė mbrojtje.
Ramiz Alia
...Pėrveē ngjarjeve tė tilla si "Pranvera e Pragės", me parullėn e vet tė "socializmit me fytyrė njeriu", viti 1968 u karakterizua nė mėnyrė tė veēantė nga lėvizja e madhe e studentėve nė Francė, tė cilėt kėrkonin demokratizimin e universitetit dhe tė gjithė jetės. Kjo lėvizje pati jehonė edhe nė vende tė tjera...
Udhėheqja e Partisė tek ne u pėrpoq t'u dilte pėrpara "rreziqeve". Vetė E. Hoxha, nė njė vizitė qė bėri nė hekurudhėn Rrogozhinė-Fier, u foli tė rinjve pėr ngjarjen e 1968 nė Francė, pėr lėvizjen e studentėve dhe synimet e saj. Natyrisht qėllimi ishte qė rinia jonė tė mos ndiqte atė rrugė, por tė ishte luftėtare e vendosur e socializmit, gjithnjė nė pararojė tė luftės pėr zhvillimin socialist tė Shqipėrisė. Sepse, siē tha E. Hoxha, gjithēka qė kėrkonte rinia franceze me "revolucionin" e saj, qė dyert e universitetit tė hapeshin pėr tė gjithė, kėtė gjė rinia jonė e kishte arritur...
Pak mė vonė, konkretisht nė prill tė vitit 1971, E. Hoxha pati njė bisedė mjaft interesante me A. Meron, i cili nė atė kohė ishte Sekretar i KQ tė Rinisė. Thelbi i bisedės ishte qė organizatat e Partisė dhe institucionet shtetėrorė si RTV, etj, duhet tė ishin mė tė vėmendshėm ndaj rinisė, tė jepnin mė shumė filma, koncerte e muzikė qė kėrkonte mosha e saj, tė organizoheshin mė shumė mbrėmje vallėzimi tė rinisė, duke luftuar konservatorizmin qė shfaqej rėndomtė nė qėndrimin e organeve tė partisė ndaj rinisė.
Megjithatė, nuk kaloi shumė kohė dhe ēdo gjė ndryshoi. Shkak u bė Festivali i XI nė RTV (dhjetor 1972). Disa shfaqje tė liberalizimit dhe shkarje nga vija zyrtare e Partisė nė kėtė festival, nxitėn njė acarim tė luftės ideologjike nė frontin e artit dhe tė kulturės. Qė nga ajo kohė, kam qenė i mendimit qė festivali u pėrshkua nga disa gabime, qė disa shfaqje moderniste, qė u vunė re, si nė interpretimin e kėngėve, ashtu edhe nė veshjen e artistėve, binin nė kundėrshtim me vijėn e atėhershme tė Partisė. Sipas mendimit tim, ato duheshin kritikuar, mundet edhe dėnuar, por jo ashtu siē u bė, qė ato u trajtuan si njė veprimtari armiqėsore, me synim "pėrmbysjen e pushtetit popullor".
Natėn kur u bė Festivali, unė e ndoqa atė drejtpėrdrejt nė sallėn e Teatrit tė Operės e tė Baletit. Mė tėrhoqi vėmendjen mėnyra "e re" e qėndrimit nė skenė tė artistėve, veshja e tyre dhe pėrgjithėsisht manierizmat nė ekzekutimin e kėngėve. Nė pushimin midis pjesės sė parė dhe tė dytės, bisedova me T. Lubonjėn, atėherė Drejtor i RTV. I thashė qė Festivali i kishte kaluar kufijtė dhe binte nė kundėrshtim me vijėn e Partisė. Qoftė edhe sa i pėrket mėnyrės sė ekzekutimit tė kėngėve, qoftė pėr sa i pėrket veshjes sė kėngėtarėve. Ai pjesėrisht mė kundėrshtoi, pjesėrisht ishte dakord pėr ndonjė "ekzagjerim". Tė nesėrmen, bisedova edhe me H. Kapon dhe M. Shehun dhe asnjėri nuk kishte ndonjė vėrejtje tė veēantė. Unė u thashė mendimin tim dhe vėrejtjen qė i kisha bėrė Todit. Dhe kaq. Ato ditė E. Hoxha ishte me pushime nė Vlorė, kėshtu qė nuk m'u dha rasti tė shkėmbeja ndonjė mendim me tė pėr Festivalin. Pas disa ditėve, mė 9 janar tė vitit 1973, nė njė mbledhje tė Presidiumit tė Kuvendit popullor, dhe pas 5-6 ditėve edhe nė aparatin e KQ tė Partisė, E. Hoxha bėri njė kritikė tė fortė pėr Festivalin e XI, duke e cilėsuar si njė shkarje tė rėndė nga vija e Partisė, bile si veprimtari armiqėsore. Para se Enveri tė fliste nė Presidiumin e Kuvendit Popullor, nuk kishim arritur tė flisnim bashkė pėr Festivalin. Kėshtu, kritika e tij pėr Festivalin, ishte e papritur edhe mė mua. Bile, nuk mė erdhi mirė qė Enveri bėri njė kritikė publike, pa biseduar fare me mua qė pėrgjigjesha pėr kėtė sektor veprimtarie.
Kjo ishte ana formale e ēėshtjes. Themelore ėshtė se unė nuk e kisha tė qartė se pėrse E. Hoxha mbajti atė pozicion aq kritik ndaj Festivalit tė XI. Nė tė gjitha kontaktet e bisedat qė kam pasur me tė, pėr probleme tė arteve e kulturės, Enveri asnjėherė nuk tregohej i ngurtė dhe sektar. Bile qeshnim bashkė, kur kujtonim se sa i rreptė tregohej Mehmeti ndaj "qafleshėve" qė i kalonin poshtė zyrave tė Kryeministrisė. Pėr probleme tė kulturės dhe tė arteve, nė pėrgjithėsi Enveri ishte "i gjerė", me atė mund tė diskutoje lirisht. Ai vetė lexonte shumė dhe nė biseda me shkrimtarė apo me njerėz tė kulturės nuk ishte "fanatik". Disa herė kishte kėshilluar (pėrmenda takimin e tij me A. Meron) qė pėr rininė duhet tė tregoheshim mė tė lirė, qoftė nė shfaqje filmash, qoftė nė RTV, apo edhe nė kėngė e valle. Prandaj pėr mua ka qenė e vėshtirė, nė atė kohė, ta kuptoja atė qėndrim aq tė rreptė tė Enverit.
Nga ana tjetėr, ka shumė mundėsi qė qėndrimi sektar ose i ashpėr i Enverit tė diktohej edhe nga instikti i "vetėmbrojtjes". E kam thėnė edhe mė parė, E. Hoxha ka qenė nė shenjė nga titistėt dhe K. Xoxe me shokė, tė cilėt e akuzonin herė pėr oportunizėm, herė pėr sektarizėm, por gjithnjė me synim eliminimin e tij. Rrethi i "armiqve" qė kėrkonin kokėn e tij erdhi duke u shtuar, sidomos pas prishjes edhe me Bashkimin Sovjetik. Mund tė ketė ndikuar tek ai edhe problemi kinez, sektarizmi i Revolucionit Kulturor dhe politika e afrimit tė Kinės me amerikanėt, qė filloi me vizitėn e Niksonit nė Pekin. Ai ishte tepėr i ndjeshėm ndaj rreziqeve qė mund ta kėrcėnonin vendin e partinė tonė. Liberalizmi dhe revizionizmi, ashtu si edhe imperializmi, shpalleshin si rreziqe tė mundshėm. Nuk synoj ta mbroj E. Hoxhėn, tė bėj avokatin e tij mbrojtės, por pėrpiqem tė shoh atė qė ka ngjarė, nė kuadrin e realitetit ekzistues. Sidoqoftė, pėr liberalizmin dhe Festivalin e XI, qė nga fjalimi i Hoxhės nė Presidiumin e Kuvendit popullor, :zaret u hodhėn".
Filloi nė kėtė mėnyrė procesi ndaj kėtij Festivali dhe pėrgjithėsisht kundėr shfaqjeve tė huaja e prirjeve moderniste. Shpėrthyen kritikat kundėr shfaqjeve tė huaja e prirjeve moderniste, shpėrthyen kritikat nga ēdo drejtim. Natyrisht u krijuan mundėsi qė elementėt sektarė tė shpalosnin konceptet e tyre. Nga fusha e arteve, kritika u shtri nė fushėn e letėrsisė dhe tė kulturės. Mbledhjet pasonin njėra-tjetrėn, sa nė Radiotelevizion dhe nė Lidhjen e Shkrimtarėve, aq nė universitet dhe nė Akademinė e Arteve... Kudo gjendej ndonjė krijues qė kishte bėrė ndonjė gabim, qė ishte larguar nga vija e partisė, pa folur edhe pėr ndonjė qė vėrtet i ishte kundėrvėnė asaj... Nė kėto "analiza" kritika pėrfshiu edhe F. Paēramin, tani si pėrēues i frymės moderniste.
Edhe unė, nė atė kohė, u gjenda nė pozitė tė vėshtirė. Isha nė postin e Sekretarit tė KQ tė PPSH-sė dhe pėrgjigjesha pėr fushėn e propagandės e tė kulturės. Pra kritikat qė bėheshin kishin tė bėnin drejtpėrdrejt edhe me veprimtarinė time. Duhet tė them se nė fillim nuk e mendoja se kjo "fushatė" do tė kishte ato pasoja qė pati, sidomos pėr disa shokė, si pėr T. Lubonjėn ose pėr F. Paēramin.
Nuk mund tė them se isha kundėr diskutimeve qė bėheshin, por nuk mė pėlqenin disa ekzagjerime qė viheshin re, sidomos kur disa nga "kritikėt" njiheshin si njerėz pa karakter ose pa kulturė. Megjithatė edhe unė, sido qė pa shumė entuziazėm, u pėrfshiva nė kėtė front tė luftės ideologjike.
Nė kėtė atmosferė u vendos qė tė mbahej Plenumi i IV i KQ. Raportin nė kėtė Plenum e mbajti vetė E. Hoxha. Padyshim, kjo lidhet me rėndėsinė qė kishte problemi qė po trajtohej, por ky vendim pėrmbante edhe njė "kritikė" ndaj meje: shqip do tė thoshte qė unė, Sekretari pėr Kulturėn dhe Propagandėn nuk mund tė isha referuesi, sepse unė duhej tė jepja llogari pėr gabimet qė kishin ndodhur nė sektorėt qė drejtoja. Kėshtu qė nė Plenum, unė fola si diskutant, duke i'u pėrmbajtur vijės qė trajtonte raporti, kritikova shfaqjet e huaja dhe bėra autokritikė se "nuk kisha ushtruar kontrollin e nevojshėm mbi sektorėt qė drejtoja", se "mė kishte munguar vigjilenca e nevojshme" dhe se "kisha nėnvleftėsuar rrezikun e ndikimeve nga ideologjia e huaj", etj. NĖ fund tė punimeve tė veta, Plenumi i KQ mė kritikoi dhe si dėnim mė dha "vėrejtje me shėnim nė kartėn e regjistrimit" tė Partisė.
Disa herė mė kanė pyetur se si ėshtė e mundur qė "kam shpėtuar" vetėm me kaq, pra pa u pėrfshirė nė "listėn" e armiqve tė partisė, nė Plenumin e IV ose mė pas?! Duhet tė them se, kritika tė cilat mund tė mė "radhitnin" edhe mua nė grupet "armiqėsore" janė bėrė nė kohėn e Plenumit tė IV dhe iniciatori ka qenė M. Shehu. Ai, gjatė diskutimit tė problemeve qė do tė shtroheshin nė Plenumin e IV, nė mbledhjen e Byrosė Politike, u pėrpoq qė tė mė pėrfshijė edhe mua nė "grupin e armiqve" tė fushės ideologjike. Por kjo gjė u kundėrshtua veēanėrisht nga E. Hoxha. Nė mbledhjen e Plenumit , M. Shehu u kufizua me njė kritikė tė fortė nė adresėn time. Nuk propozoi dėnim tjetėr.
Sigurisht kundėr mendimit tė Shehut, por edhe nė mbrojtjen time nė pėrgjithėsi, vendimtar ka qenė pozicioni i E. Hoxhės. Ai mė njihte shumė mirė, sidomos qė nga viti 1960, kur filloi lufta e hapur kundėr revizionizmit hryshovian. Pėr pasojė, Enveri i dinte shumė mirė mendimet e mia dhe nuk kishte se si tė dyshonte, dhe aq mė pak tė besonte ndonjė njeri tjetėr, qė kishte pėr qėllim tė mė implikonte nė ndonjė veprimtari "armiqėsore" apo "revizioniste".
Thuhet se Enveri mė kishte "zgjedhur" si zėvendėsin e tij, prandaj mė ka mbrojtur. Nuk e besoj tė ketė qenė kjo arsyeja, sepse dihet botėrisht se kur filloi lufta kundėr "liberalizimit" (fillimi i vitit 1973), si kandidatė kryesorė dhe pasardhės tė Enverit njiheshin M. Shehu dhe H. Kapo, pėr tė mos pėrmendur B. Ballukun, i cili ishte ende pa asnjė cen politik. Thuhet gjithashtu se mund tė ketė ndikuar shoqėria ime me Nexhmijen, ose edhe krushqia, meqenėse mbesa ime ėshtė martuar me Ilirin, djalin e Enverit. Edhe kėtė gjė nuk e besoj sepse, si Enveri, ashtu edhe Nexhmija, nuk janė "zmbrapsur" nė vendimet e tyre, as nga "kushėrinjtė" dhe tė afėrmit (kujtojmė rastin e B. Omarit), as nga shoqėritė e miqėsitė. Nė fakt shoqėri shumė mė e madhe ka ekzistuar me disa nga tė dėnuarit nė vite dhe nė asnjė rast, kjo gjė nuk ka penguar qė tė merren edhe masat mė tė rrepta qė parashikonin ligjet ose vija e Partisė.
T. Lubonja dhe F. Paērami jo vetėm qė u pėrjashtuan nga KQ dhe nga Partia, por kundėr tyre u zhvillua edhe njė proces gjyqėsor, me akuzėn si armiq tė pushtetit popullor. Ata u dėnuan me nga 13 dhe 15 vjet burg pėrkatėsisht, ndėrsa familjet e tyre u internuan.
Personalisht dėnimin e kėtyre shokėve e kam vuajtur moralisht. Unė kam pasur shoqėri tė ngushtė para Luftės me Todin, ndėrsa pas Luftės, si ne, ashtu edhe gratė tona, e bėnė edhe mė tė ngushtė shoqėrinė me njėri-tjetrin. Bisedonim pėr ēdo gjė, pėr politikėn, pėr kulturėn dhe ekonominė, pėr problemet qė shqetėsonin vendin tonė dhe pakėnaqėsitė qė kishin njerėzit. Todi punonte nė gazetėn "Zėri i Popullit" dhe mė pas nė RTSH, kėshtu qė kishte kontakte mė tė shumta me njerėzit dhe mė hallet e tyre. Por ne kishim edhe lidhje pune, sepse nga ana organizative, Todi varej nga sektori i shtypit, tė cilin e drejtoja unė. Kėshtu bisedat tona pėrfshinin njė temė mė tė gjerė, por asnjėherė nuk kam vėnė re tek ai qėndrime "antiparti" dhe aq mė pak "kundėr pushtetit popullor". Kam qenė i ndėrgjegjshėm qė ai gaboi nė Festivalin e XI dhe kėtė ia kam vėnė nė dukje qė gjatė shfaqjes "si shkelje tė kritereve tė partisė". Por kaq. Dėnimin e rėndė qė pasoi dhe veēanėrisht burgosjen e tij dhe tė djalit tė tij, internimin e lirisė (gruas sė tij) dhe tė gjithė familjes (motėr e vėlla), shpirtėrisht, nuk e kam miratuar asnjėherė. Kam heshtur duke i'u bindur vijės dhe disiplinės sė partisė. Bile, edhe kur un isha nė krye tė partisė, nuk e ndihmova Todin. E ndiej peshėn e fajit. Problemet e vėshtirėsitė e mėdha qė kishin tė bėnin me fatin dhe tė ardhmen e gjithė vendit, kur po ndodhte kapėrcimi nga njėri sistem nė tjetrin, mė vonuan tė ndihmoj shokun tim.
Krijoni Kontakt