Një prej figurave më të njohura të Partisë Socialiste, ish-kryetar i Parlamentit Servet Pëllumbi ashpërson qendrimin e tij me kryesocialistin Rama. Pasi e kritikoi kryetarin e Partisë Socialiste për marrëdhënien e kushtëzuar me parlamentin, këtë të shtunë Pëllumbi e ka akuzuar Ramen se me aksionet e dështuara, që po ndërmerr pas humbjes në zgjedhje, po e tkurr elektoratin e majtë, të cilët nuk ndihen më të përfaqësues në programin e partisë së tyre. Pëllumbi ka lënë të kuptohet se filozofia e shfaqur nga Rama në fushatën e qershorit “Përtej të majtës dhe të djathtës” po zhgënjen votuesit, që kanë votuar historikisht për Partinë Socialiste.
Pëllumbi ka qenë kritik dhe ndaj deklaratave të krerëve socialistë, të cilët besojnë dhe pretendojnë se me protesten e 30 prillit do rrëzojnë qeverinë.
Aksionet politike të Ramës gjithnjë dhe më shumë po kundërshtohen jo vetëm nga rivalët e tij, por edhe nga vetë socialistët. Kështu, Pëllumbi i shtohet zërave kundër Ramës, duke u rreshtuar përkrah Mejdanit e Blushit.
Krijoni Kontakt