Vdekja e Presidentit polak Lech Kaczynski ishte komplot?
Nė avion gjendeshin 5 kuti. Kutitė e zeza njoftohet se iu dorėzuan autoriteteve polake, ndėrkohė qė vetėm tre kuti u analizuan nga ekspertėt. Sekreti mbi dy kutitė e tjera nuk dihet
Konfirmohet vėrtetėsia e pamjeve shokuese qė lidhen me aksidentin ajror, nė tė cilin humbėn jetėn 96 persona, nė mesin e tyre dhe Presidenti polak, Lech Kaczynski sė bashku me bashkėshorten e tij. Prokuroria ushtarake e Polonisė konfirmoi vėrtetėsinė e pamjeve tė filmuara me telefon menjėherė pas aksidentit tė avionit. Nė video shfaqen tre silueta, zhurma shpėrthimi dhe shkrepje armėsh, njė burrė i cili kėrcen nga avioni dhe thirrjet pėr ndihmė tė pilotit. Prokuroria ushtarake ka shqyrtuar dokumentet e fluturimit si dhe ka marrė dėshmitė e 60 personave, por pranon se akoma nuk disponon tė vėrtetėn pėr kohėn e saktė tė ndodhjes sė aksidentit ajror. Zėri i armėve bie si bombė mbi rendin e ditės nė Poloni. Andriej Mendierej, rusi qė filmoi dhe i ngarkoi nė internet pamjet e sipėrpėrmendura, u sulmua me thikė pak kohė mė pas. Po ashtu, edhe nė spitalin ku u shtrua atij iu fikėn pajisjet ndihmėse qė e mbanin nė jetė.
Nė anėn tjetėr, nė avion gjendeshin 5 kuti. Kutitė e zeza njoftohet se iu dorėzuan autoriteteve polake, ndėrkohė qė vetėm tre kuti u analizuan nga ekspertėt. Sekreti mbi dy kutitė e tjera nuk dihet
21 prill 2010, si u vra Andrei Mendierej
Personi i ndodhur rastėsisht nė vendin e tragjedisė, ku humbi jetėn Presidenti i Polonisė, Lech Kaczynski, bashkėshortja e tij dhe njė numėr i madh diplomatėsh e liderėsh ushtarakė, ėshtė gjetur i vdekur. Ai ka bėrė dy filmime amatore nė vendin e ngjarjes, por filmimi i parė ėshtė zhdukur nė mėnyrė misterioze. Andrei Mendierej qė arriti tė bėnte filmimet e guximshme ėshtė tashmė i vrarė.
Ai ėshtė goditur disa herė me thikė nė afėrsi tė Kijou dhe mė pas ėshtė transportuar nė spitalin mė tė afėrt ku gjendja e tij shėndetėsore ishte shumė kritike.
Por, komploti nuk pėrfundon kėtu. Nė spitalin e Kijou, ku ishte shtruar Andrei dhe po merrte ndihmė mjekėsore, kanė mbėrritur tre individė tė paidentifikuar dhe kanė fikur aparaturat e sistemit mbrojtės qė e mbanin nė jetė. Nė tė njėjtėn kohė, po kėta individė e kanė goditur edhe tre herė tė tjera me thikė. Nė pasditen e tė njėjtės ditė, Andrei Mendierej ėshtė deklaruar i vdekur.
Vdekja, mė saktė vrasja e tij ėshtė shumė e ēuditshme edhe pse qeveria ruse pretendon se ėshtė thjesht njė koincidencė. Megjithatė, vdekja e tij ka theksuar edhe mė shumė pikėpyetjet e shumta rreth rrėzimit tė avionit polak nė Smolensk. Pėrse ėshtė fshirė video e parė? Ēfarė u ka ndodhur pilotėve?
Kabina e pilotit ishte e padėmtuar dhe ēuditėrisht trupat e pilotėve nuk janė gjetur kurrė. Pėrse ka patur tė shtėna me armė zjarri pas rrėzimit tė avionit polak?
Disa spekulojnė se operativėt e Gjeorgjisė kanė goditur avionin me njė raketė dhe mė pas kanė vrarė tė gjithė tė mbijetuarit, nė mėnyrė qė tė mos mbeteshin dėshmitarė tė vrasjes. Por, njė anėtar i Parlamentit tė Polonisė ka pretenduar se ka qenė Rusia ajo qė planifikoi rrėzimin e avionit dhe mė pas vrau Presidentin Kaczynski, siē raportohet nė gazetėn "Daily Mail".
Nė video duket qartė njė person i veshur me tė bardha, i cili po pėrkulej nė tokė duke ngritur duart lart. Kush ishte dhe ēfarė i ndodhi atij?
Mė pas edhe njė pėrfaqėsues i Kishės polake ėshtė vrarė nė njė aksident tė ēuditshėm automobilistik, ndėrkohė qė kthehej nė shtėpi pasi kishte marrė pjesė sė ceremoninė mortore tė Presidentit Lech Kaczynski. Kisha polake tha se peshkopi 60-vjeēar, Mieczyslaė Cieslar ka vdekur nė qytetin Lodz, sipas burimeve tė Belfast Telegraph.
Raporti i parė pėr tragjedinė
Avioni qė mbante Presidentin polak dhe njė duzinė tė liderėve kryesorė politikė dhe ushtarakė tė vendit dhe qė fluturonte drejt vendit ku u krye masakra e oficerėve polakė nga sovjetikėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, u rrėzua nė Rusinė perėndimore. Asnjeri nuk mundi tė mbijetonte.
Avioni i Presidentit Lech Kaczynski u pėrpoq tė ulej nė mes tė njė mjegulle shumė tė dendur dhe duke mos arritur tė gjente pistėn u rrėzua duke u rrotulluar mbi pemėt e dendura qė gjendeshin gjysėm milje larg aeroportit Smolensk, duke pėrhapur pjesė tė avionit nėpėr tė gjithė pyllin. Rrėzimi i avionit qe njė goditje e rėndė dhe befasuese pėr tė gjithė Poloninė, duke i hapur rrugėn, me tė drejtė ndaj supozimeve se shfarosja e pjesės mė tė madhe tė lidershipit tė vendit ka qenė njė komplot i pastėr. Sikur tė mos mjaftonte, ironia qėndron nė faktin se kjo katastrofė ka ndodhur pikėrisht nė njė kohė kur Rusia dhe Polonia kishin filluar tė merreshin vesh me njėra-tjetrėn pėrsa i pėrket vrasjes sė 20.000 anėtarėve tė elitės sė trupave ushtarake nė tė njėjtin vend 70 vjet parė.
"Ėshtė njė vend i mallkuar", ka thėnė ish-Presidenti Lech Aleksander Kaczy?ski pėr TVN24. "Mė fut tė dridhurat. Kjo ėshtė njė plagė shumė e vėshtirė pėr t'u mbyllur", tha ai.
Njė kryeoficer ushtarak rus tha se kontrollorėt e trafikut ajror tė aeroportit Smolensk e kishin kėshilluar disa herė ekuipazhin e avionit qė tė mos tė uleshin, pasi ishin duke iu larguar pistės dhe i rekomanduan tė ndryshonin destinacion pėr tė zbritur nė njė aeroport tjetėr.
Ish-Presidenti Kaczynski 61-vjeēar, njė nacionalist i egėr, i cili shpeshherė ka patur konflikte me Rusinė, ishte nisur drejt Katyn-it, aty ku anėtarėt e policisė sekrete sovjetike ekzekutuan oficerėt polakė, tė cilėt ishin kapur pas pushtimit tė Polonisė nė vitin 1939 nga Ushtria e Kuqe.
Marrėdhėniet ndėrmjet Varshavės dhe Moskės kanė qenė tė acaruara qė nga ajo kohė. Pėr gjysėm shekulli, Moska ka mohuar ēdo lloj implikimi me kėto vrasje duke ia vėnė fajin nazistėve. Por tė mėrkurėn, Z. Putin ndėrmori njė hap gjigant pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet, duke u bėrė kėshtu lideri i parė rus ose mė mirė sovjetik, qė u bashkua me zyrtarėt polakė nė pėrkujtimin e pėrvjetorit tė masakrės. Ai u bashkua atje me Z. Tusk.
Ish-Presidenti Kaczynski, i parė nga Kremlini si mė pak miqėsori me Rusinė, nuk ishte i ftuar. Nė kundėrshtim me ta, ai vendosi tė merrte pjesė nė njė event tė veēantė tė organizuar nga polakėt ditėn e shtunė.
Liderėt rusė, duke e ditur mirė rėndėsinė dhe potencialin e lartė politik tė tragjedisė, u nxituan menjėherė tė shprehnin keqardhjen dhe ngushėllimet e tyre. Z. Putin u largua nga Rusia pėr tė takuar Kryeministrin Tusk nė vendin e rrėzimit dhe Presidenti Medvedev dha njė deklaratė pėr shtyp drejtuar popullit tė Polonisė, duke thėnė: "E gjithė Rusia ėshtė nė zi dhe ndan me ju kėtė dhimbje tė madhe".
Avioni qė u rrėzua ishte njė Tupolev 20-vjeēar Tu-154, i ndėrtuar nga sovjetikėt nė mes tė viteve '60 dhe operohej nga Forcat Ajrore polake. Rusia e ndaloi prodhimin nė masė tė kėtyre avionėve rreth 20 vite mė parė, ndėrkohė qė rreth 200 prej tyre janė ende nė pėrdorim rreth e qark botės, tha Paul Hayes, drejtor i aksidenteve dhe siguracioneve tek "Ascend", njė qendėr kėshilluese e aviacionit nė Londėr.
Eshtė ende e paqartė nėse mosha e vjetėr e avionit ka qenė shkaktarja e rrėzimit. Vendndodhja e rrėzimit fatal ishte e rrethuar, por mediat ruse kanė raportuar se ekuipazhi nė bord ka bėrė njė sėrė tentativash pėr t'u ulur para se njėri krah i avionit tė pėrplasej me majėn e njė peme, duke bėrė qė avioni tė rrėzohej gati gjysėm milje larg pistės. Korrespondentėt nė vendin e ngjarjes thanė se shpėrthimi i avionit ishte aq i fuqishėm saqė copat e tij kaluan pėrtej aeroportit Smolensk, gati njė milje larg vendit tė pėrplasjes.
Pėrgatiti: Klarita Bajraktari
Krijoni Kontakt