-
Berisha dhe historitė me ambasadorėt
Lorenc Vangjeli
Njė vėshtrim i shpejtė dhe diskret i kėtyre marrėdhėnieve, tė pėrbashktave dhe tė veēantave mes tyre, mund tė jetė i vlefshėm edhe sot pėr tė kuptuar mė mirė edhe tė nesėrmen e kėtyre marrėdhėnieve. Tė cilat nė rrafsh kombėtar dhe ndėrshtetėror, mes Shqipėrisė dhe Shteteve tė Bashkuara, janė jetike dhe strategjike pėr Tiranėn. MAPO rikujton tė gjithė ambasadorėt amerikanė tė akredituar nė Tiranė dhe i pėrqas ata me njė individ tė vetėm, kryetarin e PD-sė nė opozitė, ish-Presidentin e shumicės, kryetarin e PD-sė nė opozitė dhe kryeministrin aktual tė vendit. Tė gjithė kėta tituj, janė njė njeri dhe ai ėshtė Sali Berisha.
Me William E. Ryerson,
Shumėkush nga shqiptarėt e moshės sė mesme e kujtojnė mirė ambasadorin e parė amerikan nė Tiranė mbas rivendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike me Uashingtonin. I emėruar nė 2 Dhjetor 1991, Ėilliam E. Ryerson prezantoi letrat kredenciale nė 21 Dhjetor 1991 dhe u largua nė 13 Tetor 1994. Ryerson u shndėrrua shpejt nė simbolin e fitores sė pritshme tė PD-sė mbi ish-komunistėt e Partisė sė Punės. Nė mitingun e fitores sė 23 marsit 1992, ai ndodhej sėrish nė tribunė me fituesit e rinj, tė shpallur si antikomunistė dhe me njė fjalor tė spikatur antikomunist. Drejtues i tyre ishte njė ish-sekretar i organizatės bazė tė Partisė sė komunistėve, zoti Sali Berisha. Por siē kishte ndodhur edhe nė vendet e tjera tė Lindjes, ish-komunistėt ishin pjesė e patjetėrsueshme e shembjes sė regjimeve tė vjetra. Tirana nuk mund tė bėnte ndryshim dhe pėr Uashingtonin, ish-komunisti Berisha i konvertuar nė demokrat ishte njė pije qė nuk e refuzonin.
Marrėdhėniet mes zotit Berisha dhe ambasadorit Ryerson dėshmonin muajin e mjaltit mes vendit tė vogėl dhe gjigantit ekonomiko-ushtarak, eksportuesi mė i madh i demokracisė nė botė. Por e njėjta gjė nuk mund tė thuhej pėr pjesėn tjetėr tė politikės shqiptare. Ish-udhėheqėsi socialist, ish-komunisti liberal Fatos Nano, vetėm pak ditė pėrpara se tė arrestohej nėn akuzėn pėr shpėrdorim detyre, nė 31 korrik 1993, do tė pėrmendte nė Kuvend "republikat e bananes", duke aluduar se amerikanėt po silleshin me Shqipėrinė si me vendet me demokraci hibride tė Amerikės Latine. Madje, dhe jo vetėm kaq, por ka aluduar nė atė kohė, se edhe arrestimi i tij, ėshtė bėrė sė paku me bekimin e ambasadės amerikane nė Tiranė dhe tė diplomatėve tė saj. Njė deklarim qė nė fakt do t“i kushtonte jashtėzakonisht shumė gjatė gjithė karrierės sė tij tė trazuar politike: kurrė nuk ju hapėn zyrtarisht dyert e Shtėpisė sė Bardhė.
Me Joseph E. Lake
Pak gjėra kujtohen pėr ambasadorin qė erdhi nė Tiranė nė 17 tetor 1994 dhe u largua nė 15 mars 1996. Mė pak se njė muaj nga marrja e detyrės, Lake do tė bėhej dėshmitar i mirėfunksionimit tė institucionit tė votės nė Shqipėri, kur zoti Berisha i shpėtoi ngasjes pėr tė futur duart nė kutitė e votimit tė referendumit pėr Kushtetutėn dhe pranoi humbjen. Tė prisje largimin me dorėheqje nga njė politikan qė sheh t“i shkrihet nė duar projekti i tij i madh dhe tėrėsisht i personalizuar, ishte shumė pėr Shqipėrinė e asaj kohe qoftė dhe nė mendim, njėlloj siē ėshtė e pamundur tė mendohet sot se Berisha mund tė gjejė njė arsye, ēfarėdo qoftė, pėr tė provuar rishtaz shpinėn e kėtij lloj "kali" demokratik, dorėheqjen. Marrėdhėniet e zotit Berisha me ambasadorin Lake ishin krejtėsisht normale, deri nė ditėn kur karriera tiranase e amerikanit do tė shėnjohej nga njė "fat" i keq. Nė 11 prill 1994 ndodh masakra e tmerrshme e Peshkėpisė nga njė komando e armatosur greke. Pak ditė mė pas, njė operacion i drejtuar gjerėsisht nga SHIK-u, fillimisht formuloi njė listė prej 17 vetėsh pėr t“u arrestuar nėn akuza nga mė tė rėndat, por qė pėrfundoi nė arrestimin e vetėm pesė qytetarėve shqiptarė nga minoriteti grek nė Shqipėri. Profane, e drunjtė, aprofesionale dhe e pamėsuar deri nė atė kohė, Tirana zyrtare nisi tė shohė me shqetėsim aktivizimin e lobingut grek nė Uashington, i cili shpejt u bė mjaft trysues. Njė proces hetimor dhe gjyqėsor qė bėhej sipas stilit tė zakonshėm tė drejtėsisė shqiptare bjeri t“i biem, la shumė tė ēara nė tė cilat depėrtoi bindja se procesi nuk ishte i drejtė, i paanshėm dhe se tė arrestuarve ju ishin shkelur njė sėrė tė drejtash. Negociatat pėr lirimin e tė pestėve dėshtuan, por ata e fituan lirinė nga njė vendim i papritur i Gjykatės sė Kasacionit, tė drejtuar atėherė nga Zef Brozi, sot, punonjės nė njė projekt tė USAID-it nė Tiranė. Ambasadori Lake dhe marrėdhėniet e tij me kryeministrin pėsuan atė qė nė luftė quhet "dėm anėsor": Lake le nė mes mandatin e tij, Brozi fiton mėrinė e Zotit Berisha, por dhe mbėshtetjen e hapur tė amerikanėve qė e pajisin brenda natės me vizė amerikane. Siē do tė bėnin me njė tjetėr mikarmik tė zotit Berisha, Eduard Selami. Kėtu nis dhe njė histori e ngjashme me tė gjithė ambasadorėt e tjerė amerikanė, qė pėr arsye tė ndryshme, por me pasojė tė njėjtė, patėn marrėdhėnie tė acarruara me politikanin shqiptar Berisha. Qė me shumė gjasa, nė raportet e tyre konsiderohej herė si i paparashikueshėm, herė si i paqėndrueshėm. Dy cilėsi qė bėheshin problematike pėr njė motiv tjetėr qė i kalonte kufinjtė e Shqipėrisė. Kosova ishte konsideruar si vija e kuqe pėr Milosheviēin nga Presidenti Bush. Dhe po nė kėtė periudhė, zoti Berisha ishte ftohur me linjėn e moderuar tė drejtuesve kosovarė, me Ibrahim Rugovėn dhe i kishte afruar mbėshtetje publike krahut mė radikal tė kosovarėve, Adem Demaēi.
Me Marisa R. Linon
Eshtė njė histori pa koment sepse ėshtė njė histori shumė e njohur. Kanė qenė absolutisht marrėdhėniet mė tė ndera qė zoti Berisha ka pasur me njė ambasador amerikan. E ardhur nė Tiranė nė 4 shtator 1996, menjėherė mbas zgjedhjeve tė trukuara tė 26 majit tė atij viti, zonja Lino duhej tė ndeshej me njė axhendė delikate: PD kishte fituar zgjedhjet, zgjedhjet ishin tėrėsisht tė manipuluara, opozita ishte rrahur publikisht nė sheshin Skėnderbej, kishte realizuar njė grevė fatkeqe urie, ndėrsa zgjidhja e krizės ishte ende larg. Vendi jetonte nė begatinė iluzive tė piramidave financiare tė "financuara" dhe frymėzuara politikisht nga vetė fituesit e zgjedhjeve. Njė ofertė amerikane pėr tė ripėrsėritur zgjedhjet nė 40 zona u refuzua kategorikisht nga zoti Berisha, qė e reduktoi ofertėn nė vetėm 17 tė tilla. Zonja Lino pa tė dėshtonte me turp dhe njė mision ndėrmjetėsimi i tė dėrguarit personal tė Presidentit Klinton, nėnsekretarit Timothi Ėorth, tė cilin zoti Berisha nuk pranoi ta priste "pėr shkak tė axhendės sė tij tė ngjeshur". Njė takim i paracaktuar me ish-kryeministrin Meksi gjithashtu nuk u realizua sepse thjesht, Ėorth nuk erdhi nė Tiranė. Nė mars 1997, ambasadorja Lino u konsiderua pothuaj "non grata" nga demokratėt dhe ajo nuk shkelte mė nė derėn e shtėpisė qė nuk e mirėpriste. Nė 14 shtator 1998, ishte mjaft aktive nė dėnimin e ēdo forme dhune dhe ndryshimi tė pushtetit me dhunė duke sjellė nė Tiranė njė deklaratė tė ashpėr tė Departamentit Amerikan tė Shtetit, vetėm pak orė mbasi demokratėt kishin pushtuar me rradhė me kallashnikovė dhe tanke ndėrtesėn e Kėshillit tė Ministrave, tė Kuvendit dhe Radiotelevizionin Shqiptar. Nuk dihet saktė publikisht, por jo zyrtarisht, ambasadores Lino i jepet njė rol vendimtar nė shkurt tė vitit 1999, nė korrigjimin e njė gafe tė jashtėzakonshme tė zotit Berisha: "Firmosja nė Rambuje do tė konsiderohet tradhėti kombėtare", tha zoti Berisha pėr investimin e pritshėm, mė tė madhin ndonjėherė tė amerikanėve dhe vetė NATO-s. Vetėm 24 orė mė pas, zoti Berisha do tė tėrhiqej nga ky pozicion. Amerikanėt, por dhe gjithė diplomatėt e tjerė tė huaj nė Tiranė, natyrisht dhe shefat e tyre jashtė, kishin nisur izolimin e gjatė politik tė zotit Berisha. Njė "rrethim" qė ai e ēau megjithatė, krejt rastėsisht, me dy aktorė tė rėndėsishėm lokalė nė Tiranė, ish-kryeministrin Majko dhe zėvendėsin e tij Meta.
Me Robert Froėick
Burri shtatlartė, i thinjur dhe veteran i Luftės sė Vietnamit, qė erdhi nė Tiranė mbas largimit nė 20 maj 1999 tė ambasadores Lino, ishte mjaft i afėrt me qeverinė socialiste tė kohės. Por pati dhe njė marrėdhėnie shumė tė veēantė me zotin Berisha, mjaft tė rrallė pėr njė ambasador tė huaj me njė politikan lokal. Zoti Berisha qė nė atė kohė refuzonte tė paraqitej nė prokurori dhe nė gjykatė pėr tė dėshmuar dijeninė e tij pėr vrasjen e deputetit tė PD-sė Azem Hajdari, e dha kėtė dėshmi nė ambasadėn Amerikane. Qoftė dhe nė formė, pėr njė qytetar amerikan tė mėsuar me shtetin ligjor e tė sė drejtės, njė refuzim i tillė i drejtėsisė sė njė vendi, do tė ketė ngjarė mjaft e ēuditshme. Edhe pėr njė vend "tė ēuditshėm" si Shqipėria.
Me Joseph Limprecht
Erdhi nė Tiranė nė 8 shtator 1999, humbi jetėn po nė Shqipėri nga njė atak i papritur kardiak nė 19 maj 2002 pa pėrfunduar misionin e tij. Nėse ėshtė e vėrtetė qė pragmatizmi amerikan sheh para sė gjithash qeverinė e njė vendi si partner tė parė, atėherė edhe Limprecht nė Tiranė kishte pothuaj njė partner tė vetėm, qeveritė socialiste. Zoti Berisha ishte i huaj pėr tė dhe marrėdhėniet mes tyre, qoftė dhe nė plan krejt njerėzor ishin pothuaj inekzistente.
Me James F. Jeffrey
Erdhi nė Tiranė nė 22 tetor 2002, u largua nė 2 maj 2004. Pati tė njėjtat marrėdhėnie tė ndera me zotin Berisha apo mė mirė, tė distancuara. Ambasadori Jeffrey shėnoi kulmin e tij tė karrierės nė Tiranė, kur "bindi" Tiranėn tė bėhej pjesė aktive e koalicionit luftues nė Afganistan dhe Irak. Mė shumė se kaq nuk mund tė kėrkohej nga njė administratė lokale qė pėrtej problemeve tė saj me keqqeverisjen e vendit, ishte e gatshme tė pranonte si vendim tė sajin ēdo propozim tė aleatit strategjik amerikan. Madje, kryeministri i kohės Nano, botoi njė editorial tė zhurmshėm nė Boston Globe, nė SHBA, ku u kujton evropianėve skeptikė pėr luftėn, luftėn shpėtimtare tė aleatėve anglo-amerikanė nė Normandi nė qershor 1945.
Me Marcie B. Ries
Mandati i saj i ndarė mes qeverisjes sė socialistėve nė 30 tetor 2004 dhe mandatit tė parė tė qeverisjes sė zotit Berisha nė korrik 2005, reflektoi nė marrėdhėniet e tyre pikėrisht kėtė detaj. Vlen tė theksohet jo thjesht pėr kronikė, se nė mbasditen e 3 korrikut, ambasada amerikane nė Tiranė, pėrgėnjeshtroi zyrtarisht njė njoftim tė PD-sė, se ambasadorja Ries kishte uruar fitoren e demokratėve nė zgjedhje.
Me John L. Withers II
Eshtė njė histori e re qė rikujton historitė e vjetra tė marrėdhėnieve tė zotit Berisha me ambasadorėt amerikanė. Ambasadori Ėithers u konfirmua nga Senati si Ambasador i Shteteve tė Bashkuara nė Shqipėri mė 28 qershor 2007. Eshtė absolutisht ambasadori amerikan mė i pranishėm nė jetėn publike dhe politike shqiptare. Eshtė krejtėsisht e pamundur tė mos vihet re padurimi zyrtar pėr largimin e tij nga Shqipėria, tani qė ėshtė nė muajt e fundit tė mandatit. Megjithatė, mandati i tij i trazuar ka dy pamje krejt tė kundėrta dhe njė datė qė e ndan atė nė dy pjesė qė "pėrjashtojnė" njėra-tjetrėn. Nė fillim tė mandatit, ambasadori do tė bėhej shpejt popullor nė Tiranė me stilin e tij tė veēantė tė komunikimit. Recitonte poetėt shqiptarė, njihte historinė e vendit, fliste siē parapėlqehet nė Ballkan: me plot referenca historike, kujtonte shqiponjėn kur fliste pėr tė ardhmen e Shqipėrisė, ishte avokat i shkėlqyer i ambicjes lokale pėr anėtarėsim tė vendit nė NATO-n globale. Dhe pėr zotin Berisha ishte njė partner i shkėlqyer. Por si njė dashuri me shikim tė parė qė ndez shpejt, zjarri i ndezur nė Gėrdec i shuajti kėto ura bashkėpunimi. Mbas datės 15 mars 2008, ambasadori Ėidhers, shpesh me inat nga njėra palė dhe me mirėnjohje nga pala tjetėr politike, konsiderohej opozitar edhe mė radikal se vetė opozita. Kritikonte me fjalor plot figuracion tė gjitha ato defekte tė shoqėrisė shqiptare dhe tė politikės sė saj e madje, edhe pse pa "mandat", dashamirėsit e tij jo pa tė drejtė, e konsideronin shumė mė shqiptar e nė detyrė edhe se vetė Presidenti i Republikės. Kishte ardhur stina e urrejtjes. Madje edhe mė shumė se kaq. Ka tė paktėn dy momente qė shėnjojnė marrėdhėnien e acarruar tė ambasadorit me kryeministrin: pas shpėrthimit tragjik nė Gėrdec, njė mekanizėm pothuaj perfekt i nėndheshėm u mundua tė krijojė njė lidhje mes tij dhe shitjes sė jashtėligjshme tė fishekėve kinezė nga Shqipėri pėr llogari tė ushtrisė afgane. Njė hetim i Kongresit Amerikan i dha tė drejtė bindjes popullore qė vazhdon tė shohė tek Uashingtoni dhe njerėzit e tij nė Tiranė ikonat e tė pagabueshmes dhe tė pakritikueshmes. Widhers doli pa faj, por dhe mė shumė se kaq; ishte njė nga njerėzit qė inicoi njė hetim pėr kėtė skandal.
Edhe nė kėtė fund mandati, deklarimet e ambasadorit Withers qė nga komentet pėr tragjedinė e Gėrdecit, pavarėsinė e institucioneve dhe sidomos tė gjyqėsorit apo dhe nė emėrimet e fundit pėr nė Gjykatėn Kushtetuese, janė parė vėngėr nga zoti Berisha. i cili, madje ka heshtur kur kundėr ambasadorit amerikan nė Tiranė kanė folur me zėrin e tyre, por me idetė e Berishės, edhe bashkėpunėtorė tė tij tė afėrt.
Kėtu mbyllet ky cikėl. Qė nė mos rastėsi, shėnjon njė marrėdhėnie gjithmonė tė vėshtirė tė zotit Berisha me ambasadorėt amerikane. Pavarėsisht se nė fjalorin e tij politik dhe natyrisht, edhe nė programin e qeverisė sė tij, SHBA konsiderohet si aleat strategjik. Por nė rastin e zotit Berisha, tė paktėn sipas traditės, siē thotė njė proverb i ri shqiptaro-amerikan, "Nga e thėnė nė tė bėrė, ka nė mes njė Atlantik tė tėrė"!
Marrė me shkurtime nga revista MAPO
-
-
Strasburgu, gjobė Shqipėrisė 1.9 mln euro
Qeveria shqiptare nuk gjeti gjuhėn e pėrbashkėt nė tri raste me individė, tė cilėve Gjykata iu dha tė Drejtė
TIRANĖ- Gjykata Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut vazhdon tė "gjobisė" qeverinė shqiptare pėr problemet me kthimin dhe kompensimin e pronave, penalizim ky qė vazhdon t'i kushtojė shumė shtrenjtė shtetit shqiptar, por, sidomos tė gjithė taksa-paguesve tė vendit.
Mesditėn e djeshme, Gjykata e Strasburgut publikoi nė faqen e saj zyrtare, penalizmin e radhės ndaj qeverisė shqiptare me njė faturė qė kap shifrėn e 1.9 milionė euro. Kėtė shumė sipas vendimit, qeveria duhet t'ia paguajė brenda tre muajve pjesėtarėve tė familjes Vrioni pėr pronėn e "uzurpuar" pėr ambasadėn italiane nė Tiranė.
Ajo ende nuk i ėshtė kompensuar familjes dhe sipas vendimeve tė tri shkallėve tė gjyqėsorit nė vend, pėr arsye tė keq menaxhimit tė problemit tė pronave nga autoritetet shtetėrore kėto 20 vitet e fundit.
Gjykata e Strasburgut gjeti pėrsėri shkelje nga ana e shtetit shqiptar nė marrėdhėnie me individėt dhe tė drejtat e tyre tė garantuara nga Konventa Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut. Tri ēėshtje, pėr tė cilat Gjykata e Strasburgut, pak muaj mė parė i kishte evidentuar me shkelje nga ana e Shqipėrisė, u publikuan mesditėn e djeshme sė bashku me ndėshkimin financiar qė shteti shqiptar duhet t'iu paguajė individėve tė pėrfshirė.
Vendimi i parė ėshtė i ēėshtjes "Vrioni e tė tjerėve kundėr Shqipėrisė", ku gjykata penalizoi Shqipėrinė me 1.9 milionė euro. Mė pas vjen ēėshtja "Gjyli kundėr Shqipėrisė", pėr tė cilėn u vendosi qė qeveria shqiptare t'i paguajė 7200 euro pėr dėmin pasuror tė shkaktuar, si dhe ēėshtja "Mishgjoni kundėr Shqipėrisė" ku ish-gjyqtares do t'i paguhet si dėm shuma prej 3 mijė euro.
Vrioni dhe tė tjerė kundėr Shqipėrisė
Kjo ēėshtje lidhet me tė drejtėn e pronės dhe kompensimin e vlerės sė saj. Ankuesit nė kėtė ēėshtje, gjatė procedimeve tė brendshme gjyqėsore, kishin fituar tė drejtėn pėr t'iu kompensuar njė pronė e cila ndodhet brenda territorit te Ambasadės Italiane nė Tiranė.
Nė njė vendim tė 29 shtatorit 2009, Gjykata Europiane shpalli se kishte pasur njė shkelje tė nenit 6/1 (E drejta pėr njė proces tė rregullt gjyqėsor), Nenit 13 (E drejta pėr njė ankim efektiv) dhe tė Nenit 1 tė Protokollit Nr.1 tė Konventės (mbrojtja e pronės).
Sipas Gjykatės, autoritetet shqiptare nuk kanė ekzekutuar vendimin gjyqėsor tė formės sė prerė tė qershorit 2004, qė iu njihte ankuesve tė drejtėn e kompensimit tė pronės nė vend tė kthimit tė saj nė natyrė pėr shkak se prona u konsiderua e zėnė nga Ambasada italiane. Nė atė vendim, Gjykata e Strasburgut shpalli se nuk ishte ende gati pėr tė pėrcaktuar vlerėn e dėmit sipas Nenit 41 tė Konventės.
Gjykata iu dha mundėsi palėve qė brenda tre muajsh tė gjenin zgjidhje me mirėkuptim pėr pėrcaktimin e vlerės sė dėmit. Nė kėto kushte, ēėshtja kaloi pėrsėri nė Strasburg, ku me vendimin e djeshėm u pėrcaktua vlera 1,9 milionė euro pėr dėmin pasuror dhe jo pasuror nė favor tė ankuesve si rrjedhojė e mosekzekutimit tė vendimit pėr kompensimin e pronės. Ky ėshtė vendimi me vlerėn mė tė lartė financiare, me tė cilėn Gjykata Europiane penalizon Shqipėrinė.
Rasti II
Gjyli kundėr Shqipėrisė
Ali Gjyli e dėrgoi ankimin e tij nė Strasburg, pasi atij nuk po i ekzekutoheshin nga autoritetet shqiptare vendimet e dy gjykatave, qė urdhėronin rikthimin e tij nė detyrėn e Drejtorit tė njė qendre tė trajnimit profesional nė Durrės, si edhe pagesėn e rrogave pėr periudhėn e qėndrimit pa punė.
Nė vendimin e saj nė shtator 2009, Gjykata Europiane gjeti shkelje tė Nenit 6/1 dhe Nenit 13, ndėrsa nuk u shpreh nė lidhje me aplikimin e Nenit 41 tė Konventės pėr pėrcaktimin e dėmit pasuror dhe jo pasuror. Edhe nė kėtė rast, iu la njė afat tre mujor palėve pėr tė zgjidhur ēėshtjen e pėrcaktimit tė dėmit qė duhej paguar nė favor tė ankuesit.
Gjatė negociatave, autoritetet e brendshme i paguan ankuesit pagat qė i takonin por nuk pranuan tė paguanin dėmin shtesė pasuror. Nė vendimin e sė martės, Gjykata vendosi qė shteti shqiptar t'i paguajė ankuesit Gjyli 7200 euro dėm pasuror.
Rasti III
Mishgjoni kundėr Shqipėrisė
Ankuesja Mirela Mishgjoni ka qene gjyqtare nė Gjykatėn e Rrethit Vlorė dhe ėshtė shkarkuar nga detyra nė vitin 2002. Vendimi i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė ėshtė lėnė nė fuqi nga Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė, por, ky vendim nė vitin 2004 ėshtė prishur dhe kthyer pėr rishqyrtim nė KLD nga Gjykata Kushtetuese. Pas kėtij vendimi, ēėshtja nė mėnyrė tė pajustifikuar ka mbetur pa u shqyrtuar nė KLD pėr disa vjet.
Nė vitin 2008, KLD shqyrton ēėshtjen dhe vendosi pėrsėri shkarkimin nga detyra tė Mishgjonit, por, nė Shkurt 2009, ky vendim u rrėzua nga Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė me argumentin se nuk mund tė merrej masė administrative pėr njė shkelje tė pretenduar tė kryer disa vite mė parė pasi ajo kish humbur aktualitetin.
Pėr rrjedhojė, Mishgjoni rikthehet nė detyrėn e saj si gjyqtare. Ajo u ankua nė Strasburg, pėr tė drejtėn e pagimit tė rrogės pėr periudhėn e qėndrimit pa punė dhe pėr kohėzgjatje tė pajustifikuar tė procesit.
Nė vendimin e saj, Gjykata Europiane gjeti shkelje tė Nenit 6/1 duke e konsideruar tė pajustifikuar kohėzgjatjen e procedimit tė saj nga KLD-ja, por, rrėzoi pretendimin e ankueses pėr pagimin e pagės. Pėr shkeljet e konstatuara, Gjykata i akordoi ankueses 2000 Euro si dėm jo pasuror dhe 1000 euro pėr kostot dhe shpenzimet gjyqėsore.
Avokati Puto:
Vendimet e Strasburgut, kėmbanė alarmi pėr qeverinė
"Qeveria duhet tė marrė masa urgjente pėr tė zbatuar rekomandimet dhe detyrimet e pėrcaktuara nė vendimet e Gjykatės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut pėr ēėshtjen e pronave".
Kėshtu ka deklaruar dy vite mė parė eksperti pėr ēėshtjet e Gjykatės sė Strasburgut avokat Sokol Puto gjatė njė interviste pėr "Shekulli"-n, duke paralajmėruar autoritetet qeveritare se vendimet e dhėna ishin njė kėmbanė alarmi pėr qeverinė.
Edhe pse kanė kaluar dy vite nga ajo kohė, qeveria nuk ka marrė asnjė masė efektive pėr tė pėrmirėsuar situatėn lidhur me procesin e kthimit dhe kompensimit tė pronave. Avokat Puto, edhe pak muaj mė parė ka bėrė thirrje qė qeveria duhet tė marrė masa urgjente pėr tė shmangur penalizimet nga Gjykata Europiane.
"Pika e dobėt, mbetet ajo e ēėshtjes sė pronave dhe veēanėrisht kompensimi i ish-pronarėve, tė cilėt edhe 15 vite pas miratimit tė Ligjit tė vitit 1993, nuk gjejnė zgjidhje nė Shqipėri, te Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave"- ėshtė shprehur avokat Puto, duke ritheksuar se mosmarrja e masave ligjore, administrative dhe financiare do tė ēojė padyshim nė rritjen e vlerės sė dėmshpėrblimit financiar kundėr Shqipėrisė.
Flamur Vezaj/Shekulli
-
-
Pronat, shteti kundėr shtetit.
Konfliktohet pėrmbarimi me drejtorinė e vilave. Drejtoresha Isufi nuk pranon pėrmbaruesin, teksa kėrkon tė bisedojė nė rang drejtorėsh.
Isufi pėrmbaruesit: "Po ja po ta them unė, nuk jemi ti dhe unė tė ndėrmarrim gjėra kaq madhore"
VLORĖ - Ēėshtja e pronave tek vilat qeveritare ka nxjerrė sėrish kokė kėtė fundviti, ndėrkohė qė kėtė radhė ka vėnė pėrballė shtetin kundėr shtetit. Punonjės tė pėrmbarimit kanė mbėrritur dje nė kėtė zonė pėr zbatimin e vendimit tė formės sė prerė tė gjykatės, ndėrsa janė penguar nga ana e Gardės sė Republikės.
Nga ana e pėrmbarimit ėshtė kėrkuar zbatimi i vendimit tė gjykatės, kthimin e zotėrimit tė pronės qė ėshtė e bllokuar brenda murit tė rezidencės qeveritare, ndėrkohė qė efektivėt e gardės nuk kanė lejuar pėrmbaruesit pėr tė kryer procedurat e mėsipėrme. Nė zonė kanė ardhur edhe forca policie, ndėrsa kanė qenė tė pranishėm edhe banorėt e interesuar pėr pronat e tyre. Replika janė shkėmbyer nga ana e drejtoreshės sė Rezidencave Qeveritare tė Vlorės, Bahrije Isufi, me pėrmbaruesin Dilaver Ēeloaliaj.
Nga ana e kėtij tė fundit ėshtė pretenduar tė zbatohej vendimi i gjykatės, i cili u jepte tė drejtėn e pronės pronarėve, ndėrkohė qė Isufi ka kėrkuar praninė e eprorit tė tij. Isufi tha se nuk do tė lejonte ndėrhyrjen, duke mos pranuar as firmosjen e procesverbalit tė mbajtur nga ana e pėrmbaruesit me kėtė rast.
Procesverbali ėshtė firmosur mė pas nga ana e njė prej oficerėve tė shėrbimit, i cili iu referua detyrės sė tij nė moslejimin e veprimeve brenda rezidencės qeveritare.
Pas mbajtjes sė procesverbalit, punonjėsit e pėrmbarimit janė larguar, ndėrkohė qė nuk kanė munguar reagimet nga banorėt. Sipas tyre, ata janė pronarė nė kėtė zonė prej vitit 1927. Ēėshtja, siē shpjeguan ata, ka kaluar nė tė gjitha shkallėt e gjyqėsorit, duke i favorizuar. Sė fundmi ėshtė shprehur Gjykata e Lartė, vendim i cili nuk po zbatohet.
Altin Paēo, njė prej pronarėve, pohon se pėr ēėshtjen nė fjalė ka interesa tė caktuara, tė cilat nuk po lejojnė zbatimin e vendimeve tė gjykatės. Nė kėtė zonė, ku ėshtė bėrė bllokimi i punimeve tė njė pallati, ka pasur deri edhe pėrleshje me policinė. Ēėshtja vijon tė jetė problematike vitet e fundit, ku pronarėt kanė ezauruar shkallėt e gjyqėsorit, duke fituar tė drejtėn e pronėsisė.
Por nga ana e rezidencės qeveritare nuk lejohen veprime brenda murit rrethues. E pyetur pėr ecurinė e mėtejshme, Paēo thotė se kur edhe gjyqėsori ėshtė shprehur tėrėsisht pro me njė vendim tė formės sė prerė, ata do tė veprojnė edhe me forcė.
Replikat ndėrmjet drejtores, Bahrije Isufi dhe pėrmbaruesit, Dilaver Ēeloaliaj.
B.Isufi - Ku e ke eprorin tėnd ti, pse vjen ti? Ti je shef kėtu?
D.Ēeloaliaj - Kam ardhur si pėrmbarues, kam ēėshtjen.
B.Isufi - Keni njė epror kėtu? Ke kryepėrmbaruesin nė Tiranė. Ku e ke? Tė vijė kėtu!
D.Ēeloaliaj - Unė varem nga ligji, kam njė vendim gjykate.
B.Isufi - Tė vijė kėtu eprori. Do ta shikojmė do ta zbatosh apo jo. Do ta shikojmė. Dakord? Prit shkresat e ministrit tė vijnė dhe materialet e prokurorisė pėr kėtė. I kemi bėrė tė tėra veprimet neve
D.Ēeloaliaj - Nga 2006-a deri nė 2010 ėshtė kjo. Atėherė, tė lutem!
B.Isufi - I kemi bėrė tė gjitha veprimet ne, secili tė bėjė punėn e vet, asnjė s'ka tė drejtė tė bllokojė. Gjithsecili tė bėjė pjesėn e tij, pjesėn e ligjit.
D.Ēeloaliaj - Pėrderisa keni orėn dhe ekzekutimin e vendimit, pse nuk vini?
B.Isufi - Jemi tė gjithė, ja garda, ja dhe unė, ēfarė doni mė tepėr?
D.Ēeloaliaj - Ju tashti erdhėt.
B.Isufi - Unė kam qenė nė instanca tė tjera, nuk punoj pėr llogarinė tuaj. Zoti Dilo, unė nuk punoj pėr llogarinė tuaj. Unė kam njė epror. Kam dhe unė njė drejtues dhe jam thirrur pėr kėtė punė
D.Ēeloaliaj - Po tė gjithė varemi nga njė vendim gjykate, nga njė gjykatė.
B.Isufi - Po ti ke ardhur me dėshira private kėtu. Me dėshira private.
D.Ēeloaliaj - Faleminderit, ti mund tė thuash ēfarė tė duash.
B.Isufi - Po ja po ta them unė, nuk jemi ti dhe unė tė ndėrmarrim gjėra kaq madhore.
D.Ēeloaliaj - Kam njė vendim gjykate.
B.Isufi - Merr materialin e prokurorisė lexoje, 26 faqe material
D.Ēeloaliaj - Ai i vihet nė dispozicion gjykatės. Ėshtė gjykata qė shprehet
B.Isufi - Megjithatė rri dhe priti urdhrat e eprorėve tė tu. Priti urdhrat
D.Ēeloaliaj - Urdhrat i pres me shkresa jo me gojė.
B.Isufi - Ja do t'i presėsh dhe me shkresa. Do presėsh dhe me shkresa. Dakord?
D.Ēeloaliaj - Do tė qėndrosh pėr tė firmosur procesverbalin?
B.Isufi - Jo absolutisht nuk firmos procesverbale kur do Dilaver Ēeloaliaj. Unė firmos procesverbale kur kam ligjin pėrpara
D.Ēeloaliaj - Edhe unė ligjin kam pėrpara, njė vendim gjykate tė formės sė prerė
B.Isufi - Po. Merr gjendjen juridike tė pronės dhe shikoje se ēfarė ka ndodhur
D.Ēeloaliaj - Unė kam njė ekspert, tė cilin ju nuk e keni kundėrshtuar
Anila Peci/Shekulli
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt