Close
Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 103
  1. #51
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar mė parė nga gjethplepi Lexo Postimin
    Atyre shqiptareve qe nuk ndryshuan fene gjate sundimit osman dhe te cilet jetuan mes malesh, se nuk u pelqente ajo cka sillte perandoria osmane pervec tjerash nepermjet shpates, neqoftese u siguroni te drejte te jetojne ne vende te tjera te Evropes, atehere edhe ceshtja e prones do te zgjidhet dhe nuk do ngeleni pa toke.
    Ne te kundert nuk mund te jesh gjithnje pronar toke sepse patet fatin ta merrnit kete toke me tapi ngaqe kishit mardhenie te mira me perandorine osmane.

    Si mendon te lesh mes maleve ne Shqiperine qe ka me shume male se toke, te gjithe ata shqiptare qe jo me larg se nje shekull keta te fundit hanin si njerez te eger sepse gjeografia ku jetonin u afronte vec gure dhe pyje ndermjet malesh nderkohe qe ata qe jetonin fushave kishin bollek jo vetem nga tokat por edhe nga mardheniet me perandorine osmane?
    Ketu ka histori.Lexoni para se te shkruani.Kur them jane me tapite e turkut i referohem se jane te vjetra tapite edhe jo si keto te rejat.Nuk ka pasur njeri marrdhenie te mira me turkun apo italianin apo gjermanin por lexoni me gjate edhe shkruani me pak e sakte jo sa per te shtuar numrin e postimeve.
    Tokat jane BLERE nuk jane FALUR.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  2. #52
    propagande e felliqur dhe antikombetare,per te fut ter popullin ne vellavrasje...e c'pritet tjeter nga soji i tyre me gjak te infektuar sllavokomunistesh.

    dilni e pyesni tiranasit njehere,se nga kush e kerkojne ate liri,nga keto pleha njerzish qe po qelbin e kan zen rrugen tash 8 dite rriesht,apo nga kjo qeveri e mandatuar me vote te popullit ???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 09-05-2010 mė 13:35

  3. #53
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Citim Postuar mė parė nga eldushka Lexo Postimin
    Edhe si mbaron kjo perralla?

    Sa keq, ku eshte katandisur cdo gje. Shumica ketu edhe nje leter te thjeshte e lexojne me kolore. Kush kerkon nje te drejte. nese i terheq veshin PD-se, atehere patjeter e ka per perkrahje politike te PS-se. Ajo qe me ben mua me teper cudi eshte se ata qe jetojne jashte pretendojne se jane ne gjendje te gjykojne se si eshte gjendja ne vend. Kjo sepse nisen nga artikuj gazetash, apo nga tregimet e njerezve ne vend?! Apo se shkojne si une disa here ne vit, per te bere pushime e mendojne se arrijne te shohin realitetin pa zbukurime perreth? Nese qenka aq mire ne Shqiperi, perse shumica ketu kane vendndodhje jashte saj?

    Kur te kthehem, mua nuk do me interesonte kush eshte ne krye te qeverisjes, qofte blu, i kuq, apo bardhosh me pulla ngjyre bari. Rendesi ka te kem te drejtat minimale qe gezon cdo njeri ne cdo vend demokratik e nje nder to do jete prona. E mjaft me keto diskutimet politike e ngjyrat e tilla qe i jepni cdo teme, se duket sikur ketu jane zhvendosur kafenete e kryeqytetit, kur tema e dites jane lajmet edhe intervistat e dhena e premtimet boshe mediatike.
    Mire e ke ti po c'te bejme ne qe nuk heqim dot dore nga ky lloj sporti.U a kemi bere hallall te gjitha,probleme ekonomike,sociale..ne fund te fundit ne nuk kemi qene ndonjehere te kamur.E rendesishme eshte qe politikanet te gezojne shendet te plote dhe partite te bejne fushata gjithmone edhe me rrezellitese...

  4. #54
    Berisha: Nafta shqiptare mund tė arrijė 6 miliardė fuēi nė ditė

    Investimet nė nxjerrjen dhe pėrpunimin e naftės nė vend, do tė bėjnė qė brenda vitit tė ardhshėm nafta shqiptare tė mbulojė nevojat e konsumit nė Shqipėri. Duke folur para investitorėve tė huaj rreth pasurive natyrore qė ka vendi ynė, kryeministri Berisha shtoi gjithashtu se pėrveē nxjerrjes sė naftės, njė projekt i rėndėsishėm qė do tė konkretizohet sė shpejti ėshtė gazsjellėsi transAdriatik qė do mundėsoje kalimin e gazit nga Kaspiku nė Europė pėrmes Turqisė, Greqisė dhe Shqipėrisė.
    "Nafta shqiptare e zonave tė njohura arrin deri nė 6 miliard fuēi. Vetėm Patos-Marinza ka mbi 2 miliardė fuēi. Vitin qė vjen, pritet qė prodhimi i vendit tė plotėsojė plotėsisht nevojat e tij dhe nė vazhdim. Por Shqipėria ka fusha tė tėra tė pa eksploruara siē ėshtė Dumreja, Shqipėria Veriore dhe zona tė tjera tė tėra. Shqipėria nė kėtė fushė, falė pozicionit tė saj gjeografik, pėrbėn vendin mė tė pėrshtatshėm pėr kalimin nė territorin e saj tė gazsjellėsve. Tė gjithė ata qė by pass-ojnė Shqipėrinė janė tė "dėnuar" tė bėjnė investime shumė mė tė kushtueshme, sesa po tė kalojnė nė territorin shqiptar. Gazsjellėsi Trans-Adriatik ėshtė padyshim gazsjellėsi mė fizibėl dhe unė ju garantoj se do tė jetė mė i shpejti qė do tė ndėrtohet."
    Kreu i ekzekutivit garantoi investitorėt pėr mbėshtetje maksimale nga ana e qeverisė. Mė tej Kryeministri Berisha ėshtė ndalur edhe nė pavionėt e panairit tė organizuar nga Shoqata e Investitorėve tė Huaj nė Shqipėri. Njė tjetėr shembull i ecurisė pozitive tė ekonomisė vendase, tha kryeministri ėshtė edhe numri gjithnjė e nė rritje i bizneseve tė reja qė nisin aktivitet nė Shqipėri.

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Urrejtja ndaj tij,e shprehur nga vemjet mugosho-enveriste,e ruco-dokle-milo-majko-ramiste, ėshtė treguesi mė i mirė se Sali Berisha ėshtė katėrqind -derhem burrė....

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Sali Berisha eshte 100% Shqiptar...familjar e Kombetar!! Ahh mos te harroj..eshte po ky burre qe njeher e rrezoi komunizmtin e tash po ja shkaterron edhe rrenjet e fundit te ktij soji t'flliqur!

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Citim Postuar mė parė nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Sali Berisha, jam Mimoza Boēari dhe po tė drejtohem me kėtė letėr tė hapur, ku tė kėrkoj pėrgjigje tė hapur. Qė prej 4 ditėsh ndodhem nė grevėn e urisė poshtė dritares tėnde. Qė prej 4 ditėsh tė kėrkoj llogari ty dhe qeverisė tėnde pėr njė padrejtėsi tė madhe qė i bėn familjes sime, duke i mohuar qė prej 18-vjetėsh tė drejtėn e pronės sė saj.


    E drejta e pronės ėshtė e drejtė njerėzore pėr ēdo shoqėri demokratike, e sanksionuar me kushtetutė. Tė gjithė njerėzit e kėsaj toke tė lirė kanė tė drejtė tė kenė njė shtėpi, njė copė tokė pronė tė tyre. Kjo pasuri, thotė kushtetuta jonė demokratike, mund tė blihet, trashėgohet, dhurohet. Familja ime e ka trashėguar prej shumė brezash pasurinė e saj, qė ia mori sistemi komunist nė vitet 1947-1949-tė.


    Familja ime mbijetoi se mė shumė se anėn materiale dashuronte idealet e shoqėrisė sė lirė, qė besuam se erdhi nė vitet '90-tė, kur qeveria jote tha se pronat e grabitura nga sistemi komunist do t'u ktheheshin pronarėve. Si qytetarė me kulturė ju drejtuam institucioneve pėrkatėse, duke paraqitur dokumentacionin ligjor tė rregullt.


    Dhe kėtu fillon tragjedia jonė. Se nuk pranuam ryshfetin dhe i thamė ndal korrupsionit kemi 18 vjet qė rropatemi nė shkallėt e institucioneve tė shtetit tėnd, ku sundon korrupsioni, paaftėsia, mizoria.


    Zyrtarėt e tu tė presin me buzėqeshje, por nuk bėjnė asgjė. Disa janė tė dobėt pėr tė vepruar se mungon vullneti politik, disa janė familjarė tė politikanėve dhe tė grabisin pa ju dredhur qerpiku. Shumė prej tyre i ke dėnuar pėr korrupsion, por vendimet e tyre i ke lėnė nė fuqi dhe asnjė prej tyre nuk i ėshtė dhėnė ligjit.


    Orientimi yt, tė mos kthehen pronat e mėdha. Qėllimi yt, tė zhdukėsh pronarin e vėrtetė, identitetin e tij dhe ai final, ORIGJINĖN e shqiptarit.
    Ligjet e pronave janė bėrė 1 qė t'i jep dhe 10 qė t'i pengojnė.
    Duke marrė pėr bazė vetėm pronėn tonė kemi tė bėjmė vetėm me shkelje ligjore. Po t'i numėroj:


    1. Aplikim i gabuar i Ligjit 7501, zbatuar nė vitin 1996, qė nuk zbatohet pėr zonat turistike, bregdetare, truall siē ėshtė prona jonė e shpallur nė 1993.
    2. Moszbatim i vendimit tė Gjykatės sė Lartė, marrė nė vitin 2003.
    3. Moszbatim i Gjykatės sė tė Drejtave tė Njeriut nė Strasburg, marrė nė vitin 2007.
    4. Shkelje mbi 100 herė e afatit kohor, 45 ditor tė miratuar pėr t'i dhėnė pėrgjigje ēdo vendimi tė marrė.


    T'u drejtova nė televizor dhe po tė pyes pėrsėri, pėrse nė rastin e Kutive vendimi i gjykatės ėshtė i paprekshėm dhe nė rastin tonė vendimi i DY GJYKATAVE ėshtė i papėrfillshėm?? Sali ke humbur realitetin, kujton se njerėzit janė budallenj, por gabohesh rėndė.


    Pasi pezullove pėr 9 muaj aktivitetin e Komisionit tė kthimit tė pronave, Qeveria jote u dha pronarėve shuplakėn e fundit. Sikur tė mos ishin tė mjaftueshėm 20 vjet tortura nė shkallet e institucioneve Saliniane tė kthimit dhe kompensimit tė pronave ku aplikohen vetėm direktivat e Ramiz Alisė nė Katovicė.


    Saliu shton sė fundi: Fshatarėt e zonave bregdetare qė kanė marrė tokė bujqėsore nė pėrdorim (d.m.th., pėr tė vjelė ullinjtė e agrumet) pėr shkak se kėto zona kanė qenė ferma bujqėsore, nuk kanė pasur mundėsi tė ndėrtojnė, prandaj ai do t'u japė 700 m² tokė tė bėjnė Turizėm.
    Sali Berisha, ky ligj i turpshėm antikushtetues si e gjithė vepra jote deri mė sot.


    Ti vjedh pronat e shqiptarėve nė emėr tė ligjit, qė pėr fatkeqėsinė mė tė madhe aprovohet edhe nga Presidenti demokrat qė, pasi i mori pronat e tija, firmos dhe ligjėron vjedhjen e tė tjerėve.
    Ata qė kanė punuar nė ferma bujqėsore janė paguar pėr atė punė qė kanė bėrė si gjithė punonjėsit e tjerė.


    Toka bujqėsore, o malėsor nuk shkatėrrohet pėr tė ndėrtuar, e harrove zotimin qė more pak kohė mė parė pėr ullinjtė qė do tė mbillje, ti po i shkul edhe kėta qė janė. Turizmi organizohet dhe ndėrtohet me plane tė studiuara dhe jo nga fshatarėt e fermave qė s'kanė bukė tė hanė. Ata ose do t'ua shesin bosėve tė rinj tė drogės dhe gomoneve, ose fėmijėve tė tu kaq aktiv nė zonat turistike.


    Ti jo vetėm qė vjedh pronarin qė ke 20 vjet qė e sfilit duke mos e kthyer pronėn, por dhe ia dhuron njė personi pa asnjė titull pronėsie, vetėm se ata paskan punuar, mbase edhe vetėm 1 ditė nė ferma qė kanė 20 vjet qė janė shkrirė.
    Sali, sipas logjikės tėnde, tė gjithėve ne duhet tė na japėsh nga njė certifikate toke, se jemi lindur nė Shqipėri.


    Pra, o popull, ligji i ri Salinian na bėn tė gjithė aksionerė tė vendeve tona tė punės, sepse punojmė aty, do marrim certifikata tė shtėpive me qira, sepse jetojmė aty.


    Njė plakė vlonjate nė shkallėt e hipotekės tha njė ditė: nga gjithė tė liqtė qė kemi provuar deri mė sot, Enveri ishte mė i miri.
    Sali Berisha kėto fenomene qė po tė shkruaj unė nuk mund tė ndodhin nė asnjė qeveri demokratike.


    Ēdo kryeministėr tjetėr i njė vendi demokratik, ku shkelet kaq shumė ligji, do tė kishte dhėnė dorėheqjen. Por, ti ke probleme tė rėnda nė kėtė pikė zotėri. Ti akoma nuk ke kuptuar se Shteti qė ke krijuar ti ėshtė diktaturė dhe jo demokraci.


    Apeli im ėshtė: hiq dorė nga dėliret e tua tė Shqipėrisė tėnde, qeverise tėende dhe lėre kėtė popull, qė po i merr frymėn qė prej 20-vitesh, tė lirė nė rrugėn e vėrtetė tė demokracisė dhe tė rindėrtimit tė tij.


    I bėj thirrje kėtij populli tė lodhur, tė shpėrfytyruar nga virtytet e tij sociale nėn qeverisjen 20-vjeēare postkomuniste, tė mbledhė forcat dhe tė reagojė.


    Tani jemi tė bindur se e fundit qė mund tė bėjmė ėshtė tė flasim me Saliun dhe Qeverinė e tij hajdute. Tani detyra e ēdo qytetari, e ēdo patrioti, e ēdo njeriu qė do veten dhe tė ardhmen e tij ėshtė tė pyesė veten e tij ē'po bėhet me tė dhe tė kuptojė realitetin ku jeton. Ky realitet quhet shkatėrrim i identitetit, vlerave morale, shtetit, kombit, tė ardhmes.


    Mjafton tė kujtojmė famėkeqet firma piramidale, ku Sali Berisha siguroi Europėn botėrisht se paratė e popullit tim janė para tė pastra, para gjaku.


    Dhe populli i pagoi me gjak... Pėrgjegjėsit qė i lanė tė lulėzojnė kėto firma nuk u ndėshkuan asnjėherė. Pėrgjegjėsit e anarkisė sė dhunshme tė 1996-1997-ės nuk dolėn asnjėherė, viktima pėrsėri populli. Populli qė vuan pėr bukėn e gojės, rroga mujore mjafton vetėm pėr tė paguar elektrikun, tender qė vidhen, lypsarė qė mbushin rrugėt, tunele qė pėrpin buxhetin vjetor tė shtetit, fshatra tė braktisura pa shėrbim shėndetėsor dhe shkolla, vetėvrasje pėr shkak tė varfėrisė, Gėrdeci, minatorėt e mbetur minierave.


    Fatkeqėsisht, kjo masė qė quhet Popull, harron ēfarė i kanė bėrė dhe shkon voton pėrsėri pėr politikanėt dhe sot ėshtė kthyer nė skllave tė politikanėve se punėsimi ėshtė partiak dhe pėr tė marrė ose mbajtur njė vend pune, sot duhet tė paguash haraē dhe ai ėshtė i lartė.


    Por, gabohem, Saliu s'ka mė nevojė pėr votėn e popullit, ai atė e manipulon prej vitesh vetė. Keni dėgjuar ndonjė lider qė thotė: Partia ime, Qeveria ime, Shqipėria ime, dhe ka tė drejtė, tani janė tė gjitha tė Saliut. Kuvendin e zgjedh Saliu, Qeverinė e zgjedh Saliu, vendimet i merr Saliu. Bile, ai ka fuqi mbi Kushtetutėn, qė ėshtė e paprekshme.


    Pse jo? Kush ka fuqi pėr t'i kėrkuar atij llogari? Ai ka tė drejtė tė na shajė, tė na vrasė, tė na vjedhė, tė na prishi shtėpitė, tė na marrė pronat e trashėguara, duke u tallur me ne nė mėnyrėn mė monstruoze.


    Sali, jam kolegia jote, banoj prej 4-ditėsh poshtė dritares sė zyrės tėnde, dil dhe mė shiko.
    Ke 18 vjet qė i ke hequr familjes sime tė drejtėn tė gėzojė pronėn e saj tė trashėguar, duke e detyruar tė jetojė me rrogat e pensionistėve tė varfėr, tė rrėnuar nga zhgėnjimi.


    Kemi 18 vjet qė investojmė energjitė dhe financat tona pėr t'i marrė kėto prona. Kam 2 vjet qė kam braktisur fėmijėt dhe punėn time, dhe duroj pėrdhosjen e dinjitetit nė tė gjitha institucionet e tua qė tallen me tė drejtat njerėzore.

    Nė pritje tė pėrgjigjes Mimoza Boēari

    ***********
    *Autorja eshte mjeke kirurge, greviste e urise ne Tirane

    Shekulli





    E kushe je ti seeeeeeeeeee

    Ky rama do`i mbledhi ter kurvate e prostitutat e italise qe te bejne greve dhe ti kerkoijne llogari kryeministrite te shqiptarve ....

  8. #58
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga drifilon Lexo Postimin
    E kushe je ti seeeeeeeeeee

    Ky rama do`i mbledhi ter kurvate e prostitutat e italise qe te bejne greve dhe ti kerkoijne llogari kryeministrite te shqiptarve ....
    mos fol kot ... salis nuk eshte ne gjendje te mbledhe nje tufe njerezish ne Shqiperi, jo me n'Itali ... mbasandaj,

    e kap silvio per zhelesh dhe e hedh ne det per ... ti sjelle ca vasha te bukura ...

    eshte pimp, ndermjet te tjerash ...

  9. #59
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Nė ditėn e 19 tė grevės sė urisė


    19 ditė grevė urie. Trupi tretet dhe dobėsohet ēdo ditė. Dhimbje koke, turbullim tė mendimeve, marrje mendsh, dhimbje zemre, dobėsi trupore deri nė sfilitje. Dhimbje tė stomakut, tė barkut, tė gingivave, pėr shkak tė mospėrtypjes sė gjatė.
    Tensioni arterial ėshtė i ulėt. Shumė nga ne nuk pinė dot as ujin, shija e tė cilit ėshtė bėrė e neveritshme.


    Por ėshtė i domosdoshėm se ėshtė i vetmi qė na mban gjallė. Shumė kanė lėnė ēadrat, se trupi i tyre i dobėsuar nuk ka mundur tė rezistojė mė. Janė dėrguar nė spitalin infektiv ku nuk ka as aparat tensioni dhe po vuajnė fazėn e dytė qė ėshtė mė e vėshtirė se e para, kanė uri dhe nuk hanė dot, duhet tė hanė me kafshata se trupi i ēmėsuar nuk e pranon ushqimin.


    Kam 19 ditė qė jetoj nė kėto ēadra, populli im... Sot dua t'ju drejtohem me kėto fjalė. Tė jetosh nė Demokraci ėshtė njė gjė e bukur, ėshtė njė ėndėrr qė nuk ka fat ta jetoj ēdo popull, por demokracia nuk ėshtė njė tortė qė vihet nė tavolinė e tė lusin ta hash.


    Ajo ėshtė njė proces i gjatė zhvillimi, pune, pėrvoje qė bėhet me vullnet tė ēdo individi tė udhėhequr nga njė qeveri demokratike. Shteti ėshtė ndėrmjetėsi midis njeriut dhe lirisė sė njeriut.


    Nė njė shoqėri civile demokratike ne veprojmė si njė individ privat, i lirė. Njė shoqėri qė i drejtohet personit tė njeriut si mjet, e degradon veten nė njė mjet dhe bėhet lodra e fuqive tė tjera. Kjo qė po ndodh sot ėshtė pasqyrim i robėrisė sė mendimit dhe karakterit tonė si popull. Pėr mua tregon njė gradė shumė tė ulėt tė demokratizimit, qoftė kjo e shkolluar ose pak e shkolluar.


    Jemi njė grup njerėzish qė kemi zgjedhur njė formė proteste paqėsore, pėr tė realizuar pikėrisht kėtė tė drejtė njerėzore: tė mendosh, tė veprosh, tė jetosh i lirė. Ajo qė na mban gjallė ėshtė uria pėr liri, pėr tė drejtat njerėzore. Kjo dėshirė ėshtė kaq e madhe sa sfidon dhe urinė trupore.


    Tani nė mes tė Tiranės ka dy kulla, njė prej lecke, e sfilitur ku rreh shpirti i madh i tė drejtėsisė njerėzore, shpirti i lirė shqiptar dhe kulla e gurtė e qeverisė sonė, tė ulur nė kolltukėt e mėdhenj tė zi, qė e rrethuar nga uniformat e armatosura, qė injoron kėtė tė parėn dhe pret qė ajo tė tretet nėn hijen e heshtjes sė saj tė shurdhėt.


    Qeveritar, e dini ju sa ka pasur para jush nė ato kolltukė? Shumė kanė kaluar mbi kufoma njerėzish trupi i cilėve ėshtė tretur tashmė siē po tretet i yni ēdo ditė, por ideali i shpirtit tė tyre ėshtė transmetuar nė shekuj dhe se ka zhdukur dot asnjė kolltuk, asnjė fuqi.


    Ne jemi gjak shqiptar. Aty janė dhe ndjenjat e rilindėsve tanė. Kėto ideale tė lirisė i kanė recituar, pikturuar, filmuar kaq bukur artistėt tanė, njė pjesė e tė cilėve sot janė ngritur kundėr nesh. Si ka mundėsi? Pėrse, tė dashur, jeni kundėr nesh?


    Nuk ju pėlqen fjala liri, demokraci, tė drejta njerėzore? Pėrse minimizoni kėrkesat tona dhe i transformoni ato nė fjalėn pushtet? Pėrse na trajtoni si vegla nė dorė tė Edi Ramės? Ėshtė kjo e vetmja eksperiencė qė keni ju nė jetė, tė jeni vegla?


    Atėhere po ju them se forca e kėsaj ēadre nuk ėshtė as karriera dhe as paraja. Nė qoftė se ju tė nderuar keni mėndje tjetėr mbi zgjedhjen time, kam njė lutje: mbajeni pėr vete sa kohė qė nuk ju kam pyetur, mos gjykoni, se s'jeni gjykatės. Njė qytetar demokrat kur flet, thotė: "Unė personalisht do tė kisha gjetur kėtė rrugė..., ata njerėz nė ēadra janė tė lirė tė zgjedhin vetė...".


    Karrieristi shqiptar nuk ka nevojė pėr sakrifica tė tilla. Ai ka nevojė pėr tė tjera sakrifica. Korrupsion ėshtė fjala magjike. Me kėtė aftėsi i ngjit shkallėt e pushtetit. Pa karakter, ėshtė cilėsia e dytė qė duhet te kesh. Ndėrro flamurin sipas kohės dhe i ngjite shkallėt e saj. Servilosu dhe shėrbeji Saliut tė radhės dhe do tė dali gjithmonė njė kockė dhe pėr ty. Ėshtė kockė e mirė pėr njerėz pa ideale.


    Ajo tė bėn skllav por tė jep shtėpira, ajo tė bėn legen por tė jep leje pėr motoskafėt qė populli nga ke dalė ti nuk mundka ta ketė, tė fal lluksin, tė hash sa tė plasėsh atė qė i takon tjetrit, atij qė tė beson votėn qė t'ia bėsh jetėn mė tė mirė. Kaq pak tė duhet pėr tė bėrė karrierė nė Shqipėri.


    Janė 20 vjet eksperience tė tranzicionit demokratik nė Shqipėri. Nė kėto 20 vjet jeni dėshmitarė tė emigracionit masiv, eksodit qė hėngri jetėn e mijėra shqiptarėve, tė prostitucionit , shitjes sė fėmijėve pėr transplante, tė drogės, transportit njerėzor. Jemi sot populli mė i varfėr i kontinentit tonė. Varfėria e sotme ėshtė e barabartė me atė tė 100 vjetėve mė parė dhe atėherė ishim 100 vjet mbrapa botės.


    Jemi banorė tė vendit mė tė korruptuar 92%, qė e ka polarizuar kėtė vend nė mė tė varfrit dhe mė tė pasurit e sotėm tė Europės. Kjo pasuri brenda 20 vjetėve nuk mund tė bėhet me rrugė tė ndershme. Si i vunė qeveritarėt dhe zyrtarėt tanė kėto para? Tė gjithė e dimė, ata ju shitėn "kauzės" saliniane: korrupto, vidh dhe sundo.


    Ata vjedhin popullin qė i voton, vjedhin tenderėt, gjakun e emigracionit, shesin pasuritė e atdheut duke shkatėrruar ēdo gjė qė kish ndėrtuar ai nė tė kaluarėn, degradojnė natyrėn, bujqėsinė, blegtorinė, industrinė qė sot tė importojmė gjithēka.


    Nuk po flas pėr firmat piramidale, Gėrdecin, minatorėt, tė verbrit e rrahur, vetėvrasjet ditore nė emėr tė varfėrisė, pėrmbytjet qė shkretojnė veriun, shitjen e trojeve e ujėrave shqiptare, pushimet nga puna me motive partiake, etj pa fund.


    Me qėndrimin qė mban kjo qeveri ndaj pronės private, ka krijuar njeriun e ri, qė vjedh sa mundet, qė dhunon dhe tė pėrvetėson dhe si shpėrblim merr certifikatėn e pronarit... Ēfarė mendimi keni ju tė nderuar mbi qėndrimin e qeverive shqiptare ndaj pronės? Pėr sa kohė prona i shėrbeu gjithė popullit ajo ishte e shtetit.


    Tani qė ajo i kthehet pronarit pa asnjė baze ligjore kjo qeveri e mban peng dhe e torturon pronarin prej 20 vjetėsh nė morsėn e hekurt tė korrupsionit tė institucioneve tė veta, duke i mohuar jo vetėm pronėn, por edhe kualitetin e jetės, duke e lėnė me paramendim pronėn tė vidhet nga hajdutėt.


    Me ēfarė tė drejte ky kryeministėr, kjo qeveri mban peng pronėn shqiptarit, duke injoruar tė drejtėn e tij kushtetuese, tė drejtėn e trashėgimisė, duke thyer kėshtu vendimet dhe ligjet qė i ka bėrė vetė dhe betimin qė ka bėrė pėr tė zbatuar Kushtetutėn?


    Ēfarė bėn Presidenti ynė demokrat pėr kėtė shkelje tė rėndė qė i bėhet kėsaj Kushtetute pėr tė cilėn ėshtė betuar ta mbrojė? Ēfarė bėn ky president kur dėgjon se kjo qeveri nuk zbaton vendimet e gjykatave kombėtare dhe ndėrkombėtare?


    Na fton pėr dialog. Zoti President i Shqipėrisė nuk e di akoma se dialogu bėhet midis dy tė barabartėve dhe jo midis viktimės dhe hajdutit. Hajdutin e dėnon ligji. Por me mjerimin qė ka shkaktuar nė saj tė udhėheqjes sė tij, qė ėshtė po aq e paaftė sa ajo e Sali Berishės ai i ka zhytur ekzekutivin nė paaftėsi, korrupsion.


    Kėto tė vėrteta janė ato qė disa nga ju i quajnė "e keqja mė e vogėl". Ju lutem mė thoni nė ato diskutimet tuaja qė i dėgjoj me vėmendje, ēfarė e keqe mė e madhe mund ta gjejė Shqipėrinė? Mėndja ime prej gruaje greviste nuk ju kupton.


    Nuk e kupton se si kjo qeveri qė tashmė e di se jam nė grevė, pasi prej 18-vjetėsh mė ka mohuar tė drejtėn e pronės sė trashėguar, tė garantuar me kushtetutė, injoron vendimet e Gjykatės sė Lartė dhe atė Europiane, nuk prononcohet as me fjalinė mė tė thjeshtė: e dimė, do bėhet ose nuk do bėhet. Ky ėshtė krim njerėzor.


    Kur hyra kėtu kisha nevojė pėr njė megafon. Mendova se Saliu nuk e dinte se si sillen institucionet me ne. Por edhe tani qė e dėgjoi, Saliu hesht. Ai harxhon miliona me spote nė kėrkim tė korrupsionit dhe kur ja jep nė dorė dhe i thua ja ku ėshtė, ai qesh dhe thotė me veten e tij; paguaj budallaqe akoma se ke kuptuar, qė pa dhėnė nuk merr nė kėtė qeveri, se vetėm kėshtu do pasurohemi unė dhe banda ime...


    Jo, kjo nuk ėshtė ėndrra ime pėr atdheun tim dhe jetėn time. Pėr kėtė jam nė kėto ēadra. Ata njerėz qė nuk e kuptojnė idealin tonė mendoj qė nuk kanė tė drejtėn morale dhe qytetare ta shtrembėrojnė atė. Kjo ėshtė fyerje e dinjitetit njerėzor. Juve qė flisni ulėt, nuk ju fyeu askush nga ne, zonja dhe zotėrinj.


    Problemi qė kemi ne si popull nuk ėshtė as Edi, as rruga e bllokuar. Problemi i popullit Shqiptar nė kėtė moment ėshtė shumė mė madhor: QEVERIA SHQIPTARE DHUNON TĖ DREJTAT E NJERIUT. Dhunon tė drejtėn e votės, tė pronės, tė punės. Kėto janė tė drejtat elementare pėr njė shoqėri demokratike. Pra, kjo qeveri ėshtė antidemokratike. QEVERIA SHQIPTARE ĖSHTĖ E PAAFTĖ dhe RREZIKON TĖ ARDHMEN E SHQIPĖRISĖ.


    Edhe sikur mos ishim ne, ėshtė ekonomia qė apelon fort. Vendi ka borxhe tė larta dhe ėshtė zhytur nė varfėri. Ajo investon 5,6 Euro pėr frymė. Spitalet shqiptare krahasohen me ato mė tė varfra tė Afrikės. Vetėm 48% e popullsisė ėshtė e siguruar, tė tjerėt duhet tė paguajnė fatura qė nuk pėrballohen nga tė ardhurat. Sistemi arsimor i mangėt, shqiptari ėshtė kthyer nė popull analfabet, mbushur me tė "shkolluar" me diploma fals.
    Duhet tė vazhdojė qeverisjen kjo qeveri?


    Kėtu dua tė dėgjoj zėrin tėnd populli im. Ti qė e quan veten intelektual, priji kėtij populli tė jetoj i lirė dhe pa vuajtje, se nuk ka lumturi personale nė njė mjerim popullor. Kapeni kryeministrin tonė nė fluturimin e tij delirant tė "Shqipėria ime", "qeveria ime", "partia ime" dhe zbriteni nė tokė ku tė shikojė se asgjė s'ėshtė e tij dhe nuk mund tė jetė e tij, ēdo gjė ėshtė e Shqipėrisė. Ju pėrshėndes me respekt, Mimoza Boēari.

    *Shėnimi ėshtė dėrguar nė "Shekulli" orėt e fundit tė grevės sė urisė.

    Mimoza Bocari/Shekulli

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shoku tankist.. mir je mo..

    lol

    i beson ti ksaj bllokqenes.. se edvinit mo..lol

    --

    ja te lexojme cthot nje shqiptar i lire qe ska hyre nen zgedhen e edvinit..

    panorama
    -


    Epilogu i njė greve


    » Vendosur: 21/05/2010 - 07:51



    • Luēiano Boēi

    Kjo grevė u mbyll ashtu siē dhe nisi. Nė tė dyja rastet ishte njė rrufe nė qiell tė pastėr. E lėvizur brenda kėtyre dy ekstremeve identike, ajo zbuloi kotėsinė e vet, paqėllimėsinė, inkoherencėn, duke pėrvijuar nė historinė e shkurtėr tė politikės shqiptare, dėshtimin mė spektakolar tė njė lideri, i cili politikbėrjen e mbėshtet nė gjenerimin e konfliktualitetit dhe absurditetit.
    E pėrcjellė ndėr ne, me cilėsinė e atyre filmave bardh e zi, ku mbisundues ishin heroizmi fals dhe atdhedashuria false, ajo krijoi njė lloj impasi (shtangie) vlerash, kontributesh dhe perspektivash. Si e tillė, ajo ishte njė ndėr ato “ēudi shqiptare”, qė tėrhoqi rreth vetes interpretime dhe qėndrime nga mė tė ndryshmet, qė oshiluan nga ngritja e saj nė piedestalin e lavdisė, si ngjarja mė e madhe politike e shekullit qė po ndryshonte mentalitetin dhe mėnyrėn e realizimit tė artit tė politikės (!!!!, interpretimi majtist) e qė shkuan deri nė konsiderimin e saj si njė shfaqe cirku teatror, me aktorė politikanė tė majtė, tė cilėt, tė kapur nga pasioni i marrjes sė pushtetit, nuk po e kuptonin se ishin bėrė jo vetėm gazi i bulevardit, por dhe i botės.(interpretimi mė afėr sė vėrtetės).
    Pėr disa kohė ajo do tė vazhdojė tė qėndrojė ende midis nesh. Do tė qėndrojė si simboli i kotėsisė sė kapriēove politike tė liderit, si simbol i rrugės pa krye, si simbol i nėnshtrimit tė njė pjese tė politikės (sė majtė) ndaj interesave tė ngushta klanore e mafioze, si simboli mė i madh i pamenēurisė politike.
    Debatet rreth saj nuk do tė reshtin, pasi ata qė e ideuan, e organizuan dhe e mbyllėn, do mundohen t’i japin asaj atribute qė kurrė nuk i ka pasur, do mundohen ta paraqesin si veprėn e realizuar, si fitoren historike, si heroizmin mė tė pashembullt dhe si gurrėn nga buron gjithēka pozitive dhe e mirė, ndėrkohė qė nė vetvete ajo nuk ishte veēse njė pėrpjekje e dėshpėruar e atavizmave tė njė mendėsie tė kalbur, pėr tė ndėrprerė kohėsisht rrugėn e njė progresi tė pandalshėm, ėndrrėn evropiane mbarėshqiptare, dėshirėn pėr mirėqenie e demokraci.
    Ajo qė triumfoi nė kėtė fundgrevė ishte urtėsia dhe menēuria jo vetėm e pjesės mė tė shėndoshė tė politikės shqiptare, por mbi tė gjitha e qytetarėve tė kėtij vendi. Triumfoi jeta ndaj tentativės pėr ta asfiksuar atė, gėzimi ndaj dėshpėrimit konstant liderist majtist, entuziazmi pozitiv ndaj tundimit pėr tė afirmuar negativitetin dhe parazitizmin politik emfatik.
    Ajo qė fitoi ishte kauza e ndėrtimit tė njė shoqėrie demokratike, tė mbėshtetur nė vlera tė patjetėrsueshme dhe jo kauza, ose mė saktė kazusi (shkaku) i Edvin Ramės, pėr rrėmbimin e pushtetit jashtė dhe larg institucionit tė votės sė lirė, fitoi kauza e njerėzve me karakter dhe personalitet qė punojnė pėr kėtė vend e kėtė komb, qė e duan me shpirt atė dhe jo kauza e figurave qė vijnė nga thellėsitė e errėta tė historisė sė shqiptarėve dhe akrobatėve grafomanė e avokatēinjve tė vetė djallit.
    Qėndrimi ndaj kėsaj ishte prova pėr tė zgjedhur midis pėrpjekjeve pėr tė ndėrtuar shtetin ligjor tė sė drejtės, siē ne kemi bėrė, dhe pėrpjekjeve pėr tė instaluar njė shtet emocional partiak, me baza gjithmonė tė lėkundura dhe pre e dėshirave delirante tė devijantėve qė kanė uzurpuar tė majtėn, siē kėrkonin tė impononin ideatorėt e mbrapshtė tė saj.
    Dhe zgjedhja ėshtė e pamėdyshtė. Epilogu i kėsaj greve dėshmoi qartė se dėshira e shqiptarėve pėr shtet ligjor e pėr tė respektuar Kushtetutėn, rezultoi mė e fortė se dėshira pėr tė pėrkrahur idetė e ēmendura e tė zbukuruara pėr pushtet, tė njė lidershipi pa tė ardhme.
    Kjo ėshtė dhe vlera pamohueshme e kėsaj fundgreve.

Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •