Close
Faqja 28 prej 32 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 313
  1. #271
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Sabit Geci mė ka thėnė se ėshtė shef i policisė sekrete tė UĒK-sė
    Tetuta Rexhepi Bota sot

    http://www.botasot.info/mesme/Gjykata%20e%20Qarkut.jpg

    Nė vazhdim tė gjykimit qė po mbahet nė Gjykatėn Supreme tė Kosovės kundėr Sabit Gecit ka dėshmuar Ymer Ymeri dėshmitari me kondi “L”.
    Dėshmitari Ymer Ymeri, i cili ka dėshmuar kundėr tė akuzuarve e qė ka qenė i mbrojtur nėn kodin “L”, tė mėrkurėn ėshtė paraqitur nė foltore me kėrkesėn qė t’i hiqet anonimiteti dhe i ka dhėnė deklaratat e tij nė sallė nė prezencė tė publikut. “Pas luftės janė vrarė mbi 23 dėshmitarė dhe mendova tė dal hapur qė nėse ndodh diēka ta dini se kush mė ka vrarė”, ka thėnė dėshmitari Ymeri. Ai tė enjėn ka vazhduar dėshminė e tij me marrjen nė pyetje nga na e avokatėve mbrojtės tė tė akuzuarve. Ai ka thėnė se arsyeja pse ishte arrestuar dhe keqtrajtuar ishte sepse i pėrkiste subjektit politik tė LDK-sė. Dėshmitari ėshtė pyetur nėse e dinte datėn kur ishin vrarė Ahmet Krasniqi dhe Enver Maloku. Ai tha se e dinte qė ishin vrarė gjatė luftės mirėpo nuk e dinte datėn e saktė. “E di qė gjatė luftės por datėn nuk e di se nuk e kam shkruar sepse zyrtar nuk kam qenė dhe nuk kam besuar se sot do tė vija kėtu pėr tė dėshmuar”, ėshtė shprehur dėshmitari. Dėshmitari ka thėnė se ka qenė viktimė sepse i ka takuar njė subjekti kundėrshtar politik, LDK-sė dhe se atė kohė Ahmet Krasniqi dhe Enver Maloku ishin tė zgjedhur nga LDK dhe kishin funksione tė caktuara nė LDK. Dėshmitari ėshtė pyetur se nė kohėn kur kanė ndodhur vrasjet a ėshtė komentuar se kush qėndron prapa kėtyre vrasjeve. Ai tha se kishte besuar se kėta persona ishin vrarė vetėm pse kanė qenė nė LDK. “Unė jam burgosur dhe rrahur pėr vdekje pse kam qenė nė LDK, ma kanė vra vėllanė, u vra truproja e presidentit Ibrahim Rugova, Besim Dajaku, u vra gazetari i “Botės sot” Bekim Kastrati, u vra Xhafer Behrami, drejtori i shkollės fillore nė Qubrel, u vra Azem Ahmeti, nipi i heroit kombėtar Ahmet Delisė, u vra edhe Shaban Manaj. Veē pėr atė se kam qenė nė LDK jam rrahur madje ka pas atentat edhe nė presidentin Ibrahim Rugova”, tha ai.
    Dėshmitar Ymer Ymeri po ashtu ėshtė ballafaquar me deklaratat qė i kishte dhėnė mė herėt nė lidhje me takimin e parė qė e kishte pasur me Sabit Gecin, pėr tė cilin kishte thėnė se i ishte prezantuar si shef i policisė sekrete tė UĒK-sė, shefi i policisė ushtarake tė UĒK-sė dhe shef i policisė sė UĒK-sė. I pyetur se pse kishte thėnė tri herė ndryshe, dėshmitari u pėrgjigj: “Unė kam thėnė se prezantimi i tij ka qenė shef i policisė sekrete tė UĒK-sė, ndoshta unė nuk kam ditur tė bėjė dallimet prej emocioneve duke e ditur se ēka mė kishte ndodhur qe 12 vjet”, u pėrgjigj dėshmitari Ymeri.
    (Mė gjerėsisht mund tė lexoni nė numrin e nesėrm tė gazėetės “Bota sot’
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  2. #272
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Jav hanksh ti kejt shqiptarve tė shqiperis!
    nese nuk i mjaftoin te shqipris mund te vazhdoj edhe ne kosove

  3. #273
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    * Sharri
    06 MAJ 2011 04:05

    Guximin e ketij njeriu qe nuk e njoh,dhe nuk ia di moshen,duhet ta marrin edhe te tjeret,dhe te berat e ketyre burravecave,duhet te dalin sheshit.Keta nuk kane pasur guximin te vrasin Serb,dhe jane shfryre ne vellezerit e gjakut!Te lumt ore trim qe je paraqitur me emer para ketyre huliganeve,sepse te gjithe i dijme te berat e tyre,por jo vetem te tyre gjate luftes,dhe pas lufte!
    * AlbanGjakova
    05 MAJ 2011 23:05

    Kėta paskan vra mė shumė shqiptar se sa serbė...U zoti iu marroftė.Popull shkoni nė VV dhe jeni tė liruar nga e kaluar e marruar shqiptare...
    * samir
    05 MAJ 2011 23:05

    Drenica i njef shume mire keta banditet ne krye me Sabit Gecin,e me Haki hajnin,por i njef edhe familjen e ndershme Imeri.Keta hajna kan arrite ta bejne ate qe as Serbia nuk arrite ta bej ne Drenice,duke perdorur diku shantazhet,diku vrasjet,diku stimulimet,diku propaganden,e diku duke bindur drenicaket se pjeset tjera te Kosoves e urrejne Drenicen me shume se Serbia.E edhe ja kan arrite qellimit.
    * SAkica
    05 MAJ 2011 20:05

    Po dalin t\'zezat e \'Patriotave\'
    * Gazi
    05 MAJ 2011 17:05

    koha per drejtesi...zoti vrafte keta te ashtuquajtur komandanta te uqk-se...me teper kane luftuar kunder shqiptareve te dijshem se kunder okupatoreve..
    * shabani
    05 MAJ 2011 16:05

    Keta njerz kan qene komandanta te UQK-se. Ma shume kane luftu me Shqiptare se sa me Serb.Po te njejtit jane sote miljonera, po te njejtit sot po na udhheqin Shtetin.
    * FilizJellma
    05 MAJ 2011 14:05

    Krenaria dhe atdhedashuria eshte triumfale, rrefimi per te verteten nuk ashtė turp as tradhti. Te krymburit mbeten te krymbur. z. Imer Imeri familja juaj ka dhen kaher pėr Kosovė, ndersa hajdutet dhe tė pandershmit nuk mund te mposhtin. Sinqeriteti.
    * Visari
    05 MAJ 2011 13:05

    Kur jne ne gjendje te krijojne gjithe kete pasuri ne emer te luftes, atehere eshte per tu besuar qe kane bere edhe gjera te tilla gjate luftes. Rujna Zot prej komandanteve te tille!
    * urtari
    05 MAJ 2011 13:05

    Zoti te bekoft ty dhe familjen tende Imer Imeri...Haki Imeri ka qen nje petagog, nje gjuhtar ,nje mesimdhenes i pa krahasueshem...por e egzekutuan argat e djallit..Zoti marrt hak per te gjith se drejtesia spo duket gje kundi...

  4. #274
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Heronjt nuk kan brire..
    Ja keshtu jan.. njerez te thjeshte por qe brenda u vlon gjaku.. per te qen te drejte e te guzimshem ta thone ate cka eshte e drejta..

    Ymer Ymeri eshte nji Hero..

    I uroj shendet e mbaresi e prosperitet atij e Familjes se tij.. qe kushedi sa kohe ka qe vuan nen terrorin polpotist qoso -mutavist..

  5. #275
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Mė keqtrajtuan vetėm pse isha nė LDK



    Prishtinė, 6 maj - Dėshmitari Imer Imeri, i cili deri ditėn e mėrkurė ka qenė i njohur me kodin “L”, tė enjten ka deklaruar para trupit gjykues se disa vrasje qė janė bėrė kanė lidhje me angazhimin e njerėzve nė politikė.
    “Jam arrestuar dhe rrahur pse kam qenė nė LDK, ėshtė vrarė Besim Dajaku, truprojė e presidentit Rugova, ėshtė vrarė Bekim Kastrati, gazetar i ‘Botės Sot’, ėshtė vrarė Xhafer Behrami, drejtor i shkollės nė Qubrel, ėshtė vrarė Azem Ahmeti, nipi i heroit kombėtar Ahmet Delia, ėshtė vrarė Shaban Maraj, kryetar i LDK-sė nė Istog dhe avokat, gjithashtu ėshtė vrarė edhe vėllai im pėr shkak se ka qenė aktivist i LDK-sė”, ka thėnė dėshmitari Imeri Imeri.
    Imeri ka dėshmuar nė gjykimin ndaj Sabit Gecit, Riza Aliajt “Hoxha” dhe tė tjerėve.
    Nė ballafaqimin qė pati ky dėshmitar me avokatin mbrojtės tė Sabit Gecit, Mahmut Halimi, ai nga avokati u pyet pėr disa deklarata kundėrthėnėse tė tij. Halimi e pyeti dėshmitarin se pėrse nė deklaratėn e tij tė dhėnė mė 6 tetor 2009, ka thėnė se kur ėshtė takuar me Sabit Gecin, atij Geci i ishte prezantuar se kishte qenė shef i Policisė sė UĒK-sė, ndėrsa nė deklaratėn e sė mėrkurės ka deklaruar se kur ishte takuar me Gecin, sipas dėshmitarit, ai iu kishte prezantuar se ishte shef i Policisė Sekrete tė UĒK-sė.
    “Nė tė dhėnat dhe dosjen time qė mė ėshtė bėrė mė 2000-2001, thuhet se prezantimin qė ma ka bėrė Geci mua ka qenė shef i Policisė Sekrete tė UĒK-sė, ndoshta s’kam mundur tė bėja dallimin prej emocioneve duke e ditur ēka mė ka ndodhur”, ka thėnė dėshmitari Imer Imeri.
    Nė njė rast tjetėr, Halimaj e ka ballafaquar dėshmitarin me deklaratat e dhėna tė mėrkurėn, duke thėnė se dėshmitari kishte thėnė se ėshtė rrahur tri herė nga komandant Hoxha, e nė njėrin prej kėtyre rasteve nė prezencė tė Gecit, ndėrsa dy herė tė tjera derisa ai po vinte nga tualeti, ndėrkaq nė deklaratėn e dhėnė mė 2009, sipas Halimajt ai kishte thėnė se ēdo ditė vinte komandant Hoxha nė dhomė dhe e godiste me shufėr druri dhe e shqelmonte.
    “Me mė pas rrahė mė shumė se tri herė nuk isha gjallė me siguri, nuk e di qysh kanė luajtur kėto tė dhėna, por unė jam rrahur tri herė pėr vdekje dhe dy herė pastaj prej njė vajze dhe prej njėrit nga Gjakova, tė cilin e njeh Hoxha”, ka thėnė dėshmitari Ymeri.
    Ndėrkaq, pyetjes sė Halimajt, drejtuar dėshmitarit se pėrse ai mė herėt kishte thėnė se shuma e parave tė mbledhura nė Kroaci pėr t’ia dėrguar UĒK-sė ka qenė 27.000 marka, ndėrsa nė dokumentin qė prezantoi ai njė ditė mė parė dėshmonte se i kishte dorėzuar vetėm 24 mijė marka, dėshmitari deklaroi se i janė pėrzier shumat.
    “Nuk e kam pasur dokumentin nė atė kohė me vete, ngase e kisha nė Gjermani, dhe me siguri m’u ka ngatėrruar me lira dhe shilinga dhe pėr kėtė nė deklaratėn e parė e kam dhėnė shumėn e pėrafėrt”.
    Edhe me gjithė insistimin e dėshmitarit se ai kishte qenė viktimė pėr shkak se i takonte subjektit politik LDK, avokati Halimi ka thėnė se dėshmitari po mundohej qė ta politizonte kėtė rast, por qė sipas tij kjo mė shumė ka tė bėjė me fraksionet brenda UĒK-sė, ose me ngatėrresa brenda grupeve e jo me politikėn.
    Pyetjes sė avokatit Halimi se a e dinte dėshmitari se kur ėshtė vrarė Abedin Rexha, i njohur me nofkėn “Sandokani”, ai ėshtė pėrgjigjur se e dinte nga kush ėshtė vrarė ai, por se nė shtyp ka qenė vrasja e tij dhe tė gjithė e dinė madje, sipas tij, edhe tė akuzuarit.
    Halimi e ka pyetur nėse Imeri gjatė kohės sa ka qenė nė Cahan ishte marrė nė pyetje nga Geci, gjatė takimit tė parė te xhamia nė Krumė dhe pastaj nė kampin e UĒK-sė nė Cahan, ai e ka mohuar ta ketė bėrė Geci njė gjė tė tillė.
    “Absolutisht, asnjė deklaratė nuk e kam dhėnė para Gecit. Nė kamp Gecin e kam parė 20 apo 30 minuta e pastaj nuk e kam parė 1 muaj e gjysmė, i cili nuk ishte nė uniformė por mbante njė palė veshje e mbathje sportive, njė orė tė shkėlqyer dhe njė zinxhir nė qafė. Kėtu Geci ka qėndruar 6-7 minuta”, ka deklaruar Imeri.
    Ndėrsa pyetjes sė avokatit nėse kishte thėnė dėshmitari para prokurorit se ka dėgjuar se Geci ka qenė hajn dhe person i rrezikshėm, dėshmitari e ka mohuar kėtė.
    “Njerėzit flasin por unė asgjė konkrete nuk di pėr tė. Kėto fjalė i kam dėgjuar dhe i dėgjoj edhe sot sepse njerėzit flasin pėr Gecin, ashtu siē flasin pėr mua ithtarėt e tij. Kam dėgjuar po ashtu se ai ėshtė plagosur por nga kush nuk e di, sepse isha nė Kroaci”, ka thėnė Imeri.
    Avokati Halimi, gjatė seancės ka thėnė se dėshmitari Imeri nė prokurori nuk ka arritur ta identifikonte Sabit Gecin nė foto. Sipas Halimit dėshmitari ka identifikuar numrin 30 qė ishte Bardhyl Mahmuti, ndėrsa sipas tij Geci kishte qenė nė numrin 36 nė foto.
    Gjithashtu edhe avokati i Riza Aliajt, “Hoxhės”, Gėzim Kollēaku, gjatė seancės ka pohuar se dėshmitari Imer Imeri, nuk ka arritur ta identifikonte Alijan nė fotot e prezantuara nė hetuesi. Mirėpo, dėshmitari Imeri e ka mohuar kėtė duke thėnė se njė ditė para arrestimit tė Aliajt, ai e kishte identifikuar atė.

  6. #276
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Dėshmitari me kodin “K” tregon se si ėshtė arrestuar e rrahur nė kampin e UĒK-sė nė Cahan tė Shqipėrisė
    Tetuta Rexhepi Bota sot


    Dėshmitari i mbrojtur me kodin “K” tė hėnėn ėshtė paraqitur nė Gjykatėn Supreme tė Kosovės pėr tė dhėnė dėshminė e tij nė gjykimin kundėr Sabit Gecit, Rizah Aliajt dhe Haki Hajdarit, i njohur si “Haki Drenica”, Sali Rexhepi dhe Shaban Hotit, tė cilėt ngarkohen pėr veprat penale krime lufte kundėr popullatės civile gjatė vitit 1999 nė kampin e Cahanit, Shqipėri. Dėshmitari “K” duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė prokurorit tė ēėshtjes, Maurisio Salustro tha se pas bombardimeve tė NATO-sė nė Kosovė saktėsisht mė 30 mars 1999 me bashkėshorten e tij dhe disa bashkėfshatarė tė tij kishin shkuar nė Durrės dhe ishin vendosur nė kampin e punėtorėve nė afėrsi tė plazhit. Aty tha se kishin qėndruar 12 ditė derisa ishte arrestuar siē ,tha ai, nga Xhemshit Krasniqi.
    “Arrestimi ka ndodhur gjersa shkoja te njė shok i imi nė Durrės dhe mė dolėn dy persona civil njėri nga ta Xhemshiti me njė veturė tė cilėt mė pyetėn se kush jam, ku banoj dhe se a ka ndonjė person nga Rahoveci nė kampin e punėtorėve. U ofrova afėr veturės sė tyre dhe i pyeta se kush janė dhe mu pėrgjigjen se janė pjesėtarė tė UĒK-sė dhe se duan tė mė marrin nė pyetje dhe nėse kam faj tė mė mbajnė nėse jo tė mė lirojnė. Unė pranova tė shkoja me gjithė qeft. Nga aty mė dėrguan nė hotel “Drenica” nė Durrės ku ishte shtabi i UCK-sė. Kur shkova aty mė pyetėn nėse e njoh Xhemshitin dhe unė u thash jo. Kėtė person e njihja vetėm me emėr sepse ishte i vendit tim. Nė hotel mė dėrguan nė njė dhomė ku mė morėn informata dhe janė sjell shumė mirė me mua”, tha dėshmitari i mbrojtur “K”. Ai po ashtu tha se tė nesėrmen nė hotel ia kishin sjellė njė hetues nga Tirana pėr ta marrė nė pyetje. “Unė kundėrshtova gjatė kėsaj interviste dhe ai reagoi duke thėnė pėrse nuk ia keni lidhur duar kėtij personi. Unė pas kėsaj i thash se ti nuk qenke gjyqtar sepse nuk merret njė person nė pyetje me duart e lidhura dhe hetuesi u revoltuar dhe filloi tė mė pyeste pėr vitin 1981 dhe unė i tregova se isha vetėm mėsues”, u shpreh dėshmitari “K”. Ai po ashtu tha se nė mbrėmje tė asaj dite e kishin marrė dhe e kishin dėrguar nė njė qeli afėr njė lumi qė sipas tij ishte vend shumė i vėshtirė. Pastaj ai deklaroi se sėrish kishin shkuar dhe e kishin marrė dhe dėrguar nė hotel “Drenica” kurse disa persona tė tjerė e kishin dėrguar nė Kukės.
    (Mė gjerėsisht mund tė lexoni nė numrin e nesėrm tė gazetės “Bota sot”)
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  7. #277
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Demant ndaj deklaratave tė Gani Gecit

    Demant ndaj deklaratave tė Gani Gecit

    Publikuar: E enjte, mė 19 maj 2011

    Nė intervistėn dhėnė gazetės “Koha Ditore”, tė datės 11.05.2011, Gani Geci ka thėnė tė pavėrteta sa i pėrket ushtarit tė UĒK-sė, Agron Sylejmani.
    Tėrė intervistėn zotėria e mbėshtet nė thashetheme tė mbėshtetura nė njė deklaratė tė personit, i cili gjendet nė burg dhe ėshtė i dėnuar pėr drogė.
    Ne familja Sylejmani e dimė qė Agroni kurrė nuk ka qenė vrasės e aq mė pak vrasės me para.
    Ne dhe tėrė ushtarėt e UĒK-sė e dimė qė Agroni ka qenė njė ndėr ushtarėt mė tė dalluar tė UĒK-sė prej ditėve tė para tė fillimit tė luftės sė UĒK-sė.
    Ėshtė e vėrtetė se Agroni ka luftuar kundėr ushtrisė dhe policisė serbe dhe pėr ēlirimin e Kosovės. Andaj ne si familje dėshirojmė qė djali ynė, i cili ka rėnė pėr lirinė e kėtij vendi, tė mos lėndohet dhe tė fyhet pėr sė vdekuri, pasi ai nuk e meriton njė gjė tė tillė.
    Z. Geci nuk ėshtė mirė e as njerėzore qė problemet e juaja personale qė i keni nė kohet e shkuara t’i hidhni te njerėzit qė jetėn e dhanė pėr liri dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Familja Sylejmani
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #278
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    djali i juaj ka qene ne te njejtin grup me nazim bllacen dhe ka qene dora e djath e azem syles!
    djali i juaj nuk eshte vrar per kosove por ate e kane vra policet e kosoves ne vitin 2004!

    djali i juaj eshte personazhi kyq i shume vrasjeve ne kosove!
    agron sylejmani ka vra nje polic te unmikut nje polic shqiptar te policise se kosoves
    dhe perkthyes ne vitin 2004!

    pastaj agroni vritet mu aty nga policia e kosoves ne vitin 2004!
    tash qfar beteje paska bere agron sylejmani ne vitin 2004 na thuani dhe kunder kujtt paska luftuar ne kosoven e lire?!

    ju po mundoheni nje kriminel ta beni hero por kjo nuk mban uje !
    ate tash po e perdorin ish ustallaret e tij po thone se te gjitha vrasjet i ka ber ai!

  9. #279
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    KOMPLETOHET GRUPI
    Bajram Kiqmari i ėshtė bashkuar njėmbėdhjetė shokėve tė tij. Prokuroria i akuzon pėr terrorizėm, dhe vrasjen e dy policėve, nė mars tė vitit 2004 dhe tentim vrasjen e disa tė tjerėve dhe vepra tė tjera penale.



    Prishtinė, 15 korrik —
    I arrestuar mė 5 prill tė kėtij viti, Bajram Kiqmari nga Lladovci i Podujevės, sė shpejti do tė pėrballet para drejtėsisė pėr njė sėrė akuzash, pėrfshirė terrorizėm, vrasje tė dėshmitarėve, blerje tė armėve, bashkėpunim me persona tė tjerė.
    Ditė mė parė, nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, atij i ėshtė konfirmuar aktakuza, mirėpo deri mė tani nuk ėshtė marr asnjė vendim.
    “Bajram Kiqmari mori pjesė aktivisht nė njė organizatė terroriste, Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH)”, thuhet nė aktakuzėn e prokurorisė.
    Bajram Kiqmarit, i njohur mė nofkėn “Lami dhe Kulleri”, mbi barrė do t’i bien njė sėrė akuzash tė rėnda. Ai besohet qė ka inkurajuar aktivitetin e vazhduar tė grupit, duke pasur takime dhe kontakte tė vazhdueshme tė zgjeruara nė mars tė vitit 2004 dhe pas kėtij muaji.
    Gjithashtu ai akuzohet se ka vepruar sė bashku me persona tė tjerė, ka siguruar para pėr tė blerė armė pėr grupin, nder tjera ka vrarė dėshmitarė dhe ka blerė ushqim pėr grupin. Gjithashtu ai akuzohet se ka bėrė tė mundur qė paratė t’i shpėrndahen pjesėmarrėsve tjetėr nė grup, i ka dhėnė ndihmė personave tė tjerė pas njė akti terrorizmi apo nė lidhje me terrorizėm, pengim nė kapjen e personave tė kėrkuar.
    Na aktakuzėn e prokurores ndėrkombėtare, pėrmendet edhe emri i Shkumbim Mehmetit, pėr tė cilin thuhet qė me Bajram Kiqmarin ka biseduar me shprehje tė koduara. Sė bashku me tė, prokuroria akuzon edhe 11 persona tė tjerė, si pjesėmarrės dhe mbėshtetės tė grupit terrorist qė ka kryer vrasjen e dy oficerėve dhe tentim vrasjen e njė numri tė oficerėve tjerė mė 23 mars 2004, afėr Podujevės.
    “Mėnyra nė tė cilėn janė kryer kėto krime, manifesti qė e kishte nė xhep Agron Sylejamni dhe informacionet e marra nga policia pėrmes hetimeve ka bėrė qė prokuroria tė vijė nė konkludim qė kėto krime janė kryer nga njė grup i organizuar terrorist, qė pėrfshin personat e armatosur nė vendin e ngjarjes si dhe tė tjerė qė kanė ofruar ndihmė logjistike dhe financiare para dhe pas kryerjes sė vrasjeve”, vazhdon aktakuza e prokurorisė.
    Mė tej nė tė pėrshkruhet nė hollėsi ngjarja e 23 marsit tė vitit 2004, kur u vranė dy policė, njėri ndėrkombėtarė dhe tjetri vendor. Nė kėtė mėsohet tė kenė marr pjesė tė gjithė tė akuzuarit, disa prej tė cilėve nė mes vete gjatė gjithė kohės kanė diskutuar me kode.
    “Disa anėtarė tė grupit kanė pas njohuri specifike pėr krimin dhe kanė ndihmuar nė mėnyrė aktive tė tjerėt nė shkatėrrimin apo fshehjen e provave apo nė shmangien e kapjes nga policia”, vazhdon tutje aktakuza.

    Ngjarja e 23 marsit 2004
    Mė 23 mars tė vitit 2004, nė fshatin Shakovicė tė Podujevės, Possible Kojo Essuman, policė ndėrkombėtar nga Gana, Arsim Rrustolli, Basri Mulliqi dhe njė pėrkthyes kanė qenė duke patrulluar me njė veturė tė policisė sė UNMIK-ut, kur nė ta kanė shtėnė persona tė armatosur, tė cilėt besohet tė kenė qenė njė grup prej sė paku katėr ose pesė personave. Shkėmbime me armė zjarri ka pasur nga tė dyja anėt. Shkak I tyre nė vend ka mbetur i vrarė polici ndėrkombėtar nga Gana, njė pjesėtar i ShPK-sė dhe njėri nga tė dyshuarit, i cili besohet tė ketė qenė Agron Sylejmani. Ky i fundit mė pas ėshtė gjetur i vdekur nė shtėpinė e tij, ndėrsa nga kėtu policia ka konfiskuar njė sasi tė konsiderueshme tė armatimit. “Megjithėkėtė, Agron Sylejmani ka pasur fishekė nė xhepat e tij dhe njė revole e mbushur ėshtė gjetur nėn shpinėn e tij. Nė afri janė gjetur rroba ushtarake dhe policia ka gjetur njė dorėz e cila ėshtė pėrputhur me njė dorėz tjetėr tė gjetur mė parė”, thuhet nė aktakuzė.
    Nga ana tjetėr pėr tė akuzuarin Bajram Kiqmarin, prokurorja ndėrkombėtare pretendon se ka qenė pjesė pėrbėrėse e grupit terroristė. “Lėnda tij bazohet nė efektin e kombinuar te pėrgjimeve telefonike, regjistrimeve telefonike, disa prova tė gjetura dhe sjellja pas krimit”, arsyeton aktakuzėn e saj prokurorja ndėrkombėtare.
    Para gjyqtarit tė procedurės paraprake Bajram Kiqmari ka vendosur tė mbrohet nė heshtje. Ai ėshtė arrestuar mė 5 prill tė kėtij viti, pasi qė kishte qenė nė arrati pėr mė shumė se njė vit e gjysmė.
    __________________
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga G-2 : 20-05-2011 mė 08:12

  10. #280
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Dėshmitari “M”: Mė akuzonin pėr spiunim
    Publikuar: Sot, mė 20 maj 2011


    http://www.koha.net/repository/image...05110928_4.jpg




    Prishtinė, 20 maj – Nė Gjykatėn Supreme ka vazhduar seanca gjyqėsore e radhės ndaj Sabit Gecit, Riza Aliajt, i njohur si “Komandant Hoxha” dhe tre tė pandehurve tjerė, qė i janė bashkuar kėtij rasti kėtė muaj: Haki Hajdari, i njohur me nofkėn “Komandant Drenica”, Sali Rexhepi dhe Shaban Hoti.
    Nė kėtė seancė ka dėshmuar kundėr tyre dėshmitari “M”, i cili u mor nė pyetje nga prokurori i EULEX-it, Mauizio Salustra dhe nga avokatėt e tė pandehurve. Trupi gjykues ka qenė i njėjtė me herėt e tjera.
    Dėshmitari “M” para trupit gjykues ka rrėfyer pėr pėrjetimet e tij gjatė kohės sė luftės nė Kosovė, nė vitin 1999, nė kampin e Cahanit nė Shqipėri. Ai ka thėnė se gjatė bombardimeve tė NATO-s, ushtria e rregullt serbe i kishte pėrzėnė nga Peja dhe se pėrmes bjeshkėve kishte dalė nė Rozhajė tė Malit tė Zi, e prej aty nė Durrės tė Shqipėrisė.
    “Nė Durrės kam qėndruar nja 10 ditė. Njė mbrėmje po e shihja ditarin (lajmet) e orės 18:00 me djalin e motrės, kur nė derė hyri njė person e na tha se ishte nga SHIK-u dhe se duhej tė shkonim me tė nė Durrės. Mė kujtohet se ishte 16 prill 99”, ka thėnė ai.
    Sipas dėshmitarit kur kishte hipur nė xhip, aty kishin qenė edhe 2 a 3 veta qė i kishin thėnė atij se ishin tė SHIK-ut. Me atė xhip i kishin dėrguar nė hotel “Drenica”, dhe aty e kishin liruar djalin e motrės sė tij e atė e kishin mbajtur.
    “Njė person filloi tė mė marrė nė pyetje dhe mė pyeste se cilėt janė bashkėpunėtorėt e Serbisė. Emrin nuk ia dija, por mė vonė kam mėsuar se quhej Xhemshit Krasniqi. Dhe ai pėr njė moment e nxori revolen dhe deshi tė mė vriste, tė paktėn kėshtu u shpreh ai. Dhe gjatė asaj kohe ai mė fyente me fjalėn spiun. Pėr fat tė mirė timin nė atė ēast ka hyrė njė person tjetėr mė i gjatė se ai dhe i ka thėnė atij: “Avash, avash” dhe e ka larguar atė nga ajo dhomė”, ka thėnė dėshmitari “M”.
    Ai gjithashtu ka thėnė se aty ia kishin marrė unazėn, orėn, disa lekė qė i kishte me vete, patentėn dhe letėrnjoftimin e kurrė nuk ia kishin kthyer.
    “Aty mė pyesnin pėr bashkėpunėtorėt e Serbisė, nuk e di pėrse mė pyesnin mua pėr kėtė. Puna e fundit qė kam bėrė ishte ajo nė Sekretariatin pėr Punė tė Brendshme nė Prishtinė, ku isha polic. Por, mė 17 shtator 1990, mė se 100 veta kolektivisht e kemi lėshuar punėn dhe i jemi bashkuar popullit”, ka thėnė ai.
    Pas kėtyre pyetjeve qė ia kishin bėrė atij, dėshmitari “M” ka thėnė se ia kishin vėnė prangat dhe e kishin hipur nė xhip, kishin udhėtuar tėrė natėn dhe nė mėngjes kishin arritur nė Kukės.
    “Gjatė rrugės ata dy persona, njėri quhej Gėzim e tjetri Petrit, mė thanė nėse e dija se ku mė dėrgonin dhe unė iu pėrgjigja se jo. Dhe ata mė thanė se po tė dėrgojmė me tė vra, nėse nuk ka kush me tė ra mas. Dhe u thashė a do mė lėnė tė flas apo do mė vrasin menjėherė dhe Gėzimi mė tha se do mė lėnė tė flas. Dhe unė i thashė atėherė nuk vjen nė shprehje me mė vra kush, sepse nuk kanė kurrfarė arsyeje pėr kėtė”, ka thėnė ai.
    Sipas dėshmitarit, ai nė Kukės e kishte takuar “Komandant Drenicėn” dhe ai u kishte thėnė qė ta dėrgonin atė nė kampin e Cahanit.

    Shkrimi komplet nga ky gjykim lexojeni sot nė “Kohėn Ditore”
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

Faqja 28 prej 32 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •