Close
Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 118
  1. #31
    Ja pse quhet Berisha "diktator", sepse i priu nje levizje qe u hapi syte dhe mendjet shqiptareve, sepse bashke me Rugoven dhe djemte trima te UCK-se i priu levizjes me te madhe historike te clirimit te Kosoves, sepse bashke me Rugoven dhe Thacin trasoi koridorin qe i lidh fizikisht shqiptaret.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    JA SA SHUME E DO BERISHA SHQIPERINE , HYRJEN E SAJ NE EUROPE, DHE LIBERALIZIMIN E VIZAVE.

    Kryeministri i vendit Sali Berisha urdhėroi nė minutėn e fundit deputetėt e partisė demokratike nė delegacion ndėrparlamentar tė Integrimit nė Bruksel tė mos nėnshkruajnė deklaratėn e pėrbashkėt mes BE dhe Shqipėrisė, qė pasqyron detyrimet qė ka Shqipėria nė plotėsimin e kushteve si vend kandidat pėr anėtarė tė BE. Sipas njė prej europarlamentarėve, zotit Victor Bostinaru, kompromisi u arrit me tė dyja palėt, por nė fund zoti Beja pati njė telefonatė nga Tirana dhe bllokoi negociatat. Ky gjest ka alarmuar zyrtarėt mė tė lartė tė Bashkimit Evropian pasi konsiderohet si rast i paprecedent qė njė vend, i cili kėrkon tė anėtarėsohet nė BE, tė mos marrė pėrsipėr detyrimet qė i burojnė nga ky proces. Mbi tė gjitha ėshtė e rėnde qė njeriu, i cili vrapoi me njė dosje nėn sqetull, i vetėm njė vit mė parė tė dorėzonte me ngulm dhe kundėr vullneti tė BE kėrkesėn nė Prage, tani qė duhet tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsitė pėr kėtė proces urdhėron mos firmosjen e deklaratės nga ku burojnė kėto detyrime.

    Ky gjest mund tė ketė kosto tė rėndė pėr Shqipėrinė, pasi mund tė ndikojė te njė opinion negativ i Komisionit pėr hapjen e negociatave. Ajo qė zoti Berisha ka llogaritur me kėtė gjest, ėshtė acarimi i skajshėm i marrėdhėnieve dhe pėrpjekja pėr t’ia faturuar krizės politike, provokuar nga opozita, mbetjen e Shqipėrisė jashtė dyerve tė Evropės. Pasi u sigurua se liberalizimi i vizave ėshtė njė proces teknik dhe nuk varet nga kriza politike, Berisha duket se nuk ėshtė relativisht i interesuar pėr tė avancuar nė procesin e integrimit, pasi me standardet ku e ka ēuar shoqėrinė shqiptare, ai do tė detyrohet tė dorėzojė njė nga njė pushtetet e paligjshme qė ka fituar pėrmes represionit dhe shkeljes sė ligjit. Sot Shqipėria ėshtė republika e vetme evropiane, qeveria e sė cilės nuk ka respektuar dhe nuk ka zbatuar asnjė vendim tė Gjykatės Kushtetuese dhe gjykatave tė tjera tė vendit kundėr saj, ėshtė republika ku liria e medias pėrkeqėsohet me nga 8 shkallė pėr ēdo vit, ku liria ekonomike njeh rėnie dhe korrupsioni dhe trafiku i drogės kanė pesėfishuar pushtetin e tyre. Kjo republikė natyrisht qė e ka tė vėshtirė tė disiplinohet nė strukturat evropiane ku duhet tė hyjmė. Kryeministri Berisha i gjendur mes krizės me opozitėn dhe detyrimeve pėr t’u sjellė si lider perėndimor, ka zgjedhur tė shtyjė nė kohė portretin e tij perėndimor dhe tė vazhdojė tė sillet me opozitėn dhe krizėn politike si njė feudal i vogėl, i cili nuk lejon t’i preket sovraniteti i principatės sė vet, as nga Bashkimi Evropian.

    I bindur se do tė dėshtojė nė kėtė proces, ai kėrkon tė pėrfshijė BE nė anėn e vet pėr tė mposhtur njė herė opozitėn nė Tiranė dhe pastaj t’i hapė rrugė procesit tė integrimit. Bllofi i tij i djeshėm nė Bruksel kur me njė telefonatė anulon gjithė negociatat mes BE dhe Shqipėrisė, i ngjan pak a shumė sjelljeve tė diktaturave tė fundit nė Ballkan, tė cilėt delegacionet parlamentare i konsiderojnė thjesht kukulla, qė komandohen me telefona. Dhe ky detaj mjafton mė shumė se ēdo raport ndėrkombėtar pėr tė kuptuar nė Bruksel kush qeveris nė Tiranė.
    Berisha eshte heroi i ditve tona,ai do futet ne histori dhe femijt tan do mesoin per sakrificen qe ka ber per kombin,te huajt mund te lehin por shqiptaret e duan dhe si rezultat i kesaj ai qeveris edhe vendin.
    QENT LEHIN KARAVANI VAZHDON

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-11-2009
    Postime
    160
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ja pse quhet Berisha "diktator", sepse i priu nje levizje qe u hapi syte dhe mendjet shqiptareve, sepse bashke me Rugoven dhe djemte trima te UCK-se i priu levizjes me te madhe historike te clirimit te Kosoves, sepse bashke me Rugoven dhe Thacin trasoi koridorin qe i lidh fizikisht shqiptaret.
    Ku ta kapesh dhe ku ta lesh kete postimin tend or Mik ..
    "Berisha i priu nje levizje qe u hapi syte dhe mendjet shqiptareve" .... - ku ishe Ti ne ate kohe or Mik ? Pse e ditke kaq mire qe Berisha (NJE INDIVID i vetem) i solli begatine Shqiperise ????
    Kur isha njehere ne aeroportin "Nene Terza" te ndertuar dhe administruar nga Gjermano-Amerikanet, degjova nje si puna jote te thoshte : "he me te lumte o Sali se e bere Shqiperine lule ...". Nuk eshte ashtu or Mik sepse p.sh marreveshjen e nenshkroi nj Tradhetar edhe me i madh i Kombit tone, vete maskarai Fatos Nano.

    "sepse bashke me Rugoven dhe djemte trima te UCK-se" - nuk kam jetuar ne Kosove por me sa di une Rugova nuk mund te njehesohet me UCK-ne - apo gabohem ??
    UCK = Adem Jashari, Trimi i padiskutueshem mbarekombetar.

    Ndoshta gabohem, por edhe pse duket hapur qe je nje patriot i flakte, je i keqinformuar or Mik dhe nuk e ke shikimin te paster.

    Diku ne Forum kam lexuar : "kur tja fusin ne Shqiperi Saliut, merreni Ju ne Kosove se me siguri nuk do pendoheni "

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    u ngritet dhe dogjet shqiperin ne 97 fituat zgjedhjet dhe thot ky maskarai na mori parat

    ne dua kthejm parat biles me perqindje erdhet ne pushtet me gryken e kallashit,

    e mashtruat ate popull sa e dogjet e vrat e degediset ..

    vini ne pushtet 1998-2005 per shqiptaret nuk ndryshoje as nje gje

    i lat po aq fukarenje biles me shum

    dritat i kishit me orar ujein po listat neper furrat e bukes po ,,,

    ma bushni edhe mua mendjen te votoj per ju ,,

    keni po ata njerez qe bete 97 me ruc e malaj , a vall keni nderuar mendje tani do beni dicka ...hahahah

  5. #35
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    ne shqiperi ka nja 200 gazeta qe shajne berishen, 50 parti politike, 200 organizata jo qeveritare
    si na e nxirkeni berishen ju diktator
    ne fakt ju anarshisteve ju duhet nje diktator i vertete si puna e pinocetitit qe tu zhduki fare.

  6. #36
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Heshteni se fole demokrati,liberali ramiz alija!
    “Greva e socialistėve ėshtė pėr t’u admiruar”
    Ramiz Alia nė njė intervistė dhėnė pėr gazetarin Elton Metajn ka folur pėr gjithēka. Ai rrėfen momentet mė kulminante tė jetės sė tij. Arrestimin nga Berisha. Librin qė ka nxjerrė nė treg e deri tek greva e PS-sė. z.Alia, ju sapo keni pėrfunduar njė libėr me kujtimet pėr jetėn tuaj, dhe keni folur shpesh nė media, ēfarė thotė ish presidenti I republikės nė kėtė libė?
    Ky ėshtė njė libėr qė flet pėr jetėn time, praktikisht nė libėr un e nis qė nga fėmijėriua, qė kur kam qenė nxėnės I klasės sė parė fillore nė shkodėr dhe pastaj kur me gjithė familjen kemi ardhur nė tiranė dhe kamė filluar klasėn e dytė te tretė fillore nė Tiranė dhe pastaj tėrė jetėn time qė pėrfshin, po them, mosha e rinis,ė luftėn kundėr fashizmit dhe pas ēlirimit pėrpjejet dhe luftėn tonė pėr ndėrtimin e Shqipėrie tė re, e njė shqipėria qė populli tė ishte zot dhe tė gėzonte tė mirat e saj.
    Ju keni qenė pėr rreth 65 vjet figurė politike, cilėn do tė shkėpusnit si periudhėn mė tė rėndėsishme dhe mė me ndikim nė aspektin personal dhe politik tė jetės suaj?
    Po kėshtu ėshtė jetė. Sepse erdhėn ngjarjet e vitit 1990, fundit tė 90, kalimi I vendit nė demokracinė pluraliste pėr pasojė roli mbaroi dhe jo vetėm mbaroi por Sali berisha na futi dhe nė burg, kshu qė kaluam edhe njė eksperimet falė saliut, dhe pas kėsaj jeta ime active politike mbaroi.
    Sa peshė zė nė jetėn tuaj politike dhe personale periudha e luftės?
    Periudha e luftės unė mendoj se zė dhe peshėn kryesore, sepse nė periudhėn e luftės unė jam rritur nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Se unė kam marrė pjesė nė luftė qė kur isha i ri fare, nė rinbinė komuniste kam bėrė pjesė qė 16 vjec dhe pastaj menjėherė pas kėesaj unė futem nė partinė Komuniste shqiptare dhe si militant I saj nė punė nė shėrbim tė luftės nacional ēlirimitare. Gjatė gjithė luftės, pa kursyer asgjė, me qėllim qė tė arrinim atė fitore tė madhe qė populli jonė arriti dhe kjo ka qenė pjesa mė e ashpėr dhe mė e bukur e asaj kohe sepse shqipėria fitoi njė gjė tė tė madhe, fitoi lirinė, pavarfėsinė, tė cilėn fashistėt e kishin marrė.
    Sot ka shumė deklarata apo pėrpjekje pėr ta rishkruar atė periudhė, a jeni ju dakord dhe kush ėshtė pala qė ka mė shumė interes pėr ta rishkruar kėtė pjesė tė historisė sė shqipėrisė?
    Sot ėshtė 5 maji,. 5 maji ėhstė dita e dėshmorėve. Njerzit qė pretendojnė tė rishkruajnė historinė duhet tė ngjallen tė gjithė ata qė dhanė jetėn pėrė kėtė shqipėri dhe nuk kanė qenė pak. Qenė me mijra mijra vjaza dhe djem tė popullit shqiptar qė dhanė jetėn e tryre pėr tė ēliruar atdheun. Prandaj tė rishikosh, ēdo tė thotė tė rishikosh? Asgjė nuk ka pėr tė rishikuar, populli ynė luftoi heroikisht dhe nuk duhet harruar kurrė qė populli shqiptar mori pjesė nė njė luftė qė ishte njė luftė botėrore, ajo bėri pjesė nė kampin antifashist botėror qė udhėhiqej nga shba Bashkimi sovjetik dhe britania e madhe, dhe merita mė e madhe e popullit shqiptar ėshtė qė shqipėria u ēlirua vetė, nga partizanėt e saj, kush nuk erdhi nė shqipėri pėr tė na ēliruar, por ne ēliruam vendin, partizanėt ēliruan vendin. Nuk ndodhi kėshtu nė jugosllavi qė hyri ushtria e kuqe, nuk ndodhi kėshtu nė greqi sepse hynė anglezėt dhe amerikanėt, nuk ka ndodhur nė asnjė vend tjetėr, sepse hynė ushtritė angloamerikane apo sovjetike. Nė shqipėri jo, dhe kjo ėshtė njė meritė e madhe e luftėtarėve shqiptarė, edhe e udhėheqjes, udhėheqjes sė luftės sonė, sė komnadantit tė pėrgjithshėm, Enver Hoxhės,. Ēfarė duan ata tė shikojnė? Skanė pėr tė parė asgjė. Kjo ėshtė sheshit. Sot thash ėshtė 5 maji, asgjė ska pėr tė bėrė vetėm se me nderuar me respektuar me kujtuar tė gjithė ata dėshmorė qė dhanė jetėn e tyre pėr lirinė e kėtij atdheu.
    Si e kujtoni ju ditėn e 5 majit, si e drejton njė ish drejtues I luftės, njė ish drejtues I shtetit kėtė ditė?
    Nė 5 maj gjithnjė tė vijnė ndėrmend shokėt me tė cilėt ke luftuar dhe kanė rėnė nė luftė heroikisht. Unė kam pas shokė tė ngushtė, psh manush alimanin, kemi qenė shokė nė shkollė, nė gjimnaz, bashkė kemi hyrė nė rininė komunsite, nė partinė komuniste, bashkė kemi ikur nė njė ditė, unė kam ikur nė Berat dhe ai nė Shkodėr nė shėrbim tė luftės. Ai u vra. E zunė fashistėt gjermanė dhe e pushkatuan, ose mė mirė e torturuan dhe ju mbeti nė duar. Pra nė kėtė 5 majė, unė kujtoj njė njeri tė tirė, njė hero tė tillė qė ishte shoku im I ngushtė, ,siē kujtoj edhe qindra tė tjetėr. Kujtoj Margarita Tutulanin, dhe vėllain e saj Kristaq Tutulanin, tė duy kėta shumė bjerėz tė mirė, me tė cilėt unė bashkėpunova kur ika nga Tirana nė Berat, bashkėopunova pėr luftėn kundėr fashizmit, ishin dy njerėz tė mrekullueshėm, jo vetėm antifashitė tė vendosur, jo vetėm luftėtar tė vendosur, jo vetėm nė momentin e fundit kur fashistėt I vranė njėri pas tjetrin, por edhe gjatė kohės qė ishin nė Berat si drejtues tė organizatės sė partisė, tė organizatės sė rinisė dhe mund tė them me dhjetra dhjetra shokė tė tjetrė. Kjo ėshtė me tė vėrt6etė njė ditė qė njeriu kujton shokėt e vrarė. Ta anuk harrohen kurrė, se pot ė harrohen ata kemi harruar Shqipėrinė, kemi harruar atė qė bėri Shqipėrinė, kėtė shqipėri8 qė po e gėbzojmė tė gjithė ne, po e gėbzoni dhe jut ė rinjtė.
    Duket se ėshtė bėrė njė ritual I pėrvitshėm I politikanėve shqiptarė pėr tė nderuar 5 majin? A mendoni se janė vlerėsuar siē duhet dėshmorėt?
    Unė mendoj se vajtja pėr tė vendosur kurorė ėhstė njė gjė e bukur. Unė e ndoqa sot, fatėkeqsisht nuk shkova vetė atje, por e ndoqa nė television. Dy gjėra mė bėnė pėrshtypjė. Njė konstrast I mafh. Ndėrsa, shefat e vendit vendosėn kurorė tek monumenti dhe u pėrkulėn pėrpara monumentit, bėnė dhe njė deklartatė dhe ikėn, pashė me dhjetrėa e dhjetėra, burra dhe gra, e tė rinj qė me nga njė tufė lulesh nė dorė shkonin varr e mė varr, lexonin emrat e dėshmorėve dhe vinin aty lulet nė kujtim tė tyre. Ajo na duhet, tė mos I harrojė ata djem e vajza, ata tė thjeshtėt. Thash mirė ėshtė tė bėjnė nderime, port ė bėsh nderim nga njėra ana dhe nga ana tjetėr tė shtrosh ēėshtjen ta rishikojmė njėherė se ka gjėra pėr tė parė, indirect I vė shqelmin luftės dhe heroizmit qė kanė bėrė partizanėt tanė,t tanė, ata tė cilėt ne nderojmė sot., ėshtė kontradiktore.
    Mendoni se ka ardhur koha pėr tė ndėrtuar njė muze modern dhe cilėsor pėr luftėn e dytė botėrore , pėr tė pėrfshirė dhe konstributin e Shqipėrisė veēanėrisht, pasi siē thatė ju ka shumė specifika pjesa e shqipėrisė?
    Unė mendoj qė kurrė nuk ėhstė vonė tė kujtosh ata qė luftuan, ata qė dhanė jetėn e tyre pėr atdheun, ky popull, dhe jo vetėm mosha ime, se ne po ikim, por mosha juaj, mosha e rinisė, gjithė populli, ata qė ajėn sot dhe ata qė vijė nesėr kanė nevojė tė kujtojnė atė luftė tė madhe heroike qė ka bėrė populli ynė, qė ka qenė vėrtetė njė luftė e madhe, njė luftė heroike. Se ne ishim njė vend I vogėl, tė cilin e pushtoi fashizmi Italian, por mė pas erdhėn dhe gjermanėt, por u treguan tė egėr. Shpeshherė njerzit e harrojnė atė luftė, shyqyr qė kujtojnė 5 majin. Kujtojmė tė vendkurit, por le tė kujtojmė edhe shkatėrrimet e mėdha qė ka pas ky vend. Nuk po huj nė fshatra tė tjera tė rrėnuara. Por njė gjė, kur ia thashė njėrit dje, duke biseduar, qė tė gjitha urat, qė nga saranda deri nė shkodėr u shkatėrruan nga gjeramanet, iknin dhe shkatėrro urat, vetėm kėtė tė mendosh, pale mė porti I durrsit, I vlorės I shėngjinit, tė tėra u hodhėn nė erė, pale fshatra tė tėra qė u dogjėn, nė jug dhe nė very tė vendit. Nuk duhet populli jonė ta harrojė kėtė luftė, kurrėn e kurrės, sepse ajo ėshtė njė ndėr faqet mė tė lavdishme tė popullit tonė, lufta u bė, u fitua, nga populli u fitua, ėshtė gjynah, askush nuk duhet tė heqė dorė nga lufta, duhet ta nderojnė atė luftė, nuk ėshtė e imja, por ėshtė e jotja, e atij, e atij, e gjiothė popullit shqiptar. Sepse ėshtė e tė tėrėve, sepse luftoi gjithė populli aty,. Nuk luftuan 5 veta , as 500 veta.
    Ju mendoni se nė librat e historisė Ėshtė shkruar nė masėn e duhur pėr pjesėn e luftės. Dhe a kanė mundėsi brezat e rinj, ata qė shkollohen sot tė mėsojnė nė masėn e duhur pėr luftėn?
    Kam dėgjuar qė ka libra qė shkruajnė pėr luftėn, edhe shkrimtarė kanė shkruar, edhe romane kanė bėrė, pjesė arstistike, poezi janė bėrė, por unė mendoj se nuk ėshtė fjala pėr tė shkruar vetėm pėr luftėn, por duhet shkruar pėr popullin. Ne duhet ta trashėgojmė atė burrėri, atė trimėri atė vullnet qė treguan po them baballarėt tuaj, ata qė luftuan dhe u vranė, ishte nė meritėn e popullit tonė, ata nuk ishin njerėz qė erdhėn nga yjet, kėtu, I polli kjo tokė, ne duhet ti nderojmė ata. Kanė qenė nėn udhėheqjen e partisė komuniste, partia komuniste shqiptare e udhėhoqi kėtė luftė, enver hoxha ishte komandant I pėrgjithshėm I kėsaj lufte, ky ėshtė njė realitet I vėrtetė, por kjo nuk I ul asnjė vlerė, heroizmit tė atyre djemve dhe vajzave qė luftuan pėr vendin tonė. Merita ėshtė e tyre.
    Cila ėshtė arfsyeja qė ka njė farė ngurimi pėr ta ndarė kontributin qė ėshtė dhėnė gjatė luftės, tė figurave mė tė rėndėsishme tė luftė, duke e pėrzier kėtė me karrierėn politike tė pasluftės?
    Se vazhdon gjithnjė ai koncepti. Ja mos shko larg. Ti shiko greva qė po bėhet sot e rinisė, ata djem dhe vjaza janė pėr tu admiruar, qė pėr njė ideal tė tyren, pėr votėn e lirė, kėrkuan, bėnė protesta, shkruan, bėnė demostrata, pasi nuk I dėgjoi njeri vendosen tė futen nė grevė. Ata janė pėr tu admiruar pėr vullnetin e tyre tė madh, pėr vendosmėrinė e tyre tė madhe, nuk po kėrkojėn para pėr veten e tyre, bukė pėr veten e tyre, po kėrkojnė njė tė mirė pėr tė gjoithė shoqėrinė dhe unė mendoj se kushdo duhet ta shikojė me njė sy optimist kėtė problem, me njė sy pozitiv, dhe ti japė njė rrugzgjidhje tė drejtė, e cila vėrtetė tė kėnaqė masat e gjėra tė njerėzve dhe jo hajt tė ngihemi ta bėjėmė njė demostratė pėr kundėr demostratė siē pash nė television qė po bėrfatsin vajzat dhe gratė.

  7. #37
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Njezet Vjet Pas Renjes Se Komunizmit

    Frank Shkreli: Njėzet vjet pas rėnies sė komunizmit
    E Merkure, 05-05-2010, 09:59pm (GMT+1)

    NJEZET VJET PAS RENJES SE KOMUNIZMIT

    Nga Frank Shkreli

    Kohet e fundit, sic duket duke shenuar 20-vjetorin e renjes se komunizmit ne Evropen Lindore dhe ne ish-Bashkimin Sovjetik, ne shtypin shqiptar dhe ne mediat elektronike ne trojet tona ne Balkan, analiste dhe komentues, duket per arsye nostalgjike, perpiqen te shpjegojne se c'ishte komunizmi, duke u perpjekur t'i japin nje fetyre njerezore. Ata gjithnje perdorin marksizem-leninizmin shkencor per te sqaruar ose justifikuar teorine dhe praktiken e te ashtuquajturit revolucion proletar, dhe sipas tyre perfitimet e te mirat qe gjoja na paskan ardhur nga ai sistem. Por mjafton qe te citojme vet Leninin, i cili me mire se cdo njeri tjeter e percakton se cka ishte komunizmi, duke e cilesuar regjimin e tij si nje "pushtet qe nuk kufizohet nga asgje, as nga ligjet dhe as nuk u permbahet rregullave, por mbeshtetet krejtsisht ne dominimin absolut". Egersia ishte marka e komunizmit. Ishte nje ideologji qe kerkonte shkaterrimin e qenjeve njerzore kundershtare me te. "Ne nuk e kemi hedhur poshte kurre terrorin", shkruante Lenini me 1901.

    Edhe pas 20 vjeteve te renies se komunizmit ne Evropen Lindore dhe ne ish-Bashkimin Sovjetik, ne gjithnje mbajme mende emera te ish-udheheqesve komuniste si Lenini, Stalini,
    Mao, Pol Pot, Enver Hoxha, Fidel Castro e tjere, por hollesite rreth tmerreve te regjimeve te tyre po harrohen me kalimin e kohes ose fshihen me qellim, sidomos ne trojet tona ne Balkan. Analiste te famshem dhe jo aq te famshem shqiptare edhe sot i kendojne lavdi marksizem leninizmit si nje ideologji clirimtare. Gazetat ne Shqiperi, me nje nostalgji te pakuptueshme per periudhen komuniste dhe udheqheqsit e saje, jane te mbushura pothuaj cdo dite me shkrime nga kujtimet e ish-udheheqesve komuniste; vihen ne dukje kujtimet e tyre, u behen recensione librave, intervistohen ne televizion si burrshtetas legjitim dhe fotografite e tyre vihen ne faqet e para te gazetave. Lexuam nga faqet e para te shtypit te Tiranes se Ramiz Alia na paska shkruar kujtimet e tija. Ju siguroje se nuk ka gje te re per ato qe ka shkruar Alia, problemi eshte se a do te paraqesin keto gazeta anen tjeter te ngjarjeve, per ato qe nuk flet Alia, ne kujtimet e tija? Ne sistemin e soteshem demokratik, qe ai e luftoje per dekada, ai eshte i lire te shkruaj cfare te doje, nderkohe qe ai dhe sistemi i tij, jo vetem qe nuk lejonin lirine e shtypit dhe mendimin e lire, perkundrazi persekutonte dhe ekzekutonte ata qe perpiqeshin per nje gje te tille, deri ne ditet e fundit te atij regjimi, me 1991.

    Eshte detyre e jone, e atyre qe e kane perjetuar kete sistem nga afer, por edhe e atyre si une qe e kemi perjetuar kete sistem nga larg, te sigurojme qe brezat e ri te shqiptareve te mos harrojne kurre eksperimentin e deshtuar te regjimeve komuniste -- e pikespari te atij shqiptar-- qe vrane e prene, plackiten dhe u mohuan miliona bashkatdhetareve te tyre lirine dhe jeten, vetem e vetem se mendonin ndryshe. Nuk e di nese brezat e ri do te mesojne se komunizmi ishte nje ideologji djallezore, pergjegjese per vrasjen e me shume se 100 milion vetave. Ky numer eshte me i madh se humbjet nga semundjet, fatkeqsite natyrore dhe te gjithe ideologjive tjera politike shtypese, sic ishte nazicmi.

    Muri i Berlinit ra ne mbremjen e 9 Nentorit te vitit 1989, dy vjete pasi Presidenti i atehershem amerikan, Ronald Reagan duke folur ne porten Brandenburg sfidoi udheheqsin sovjetik Mikhail Gorbachev qe te rrexonte murin, dhe shtate vjete pas parashikimit te tij fisnik ne fjalimin para parlamentit britanik se Marksizem-Leninizmi po shkonte drejte "koshit te plehrave te historise."

    Renja e Murit te Berlinit, megjithse e papritur per kohen, u prite me duartrokitje dhe kenaqesi te pa mase ane e mbane Evropes. Fatkeqesia eshte se shume prej atyre qe vuajten nga sistemi komunist po vdesin dhe brezi i soteshem duket se po vuan nga humbja e plote e kujteses, duke perfshire ketu edhe intelektualet, shkrimtaret e gazetaret. Kane harruar se vetem 20-vjet me pare duhej te peruleshin para diktatoreve komuniste; kane harruar se sigurimi i shtetit te kersiste ne dere ne pike te nates, pa asjne arsye; kane harruar se nuk jane me subjekt torturash, ekzekutimesh e perndjekjesh; kane harruar se tani e hedhin voten sipas deshires, behen antare te cfardo partie politike qe duan, mund te bejne lirisht mitingje dhe gezojne liri shtypi. Kane harruar se nuk jane me te detyruar te behen antare te Partise (Komuniste) te Punes, per te gjetur nje pune te mire ose per te derguar femijen e tyre ne nje shkolle te mire brenda ose jashte vendit; kane harruar se neqoftse deshirojne mund te shkojne lirisht ne xhami, kishe ose cfardo faltore tjeter; mund te luten para bukes pa frike se nje antar i familjes do ti raportoje; kane harruar se tashti ata mund te udhetojne lirisht jashte vendit, te marrin pervoje e te kethehen ne Shqiperi e te krijojne bisnesin e tyre; dhe me ne fund te gjithe mund te shkruajne lirisht (duke perfshire ketu dhe Ramizin e Nexhmijen me shoket e tyre) libra, artikuj, vjersha, pa pase frike nga censura e shtetit.........e tjera e tjera.......Por mbi te gjitha, ata kane harruar se renja e Murit te Berlinit solli periudhen, kur kombi shqiptar nuk ka qene kurre me pare ne nje situate me te favorshme dhe me te lire, duke perfunduar edhe ne pavaresine e Kosoves.

    Injoranca mund te sjelle kenaqesi, por mund te jete gjithashtu vdekjeprurese. Neqoftse ne si komb nuk ua mesojme brezave te ardheshem te verteten e historise se pergjakshme te komunizmit dhe neqoftse ne vazhdojme te injorojme infektimet e vazhdueshme te kesaj ideologjie brutale ne shoqerine shqiptare, kejo shoqeri eshte ne rrezik te behet viktime e saje ose ndonje ideologjie tjeter te perafert. Ne kryeqytetin e Shteteve te Bashkuara te Amerike, ne Washington eshte ngritur nje permendore kushtuar viktimave te komunizmit boteror. Ka ardhur koha qe edhe Shqiptaret, 20-vjet pas renjes se Murit te berlinit, te vene ne dukje haptazi mekatet dhe krimet e ketij sistemi. Nje shoqeri qe nuk perballet me kete histori, sado qe e dhimbshme te jete, rrezikon ta perserise. Jemi deshmitare te situates se soteme politike ne rruget e Tiranes. Lind pyetja: kush perfiton e kush humb nga kejo ngecje politike, pas hyrjes se Shqiperise ne NATO e ne prag te liberalizimit te vizave dhe te antaresimit ne Bashkimin Evropian. Nuk di se kush perfiton, por e di se humb kombi shqiptar.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga PLAKU Lexo Postimin

    Qe po humb kombi shqiptar nge kjo politike e mbrapshte jam shume dakord.
    Po sa per komunizmin ai eshte aq i diskredituar sa edhe vete ata qe e kane bere e urrejne, komunizmi ka vdekur dhe gjalle jane fosilet e tij si ne Kore e Kube.
    Aq me teper ne Shqiperi nuk mendon kush me per te vec ndonje xhaxha qe nuk i thith me truri te reja.
    E keqja e Shqiperise eshte se komunzmi po vazhdon te mbijetoje me stilin e ri te Katovices. Dhe meqe eshte komunizem ne themel mbijeton vetem ne forme diktatoriale si nga njera parti ashtu dhe nga tjetra kur vine ne pushtet.
    Sot ne pushtet eshte pd dhe nuk do shume ta kuptosh qe eshte diktature.
    Shqiperia ka detyre paresore sociale te hedhe diktaturat.
    Se ka ndodhur qe per kunderti te dikatures Enveriste te ndertohet nje diktature e re.
    Albania Uber Alles

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-11-2009
    Postime
    160
    Citim Postuar mė parė nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    epo o traktorist saliu eshte nje person i vetem dhe nuk mund te merrte kazmen e te shkonte ne gryken e fanit te hapte korridorin qe po lidhe kombin...por ai me vullneti e tij te hekurt beri te pamunderen qe ky korridor te hapej...mund ta dish fare mire lobingun gati absurd te komunisteve shqiptare dhe shokeve te tyre greko-serbe per bllokimin e kesaj arterie...por ishte pikerisht ky njeri qe me force bashke me shoket e tij beri ate qe ne po e shijojme sot...
    Emri qe Ti ke zgjedhur per kete Forum, te nderon vetevetiu !!! Por ketu gabohesh.
    Saliu eshte e kaluara, eshte i djegur, eshte po aq i demshem per Kombin sa edhe Fatos Nano & Co
    Shqiperia teresisht po degradon, cka eshte fatekeqesi dhe per te te ardhur keq, kurse Politikanet e sotem Shqiptare jane asgje me shume se Tradhetare te ketij Kombi te vuajtur. Ti ngresh ne piedestal nderkohe qe asgje nuk eshte ne rregull, mua personalisht me duket cmenduri.
    Ti lash me flori nen llogjiken se mbrojne Kombin nga kthetrat e Komunisteve (po po, te Korese se Veriut) dhe tu falesh cdo vjedhje apo idiotllek qe ata bejne ... mua personalisht me duket cmenduri.

    Jane vecse Pederaste qe sollen pederastine ne Shqiperi, as me shume dhe as me pak.
    Nese je i Kosoves - te keshilloj si Mik - mos fol me zjarr as per Berishen e as per Ramen, sepse nuk mund te flasesh drejte (ashtu si edhe une nuk mund te diskutoj dot gjate me Ty per UCK-ne, edhe pse une ashtu si edhe Ti jam Shqiptar e bir Shqiptari). Ca i kane jetuar e ca i kane me te degjuar i thone kesaj ;-)

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cfar diktatori ky berisha..

    nuk i lejon opozitaret tja bllokojne deren e kryeministrise.. me cadra me hale portative me kamiona me magnetofona..
    nuk i lejon opozitaret ta shajne posht penxhereve..
    nuk i lejon opozitaret te shkojne neper qytete te mbledhin kuc macin e tyre.
    nuk i lejon te kene 20 gazeta e ekrane te tyret..
    nuk i lejon anil lenka cuko bashat te hyjne ne cadra te greves..
    nuk e lejon kryetarin e opozites te shkoje ne mengjez ta shaje fshatce poshte zyres e pastaj nuk e lejon qe kryetari opozites te fluturoje per paris.. e pastaj ne darke prap ne tiran nuk e lejon te sapo kthyerin nga parisi te shaje mbar e prap diktatorin fashist berisha..
    nuk e lejon opoziten te bejne vet kodin zgjedhor..
    nuk e lejon te kete 20 000 komisionere.
    nuik e lejon ti thote largohu diktatorit 100 her ne dite..
    nuk i le grevistet te dalin nga greva po i mban aty te lidhur me polic..

    skemi pare te till diktator..

    ..

    te keqen e xhaxhi enverit qe i lejonte keto gjera..

    prandaj ne enveristet duam te na kthehet ajo kohe me shokun edvin.. e prandaj hyjme ne greve..

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 08-05-2010 mė 09:38

Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •