Vizitat Baritore të Ipeshkvit të Kosovës Imzot Dodë Gjergji
Nëpërmes vizitës baritore Imzot Dodë Gjergji, ipeshkv yni, dëshiron të njihet për së afërmi me besimtarët, meshtarët dhe me motrat rregulltare, të cilat jetojnë dhe veprojnë në bashkësinë e famullive Kishtare, si dhe me të gjitha organigramën përbërëse që ka një bashkësi famullitare e Kishës. Gjatë vizitës baritore, ipeshkvi dëshiron të njihet nga afër si është:
Gjendja e bashkësisë famullitare dhe marrëdhënia mes meshtarit dhe grigjës, popullit, kuptohet, në rolin e prijësit dhe dëshmitarit të Ungjillit, si profet dhe ungjillëzues.
Bashkëpunimi mes meshtarit – famullitarit dhe motrave, Këshillit të famullisë, si dhe takimi me të zotët e shtëpisë, me korin e kishës, rininë, grupet katekistike, grupet apo lëvizjet e ndryshme laike. Fushëveprimi i tyre, grupet e punës, synimet, përvojat, propozimet...
Gjatë vizitës baritore Ipeshkvi do të jetë në shërbim për ndarjen e sakramenteve dhe sakramentoreve, si dhe për vizitë të të sëmurëve në dy familje: te ndonjë familje me të moshuar dhe të sëmurë dhe te një familje tjetër me ndonjë handikapat, sipas zgjerdhjes së famullitarit.
Po ashtu, do të ishte mirë të organizohet takimi edhe me të varfërit e famullisë, si dhe te një familje e merituar, e njohur dhe e pranuar për të mirë, për drekë apo darkë në famulli, apo edhe në familjen e tyre.
Takimi i Ipeshkvit me strukturat tjera fetare që janë të pranishme në famulli, si dhe institucionet shkollore, shëndetësore, pushteti lokal...
Koha e vizitës baritore: marsi dhe prilli 2010 për pjesën e Gjakovës, me fillim të premtën dhe përfundim të dielën. Të dielën pasdite fillon vizita në ndonjë famulli tjetër.
Radhitja e vizitës do të jetë: Doblibare, Beci, Novosella, Pjetroshani, Bishtazhini dhe Gjakova.
Krijoni Kontakt