Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724

    Duhani si mjet frymezimi

    Duke qene nder ata persona duhanpires qe i ka ardhur ne maje te hundes prej prepotences se reklamava antiduhan apo keshillave te rrethit shoqeror, mendova te shpreh mendimin ndryshe, per tju thene ketyre njerezve qe : Hej, ti ke te drejte per punen e duhanit, madje une di edhe nje teme ne forumin shqiptar qe me njofton per demet dhe me jep statistika te frikshme http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=76744 , por tani a mund me lesh rehat qe une te pi nje cigare ??

    Personalisht duhanin nuk e pi vetem sepse smund ta le, por edhe sepse nuk dua ta le. Gjate gjithe jetes sime nuk kam tentuar asnjehere te vetme per te hequr dore prej tij, sepse.....sepse me frymezon tymi
    Nuk ka asgje me frymezuese sesa te dalesh ne darke tek dritarja e dhomes, e teksa thith me sy gjithcka qe ben drite, e tymos erresiren dhe dritat i ben gri.
    Me kujtohet mire Bodler dhe poezia e tij ironike Llullat ne te cilen e quante vesin e duhanin si nje ves pertacesh, por megjithese e pelqej Bodlerin, nuk mund ta marr shume seriozisht sepse ai vete bente puf-puf gjithe diten.

    Ajo qe dua te them eshte se shume prej duhanpiresve, nuk e pine duhanin vetem sepse nuk e lene dot, por sepse duhani ju ofron dicka te cilen nuk mund ta gjejne me cimcakiza apo karamele.

    Ps : Kjo teme eshte per te gjithe njerezit jo paragjykues ndaj duhanit.
    Te gjithe anetaret qe mendojne ndryshe dhe e shohin duhanin si te patolerueshem dhe duhanpiresin si me te meta fizike ( nje pergjigje e vogel per Fisnikun kjo ), le te vazhdojne te shkruajne tek tema "Duhani dhe ndikimi i tij", linkun e se ciles jua dhashe me siper.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ta pish cigaren deri sa te te dale tym nga veshet. Problemi eshte tek faktet shkencore - shkaterrimi i memories ne tru (te pakten). Megjithese te frymezon per momentin (sic te frymezon dhe kokaina), pasneser fillon te flasesh me vete, sidomos me duhanin e sotem.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    ,disa e quajne ves,varet cdo gje nga kendveshtrimi i robit....duhani eshte nje nga kenaqesite e jetes.


    uhhhhh te heqim te gjitha kenaqesite e jetes,te leme cigaren,sexin,pirjen e nje gote vere dy apo tre apo kater...cfar na ngelet nga jeta!!!!!!!!!!!


    na e shpifen ato reklamat antiduhan.....kush thote qe duhani demton shendetin le te vije te beje braccio di ferro me mua.ose i ngjitemi nje maje mali te shohim kush arrin i pari


    I can't stop smoking 'cause I love it
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #4
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar mė parė nga Borix Lexo Postimin
    Ta pish cigaren deri sa te te dale tym nga veshet. Problemi eshte tek faktet shkencore - shkaterrimi i memories ne tru (te pakten). Megjithese te frymezon per momentin (sic te frymezon dhe kokaina), pasneser fillon te flasesh me vete, sidomos me duhanin e sotem.
    Pse duhet patjeter te me tregosh shkaterrimin e trurit kur une e theksoj vete ne ate qe kam shkruar, kam postuar madje edhe linkun e nje teme qe te tregon te gjitha demet ? Per asnje moment te vetem nuk kam kundershtuar faktet shkencore dhe nuk kam nder mend ta bej. Problemi eshte qe ne kete teme nuk ka vend per to.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Dakord, une e kisha fjalen per ate temen tjeter...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #6
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Jim Morrison theshte gjithmone: Une e dua cigaren.....eshte e vetmja gje qe digjet per mua!
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  7. #7
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Pratolini

    Fisnik, pergjigjen time une po ta jap ne temen e re qe do hap tani, hidhi nje sy po deshe.

    Per sa i perket temes tende, ajo mbyllet ketu. Mund edhe te ishte fshire fare, por mendova thjeshtta mbyll per te respektuar postimet e anetareve te tjere.

    Tema eshte ndertuar mbi paragjykime dhe diskriminime pa baze llogjike, duke i cilesuar njerezit sipas kategorive : pi duhan, s'pi duhan.
    Separi ke nderimet e mia ...

    Nuk po kuptoj faktin ,qe nje Teme qe ka karakter te po ketij lloj qe ka per destinim ky Nenforum te mbyllet ,duke dhene disa arsyeje aspak bindese dhe jo bindese por edhe termi bindeshemeri te pedoret ne kete rast paraqet absurditet ne vete.

    Une thjesht parashtrova nje Pyetje permes temes ne fjal ,qe normalisht duke pasur edhe Mnedimin tim te caktuar ,se qfar mendoj me konkludimet e mia ,qe thjesht paraqesin natyren e mendimit tim Autonom ,qe e ka edhe per destinim ky forum.

    Me temen ne fjal nuk pata per qellim ta ofendoj askend ,sepse nese ofendohet dikush me keto lloj kunkluzione,sinqerisht mendoj se ai ka ofenduar veten separi . Thjesht ishte Qeshtje qe i perket kryekeput Botes se Psikologjis apo me mire te them botes se Patologjis Subjektive.

    Thjesht une mendoj se Tema ne fjal ishte Unike dhe nuk paraqet analogji me asnje teme qe i dedikohet qeshtjes se Duhanit,sepse me shume eshte Qeshtje Shkencore se sa nje Qeshtje e niveleve te Forumeve dhe atyre qe kan ne dore mjete teknologjike dhe lozin me mendimin e dikujt qe fare nuk e kupton.

    ----------

    Mirpo desha te shtoj diqka ne lidhje kete qeshtjen e Arsyeshmeris per te pir duhan,Jo qe une mendoj ,por edhe nga ana faktike dhe Teorike ,nuk guxon te me thotė dikush qe existon qoft edhe nje arsye perkthelese ne form mesazhi me Tonė te karakterit femijeror.

    "Arsyeshmerin" ne menyre matrapazlleke mundet ta thotė vetem ndonje Kompani e Duhanit si shembull : Marlboro,West apo Kent te cilat luajn me Miliona fal punes se tyre me Duhan.

    Pratolini
    Ajo qe dua te them eshte se shume prej duhanpiresve, nuk e pine duhanin vetem sepse nuk e lene dot, por sepse duhani ju ofron dicka te cilen nuk mund ta gjejne me cimcakiza apo karamele.
    Poashtu ia vlen te diskutohet dhe shqyrtohet ky pohimi juaj,sepse ne baze te faktit qe Nje qetesim me efekte te njeanshme te cilen mund ta shkaktoj edhe nje Narkotik konsiderohet njemendesisht si semundje psikike ,ateher edhe pohimet e juaja se edhe Duhani mund te luaj nje rol te caktuar ne qetesimin e psikikes se nje duhanxhie,ateher jo gabimisht mund ta fusim kete lloj qetesimi ne radhen e qetesimeve qe i ofron Bota e Narkotikeve.

    Keshtu qe qdo qetesim qe vie nga nje Burim i dyshimt siq jan Duhani,Droga etj per boten e te menqurve konsiderohet si diqka e thjesht qe nuk eshte ne rregull dhe artificiale dhe ato qetesime qe konsiderohen si Natyrale ato dihen nga te gjithe,dhe nuk ka nevoj per rishqyrtim..

    Keshtu qe per fund po e permbledhi me nje thenje kete qeshtje :

    "Nje Duhanxhi ka probleme Psikike sepse nuk mund ta ndaloj veten nga nje veprim qe Boterisht konsiderohet Absurd "

    hajde shnet
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  8. #8
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    "Nje Duhanxhi ka probleme Psikike sepse nuk mund ta ndaloj veten nga nje veprim qe Boterisht konsiderohet Absurd "

    Si boterisht ? Kush eshte boterishti ? 20 % e njerezve qe e pine nuk e konsiderojne absurditet.

    20% e botes eshte islamike, ndersa 80% e botes e konsiderojne islamin si absurditet, atehere po te praktikoja shprehjen tende gjithe islamiket jane me probleme psikike.

    Nga te erdhi ky arsyetim skandaloz ?

    Mund te thuash qe duhani meqe te ben dem eshte keq, po jo se deshmon per mangesi psikike.
    Ceshtja eshte se nuk eshte aq keq, sa shoqeria te vendose mosprodhimin e duhanit.

    Duhani hyn tek e njejta kategori demesh qe ka gota e trete e veres, meqe deri ne dy te ben mire apo dopioja e dyte e rakise.

    Jam nga ata qe jane te tunduar ta lene, por si e tha edhe pratolini, ndonjehere me jep iluzionin se me frymezon , keshtu qe jam ne medyshje.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  9. #9
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    "Nje Duhanxhi ka probleme Psikike sepse nuk mund ta ndaloj veten nga nje veprim qe Boterisht konsiderohet Absurd "
    teori e gabuar.

    asnjeri nuk eshte perfekt.Te gjitha kane huqe dhe vese te keqija.
    dikush me pak dhe dikush me shume .

    sipas kesaj teorie i bie qe te gjithe te jene me probleme psikike??????


    po i shtoje nje citim...

    Jim Morrison theshte gjithmone: Une e dua cigaren.....eshte e vetmja gje qe digjet per mua!
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  10. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Shiko

    Edhe ata qe konsumojn Drogen,per ta konsumimi i droges nuk paraqet Absurditet ,ndersa per Jo Konsumuesin dhe poashtu edhe per nje neutralist apo nje Njeri i menqur qe i di specifikat negative te droges mund te te deshmoj absurditetin e konsumimit te droges,keshtu qe eshte njejt edhe tek Duhanxhia . Une sinqerisht nuk mund ta konsideroj nje njeri Me psikike Te shendosh ,nese ai nuk mund ta beje nje menaxhim te thjesht apo te mendoj kjart se eshte duke e bere kete veper absurde,tash logjikoje ti vete kete: te fus ne goje lende djegese apo thjeshte Tymin e nje djeg-je,i cili eshte Kancerogjen ,te ndeshkon materialisht ,ndotė ambientin,demton te tjeret ,dukesh keq (zakonisht me cigare ne goje dukesh si i qmendur) sepsje je i njeri Jo I pavarur nga Duhani,Nje Duhanxhie i vie aromė aq e keqe sikur sapo te dilte prej Toaletit,Plus tash me sanksionet e rekomanduara nga BEja ndaj secilit shtet ,sa qe nese te nxen duke konsumuar nje cigare ne ambientet Publike ,mund te ndeshkohesh deri ne 2000 Euro (Ne Irland) e shume arsye qe ngacmojn arsyen dhe logjiken qe nje Veprim i tille konsiderohet tashme boterisht absurd .


    Thjesht une nuk kam rrespekt per nje Duhanxhi ,perderisa ai nuk me rrespekton mua duke ma rrezikuar shendetin ne qdo moment . Andaj Une me bindje te plot dhe asesi ne dilem ,konstatoj se kemi te bejme me Psikike te dyshim ne kete rast.

    kalo mire
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pratolini : 20-02-2009 mė 15:41 Arsyeja: Ne kete teme nuk lejohet postimi i problemeve qe sjell duhani !
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Duhani dhe demet qe ai shkakton...!!!
    Nga new-man nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 05:42
  2. Duhani dhe ndikimi i tij
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 11:55
  3. A duhet te ndalohet duhani ne vende publike?
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-02-2005, 20:02
  4. Ndalohet duhani nė vende publike nė Shqipėri
    Nga Larsus nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-06-2004, 12:03
  5. Aborti, Kush ka te drejten e jetes?
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 05-02-2003, 06:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •