Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295

    Kosovari mund të bëhet afrikan për 6 mijë euro!

    Ja ne qfare derexhe e ka sjell popullin Shima me kliken e tij.

    Prishtinë, 16 mars - Për një shumë të hollash nga 6 mijë deri në 10 mijë euro kosovarët mund të marrin nënshtetësi të Namibisë, Guajanës dhe Belgjikës. Kjo mund të bëhet në qendër të Prishtinës, në zyrën e kompanisë “Megacities Consulting”, e cila këtë procedurë mund ta kryejë për katër javë, në rastet e “komplikuara” deri në tre muaj, shkruan sot “Koha Ditore”. Pronari i kësaj kompanie, Naim Hyseni, në dhjetor të vitit 2009 e ka regjistruar në Ministrinë e Tregtisë biznesin e tij për kryerjen e ndërmjetësimeve në punësim, shkollimin e të rriturve dhe për aktivitete të tjera afariste. Por, zyra e tij që gjendet te “Kroi i Bardhë”, në lagjen “Dardania”, përveç kurseve të gjuhës angleze për klientë, e të cilëve u jep viza të përhershme qëndrimi në Angli për një shumë prej 10 mijë eurosh, ai ofron udhëtime pa viza edhe për vendet e tjera të botës. Për t’u bërë më i lehtë udhëtimi drejt vendeve të tjera, agjencia e tij pajis klientët me nënshtetësi të vendeve afrikane dhe të vendeve të Amerikës Qendrore.
    Ky aktivitet vlerësohet i paligjshëm nga qeveritarët, gjyqtarët dhe policia. Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, kërcënon këtë kompani me pasoja juridike.
    “Askush nuk mund ta bëjë një veprim të tillë. Pas hetimeve ushtruesit e këtij aktiviteti mund të kenë pasoja juridike”, ka thënë Kuçi.
    Sipas tij, ekzekutivi i vendit nuk ka njohuri për hapjen e një agjencie të tillë “konsullore” në vend. “Në botën moderne duhet të merret leje nga shteti që të bëhen vendime të tilla konsullore”.
    Edhe Agim Krasniqi, ish-gjykatës në Gjykatën Supreme të Kosovës, thotë se askush nga Kosova nuk ka të drejtë që t’i sigurojë ndokujt nënshtetësi të huaj. Një gjest i tillë, sipas tij, është vepër e cila duhet të ndiqet nga organet e drejtësisë.
    “Askush nuk ka të drejtë të japë shtetësi për ndonjë shtet të huaj. Ato janë mashtrime për popullin me qëllim të përfitimit material. Policia menjëherë duhet të ndërmarrë diçka”, ka thënë gjykatësi Krasniqi.
    Ndërkohë në Policinë e Kosovës thonë se në zyrat e tyre nuk ka arritur informacion i tillë.
    “Në momentin kur të vërtetohet një gjë e tillë do të nisin hetimet dhe do të merren masat e nevojshme”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
    Derisa institucionet e vendit nuk dinë gjë, por premtojnë angazhimin e tyre, kompania “Megacities Consulting” vazhdon t’u bëjë çarenë njerëzve “me nevojë”. Dhe procedurat janë shumë transparente. Një kosovar, pasi t’i paguajë 10 mijë euro, e merr nënshtetësinë e Guajanës, një shtet i cili është protektorat i Britanisë së Madhe dhe me këto dokumente mund të shkojë pa viza nëpër të gjitha vendet e Evropës dhe në Kanada. Ndërsa për Shtetet e Bashkuara të Amerikës klientët e kësaj kompanie këshillohen që pasi të futen në Kanada mund të marrin më lehtë viza për në këtë shtet.
    Më e lira është nënshtetësia e Namibisë, e cila ndodhet në kontinentin e Afrikës dhe me pasaportën e këtij shteti, e cila sigurohet nga kompania “Megacities”, mund të “lundrohet” nëpër shtetet jashtë Evropës. Për të interesuarit, të cilët duan të shkojnë në vendet e largëta, si Japonia e Kina, duhet të paguajnë dhjetë mijë euro për pasaportë belge.
    Sipas pronarit të kësaj kompanie, Naim Hyseni, ka shumë të interesuar që duan të udhëtojnë pa viza nëpër tërë territorin e botës.
    “Shumë persona janë në procedurë e shumë prej tyre veç i kanë marrë këto dokumente. Por, numrin e njerëzve nuk mund ta zbuloj”, ka thënë Hyseni.
    Përveç udhëtimeve pa viza kjo kompani ofron edhe viza të përhershme për në Angli, viza 2 deri 5-vjeçare në Qipro, si dhe viza në Holandë. Po ashtu ofron edhe mundësi migrimi të rregullt në vendet, si: Kanada, Angli, Australi dhe Zelandë e Re.
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    toni karlosi

    Citim Postuar më parë nga toni karlosi Lexo Postimin

    kto jan mashtrime dhe dhe trillime te matrapazve te kosoves e provuan disa por nuk u doli ashtu 1omije euro ti japesh si gurisht ket e ben dikush qe ka pasuri me bollok veq mashtrim

  3. #3
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    Kosova e pavarur , sovrane , demokratike...mesiguri kom harru ndonjë mbiemër .

    hasa me shokë nuk u intereson fare se cka bëjn e si veprojn populata e vendit. Ata i kan paret e buxhetit në dorë , mbarojn shtëpi-pallate , mbushin konot bankare , "shkollojn" familje e vet ...
    Paramendoni gruja e hases kish magjistru dhe po fillojke doktoraturën. Po ligjeroje se në një kolegj privat.
    Jom tu paramendu sa të fort do të dalin ata "student" nga kjo "profesoreshë".

    Mesiguri një pjes e madhe e këtyre "studentëve" kur e kryn shkollimin , shkojn lajmrohen në qet agjensin e bëhen afrikan .
    hasa duhet me shku mi marr një nënshtetësi afrikane i pari se e ka bo Kosoven si Zulluland
    .

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    BAC, U KRYMB , E HASA ME SHOKË PO LAVDËROHET ME KRYMBJEN E KOSOVES!
    POPULLI I SHKRET EDHE AFRIKAN PO BOHEN VETËM E VE¨TM MOS ME BO SEFA NË "DEMOKRACIN" E HASES!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga toni karlosi Lexo Postimin
    Por, zyra e tij që gjendet te “Kroi i Bardhë”, në lagjen “Dardania”, përveç kurseve të gjuhës angleze për klientë, e të cilëve u jep viza të përhershme qëndrimi në Angli për një shumë prej 10 mijë eurosh, ai ofron udhëtime pa viza edhe për vendet e tjera të botës. Për t’u bërë më i lehtë udhëtimi drejt vendeve të tjera, agjencia e tij pajis klientët me nënshtetësi të vendeve afrikane dhe të vendeve të Amerikës Qendrore.
    Sigurisht ky paska lidhje me Qeverine Britanike dhe po ia rregullojka lejeqendrimin

  5. #5
    donarben
    Anëtarësuar
    29-07-2007
    Vendndodhja
    montreal canada
    Postime
    8
    Quhem Ben jetoj në Kanada, jam nga qyteti i Gilanit dhe jetoj në Montreal Quebec.
    Pse vendosa të shkruaj në forumin tuaj e pikërishtë në temën Gjermania.
    Kërkoj info rreth zotriut nga Prishtina njëherit pronar i kompanisë Megacities Consulting në Prishtinë,ky zotriu mbasi dëmtojë disa familje nga Kosova ku edhe familja ime si viktima e tij kan psuar dëme materiale dhe psiqike nga ky zotri irresponsabël.
    Do lutja shpirtërisht qdo person që ka ndonjë informatë rreth asaj se ku gjindet ky zotri( Naim Hyseni) të më shkruaj.
    Ju faliminderojë në advance .
    PS Kam ndëgjuar se ai jeton në Gjermani dhe ka një resto në Mal të zi (Montenegro) Maestro NAIMI, dhe shpesh identifikohet me emrin Bosi apo Bossi
    flm.

  6. #6
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Nuk dua te behem bashkpjesemarres ne vrasje...

    Nese te ben pune Skender Hyseni, leht e gjejme ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •