Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 72
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk jan te kendshme lojrat me foto.

    nje foto ka vler vetem kur eshte origjinal.
    ndryshe vetem se ja ul vleren montazhierit.


    kini ckini shkruani mendimet e juaja se ato e peshojne sejcilin.

    meqe ne ate foto eshte hequr koka e ramizit dhe eshte vene Ruci.. un po sjell intervisten qe ramizi ka dhene me rastin e greves..
    mashtruesi i perjetshem.. namiku i enverit ramizi eshe solidarizuar me kulishet e tij ne grev..

    ja cfar thote tirana observer.


    ----

    Elton Metaj Thursday, 06 May 2010 07:48

    “Greva e socialistëve është për t’u admiruar”

    Ramiz Alia në një intervistë dhënë për gazetarin Elton Metajn ka folur për gjithçka. Ai rrëfen momentet më kulminante të jetës së tij. Arrestimin nga Berisha. Librin që ka nxjerrë në treg e deri tek greva e PS-së. z.Alia, ju sapo keni përfunduar një libër me kujtimet për jetën tuaj, dhe keni folur shpesh në media, çfarë thotë ish presidenti I republikës në këtë libë?
    Ky është një libër që flet për jetën time, praktikisht në libër un e nis që nga fëmijëriua, që kur kam qenë nxënës I klasës së parë fillore në shkodër dhe pastaj kur me gjithë familjen kemi ardhur në tiranë dhe kamë filluar klasën e dytë te tretë fillore në Tiranë dhe pastaj tërë jetën time që përfshin, po them, mosha e rinis,ë luftën kundër fashizmit dhe pas çlirimit përpjejet dhe luftën tonë për ndërtimin e Shqipërie të re, e një shqipëria që populli të ishte zot dhe të gëzonte të mirat e saj.
    Ju keni qenë për rreth 65 vjet figurë politike, cilën do të shkëpusnit si periudhën më të rëndësishme dhe më me ndikim në aspektin personal dhe politik të jetës suaj?
    Po kështu është jetë. Sepse erdhën ngjarjet e vitit 1990, fundit të 90, kalimi I vendit në demokracinë pluraliste për pasojë roli mbaroi dhe jo vetëm mbaroi por Sali berisha na futi dhe në burg, kshu që kaluam edhe një eksperimet falë saliut, dhe pas kësaj jeta ime active politike mbaroi.
    Sa peshë zë në jetën tuaj politike dhe personale periudha e luftës?
    Periudha e luftës unë mendoj se zë dhe peshën kryesore, sepse në periudhën e luftës unë jam rritur në kuptimin e vërtetë të fjalës. Se unë kam marrë pjesë në luftë që kur isha i ri fare, në rinbinë komuniste kam bërë pjesë që 16 vjec dhe pastaj menjëherë pas këesaj unë futem në partinë Komuniste shqiptare dhe si militant I saj në punë në shërbim të luftës nacional çlirimitare. Gjatë gjithë luftës, pa kursyer asgjë, me qëllim që të arrinim atë fitore të madhe që populli jonë arriti dhe kjo ka qenë pjesa më e ashpër dhe më e bukur e asaj kohe sepse shqipëria fitoi një gjë të të madhe, fitoi lirinë, pavarfësinë, të cilën fashistët e kishin marrë.
    Sot ka shumë deklarata apo përpjekje për ta rishkruar atë periudhë, a jeni ju dakord dhe kush është pala që ka më shumë interes për ta rishkruar këtë pjesë të historisë së shqipërisë?
    Sot është 5 maji,. 5 maji ëhstë dita e dëshmorëve. Njerzit që pretendojnë të rishkruajnë historinë duhet të ngjallen të gjithë ata që dhanë jetën përë këtë shqipëri dhe nuk kanë qenë pak. Qenë me mijra mijra vjaza dhe djem të popullit shqiptar që dhanë jetën e tryre për të çliruar atdheun. Prandaj të rishikosh, çdo të thotë të rishikosh? Asgjë nuk ka për të rishikuar, populli ynë luftoi heroikisht dhe nuk duhet harruar kurrë që populli shqiptar mori pjesë në një luftë që ishte një luftë botërore, ajo bëri pjesë në kampin antifashist botëror që udhëhiqej nga shba Bashkimi sovjetik dhe britania e madhe, dhe merita më e madhe e popullit shqiptar është që shqipëria u çlirua vetë, nga partizanët e saj, kush nuk erdhi në shqipëri për të na çliruar, por ne çliruam vendin, partizanët çliruan vendin. Nuk ndodhi kështu në jugosllavi që hyri ushtria e kuqe, nuk ndodhi kështu në greqi sepse hynë anglezët dhe amerikanët, nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër, sepse hynë ushtritë angloamerikane apo sovjetike. Në shqipëri jo, dhe kjo është një meritë e madhe e luftëtarëve shqiptarë, edhe e udhëheqjes, udhëheqjes së luftës sonë, së komnadantit të përgjithshëm, Enver Hoxhës,. Çfarë duan ata të shikojnë? Skanë për të parë asgjë. Kjo është sheshit. Sot thash është 5 maji, asgjë ska për të bërë vetëm se me nderuar me respektuar me kujtuar të gjithë ata dëshmorë që dhanë jetën e tyre për lirinë e këtij atdheu.
    Si e kujtoni ju ditën e 5 majit, si e drejton një ish drejtues I luftës, një ish drejtues I shtetit këtë ditë?
    Në 5 maj gjithnjë të vijnë ndërmend shokët me të cilët ke luftuar dhe kanë rënë në luftë heroikisht. Unë kam pas shokë të ngushtë, psh manush alimanin, kemi qenë shokë në shkollë, në gjimnaz, bashkë kemi hyrë në rininë komunsite, në partinë komuniste, bashkë kemi ikur në një ditë, unë kam ikur në Berat dhe ai në Shkodër në shërbim të luftës. Ai u vra. E zunë fashistët gjermanë dhe e pushkatuan, ose më mirë e torturuan dhe ju mbeti në duar. Pra në këtë 5 majë, unë kujtoj një njeri të tirë, një hero të tillë që ishte shoku im I ngushtë, ,siç kujtoj edhe qindra të tjetër. Kujtoj Margarita Tutulanin, dhe vëllain e saj Kristaq Tutulanin, të duy këta shumë bjerëz të mirë, me të cilët unë bashkëpunova kur ika nga Tirana në Berat, bashkëopunova për luftën kundër fashizmit, ishin dy njerëz të mrekullueshëm, jo vetëm antifashitë të vendosur, jo vetëm luftëtar të vendosur, jo vetëm në momentin e fundit kur fashistët I vranë njëri pas tjetrin, por edhe gjatë kohës që ishin në Berat si drejtues të organizatës së partisë, të organizatës së rinisë dhe mund të them me dhjetra dhjetra shokë të tjetrë. Kjo është me të vërt6etë një ditë që njeriu kujton shokët e vrarë. Ta anuk harrohen kurrë, se pot ë harrohen ata kemi harruar Shqipërinë, kemi harruar atë që bëri Shqipërinë, këtë shqipëri8 që po e gëbzojmë të gjithë ne, po e gëbzoni dhe jut ë rinjtë.
    Duket se është bërë një ritual I përvitshëm I politikanëve shqiptarë për të nderuar 5 majin? A mendoni se janë vlerësuar siç duhet dëshmorët?
    Unë mendoj se vajtja për të vendosur kurorë ëhstë një gjë e bukur. Unë e ndoqa sot, fatëkeqsisht nuk shkova vetë atje, por e ndoqa në television. Dy gjëra më bënë përshtypjë. Një konstrast I mafh. Ndërsa, shefat e vendit vendosën kurorë tek monumenti dhe u përkulën përpara monumentit, bënë dhe një deklartatë dhe ikën, pashë me dhjetrëa e dhjetëra, burra dhe gra, e të rinj që me nga një tufë lulesh në dorë shkonin varr e më varr, lexonin emrat e dëshmorëve dhe vinin aty lulet në kujtim të tyre. Ajo na duhet, të mos I harrojë ata djem e vajza, ata të thjeshtët. Thash mirë është të bëjnë nderime, port ë bësh nderim nga njëra ana dhe nga ana tjetër të shtrosh çështjen ta rishikojmë njëherë se ka gjëra për të parë, indirect I vë shqelmin luftës dhe heroizmit që kanë bërë partizanët tanë,t tanë, ata të cilët ne nderojmë sot., është kontradiktore.
    Mendoni se ka ardhur koha për të ndërtuar një muze modern dhe cilësor për luftën e dytë botërore , për të përfshirë dhe konstributin e Shqipërisë veçanërisht, pasi siç thatë ju ka shumë specifika pjesa e shqipërisë?
    Unë mendoj që kurrë nuk ëhstë vonë të kujtosh ata që luftuan, ata që dhanë jetën e tyre për atdheun, ky popull, dhe jo vetëm mosha ime, se ne po ikim, por mosha juaj, mosha e rinisë, gjithë populli, ata që ajën sot dhe ata që vijë nesër kanë nevojë të kujtojnë atë luftë të madhe heroike që ka bërë populli ynë, që ka qenë vërtetë një luftë e madhe, një luftë heroike. Se ne ishim një vend I vogël, të cilin e pushtoi fashizmi Italian, por më pas erdhën dhe gjermanët, por u treguan të egër. Shpeshherë njerzit e harrojnë atë luftë, shyqyr që kujtojnë 5 majin. Kujtojmë të vendkurit, por le të kujtojmë edhe shkatërrimet e mëdha që ka pas ky vend. Nuk po huj në fshatra të tjera të rrënuara. Por një gjë, kur ia thashë njërit dje, duke biseduar, që të gjitha urat, që nga saranda deri në shkodër u shkatërruan nga gjeramanet, iknin dhe shkatërro urat, vetëm këtë të mendosh, pale më porti I durrsit, I vlorës I shëngjinit, të tëra u hodhën në erë, pale fshatra të tëra që u dogjën, në jug dhe në very të vendit. Nuk duhet populli jonë ta harrojë këtë luftë, kurrën e kurrës, sepse ajo është një ndër faqet më të lavdishme të popullit tonë, lufta u bë, u fitua, nga populli u fitua, është gjynah, askush nuk duhet të heqë dorë nga lufta, duhet ta nderojnë atë luftë, nuk është e imja, por është e jotja, e atij, e atij, e gjiothë popullit shqiptar. Sepse është e të tërëve, sepse luftoi gjithë populli aty,. Nuk luftuan 5 veta , as 500 veta.
    Ju mendoni se në librat e historisë Është shkruar në masën e duhur për pjesën e luftës. Dhe a kanë mundësi brezat e rinj, ata që shkollohen sot të mësojnë në masën e duhur për luftën?
    Kam dëgjuar që ka libra që shkruajnë për luftën, edhe shkrimtarë kanë shkruar, edhe romane kanë bërë, pjesë arstistike, poezi janë bërë, por unë mendoj se nuk është fjala për të shkruar vetëm për luftën, por duhet shkruar për popullin. Ne duhet ta trashëgojmë atë burrëri, atë trimëri atë vullnet që treguan po them baballarët tuaj, ata që luftuan dhe u vranë, ishte në meritën e popullit tonë, ata nuk ishin njerëz që erdhën nga yjet, këtu, I polli kjo tokë, ne duhet ti nderojmë ata. Kanë qenë nën udhëheqjen e partisë komuniste, partia komuniste shqiptare e udhëhoqi këtë luftë, enver hoxha ishte komandant I përgjithshëm I kësaj lufte, ky është një realitet I vërtetë, por kjo nuk I ul asnjë vlerë, heroizmit të atyre djemve dhe vajzave që luftuan për vendin tonë. Merita është e tyre.
    Cila është arfsyeja që ka një farë ngurimi për ta ndarë kontributin që është dhënë gjatë luftës, të figurave më të rëndësishme të luftë, duke e përzier këtë me karrierën politike të pasluftës?
    Se vazhdon gjithnjë ai koncepti. Ja mos shko larg. Ti shiko greva që po bëhet sot e rinisë, ata djem dhe vjaza janë për tu admiruar, që për një ideal të tyren, për votën e lirë, kërkuan, bënë protesta, shkruan, bënë demostrata, pasi nuk I dëgjoi njeri vendosen të futen në grevë. Ata janë për tu admiruar për vullnetin e tyre të madh, për vendosmërinë e tyre të madhe, nuk po kërkojën para për veten e tyre, bukë për veten e tyre, po kërkojnë një të mirë për të gjoithë shoqërinë dhe unë mendoj se kushdo duhet ta shikojë me një sy optimist këtë problem, me një sy pozitiv, dhe ti japë një rrugzgjidhje të drejtë, e cila vërtetë të kënaqë masat e gjëra të njerëzve dhe jo hajt të ngihemi ta bëjëmë një demostratë për kundër demostratë siç pash në television që po bërfatsin vajzat dhe gratë.

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2006
    Postime
    68
    keta qe perkrahin Berishen jane rritur duke degjuar babain e tyre duke ja share nenen cdo te dyten dite, fjalorin e tij e kane jo me larg se ne familje prandaj i duket normale sjellja e tij, atyre u duket e huaj sjellja e socialisteve!!!

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Naturalist_al Lexo Postimin
    keta qe perkrahin Berishen jane rritur duke degjuar babain e tyre duke ja share nenen cdo te dyten dite, fjalorin e tij e kane jo me larg se ne familje prandaj i duket normale sjellja e tij, atyre u duket e huaj sjellja e socialisteve!!!
    Rri o Naturalist ("naturalist" ne kuptimin e "nudist"?),
    nje shembull ka Shqiperia me femije te rritur duke pa babain duke i thyer nofullat grave. Nje shembull e ka Shqiperia me babain qe i thote femijes s'je im bir, por i gjyshit.
    E kete po ndjek ti.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lol


    natyralisto..

    e di ti si i tha edi babait te tij mo?

    ti baba me ke kire gruan.

    e ja tha ne mes te salles se gjiqit mo.

    dhe babai i edit u be verem e vdiq nga turpi.

    ki eshte kryetari i socialisteve.

    apo e keshe llafnë per edukaten e gramoz gjolekes se rucit te malajve.

    ai po e ka ca me te mire.
    psh nuk i shan policet e shtetit po i djeg te gjalle.

    apo mendonje luizen ti si etalon te sojeve tuaja ne edukate.

    shko piet ne vlore e te tregojne sa dhembe ka luiza se ja kan pare kta Il santot e ki i regjuri ne regjje lekure te miletit kur hante ajo mish njeriu ne 97 dhe nga respekti per kte shkalle te larte edukate vlora e beri me vote dhe deputete qe qiteti heroik i vlores te pefaqsonej ne Kuvend nga turinjte e pergjakur te luizes kanibale.



    nejse ashtu ju kan genjier gjysherit skini faj.

    po shikojeni ustane e baballareve tuaj genjeshtare.

    edhe ai kish shum edukate se i conte femijet e gjirit po dhe ata ne barqe nenash neper gulage. ne gulaget qe po pret ti ri- instaloje mbas ketij revolucionit ne bulevard shtabi i te regjurve si ki i regjistruari ne forum.





    do ju beje brari juve te pini uthull cdo mengjez e te shini surrane ne pasqire o vampire..


    --


    RD





    Atje ku digjet flamuri i NATO-s


    Elida BUÇPAPAJ


    Në Tiranë ka filluar riciklimi i 1997. Ka filluar me dogma dhe demagogji nga emblemat e terrorit komunist shqiptar në prag të rrëzimit të diktaturës, siç janë Gramoz Ruçi dhe derivati i tij, Ed Rama, që kërkojnë të nxisin në Shqipëri një konflikt të ri ndërshqiptar, me pasoja në Ballkan, për t'i defaktorizuar edhe një herë shqiptarët.

    Ditën kur nisi protesta e Gramoz Ruçit dhe Edi Ramës, ithtarët e tyre dogjën flamurin e NATO-s. Djegia e flamurit të NATO-s në mes të Tiranës, është slogani ideologjik i protestës dhe grevës së urisë që udhëheqin sot mbetjet e ish-regjimit komunist përfaqësuar nga ish-ministri i Brendshëm i regjimit kriminal diktatorial dhe trashëgimtarët e etërve të nomenklaturës së kuqe, që përfaqësohen nga Edi Rama me shokë.

    Kush ndjek sot televizionet e Shqipërisë që financohen nga oligarkët e kuq, të cilëve Ramiz Alia ua fali ekonominë e Shqipërisë për t'i pasur në shërbim, do të revoltohen nga gjuha e urrejtjes dhe e konfliktit që përdoret nga tribunat e protestuesve dhe grevistëve, ku bëhet thirrje për marrjen e pushtetit dhe rrëzimin e "diktatorit" Sali Berisha, pas të cilit qendron vota e lirë e atyre që e votuan.

    Protesta që udhëheq Edi Rama dhe Gramoz Ruçi nuk është shprehje e demokracisë, pasi zgjedhjet në Shqipëri janë çertifikuar në të gjitha nivelet, brenda dhe jashtë vendit, por shprehje e shpërdorimit të mjeteve demokratike për të marrë me çdo kusht pushtetin politik. Greva e urisë është dhunë psikologjike që bastionet e Edi Ramës përdorin për ta uzurpuar pushtetin.

    Në Shqipëri nuk ekziston problemi i zgjedhjeve, pasi zgjedhjet janë çertifikuar unanimisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë firmosur nga 40 mijë komisionerë, gjysma e të cilëve janë socialistë, zgjedhjet janë çertifikuar nga OSBE-ja, BE-ja dhe SHBA-ja. Në Shqipëri, ekziston problemi Edi Rama, i cili po bën që Shqipëria të rrezikojë të ardhmen.

    Në Parlamentin Europian, këtyre ditëve Edi Rama pati mbështetje vetëm nga përfaqësuesi i Partisë Komuniste të Greqisë dhe ndonjë i tillë, ndërsa të gjitha institucionet ndërkombëtare europiane, i kanë kërkuar të ndalë bojkotin dhe të kthehet në Parlament, por Edi Rama nuk ka dëgjuar asnjë prej tyre, veç zërin e një ish-ministri të diktaturës, në kohën e të cilit janë masakruar shqiptarë.

    Këto ditë Tiranën e vizitoi Shefi i NATO-s, Z.Rasmussen, i cili nuk u takua me Edi Ramën, pasi politikanët nuk mund të takohen rrugëve, por veç në institucionet e demokracisë, ndaj të cilave sot ka ngritur grushtin Edi Rama.

    Për Edi Ramën dhe Gramoz Ruçin përbën problem anëtarësia e Shqipërisë në NATO, ku presupozohet se Aleanca e Atlantikut Verior nuk do të tolerojë një 1997 të re, kur Gramoz Ruçi me kompani organizoi djegien e shtetit dhe shqiptarët ngritën armët kundër shqiptarëve.

    Duke bojkotuar Parlamentin, Edi Rama i është kundërvënë pluralizmit partiak, pa të cilin nuk mund të ekzistojë demokracia. Duke bojkotuar Parlamentin, Edi Rama ka dhunuar pluripartizmin, të cilin shqiptarët e fituan kur rrëzuan nga pushteti Gramoz Ruçin dhe Ramiz Alinë. Shprehje e dhunimit të pluralizmit në Shqipëri ishte djegja e flamurit të NATO-s.

    Kush djeg flamurin e NATO-s, nuk e ka për gjë të djegë shtetin ligjor në Shqipëri, demokracinë e tij të brishtë dhe të ardhmen e shqiptarëve për t'i futur shqiptarët në një konflikt të ri ndërshqiptar, siç ka ngjarë gjatë viteve të diktaturës dhe gjatë 1997-ës.

    Padyshim që, Edi Rama dhe Gramoz Ruçi nuk përfaqësojnë të majtën e reformuar. Ata përfaqësojnë vetëm të majtën ekstreme staliniste, që kërkon pushtetin me çdo kusht, kur i kanë humbur zgjedhjet e lira, të cilat janë çertifikuar si zgjedhjet më të mira të mbajtura deri më tani në Shqipëri.

    Arroganca e Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit është mizore, duke i vendosur çadrat e grevistëve në mes të rrugës në bulevardin kryesor të Tiranës, për të ndalur qarkullimin e lirë të njerëzve. Edi Rama dhe Gramoz Ruçi, siç uzurpojnë rrugët e Tiranës, kërkojnë të uzurpojnë pushtetin e dalë nga vota e lirë e popullit, e cila bëri që Edi Rama dhe Gramoz Ruçi të jenë sot në minorancë.

    Gjatë periudhës së bojkotit, Edi Rama ka spekuluar me fatkeqësitë natyrore, që pllakosën Shqipërinë, ka spekuluar me krizën ekonomike.

    Këto spekulime të Edi Ramës janë vulgare, sepse kapriçiot e natyrës kanë shkaktuar tragjedi njerëzore dhe dëme materiale kolosale në botën mbarë, po ashtu kriza ekonomike ka shkaktuar një shok traumatik në botën e qytetëruar, prej të cilave fatmirësisht Shqipëria nuk është prekur.

    Paranojak, obsesiv, arrogant, brutal kjo është fytyra e Edi Ramës dhe ithtarëve të tij, që dogjën tek çadrat e ngujimit të demokracisë flamurin e NATO-s.

    Kush djeg flamurin e NATO-s, djeg flamurin e Shqipërisë, djeg flamurin e SHBA-ve, djeg flamurin e BE-së dhe çdo lloj flamuri që përfaqëson shtetin e së drejtës dhe shtetin demokratik. Djegia e flamujve është shprehje e urrejtjes e shqiptarëve kundër shqiptarëve për të cilën ne shqiptarët nuk kemi nevojë.






    Rama, tango dhe greva me fatet e shqiptarëve


    Ylli XHAFERRI


    Rama, i ka hipur kalit mbrapsht, duke hyrë në një qerthull bëmash, në një karrusel idesh, qëndrimesh dhe veprimesh eklektike, pa bosht, themel dhe strategji, përtej së majtës dhe të djathtës, të mirës dhe së keqes, të varfërve dhe milionerëve, logjikës dhe çartjes, revolucionit dhe mosbindjes civile, demokraturës dhe psikologjisë së rrugës, tangos dhe vajtimit, shtetit të së drejtës dhe anarkisë, politikës serioze dhe diletantizmit, qëndrimit kombëtar dhe ndeshjes me të, bojkotit parlamentar dhe grevës së urisë, shpifjeve dhe furçës së zezë për të nxirë faqen e bardhë të vendit, mosrespektimit të institucioneve ndërkombëtare dhe lojës me to, as kështu dhe as ashtusë, hip në lis të vrava, zbrit nga lisi të vrava. Ai dikton sot një shpurë mëtonjësish, ishërish, ishakësh dhe pinjollësh të nomenklaturës së kuqe, duke i vënë para si bariu grigjën, më zi akoma si kasapi prenë. Ndërsa vetë rri nën hije, në breg të lumit, fërkon duart, pret të krihet kur Shqipëria të digjet, fshihet pas gishtit, mbetet larg provës, duke shtuar mungestarinë e tij në listën e kandidatëve për deputetë, në toplistën e grevistëve, duke dëshmuar se është pikërisht ai, që hedh gurin mbi fatet dhe të ardhmen e shqiptarëve dhe Shqipërisë, por fsheh tinëzisht dorën kobtare. Qëndrimi i tij idhnak tashmë ka dalë ashiqare në sy të shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, nuk mund të fshihet e stukohet as nga sloganet dhe manipulimet e tij demagogjike, as nga pamja e përvuajtshme dhe gjuha që ngjason si dy pika uji me atë të diktatorit Hoxha kur fliste në emër të popullit, as nga torpedinierët e deputetëve robotikë që hapin gojën sipas ritmikës së alogjikës së oreksit të tij. Ka perënduar një herë e përgjithmonë për Shqipërinë demokratike ajo kohë kur aventurierë politikë vetëmashtrohen, duke bërë narcistin se përfaqësojnë popullin mbarë. Populli është i madh, shumë i madh në interesa, për t'u përfaqësuar sot nga një Ramë i vetëm ose shembëlltyrë a imitacion i keq i diktatorit Hoxha. Pluralizmi politik dhe pluripartizmi janë nocione të librit të madh të demokracisë që Rama i lexon së prapthi, nisur nga etja galopante për pushtet. Populli kurrë më nuk mund të përfaqësohet në demokraci nga lideri i një force të vetme politike, përveçse në ëndrrat e tij haluçinante. Fshati që duket nuk do kallauz. Është bërë për të ardhur keq, se nuk mund të futet minareja në thes, thotë një fjalë e artë e këtij populli të urtë. Ai nuk po mundet t'i shpëtojë çudive dhe prapësive, oshilacioneve politike të të kundërtave dhe fluturimeve ekstreme që më së shumti dëmtojnë Shqipërinë dhe familjet shqiptare, integrimin e saj europian, heqjen e vizave dhe hyrjen në BE. Pas protestave kërcënuese që i mbolli dhe po i mbjell si farë kallpe anekënd shesheve të Shqipërisë, ku aleatët e tij pa mbështetës, që përfaqësojnë vetveten e zemëruar nga humbja, pa elektorat, pa të ardhme, e për fat të keq dhe përkrahje familjare, nxjerrin jargë e skërmisin dhëmbët për revolucion, për rrëzimin e qeverisë legjitime të shqiptarëve, për shembje, për sulme ndaj institucioneve të shtetit, etj.

    I yshtur nga fantazmat që i faniten, snobizmi i tij apo nga ndonjë nga sharlatanët që e rrethojnë, Rama bëri një çudi të re, kaloi me një fluturim Pindarik nga tangoja tek greva e urisë, një grevë luksoze e përgatitur me shumë kohë, sqimë, pompozitet, shpenzime dhe kosto të keqe për fatet e reformave shqiptare që institucionet euro-atlantike po i mbështesnin. Gjithkush që ka sy e veshë e mënd në kokë, e kupton lojën e pistë të Ramës (të vetëdeklaruar si të pastrehë) që gogësin në tango e regjizon greva urie. Kjo është një shenjë keqësuese, një dashakeqje ekstreme, një shkak i plotë për të larguar europianët, një veprim i denjë për të dëmtuar kohën e humbur të shqiptarëve, për të trembur investitorët, për të inicuar, krijuar dhe ngritur stuhi popullore në gotë, vetëm e vetëm se një individ kërkon të mbulojë me gjethe fiku krizën e tij individuale, humbjen e zgjedhjeve, dështimin personal njerëzor dhe hipjen me çdo kusht në pushtet. Qëllimi i tij për fat të keq po justifikon çdo lloji mjeti.

    Kori i kukuvajkave përreth Ramës, nuk mund ta zhbëjë të vërtetën. As Ruçi (që edhe kur i "falenderon" protestesit e paguar duket sikur u kërkon llogari), as Dokle, Gjinushi, Bushati, Ngjela, Gjoni, Malaj, Ylli, Zogaj, Peza, Milo, Dade, Velia, Beqaj, etj., as dhe ai vetë, që dalin nëpër media e tribuna si kasnecë ogurzinj, nuk mund t'ua bëjnë shqiptarëve të bardhën të zezë, të vërtetën të gënjeshtërt, të mirën të keqe, të dobishmen të padobishme, të ardhmen të shkuar, perëndimin lindje, të djeshmen më të bardhë se e sotmja, djallin më të bukur se engjëllin. Këto prestigjiatorë dhe manipulatorë politikë derdhin lot krokodili për fjalën e lirë, votën e tjetërsuar, varfërinë, mungesën e liberalizimit të vizave, rrugë e autostrada, shkolla e universitete, por bëjnë një harresë të madhe. Injorojnë historinë, të kaluarën e afërt, memorien kombëtare, origjinën e tyre, të djeshmen e baballarëve, kur si agallarë të kuq mbillnin zi e kob, vuajtje dhe lot, spiunllëqe dhe rroposje fatesh të pafajshme, tela me gjemba dhe klonë, burgime dhe internime, pushkatime dhe varje, votime të hapura kolektiviste, varreza masive që edhe sot nuk u janë zbuluar eshtrat, rradhë të gjata me tollona sa për të qetësuar urinë e ujëshme. Arkivat i ruajnë ende të freskëta firmat e baballarëve të tyre, këta akrepë dhe leqe të jetëve të fikura të familjeve të mëdha të Shqipërisë, që sipas modelit leninisto-hoxhist duhej të humbeshin e zhdukeshin, mos këndonte mbi oxhaqet e tyre as zë këndezi jo më njeriu, për t'u ngritur mbi gërmadhat e Shqipërisë njeriu i ri, komunisti-robot pa din dhe iman, pasuri dhe jetë private, Lej Feni shqiptar që hidhte valle në gojë të ujkut, monstra që torturoi, persekutoi dhe tmerroi vendin e botën mbarë. Shqiptarët e sotëm besojnë në katarsisin, në pastrimin e ndërgjegjeve, as që nuk mund të pranojnë më përzhbirime në biografi, luftën e klasave ose Sabatin e Shtrigave, idenë e shtresave të përmbysura, por kurrsesi nuk mund t'u hedhësh hi syve, për më tepër kur shikojnë kamikazët e trafikuar të Ramës që djegin flamujt e NATO-s në qendër të Tiranës, që gjuajnë me shkopinj e shqelma makinat e qytetarëve, që bllokojnë me çadra dhe krevatë portativë Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", pikërisht aty ku etërit e tyre që i grishin sot në protesta e greva të stisura, dje ngrinin tribunat me podiumet e kuqe, që të zhvillonin paradat dhe parakalimet pompoze për të zbritur me hapin kilometër drejtë rrënimit, rrethimit, kursimit sa për të mbajtur frymën gjallë dhe vetmisë. Mesa duket është thirrja e gjakut që i tubon aty, ku përsërisin historinë, por jo më në lavdi, por tashmë si një farsë të turpshme. Kamikazët me sy dhe logjikë të zgurdulluar të Ramës kanë mësuar me shqiptarët e ndershëm dhe punëtorë si në fabulën e ujkut me qengjin që i turbullonte ujin. O zot, në ç'kohë zero po tenton të na kthejë!?

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Talking

    Ja grate qe mori Berisha nga shkollat duke ju bere presion se do humbnin punen nese nuk shkonin ne proteste bashke me kalamajte, si dhe banderolat qe i prisnin sa zbrisnin nga autobuzet:







    Dhe ja mund ta shikoni vete tek 5 minutat e para te fiksit pamjet e farses se Berishes:

    http://video2.top-channel.tv/1875479...re5maj2010.flv

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402
    Kurse kjo eshte fotoja ime e preferuar, per ironine qe mban brenda vetes:



    Te keqen Xhaxhi, ty dhe teteme te ka nxjerre Berisha ne bulevard, sta ka marre teteme Edi Rama

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402
    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    A mund te na zbuloje dikush indetitetin e vertete te mesuesi_1 sepse nuk duket mbrapa kesaj banderole

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245


    Ket me kustum marinari e kam pa pothuajse ne çdo foto te GSH per greven

    aq fotozhenike u duket stafit te GSH-se sa e nxjerrin si poster

  9. #69
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Emigrantet nga Greqia po kthehen per shkak te krizes atje, por edhe per shkak te gjendjes se shendoshe te ekonomise shqiptare, qe nuk do tia dije per krizat, si ne kohen e xhaxhit enver ...


    S T A R T

    Emigrantët po e braktisin Greqinë

    Athinë – Gazeta greke ''Kathimerini'', shkruan sot se shumë emigrantë, të cilët prej vitesh punojnë në Greqi, po e braktisin shtetin helen për shkak të krizës së vështirë financiare dhe po kthehen në atdheun e tyre apo po kërkojnë punë më të mirë në ndonjë shtet tjetër të Evropës.

    Ekspertë të tregjeve kanë vënë alarmin për rënien serioze të të ardhurave në bizneset ku punojnë të huajt. ''Madje edhe në bursën e punës ku mund të shihen të huaj duke kërkuar ndihmë, tani nuk mund të gjesh më askënd'', komenton gazeta.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ja dhe kulishi i bllokqenve Qosja.. me nxitim intervistohet nga kulishet e bllokqeneve te GSH e njuz 24 tres.

    --



    Rexhep Qosja:

    Kuvend demokratik, apo Politbyro politike
    » Dërguar më: 18/05/2010 - 13:37





    Admirina Peçi

    Kërkesa e opozitës për hapjen e kutive është e arsyeshme, ndërsa refuzimi i maxhorancës është i paarsyeshëm. Ky refuzim tregon se qeverisja ende kuptohet si pushtet, tregon se në jetën tonë shteti vazhdon të jetë i privatizuar prej pushtetit, tregon se edhe koncepti i qytetarit për shtetin dhe qeverisjen është koncept jodemokratik, që pajtohet lehtë me sundimin, më pak a më shumë, despotik, tiranik, diktatorial, totalitar, autoritar”. Kështu shprehet Akademiku kosovar, Rexhep Qosja në lidhje me krizën politike që ka mbërthyer vendin tonë. Duke e gjykuar grevën e urisë si të drejtë, sepse sipas tij “në Shqipëri ka shumë arsye për greva, protesta e mosbindje civile”, Qosja fl et edhe për probleme të tjera. Kuvendin shqiptar e sheh me mentalitet stalinist, lirinë e medias e sheh të cenuar e veç këtyre, gjuha e politikës për të është gjedhë gjuhësore politike tipike staliniane. Ai krahason kryeministrin aktual me udhëheqës komunistë, e për këtë jep argumentet e veta. E ndërkaq, zgjidhjen e krizës politike në vend e sheh të zgjidhur vetëm me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Sa i takon peticionit të artistëve kundër grevës, Qosja e thotë fjalën e tij: “Nismë e gabuar, fatkeqësi intelektuale dhe morale të nënshkruesve të atij peticioni”.
    Profesor, gjendja në politikën e Tiranës duket e tensionuar dhe polarizuar. Ka një grevë urie të deputetëve dhe mbështetësve të PS-së në qendër të kryeqytetit. Si e shihni ju këtë grevë urie?
    Nuk mendoj se nocionet tensionim dhe polarizim e shpjegojnë saktësisht gjendjen në politikën e Tiranës. Gjendja në këtë politikë është më keq se vetëm e tensionuar dhe e polarizuar. Dhe kjo gjendje, me pak pushime të shkurtra, është e tillë tash e njëzet vjet. Gjendja në politikën e Tiranës është, fatkeqësisht, gjendje e politikës së urrejtjes midis dy partive kryesore.
    Të dhëna që e pohojnë këtë shpjegim ka tepër shumë! Dhe kjo urrejtje është e nxitur prej mospajtimeve, në të vërtetë prej kundërshtive të ndryshme. Dhe, të ashpra. Kjo urrejtje midis dy partive po nxit shumë urrejtje në popull.
    Çfarë mendoni për kërkesat aktuale të kreut të PS-së, Rama, për hapjen e kutive në disa zona dhe mosreagimin e kreut të mazhorancës, Berisha?
    Mendoj se kërkesat për hapjen e kutive janë të arsyeshme, kurse refuzimi i mazhorancës për të hapur kutitë i paarsyeshëm. Kërkesa për hapjen e kutive është një kërkesë demokratike, kurse refuzimi për hapjen e kutive është një refuzim jodemokratik, madje kundërdemokratik. Në çdo demokraci të vërtetë atyre që do të kërkonin t’i rishikonin rezultatet e votimeve, sepse veprime gjatë zgjedhjeve i bëjnë të dyshojnë në saktësinë e rezultateve të paraqitura, kjo do t’u bëhej e mundshme pa shumë diskutime. Demokracia nuk është vetëm procedurë. Demokracia, në radhë të parë, është marrëdhënie dhe mendësi. E në qoftë se demokracia në radhë të parë është marrëdhënie atëherë atyre që kërkojnë të rishikojnë rezultatin e votimeve, për hir të marrëdhënieve, të marrëdhënieve njerëzore, demokratike, do t’u plotësohej kërkesa. Po demokraci në jetën shqiptare ende nuk ka. Madje, edhe si procedurë demokratike në jetën tonë, ajo është përditë e cenuar prej institucioneve, domethënë prej protagonistëve të saj.
    Refuzimi i kërkesave për hapjen e kutive i tregon shumë të këqija në jetën tonë. E para, tregon se te ne qeverisja ende kuptohet si pushtet, si sundim, e jo si shërbim për qytetarët. E dyta, tregon se në jetën tonë shteti vazhdon të jetë i privatizuar prej pushtetit, në radhë të parë prej protagonistëve kryesorë të pushtetit. E treta, tregon se edhe koncepti i qytetarit për shtetin dhe qeverisjen ende nuk ka ndryshuar shumë: është koncept jodemokratik, që pajtohet lehtë me sundimin, më pak a më shumë, despotik, tiranik, diktatorial, totalitar, autoritar. E të tjera. Si e konsideroni një tjetër hap të opozitës, nga më të fundit, atë të mosbindjes civile dhe bllokimin e disa akseve rrugore nacionale, i cili është po aq radikal si greva e urisë? Nuk e di pse grevën dhe mosbindjen qytetare e quani ashtu: radikale! Veprime radikale! Si protestat, ashtu edhe protestat lëvizëse që quhen demonstrata, si greva ashtu edhe mosbindja qytetare janë institucione të mospajtimit demokratik me pushtetin. Nocioni radikale, sikur i zhvlerëson, në të vërtetë i emërton negativisht këto institucione shumë të rëndësishme në përpjekjet e çdo populli për liri dhe demokraci. Edhe protesta e opozitës, edhe greva e deputetëve të PS-së dhe të përkrahësve të opozitës, edhe mosbindjet qytetare që kanë fi lluar në disa qytete të Shqipërisë - të gjitha këto janë pasojë e politikës që bën qeveria e kryeministrit të përtashëm të Shqipërisë dhe, në përgjithësi, e gjendjes në Shqipëri. Sytë e mi shohin shumë arsye për protesta, për greva urie, për demonstrata, për mosbindje qytetare në Shqipëri sot. Është pak të thuhet se regjimi i tashëm shqiptar është autoritar; regjimi i Sali Berishës është një regjim që i ka sjellë tmerrësisht shumë deformime, shpërdorime, demokracisë në Shqipëri. Sjellja e tij politike dhe kushtetore është një legurë shumë e shëmtuar e despotizmit stalinist dhe e bajraktarizmit vendor, e cila, në njërën anë kënaq mentalitetet që edhe më tej e dëshirojnë të ashtuquajturën dorën e fortë në pushtet, kurse në anën tjetër i pezmaton shumë ata që i dëshirojnë standardet e Evropës në jetën kombëtare.
    Të dhëna për sa them ka mjaft në jetën politike dhe kulturore shqiptare. Po i tregoj disa.
    Shembulli i parë. Nuk ka dyshim se Kuvendi i Shqipërisë formalisht është Kuvend demokratik, sepse është Kuvend shumëpartiak, që zbaton formalisht një procedurë demokratike në punën e tij. Por, nuk ka dyshim se në Kuvendin e Shqipërisë mbizotëron një mentalitet stalinist, si në sjelljet ashtu edhe në diskutimet e protagonistëve të këtij Kuvendi. Ç’janë ato linçime të kundërshtarëve politikë në këtë Kuvend, përpos linçime tipike staliniste të kundërshtarëve politikë. Kuvendi i Shqipërisë nuk ka harruar të sillet si Politbyrotë e Bashkimit Sovjetik, të Shqipërisë komuniste dhe të vendeve të tjera ish-komuniste. Kur Njëshi komunist vendoste të qëronte hesape me kundërshtarin kryesor, që e shihte si konkurrues në luftën për pushtet, më së pari e varroste politikisht dhe moralisht në Politbyronë. Ashtu i ka varrosur Stalini Trockin, Buharinin dhe figurat e tjera të shquara të politikës sovjetike. Ashtu e ka varrosur Titoja disidentin e madh, Gjillasin. Ashtu i ka varrosur Enveri kundërshtarët e tij kryesorë.
    Ashtu siç e përdornin Stalini, Titoja dhe Enveri Politbyronë për të varrosur politikisht e moralisht Trockin, Buharinin, Gjillasin dhe, ta themi, Mehmet Shehun, dhe të tjerë, ashtu edhe Sali Berisha do të përdorë Kuvendin e Shqipërisë për të varrosur politikisht dhe moralisht njëherë Fatos Nanon, mandej Ilir Metën dhe, së fundi, Edi Ramën. Keni dëgjuar çka tha goja e tij për Edi Ramën? Në Kuvendin e Shqipërisë të quajtur Shqipëri demokratike! Keni dëgjuar çka tha goja e sa deputetëve dhe deputeteve për Edi Ramën? Keni dëgjuar sigurisht por nuk jeni ndalur të mendoni se ç’duan të thonë gjithë ato të vjella mbi fytyrën e tij! Moralisht i degjeneruar! Psikikisht tmerrshëm i sëmurë! Politikisht armik i Shqipërisë! Domethënë në akuzat alla Vishinski të këtyre deputetëve e deputeteve të Politbyrosë së shokut Sali u bashkuan specialistët e Stalinit për moralin bolshevik, për psikiatrinë bolshevike dhe për patriotizmin bolshevik!
    Shembulli i dytë. Studiuesit bashkëkohorë të demokracisë thonë se nuk ka demokraci ku nuk ka medie të lira, të pavarura. Të pavarura prej shtetit dhe të pavarura prej klaneve të ndryshme. Keni dëgjuar si e vlerësojnë lirinë dhe pavarësinë e medieve shqiptare organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut? Dhe, Stejt Departamenti amerikan?
    Prej se Sali Berisha është bërë kryeministër i Shqipërisë liria dhe pavarësia e mediave shqiptare janë gjithnjë e më të cenuara. E shikoni dhe e dëgjoni TVSH-në? Jeni ndalur të mendoni si e përdor vetveten ky televizion? Në njërën anë duke e zhvlerësuar opozitën shqiptare, kurse në anën tjetër duke krijuar kultin e Sali Berishës: kultin trupor, kultin politik, kultin heroik dhe kultin historik të Sali Berishës! Propagandë tipike staliniane. Po nuk është TVSH-ja i vetmi televizion që kryeministri Sali Berisha e ka bërë gazetë të tij të murit. Janë edhe disa televizione të tjera. Dhe disa gazeta të tjera. Të gjitha ato e çojnë bolshevizmin e kryeministrit Sali Berisha deri në atë shkallë saqë nuk ngurrojnë të qërojnë hesape edhe me intelektualë, pra me njerëz të papartishëm, që nuk ngurrojnë të mos pajtohen me stalinizmin e shokut kryeministër.
    Shembulli i tretë. Studiuesit e përparshëm dhe të tanishëm të demokracisë thonë se nuk mund të ketë demokraci aty ku nuk është e demokratizuar edhe gjuha e politikës, domethënë e njerëzve të politikës dhe e shërbëtorëve të tyre. E dëgjoni si flet kryeministri i Shqipërisë? I dëgjoni si flasin e si shkruajnë disa gazetarë dhe publicistë të tij? Megjithëse e stolisur me nocione dhe terma të demokracisë, siç janë demokracia, liberalizmi, tregu i lirë, toleranca, të drejtat dhe liritë qytetare, fetare, e të tjera, megjithëse të stolisura me integrimet euroatlantike, NATO-n, Bashkimin Evropian, standardet evropiane, luftën kundër terrorizmit, luftën kundër korrupsionit, kundër trafikimit të qenieve njerëzore, kundër drogës e të tjera, kjo gjuhë e tyre në thelbin e vet është gjedhe e gjuhës staliniane: gjedhe e gjuhës staliniane, sidomos, me zjarrin e saj propagandistik dhe ndjenjor. Dara e ligjit! Ligji i hekurt! Vullneti i hekurt! Darët e ligjit, hekuri i ligjit, vullneti i hekurt janë mjetet me të cilat këta “demokratë” do të zgjedhin problemet shoqërore, politike, kulturore! Dara e ligjit, hekuri i ligjit, hekuri i vullnetit janë mjetet me të cilat këta “demokratë” do të qërojnë hesapet me kundërshtarët politikë, të shpallur armiq të Shqipërisë dhe të integrimeve evropiane! Dhe, të liberalizimit të vizave. Gjedhe gjuhësore politike tipike staliniane.
    Stalinizmin e kësaj gjuhe e shquajnë posaçërisht gënjeshtrat dhe mashtrimet për gjendjen ekonomike, për zhvillimin e vendit, për arsimin, shëndetësinë, shkallën e varfërisë. E të tjera. Kryeministri i sotëm i Shqipërisë në të vërtetë bën politikë duke i shtrembëruar të dhënat, të vërtetat për zhvillimin e vendit dhe për mendimet e vetjeve të ndryshme të institucioneve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare mbi Shqipërinë. Gënjeshtrat dhe mashtrimi janë mjeti mbizotërues në politikën e tij.
    Shumë herë dhe shumë kund propaganda e rrejshme, gënjeshtrat dhe mashtrimet si mjet politik janë bërë shkak i madh për protesta e demonstrata të qytetarëve. Pse jo! Në vendet, vërtet, demokratike, propaganda e rrejshme, gënjeshtra dhe mashtrimi janë krim. Shtetet, vërtet, demokratike, popujt me kulturë demokratike nuk i lejojnë të mbahen në pushtet njerëzit që gënjejnë, që mashtrimin e propagandën e rrejshme i bëjnë mjete politike.
    Profesor, shumë njerëz në Shqipëri kanë filluar të bëjnë paralelizma mes kaosit të këtij viti dhe atij të vitit 1996-1997. Ka vend për krahasime të tilla?
    Sjellja e kryeministrit të sotëm të Shqipërisë është e ngjashme, në thelb, me sjelljen e kryetarit të Shqipërisë të asaj kohe. Me organizimin e mitingut, në të vërtetë të kundërprotestës së partisë së tij më 1 a më 2 maj, me sa ishte ajo, kryeministri në të vërtetë e filloi kalldrëmimin e rrugës për ballafaqime të përgjakshme, në të vërtetë për luftë qytetare në Shqipëri, por, më sa mund të besohet, dikush prej ndërkombëtarëve ia ndali turrin shkatërrues. Konteksti politik e shoqëror, shqiptar dhe evropian, ka ndryshuar, nuk është ai i vitit 1996-1997, prandaj nuk më duket e mundshme përsëritja e atij viti të përgjakshëm, sado ndërhyrjet e urdhëruara policore në disa protesta, në disa qytete të Shqipërisë, andej çojnë!
    A është i nevojshëm një ndërmjetësues në një rast të tillë dhe cili duhet ta kryejë këtë rol?
    Ndërmjetësuesi duket i nevojshëm, por kush mund të jetë ai unë nuk e di.
    A duhet të ndërhyjë komuniteti ndërkombëtar, i cili deri tani nuk ka legjitimuar grevën e urisë, mosbindjen civile, por edhe nuk ka pranuar të ndërhyjë për zgjidhjen e situatës?
    Të them të drejtën sjellja e faktorëve ndërkombëtarë në këtë situatë po më duket e çuditshme. Dhe, e pakuptueshme. Nuk e di pse po presin dhe çka po presin! Kosova ka shumë përvojë për protesta, për demonstrata, për mosbindje qytetare, për greva të urisë. Të gjitha këto janë institucione demokratike, që institucione demokratike të luftës për liri, për të drejta, për demokraci i ka shpallur filozofia politike e Evropës dhe e SHBA-ve. Ne, në Kosovë dhe në Shqipëri, kemi luftuar dhe po luftojmë për të drejta, për liri dhe për demokraci duke respektuar standardet politike dhe demokratike evropiane, për t'i bërë ato ligje në jetën tonë. Institucionet evropiane dhe amerikane, prandaj, nuk do të mund të mos i pranojnë ato protesta, grevën e urisë, mosbindjen qytetare në Shqipëri sot: nuk do të mund të mos e kërkojnë hapjen e kutive të votimeve, domethënë transparencën në Shqipëri, si njëri prej përbërësve themelore të demokracisë. Kot zonja Doris Pak e kërkon ndërprerjen e grevës së urisë dhe të mosbindjes qytetare në Shqipëri sot. Do ta përkujtojnë, besoj, edhe kolegët e saj evropianë se nuk mund të përkrahen revolucioni i portokalltë në Ukrainë dhe revolucioni paqësor i Sakashvillit në Gjeorgji e të mohohen protestat, greva e urisë dhe mosbindja qytetare në Shqipëri! Demokracia në Ukrainë e në Gjeorgji nuk ishte e shpërdorur atëherë, kur u bënë ato revolucione paqësore, demokratike, më shumë se ç'është e shpërdorur demokracia në Shqipëri sot.
    Ka një nismë të fundit të shumë artistëve, intelektualëve, njerëz të artit, të cilët kanë firmosur një peticion kundër kreut të PS dhe i kërkojnë të zhbllokojnë bulevardin. Si e konsideroni këtë nismë të këtyre intelektualëve?
    E konsideroj si nismë të gabuar. E konsideroj si fatkeqësi intelektuale dhe morale të nënshkruesve të atij peticioni. Ky peticion flet shumë, dhe shumë keq, për gjendjen e inteligjencies sonë. E çka flet për regjimin e kryeministrit të sotëm të Shqipërisë të mos flas, sepse ai është treguar mjaftueshëm se është regjim që s'lë gjë pa bërë, qoftë duke i përdorur edhe intelektualët! I njoh shumë nga nënshkruesit e këtij peticioni, që po çohen kundër protestave dhe grevës së urisë. Disa prej tyre janë emra të çmuar të shkencës dhe të arteve. Por, çfarë çudie! Të gjithë këta nënshkrues, këta kundërshtues të protestave, të grevës së urisë, të mosbindjes qytetare po tregojnë se, si do të thoshte Noli i madh, nuk kanë harruar çka krejt do të duhej të kishin harruar dhe nuk kanë mësuar çka krejt do të duhej të kishin mësuar. Shumë prej tyre ishin dikur këngëtarë, artistë, shkrimtarë, shkencëtarë, që i shërbenin të heshtur diktaturës ose e glorifikonin diktaturën. Pas rënies së diktaturës ata, si bënë shumë kolegë të tyre në vendet ish-komuniste, do të duhej të shprehnin pendesë, keqardhje për sjelljen e vet intelektuale në të kaluarën e jo të vihen prapë në shërbim të një despoti stalinist, që s'ka as karizmën, as autoritetin e të parit. Të gjithë ata do të duhej ta dinin se në botë, krijues, artistë, intelektualë të oborrit, të regjimit, konsiderohen jo vetëm ata që i shërbejnë me gjuhë e me vepra regjimit po edhe ata që heshtin, që nuk e ngrenë zërin kundër të këqijave që i bën ai regjim dhe kundër shpërdorimeve në këtë regjim. E regjimi i Sali Berishës, e shohin qartë, është regjim autoritar. Të mbahesh me këtë regjim do të thotë të tradhtosh jo vetëm misionin, por edhe detyrën elementare intelektuale. Intelektuali nuk guxon të dalë në anën e pushtetit dhe kundër atyre që luftojnë për të vërtetën, për të drejtën, për lirinë, për transparencën, për demokracinë. Intelektuali i vërtetë kurrë dhe kurrkund nuk duhet të jetë në anën e atij që ka fuqinë e pushtetit, institucionet shtetërore, ushtrinë, policinë, sigurimin, por, vetëm në anën e popullit - në anën e atyre që pushtetin duan ta bëjnë demokratik, të padhunshëm, të pakorruptuar, pushtet të popullit. Kolegët e mi në Shqipëri bënë zgjedhjen tmerrësisht të gabuar. Më dhimbsen shumë këta kolegë të mi. Posaçërisht shumë më dhimbset shkrimtari i talentuar Fatos Kongoli. Nuk e kam pritur se aq lehtë do ta vërë nënshkrimin ku s'duhet!
    Si e shihni rolin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, a duhet të ndërhyjë?
    Kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi, është dashur të ndërhyjë që moti në këtë krizë të rëndë, por nuk ka ndërhyrë. E di vetë ai se nuk mund të bëjë gjë. Më vjen keq të them, por duhet të thuhet: kryetari Bamir Topi është, mjerisht, kryetar i përdorur: i përdorur prej kryeministrit të Shqipërisë. Po të mos ishte i përdorur nuk do t'i lejonte vetes të fliste në Kuvendin e Kosovës pa i përmendur me asnjë fjalë çlirimtarët e Kosovës, pa e përmendur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si faktorin themelor që ka sjellë NATO-n në Kosovë, që ashtu i ka sjellë lirinë dhe pavarësinë Kosovës. Po të mos ishte i përdorur nuk do t'i lejonte vetes të shquante si njerëz të merituar për arsimin e lartë, universitar, të Kosovës njerëz që kurrë nuk kanë punuar në Universitet, me rastin e shpalljes doktor nderi në Universitetin e Prishtinës.
    Po të ishte kryetar vërtet sovran ai do t'i kishte thënë tashmë kryeministrit: a je në vete, o shok! Çel kutitë e mos e ço Shqipërinë ku e çove më 1997! Çel kutitë ose shkova edhe unë te grevistët!!!
    Gjendja në të cilën është sjellë kryetari i sotëm i Shqipërisë nga kryeministri që e ka bërë kryetar, por edhe nga klane që punojnë rreth tij, tregon se për Shqipërinë do të kishte qenë larg më mirë sikur të ishte ndërtuar si republikë presidenciale.
    Jo për parashikim, por nëse palët nuk ulen në bisedime, si e shikoni zgjidhjen e kësaj çështjeje?
    Do ta zgjidhin faktorët ndërkombëtarë, si në vitin 1997. Do ta zgjidhë Amerika përmes faktorit evropian. Pa Amerikën asgjë e duhur nuk mund të bëhet në Ballkanin ende të egër kur ballkanasve u nxehet koka!
    A ka vend për tezën e gjithëdiskutueshme të këtyre viteve që "shqiptaret nuk dinë të ndërtojnë shtet"?
    Jo. Nuk ka vend për tezë të tillë. Shqiptarët e bënë shtet Shqipërinë. E bënë Vaso Pasha, Abdyl Frashëri, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Jani Vreto, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Ismail Qemali. E bënë ata që sot aq shpesh harrohen.
    Shqiptarët e bënë Kosovën shtet. E bënë Kosovën shtet në kohën kur ishte shumë më e vështirë të bëhen shtete se kur u bë Shqipëria shtet. E bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës; e bënë edhe shumë shqiptarë të tjerë me të.
    Shqiptarët, e thonë edhe armiqtë e tyre, në Ballkan, janë popull me vetëdije të lartë shtetkrijuese.
    Por, shqiptarët kanë edhe shkatërruesit e tyre në Shqipëri. Janë ata që sot nuk duan të dëgjojnë emrin e Abdyl Frashërit, as të Sami Frashërit, as të Vaso Pashës, as të Fan Nolit. Janë ata që sot e dhunojnë votën e popullit, që për interesa tepër të ngushta partiake, klanore, krahinore e harrojnë Shqipërinë, në të vërtetë i shkatërrojnë themelet e saj. Janë ata që s'duan të bëjnë më të voglën për bashkëmarrëveshje, për paqen e qetësinë e saj.
    Por, shqiptarët kanë edhe shtetshkatërruesit e tyre edhe në Kosovë. Janë ata që sot bëjnë çmos në Kuvend, në media, në tubime të ndryshme, që të heshtin rolin historik të UÇK-së për çlirimin e Kosovës, për krijimin e shtetit të Kosovës; ata që bëjnë çmos që të njollosin sot figura shumë të merituara, të lavdishme të UÇK-së; janë ata që në piedestalin e ndërtuesve të Kosovës vendosin persona të mjerë që e kanë tradhtuar idealin e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës në çastet më vendimtare të fatit të saj!
    Sa ndikon kjo krizë në liberalizimin e regjimit të vizave për shqiptarët?
    Është e vetëkuptueshme pse Evropa nuk mund t'ua çelë dyert aq lehtë qytetarëve të një vendi që është i përfshirë prej një krize siç është sot e përfshirë Shqipëria. Evropa dëshiron dhe kërkon të ketë punë me shtete që jetojnë në paqe e qetësi e jo me shtete në të cilat mbizotërojnë mosdurimi dhe urrejtja politike.
    Cili është apeli juaj për dy liderët, Rama e Berisha?
    Nuk kam apel për kryeministrin Sali Berisha. Apelet te ai nuk bëjnë punë. Kam apel për popullin shqiptar. Ky popull duhet ta largojë prej pushtetit Sali Berishën. Sa më parë aq më mirë për Shqipërinë. Dhe, për Kosovën. Mujshia e tij, gënjeshtrat dhe mashtrimet e tij, përbërësit stalinistë dhe fashistë të popullizmit të tij, të sjelljes së tij politike, e kanë bërë shumëfish të paligjshëm. Asnjë popull vërtet i qytetëruar dhe me vetëdije vërtet demokratike nuk do të duronte njeri të tillë në politikën shtetërore.
    Kam, ndërkaq, apel për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është intelektual me fuqi të dalluar intelektuale dhe me prirje krijuese. Ai në mënyrën më racionale e ka demontuar regjimin e korruptuar, të bazuar në mujshi, në mashtrime e gënjeshtra, të Sali Berishës. Po Edi Rama po lejon çka nuk do të duhej të lejonte: po e lejon servilizmin në partinë e tij dhe po e nxit krijimin e kultit të tij, me çka më frikëson se mund të bëhet një variant tjetër i Sali Berishës.
    E thashë kam apel për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Cili është ky apel? Edi Rama po vjen duke i ulur kërkesat e opozitës. Mendoj se kjo është një strategji e tij e gabuar, pavarësisht se këtë po e kërkojnë disa ndërkombëtarë. E thashë se te Sali Berisha nuk bëjnë punë apelet, kjo domethënë se nuk bëjnë punë as uljet e kërkesave. Aristoteli në Etikën e Nikomahut thotë: "Fjala dhe këshilla nuk kanë ndikim njësoj mbi secilin". Dhe shton: "Njeriu i pushtuar prej pasioneve nuk i dëgjon fjalët këshilluese dhe, madje, as nuk i merr vesh ato!" "Si mund të mbushet, atëherë, mend njeriu i tillë", pyet Aristoteli dhe përgjigjet: "Njeriun e pushtuar prej pasioneve nuk e ndal arsyeja, por vetëm forca". Mos e dhëntë Zoti që opozitës shqiptare t'ia rekomandoj unë forcën ndaj regjimit të mujshisë të Sali Berishës. Jo! Unë vetëm po them: meqenëse nuk do marrëveshje me argumente, me këshillat e ndërkombëtarëve, me lutje të popullit, me sakrifica të grevistëve, atëherë Sali Berishën do detyruar që të pranojë marrëveshjen me protesta, me protesta lëvizëse, domethënë me demonstrata, me greva të urisë, me mosbindje qytetare - që të gjitha këto institucione paqësore, demokratike për të drejta, të vërteta, liri e demokraci. Domethënë apeli im për Edi Ramën dhe opozitën është: mos e ndalni lëvizjen paqësore derisa të mos ndalet njeriu i mujshisë Sali Berisha!

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •