Përshëndetje Brari.
Të faleminderit për epitetin. Në fakt nuk e paskam ditur që kam këtë nder të jem dhe enverist. Dhe tani më bëre të kuptoj se gjithë enveristat qenkan ata që me mish e me shpirt e duan Shqipërinë dhe nuk vënë asgjë tjetër mbi të. Dhe nëse të gjithë enveristat janë si unë, atëherë enverizmi ka këtë kuptim: Të jesh enverist do të thotë ta duash Shqipërinë, ta duash shqiptarin të duash mirëqenie e prosperitet në Shqipëri të duash që shqiptari në botë ë zërë vend meritor dhe të jetë i respktuar nga të gjithë. Mbaj mend se dikur Shqiperia kishte vend nderi në botë dhe shqiptari çmohej.
Brari unë për 97, që më akuzon për heshtje, jo që kam folur dhe akoma flas, por jam çjerrur duke folur e duke thënë: Që nga iliria e deri në atë kohë, s'ka pushtet as personalitet që Shqipërinë e ka vënë në pozitë më të poshtërur, s'ka pushtet as personalitet që shqiptarin e ka bërë në syrin e botës si personalitet të egër, kokëfortë e kriminel - kanibal.
Brari besoj të kujtohet edhe për protesta kam folur. Jo për të nxitur ( ashtu sic e ke hapur ti temën tënde për t'i fryrë zjarrit ), përkundrazi kam kërkuar që këto protesta të jenë shumë paqësore, sepse është e vërtetë se kjo qeveri duhet të bjerë. Dhe sa më shpejt të bjerë aq më mirë është për Shqipërinë. Dhe protestat të mos ndalen as edhe për ndonjë qevri dështake si kjo, derisa mos të vijë një qeveri tamam që mbron interesat e këtij populli të përvuajturi. Besoj të kujtohet kur kam thënë, se populli ynë besoj është edhe më shumë i pjekur se në të 97 dhe kam shtuar: nëse prapë dikush ju urdhëron të bombardoni caqe shqiptare, për të vrarë vëllazërit tuaj, ju prapë, ashtu sic keni bërë në 97 ikni dhe aterroni në Itali. Mos zbatoni urdhëra të shellarëve të maniakëve me kriza mendore.
Brari, tash po dal te protestat e grave. KJo më ka cmandur fare, sidomos rasti i daljes në skenë të grave "antiprotestë". Ky është kulmi marrëzisë së kësaj qeverie që nuk njeh shpirt njeriu për të ruajtur postet e veta.
Brari, në atë vend ku ndihet vaji i një nëne, se nuk ka me se ta nis fëmijën në shkollë, se s'ka bukë për t'i dhënë, se s'ka lekë për feltorka e për libra, e që i mungon shumëcka, në atë vend as Zoti nuk con të mira, përkundrazi e dënon. Dhe Shqipëria e meriton këtë dënim me këtë qevri.
Brari, nëse gratë e para kanë qenë 100% të manipuluara, këto demokratet janë 500% dhe kjo shihet qartë . Dhe paramendo se cfarë imazhi krijohet për ne në sytë e botës. Dhe, Brari, nëse është për t'i besuar fjalës së urtë:"Çka lind prej maces ha minj", kur dëshifrohet kjo i bie, në sytë e botës, se ne kemi nëna kriminele, prandaj edhe bijtë e tyrë janë kriminelë. Ç'fyerje për nënat tona. Dhe kjo qeveri e sotme, që fatkeqësisht ishte aktive edhe në të 97, me të njëtin kryeaktor, e që sjell gjithmonë kriza nuk e ka gajle nëse poshtëron femrën, nëse poshtëron nënat tona vetëm e vetëm për ta ruajtur karrigen - që kriminaliteti, korrupsioni e gjithë poshtërimet më të ulta të jenë aktive.
Unë them, më e ndershme do të ishte sikur këto gratë e grupit të dytë të krijonin një këshill dhe të shkonin të bisedonin me grupin e parë dhe bashkërisht të gjenin një zgjidhje për të mirën e Shqipërisë. Prandaj unë e përsërit se protestat nuk duhet të ndalen, por përkundrazi, shqiptarët duhet t'i harrojnë ndasitë partiake dhe të bëhen bashkë e të kërkojnë që në Shqipëri të ketë mirëqenie duke rrëzuar jo vetëm këtë qeveri por edhe qeveritë pasuese nëse nuk janë për të mirën e këtij vendi.
Brari, unë e di se ti je i zgjuar, por e keqja është se këtë zgjuarësi e përdor në kahe të gabuar. Nëse kjo është pasoj e mossinqeritetit tënd, apo ku ta di e cfarë qëllimi, atëherë të lutem thuaje të vërtetën, sepse ky popull ka nevojë, sidomos në këtë kohë për njerëz të sinqertë si kurrë më parë.
Respekt për ty e për gjithë ata që ia duan të mirën Shqipërisë!
P.S. Unë shpesh e përdor fjalën Shqipëri, më kanë kritikuar për këtë. Por unë me fjalën Shqipëri, madje e shkruaj në kllapa, shpreh gjithë trojet shqiptare. Në rastin e fundit them, se pa një Shqipëri të denjë nuk do të ketë rehati as në trojet tjera shqiptare ( Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e Serbi ). Shqipëria në këto 20 vite tranzicioni të stërzgjatur është duke i dhënë ujë të keq gjithë çështjes sonë!
Krijoni Kontakt