Në Gjilan, Partia e Drejtësisë mbetet jashtë qeverisë komunale
Gjilan, 5 maj – Arianit Sllamniku, kryetar i Degës së Partisë së Drejtësisë (PD) në Gjilan, partner i koalicionit të PDK-së, ka thënë të mërkurën, se kanë hequr dorë nga të qenit pjesë e qeverisë së re komunale, duke mos marr udhëheqjen e asnjë drejtorie komunale. Sllamniku ka nënvizuar se duke pasur parasyshë fuqinë politike brenda koalicionit qeverisës, premtim i vetëm për të menaxhuar me një drejtori brenda qeverisjes komunale, përfundimisht me zhvillimet e fundit, me tensione dhe presione të larta brendapartiake në partinë në pushtet (PDK), parti e mbështetur edhe nga ne, (PD-ja), prej nivelit qendror (kryetarit Ferid Agani), e deri tek ai lokal, kemi hequr dorë, duke e parë që në rrethanat të cekura më lart është më mirë që të jemi më të dobishëm në forma tjera të qeverisjes, ka thënë Sllamniku.
Ai ka shtuar se përshëndesin përfundimin e maratonës së konsolidimit të qeverisë komunale, dhe urojnë që në ditët në vijim t´i prekin rezultatet e premtuara. Ndërsa ka shtuar se nuk do të jenë mekanizëm për plotësimin e interesave individuale të askujt, përveç interesave të qyetarëve të komunës së Gjilanit.
Ai ka thënë se Dega e PD-së në Gjilan do të jetë kontstruktive në relacion me pushtetin aktual, ndërsa lojalitetin e saj do ta ketë vetëm ndaj qytetarit të komunës së Gjilanit dhe programit partiak, program i cili është përkrahur dhe do të perkrahet edhe në të ardhmen nga qytetari i Gjilanit. /koha/
Krijoni Kontakt