Kushtrim, per raste te tilla une keshilloj cdohere te merret edhe mendim nga mjek te tjere.
Per muslimanin (po edhe cdo pacient tjeter) eshte me rendesi te kete mardhenie te mire me mjekun, dmth eshte me mire te jete edhe vete mjeku besimtar musliman i cili me ndergjegje te plote shqyrton cdo alternative te mundeshme per sherim.
Nese ne vendin ku jeton nuk ka mjek musliman, natyrisht shkojsh edhe tek nje i besimit tjeter, por, e informon qe nga fillimi per rregullat tua fetare te cilet i ndjek dhe se ti refuzon alkoholin.
Tani ne lidhje me kete teme ka edhe fetwa nga dijetare te shquar, sidomos jan parashtruar pyetje se ka medikamenta te cilet permbajne ne vehte nje sasi te vogel te alkoholit e cila shtohet nga kompanite farmaceutike si mjet konzervimi.
Disa dijetare e ndalojne dhe njoh shume besimtare qe i permbahen ketij rregulli,
por ka edhe te tjere te cilet e lejojne me kusht qe mjeku te kete shqyrtuar cdo alternative tjeter mjekimi, dhe nese nuk ka tjera medikamente me efekt te njejte sherimi, i lejohet me kusht qe medikamenti mos ta deh pacientin - gje qe nuk ndodh se sasia eshte shume e vogel vetem sa per konzervim.
Siq thash edhe me heret, per semundjet e veshkeve ke lloj lloj alternativash keshtu qe rekomandimi i mjekut me duket i pavend dhe konsumimi i alkoholit te paster me qellime "sherimi"
per muslimanin nuk lejohet sepse Muhamedi s.a.v.s ka thene (perafersisht): "Allahu s.v.t nuk ka bere sherim ne ato gjera qe na ka ndaluar."
Kam pas diku nje PDF me fetva ne lidhje me disa temat e mjeksise nga kendveshtrimi islam, ndalesat dhe lejesat, sapo ta gjej ua sjell ne forum inshaAllah.
Aman se dy moderator kemi ketu dhe kjo teme qenka bere lemsh, pastroni pak chit chatet se lat nam.
Selam
Krijoni Kontakt