Close
Faqja 0 prej 35 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 349
  1. #1
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477

    Banda kriminale "Hakmarrja për drejtësi”: Arrestohet në Tiranë Dritan Hata

    pershendetje. sic e dim shqiperia ka qen nje nga vendet me hakmarje te theksuar. por a do te thote kjo se nuk kishte rregull, nuk kishte ligje, nuk ka pasur shtet? se hakmarja lind e marr pjese vetem kur nuk ka ligje e ligji nuk zbatohet, se po te kishte ateher ligji duhej te merret hak, e te vinte drejtesin ne vend. pra kur dikush veret dike, vejn ligji e denon ate, e ve te drejten ne vend. ai qe theu ligjin mori jeten e dikuj duhet deshkuar per ate akte qe ka shkelur e duhet denuar sipas ligjeve e regullave. por cndodh kur nuk ka ligje e nuk ka regulla e nuk ka njerez qe ti zbatojen keto rregulla?? ateher lind vetdrejtesia, ta marresh ligjin e rregullat ne duart e dua. se nuk mund te lesh dike qe te ka vrar e prer te ec i lire ne rruge. pra lind hakmrja! njeriu i viktimes do te vere te drejten me vend e vetmja rruge i duket plumbi, po po te kishte shet e ligje a do te kishte hakmarje? A eshte hakmarja e palejushme edhe kur e drejta e drejtesia kur nuk ndollin? pra ne shqiperi nuk ka psur rregull vite me pare, e ne qoftese ti me vrijse tike, po njerzit e asaj familje duhet ta vinin drjetesin ne vend se nuk ksihte ligje e rregull nuk kishte njeri tjeter qe te merrej me drjetesin e shkeljen e drjetesise. A ju duket hakmarja nje meturin e nje gje e dalushem??
    me shume respekt
    eda

  2. #2
    I Love Tilonce Maska e AlbRoma
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Vendndodhja
    Lezhë
    Postime
    95

    Teme mjaft domethenese!

    Eda H si fillim dua te te uroj per temen!
    Hakmarrja:
    Kanuni i Lek Dukagjinit:
    Gjaku shperblehet me gjak

    Ne vendin tone si ne asnje vend tjeter zbatohej dhe zbatohet riti i gjakmarrjes. Lind pyetja a eshte e drejte kjo?
    Jo fare nuk eshte e drejte! Po pse ndodh?
    Ndodh ngaqe siç shkruan edhe Eda me lart se nuk ka nje shtet te besushem . Asnje me mire se shteti nuk mund ta ndaloje gjakmarrjen!

    E ardhmja:

    Jam shume pesimist ne veten time! Sepse ne Shqiperia nuk luftohet per popullin por per karrike!
    Uroj te ndryshoje !!!

    Ju faleminderit!
    Shpresa vdes e fundit!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Banda " HAKMARRJA"

    SHEKULLI
    -----------
    Prokurorët lexuan para gjykatës deklarimet e të pandehurit, pas arrestimit, në tetor 1996

    "Leart Shyti ka pranuar krimet"

    TIRANË - Prokurorët Ened Nakuçi dhe Julian Papa, në munges të të pandehurve në sallën e gjyqit në seancën e djeshme ishin të detyruar të lexonin thëniet e tyre, dhënë para policisë gjyqësore në tetor të vitit 1996, menjëherë pasi u arrestuan. Seanca e djeshme ishte planifikuar për të dëgjuar ekspertët në lidhje me firmat e hedhura nga shtatë oficerë të policisë gjyqësore në procesverbalin e kontrollit të banesës së marrë me qira, nga i pandehuri Enkeled Agaj.
    Sipas gjykatës, ekspertët nuk janë përgatitur për të dhënë përgjigje. Në pritje të ekspertëve, prokurorët kërkuan të lexonin thëniet e të pandehurve. Dje u lexuan deklarimet e të pandehurit Leart Shyti. Ishin gati 30 faqe deklarime të dhëna në policinë gjyqësore.
    Në këto deklarime i pandehuri që ndodhet i lirë që nga datë 14 marsi 1997 kur shpërthyen burgjet, ka pranuar të gjitha akuzat e ngritura kundër tij dhe 11 pjestarëve të tjerë të grupit. Sipas prokurorit, i pandehuri ka pranuar se ka vjedhur shoqërinë "Suisser", dy herë në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë, ka vjedhur INSIG-un, arkën e kursimeve në Vlorë, 2-3 pika karburanti si dhe disa banka të tjera në rrethe të ndryshme të vendit. I pandehuri ka pranuar se ka bashkëpunuar në vjedhje me pjesëtarët e tjerë të grupit, Orik Shyti, vëllai i tij, Gentian Caka, Nikolin Nevruzi dhe Kreshnik Spahiu.
    Prokurorët thanë dje para gjykatës se veprimtaria e të pandehurve ka qenë mjaft e rënduar dhe kriminale. Kundër prokurorit foli avokati i të pandehurit Shyti, Dylber Mani. Ndonëse klienti i tij nuk dihet se ku ndodhet, Mani i tha gjykatës të mos marrë parasysh deklarimet e bëra nga të pandehurit në policinë gjyqësore.
    Sipas avokatit, të pandehurit në polici janë keqtrajtuar dhe janë detyruar të pohojnë ato gjëra që u kanë interesuar prokurorëve dhe krerëve të policisë për të zbardhur krimet e kryera në të gjithë vendin. Avokati Mani tha se është fakt që kanë ndodhur me dhjetëra krime, por nuk është aspak e vërtetë që autorë të krimeve të ndodhura nga viti 1995 deri në tetor të vitit 1996, kohë kur u arrestuan të pandehurit, të jenë kryer prej tyre.
    Alma Çuka


    ---------

    KORRIERI
    ------------------
    6 Qershor 2002





    Shyti: Ja si kemi grabitur parate



    Dje ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane, u zhvillua seanca e rradhes gjyqesore ndaj grupit te ashtequajtur "Hakmarrja per Drejtesi", ku 10 te pandehurit e saj, (te gjithe ne gjendje te lire) akuzohen per vepra te renda penale, si vrasje, grabitje etj. Ne seancen e djeshme, prokurori i ceshtjes ka lexuar procesverbalin e thenieve te te pandehurit Laert Shyti dhene gjate hetimeve parapraka ne Prokurori.
    Sipas ketij procesverbali, i pandehuri pranonte akuzen e ngritur ndaj tij si dhe ka treguar disa nga grabitjet e bera me arme, se bashku me anetaret e tjere te grupit. Keshtu nja nga zyrat e INSIG-ut ne kryeqytet, agjensia ajrore SEISS AIR, arka e kursimeve ne Vlore si dhe disa pika karburanti te kryeqytetit, kane qene viktimat e grabitjes se pjesetareve te grupit, te cilet kane perfituar shuma te konsiderueshme lekesh dhe valute te huaj.
    Ne baze te thenieve, grabitjet ishin kryer si gjate nates ashtu edhe ne mes te dites, here me maska dhe here me paruke. Madje ne disa grabitje u eshte dashur edhe te qellojne me arme zjarri ndaj rojeve ose personave te tjere te pranishem. Ndersa automjeti me te cilin kane levizur ne te shumten e rasteve, ka qene nje ALFA ROMEO (alfeta) ngjyre qumeshti.
    Te pandehurit Orik Shyti, Gentian Cako dhe Kreshnik Spahiu, kane qene bashkepunetoret e perhershem te Laertit, mes te cileve ndaheshin edhe fitimet. Nderkaq trupi gjykues i ceshtjes, prej dy javesh eshte ne pritje edhe te pergjigjes se eksperteve grafik, te cilet kane marre persiper te verifikojne firmat e 8 oficereve te policise, qe rezultojne te nenshkruara ne procesverbalin e sekuestrimit te nje arsenali te vertete armesh.


    -----------------------

    Banda e Shyteve.. kriminelet me te tmershem te ketij 10 vjecari jane te lire pra.
    Ata nuk i ze gjumi po nuk vrane njeri. Ashtu edukate kane nga genet familjare.
    Mjer kush bie ne dore te tyre.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Postime
    50
    Kjo tentative per te shnderruar bandat terroriste te tipit te "Brigadave te kuqe" ne vjedhes ordinere nuk duhet te qerroje askend qe e quan veten SHqipetar!

    Ne aktakuze eshte harruar te permendet ekzekutimi i ish drejtorit te pergjithshem te burgjeve, te ndjerit Bujar Kaloshi si dhe truprojave te tij.
    Keto banda, mbase te formuara me hajdute e vrases ordinere kane permbushur detyra Partie shume here me madhore se vjedhe arkash kursimi.
    Kjo eshte nje paturpesi e radhes.
    Denojeni bashke me mua te dashur bashkatdhetare.

  5. #5
    Demokrat-Bordi-Drejtues Maska e RoboCop2
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Founder #Shqiperia, Lider i Sherbimeve dhe Anëtar i Grupit Abuzimet ne Stafin Ircop Albasoul.Com Italie-Rome-me zemer mes jushe e bukura shoqeri!!!Albasoul Vitamin Qê Pa Te S'do Jetoja Dote!!!
    Postime
    136

    Thumbs down Eshte me se e vertet,shteti kap kriminelin,dhe e rileshon ate!po pse!!!

    Ish drejtori i burgjeve shqiptare,Bujar Kaloshi sqe i vetem ne humbjen e jetes ne nje forme barbare ne fushen e aviacjonit ne laprak,dora e krimit e paguar nga titullare te shtetit te sotem shqiptare su mjaftua me gjakun e tije ,por ne forma mafjoze, i vrasin dhe te jatin dhe te birin 13 vjeç.

    Po çberi shteti ndaj kriminelve? i kapi? Poooooooooo i kapi!por pa dashje ministria e drejtesise,haroj porten hapur dhe ju iken!!!!!qesharake! o vllezer eshte shteti ai qe vret e qe di te fshehi gjurmet te qeroj ose fizikishte vrasesit e te humbas gjurmet,ose nje vize per amerik vrasesit dhe ja u mbylle akuza!!

    Mjer ne ku po katandisemi thuaj vlla.


    DRAGO.
    Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mbytë as tê falë!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    ata veprojne..

    Ja dhe historia jevgut miliarder "gjahu" i ketyre diteve te bandes "hakmarrja"

    KLANI
    -------------
    Pengu 1 milion

    Kurthi i policise qe liroi tregtarin rom te veshmbathjeve. Hetimet supersekrete, por edhe dyshimet per riaktivizimin e bandes se ashtuquajtur "Hakmarrja e Drejtesise".

    Vete Halit Nafizi vazhdon te perserise se gjithcka ishte nje ngaterrese. Mesa duket, pengmarresit e kishin ngaterruar me dike tjeter, te cilit i kerkonin nje borxh te vjeter. "Une nuk i kam borxh askujt. Pastaj, une nuk kam aq shume para sa kerkonin ata", shton, si per te perforcuar me teper kete alibi te dyshimte, tregtari 35-vjecar i veshmbathjeve. Per me teper se 48 ore, ne fundjaven e kaluar, ai ka qene personazhi kryesor i nje aventure te pazakonte pengmarrjeje, te cilet shpreson ta harroje sa me shpejt. Ne mesditen e se shtunes se kaluar, Nafizi kishte lene per pak minuta vilen e tij luksoze ne lagjen e Alliasit. Te nesermen do te martonte te birin 15-vjecar dhe u kishte premtuar familjareve se nuk do te vonohej shume. Por as vete ai nuk mund ta imagjinonte se, ndoshta, po shihte per here te fundit njerezit e tij te dashur. Ende pa dale nga lagjja periferike, tregtari rom u detyrua te ndalte pas shenjes se dhene nga dy persona te veshur me uniforma policie, te cilet udhetonin me nje makine civile. Fillimisht, Nafizi nuk dyshoi tek ky detaj dhe pranoi qe t'i ndiqte per ne komisariat se bashku me makinen e tij. Ne te vertete ai nuk do te mberrinte kurre ne ndonje komisariat policie. Pak metra me pas, policet e rreme dhe nje civil qe i shoqeronte, i vendosen nje thes te zi ne koke dhe nderruan rruge per ne nje baze jashte Tiranes. Pengmarresit kerkonin nje shume prej 1 milion eurosh ne kembim te jetes, por shpresat per te gjetur nje shume te tille brenda pak ditesh ishin te pakta. Familjaret e tregtarit te rrembyer vazhdojne te perserisin edhe sot se nuk mund te paguanin nje shume te tille edhe pse nxorren ne shitje vilen trekateshe dhe disa dyqane e magazina. Por pengmarresit duket se ishin te vendosur per te mos u terhequr ne kete kerkese te cmendur. Nafizi detyrohej te telefonte disa here ne dite ne familjen e tij, duke perseritur se pas se henes, pra 48 ore pas rrembimit, do ta vrisnin. Ne mbremjen e se henes, pak ore perpara perfundimit te afatit te vendosur, te afermit e tregtarit vendosen qe te paguajne shumen e kerkuar. Ne te vertete, canta qe mbante ne dore njeri prej familjareve te Nazifit ishte mbushur me para te falsifikuara. Pas denoncimit te familjareve, drejtuesit e policise kishin vendosur qe te ngrinin kurthin klasik ne te tilla rrembimesh. Agjentet e veshur civile ndiqnin nga afer te gjitha levizjet e personit te ngarkuar per te dorezuar parate e kerkuara, edhe pse pengmarresit nuk kishin percaktuar ende nje vend te sakte per dorezimin e tyre. Gjithcka kryhej nepermjet telefonit celular. Pengmarresit ndryshuan disa here vendtakimin brenda pak oreve, derisa u siguruan se makina e personit te parave nuk ndiqej nga policia. Vetem rreth ores 21.00, zeri misterioz pas receptorit percaktoi nje makine BMW, qe duhet te ndiqte nga pas njeriu i Nazifit. Kembimi i pengut me parate ishte vendosur qe te kryhej ne nje vend mjaft te populluar ne kete ore, prane lokalit "Flamengo". Me pas, gjithcka rrodhi shume shpejt. Agjentet e policise bllokuan makinen dhe ndaj njerit prej personave, qe ndodhej brenda saj e u perpoq te largohej, Eduart Lames, u detyruan te perdorin edhe armet. Per habine e te gjitheve, miku i te plagosurit qe drejtonte makinen ishte Gentian Caka, njeri prej anetareve me aktive te bandes se ashtuquajtur "Hakmarrja per Drejtesi". Pak ore me pas, ne te gdhire te se martes, pengu Halit Nazifi, mori edhe njehere rrugen e kthimit. Njerezit e mistershem, qe e kishin mbajtur te izoluar per 48 oret e fundit, nuk kishin dashur te rrezikonin pas kurthit te organizuar tek "Flamengo". Per tregtarin e marre peng, sapo kishte perfunduar nje enderr e keqe, te cilen deshiron ta harroje sa me pare.
    ------------

    Robocop..vre kho..

    Ai Kaloshi ishte oficer dhe oficeri nuk eshte kasap as shofer autobusi por njeri qe i ben syt kater cdo sekond.
    Ai duhet ta dinte se mbi te ka dyfish urrejtje. Urrejtja e stalinisteve qe dikur burgjet i kishin vete per te futur aty te tjeret dhe e dyta, urrejtja se nji KALOSH nga i internuar u be drejtor burgu.

    Prandaj ai kokpetull duhet ti bente syt kater dhe mos te ishin shytet qe tja derdhin plumbat ne bark atije por AI tja derdhte trute SHYTVE te hajredin policit aty para shtepise.

    Po keshtu me rrypin tjeter Azem Hajdarin te cilin ca katundar te qelbur me 8 vjecare si puna JAHOS e nxjerrin jasht si peshk qefull dhe e zgerlaqin mu nen penxheret e kokqypit tjeter Sali Berishes.
    Po ti kish punu mendja e jo barku si derr e qafa si dem Azem hajdarit nuk kish dale aty por me mencuri u kish thene jahos me shoke me celular.. prisni pak burra se jam tuj shkrue ni referat per parlament..vec pak e fill vi e dalim pijm nji kafe dhe me kujdes pa rene ne sy kish rrethu vendin dhe i kish djegur te 4 ne makin te gjalle ata klyshet. ose ja kish vene kallashin ne sum Jahos, Ferizit e atyre tjereve shikista te Klosit qe vezhgonin rrotull aksionin.

    keshtu robocop..

  7. #7
    Demokrat-Bordi-Drejtues Maska e RoboCop2
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Founder #Shqiperia, Lider i Sherbimeve dhe Anëtar i Grupit Abuzimet ne Stafin Ircop Albasoul.Com Italie-Rome-me zemer mes jushe e bukura shoqeri!!!Albasoul Vitamin Qê Pa Te S'do Jetoja Dote!!!
    Postime
    136

    Exclamation Heeee,Brari! shume fines ke ti lal,po ngatron kekun me byrekun!!

    Meqe ne shtjellimin qe ju personalishte i bete vrasjes se Kaloshit,apo A.Hajdarit,nga disa te pa shkolluar,siç shprehesh ti,ju e quani Jaho Salin te pashkolluar!! jo, ndaj gjerat lal te luash gishtin eshte e thjeshte,dhe sduhet shkolle,as diplome,por kurajo permua,nga njerez kriminel te paguar,dhe do te thoja, se ka dy arsime ne kte jete me andralle:

    1-Te shkruajtur ne diplome,qe keni mbaruar nje fakultet.

    dhe

    2- Ajo e shkolles qe te dikton jeta makaber te maresh diplomat me te veshtira e te erreta,te pa hedhura neper letra,por pervoj jete.

    Kaloshi rafmet paste,u kap ne befasi dhe u eleminua!ju thoni ishte peshk!!!!!! booooooooo!!

    Por mos haro, se ai qe do te te vrasi lal, ta gjen castin e momentin dhe pas 20 e 30 vjetesh,e smund ti ruhesh gjate.

    Ju e njifni historin,dikur rembyen dhe presidentin e Amerikes mos valle dhe ky qe peshk? e sditi te ruej!!!!!!

    A.Hajdari qe lider i PD,e si i tille jeten dhe forcat e tije ja kushtonte popullit, e nje politike te paster te PD.

    Sishte zarbo,as peshk sic e emeroni ju, ose si perket kjo epitez qe ju i vini sote.
    Azemi sruhej por jetonte mes njerzve,i perkushtohej atyre,pabesia e beri te ler jeten e tije dhe te lere tre femi jetim,por per mua asmit si ruhesh dot ne asnje lloj forme,veç te jesh RoboCop,por dhe per kta ka menyra per ti eleminuar.

    Ju po me lini te mendoj qe jeni,idealist i nje partie politike,qe spuqej dot me parimet demokratike te Azem Hajdarit,eshte e drejta juaj,por mos u hiq per tiger e filozof,e mos e ngatrro kekun me byrekun he vlla,ishalla ske hasmeri,se dhe ne brim te miut te gjen plumi lal, per nje shume lekesh kta kriminel vrasin dhe foshnjet e jo nje te ritur,ajde qofsh mire.


    Me indinjat DRAGO.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RoboCop2 : 07-07-2002 më 13:37
    Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mbytë as tê falë!!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    robocopi.. vre kho..

    LEXO me kujdes.. nuk eshte e rendesishme se e quajta petull apo qaf derr kaloshin apo Azemin..mendo me thelle..
    ..Azemi ishte nji koh te gjate deputet dhe jo deputet i zakonshem por kryetar i komisionit parlamentar per SHIKUN dhe MBROJTJEN.
    Pra jo kryetar i komisionit per MISH e Zarzavate dhe duhet ti dinte cfare jane JAHOT e Kernajat e compani.
    Shko shiko me sa bodigarde e makina te blinduara ecen KENO gjinushi..pse sepse ata e kane seriozisht QEVERISJEN e jo loje e rrumpallhane.
    Nuk guxon kush posht zyres se Nanos ose Metes te rri 4 ore me makin e me mitraloza e me mjekrra. ATA hapin syte e nuk bejn llogje.
    Kjo ka rendesi sepse i jep seriozitet shtetit dhe prandaj te mencurit behen me PS-ne se thon ata ruajn veten na ruajn dhe ne antareve.
    E kunderta me PD-ne. PD nuk i mbrojti njerzit e vet as kur ish ne pushtet as ne opozite.
    Jane qindra demokrate qe jane vrare gjate ketyre 12 viteve ne Tirane e rrethe. Kjo sepse PD eshte parti leshkosh e matufesh.
    Si te duket ty qe SALIU puthet me ate qe goditi me tanks zyrat e shtetit ne 97-ten, Imam bajalldiun.
    Ka llogjik ketu?
    Kjo do te thote se shtabit te PD-se nuk i dhimbsen njerzit dhe se ne kte Parti mungon solidariteti njerzor.
    A i ka zbuluar PD-ja masakruesit e policve ne Lushnje ose Vlore.
    Me kryerebelin e JUGUT ben kauz kto dite Sali Berisha dhe ata e mbajne kryetar.
    Jo nji deputet por dhe nji parlament me ta fale nuk ka c'duhet kur shkelet mbi principe e mbi gjak te pafajshmish.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Postime
    50
    Ai Kaloshi ishte oficer dhe oficeri nuk eshte kasap as shofer autobusi por njeri qe i ben syt kater cdo sekond.
    Ai duhet ta dinte se mbi te ka dyfish urrejtje. Urrejtja e stalinisteve qe dikur burgjet i kishin vete per te futur aty te tjeret dhe e dyta, urrejtja se nji KALOSH nga i internuar u be drejtor burgu.

    Zotni Brari, ju beni gabim qe shpreheni per gjithcka qe mendoni se dispononi informacion, apo qe keni dijeni perciptaz.
    Bujar Kaloshi, ish kuadro (i larte) i Kontrollit te Larte te Shtetit, dhe me pas rene ne detyren e drejtorit te pergjithshem te burgjeve, nuk ishte as oficer e as leshko. Pikerisht per kete i jane besuar edhe keto detyra. Por me e rendesishme nga te gjitha, eshte se ai KA QENE DALLUAR per ndershmeri,dedikim dhe rezultate te jashtezakonshem ne punen qe kryente. Ky njeri i pakorruptueshem jo me kot eshte zgjedhur te eleminohej nga ajo bande qe zotnia juaj po na e paraqet ordinere (shpresoj te mos jete qellimisht).
    Eshte gjynah te hedhesh balte ne kete menyre sonambule mbi figura te tilla.

    Po keshtu me rrypin tjeter Azem Hajdarin te cilin ca katundar te qelbur me 8 vjecare si puna JAHOS e nxjerrin jasht si peshk qefull dhe e zgerlaqin mu nen penxheret e kokqypit tjeter Sali Berishes.
    Po ti kish punu mendja e jo barku si derr e qafa si dem Azem hajdarit ...


    Nuk mund tju cilesoj tjeter vecse nje demokrat te zhgenjyer e bere menjane per arsye irilevante (ndaj meje).
    Fakti qe ju shpreheni per Berishen ne kete menyre do te thote qe ti je akoma viktime e tij (kujdes mos u kap pas fjaleve por pas atyre qe dua te te then).
    Te shprehesh ne te tilla menyra do te thote te jesh me Berishen i zhgenjyer nga Berisha. Do te thote te jesh me PD i zhgenjyer nga PD.
    Keto paradokse te cilat nuk u shkojne per shtat intelektualeve te sotem i bejne ata fare te pavlefshem per kauzen ne te cilen mendojne se kontribojne.

    Sa per "opinionet" e shprehura ndaj Hajdarit, nuk mund ta besoj
    se jeni shprehur ne menyre te tille dhe po i marr per lajthitje (nuk e di po kaq i azhornuar sa jeni me politiken ne vend, nuk besoj te keni humbur rastin e te mos keni pare seancen parlamentare ne te cilen Hajdarit iu hoq imuniteti, e as ate emisionin e famshem ku Hajdari u paraqit ne studio me kaseta, foto si dhe batuta te tipit "Kati i pare-kati i dyte").
    Ne se jeni dhe ju nje nder te shumtat viktima te rendomta ndaj armes me te fuqishme te sigurimit te shtetit (i cili gezon akoma shendet te plote, DEZINFORMACIONIT, at'here nuk me mbetet gje tjeter vec te shpreh keqardhje per ju.

    Deri tani vetem sharje,mallkime dhe epitete qesharake kam pare te dregosh ne adrese te poliitiqeneve tane. Po qe se jeni i afte per me shume shkruani ndonje mendim me vlere, se mallkimet ua leme grave e plakave.


    p.s.
    Kur do dijne te ndajne idete e tyre nga partite mutante shqiptare intelektualet tane valle?
    Ndryshuar për herë të fundit nga kalemi : 08-07-2002 më 02:17

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    Hakmarrja perfundon atehere kur vihet DREJTESI per krimet e kryera. Te vesh DREJTESI duhen dy gjera: 1. Te kesh nje ligj te drejte e demokratik 2. Ta zbatosh ate ligj me perpikmeri. Qe te jesh ne gjendje te zbatosh ligjet, duhet te kesh nje shtet autoritar e te forte qe lufton pa kompromis krimin, ate qe eshte bere sot dhe ate qe eshte bere para 50 vjetesh po nuk eshte ndeshkuar. Qe te vesh DREJTESI ne shoqerine shqiptare me pare duhet te besh TRANSPARENCE me ato krime qe jane kryer ne kurriz te atij populli per plot 60 vjet. Ligji nuk ben dallim sipas ngjyrave politike, ligji eshte ligj dhe nese duam qe te gjithe shqiptaret ta respektojne ate ligj duhet tu tregojme qe ligji godet pa meshire te gjithe ata qe e shkelin, dhe nuk eshte thjeshte nje vegel ne duart e njerezve me pushtet. Qe te besh transparence, do te thote te hapesh te gjitha dosjet e komunizmit dhe ti gjykosh veprat e te gjithe te gjalleve dhe te vdekurve. Drejtesia nuk ka kufij kohore dhe gjithmone duhet te vihet ne vendin qe i takon.

    Te hapesh dosjet, do te thote te besh transparence me shtetasit e tu, dhe pasi te hapen dosjet shqiptaret do te shohin ne sy kriminelin, spiunin, matrapazin, xhelatet, qofshin keta gjalle apo vdekur. Vetem ne kete menyre viktimat e pafajshme do te gjejne drejtesi ligjore dhe nuk kane perse kerkojne vetgjyqesine. Vetem ne kete menyre shoqeria shqiptare do te shkeputet nga e shkuara dhe hap rrugen e se ardhmes me njerez qe nuk i kane duart e lyera me gjak, dhe as nuk jane produkte te se shkuares.

    Qe te gjitha keto te realizohen, duhet qe te kesh nje lidership, pra njerez qe te kene nje vullnet per ta bere nje gje te tille. Shqiperia dhe Serbia jane te vetmet vende te Europes Lindore qe uk i kane hapur ende dosjet e komunizmit.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 0 prej 35 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahir Zemaj
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45
  2. Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 18:22
  3. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-11-2004, 12:22
  4. Policia e vret. Kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11
  5. Policia e UNMIK-ut vazhdon me arrestimet e oficerëve të TMK
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 01-11-2002, 13:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •