Kisha e loretos ne itali eshte nje nga santuariot e rendesishm per cdo besimtar katolik .
Atje konservohet shtepia e zojes Mari.
Kur krociatet u larguan nga palestina pjesen e shtepis se maris qe ishte ndertuar me gur u trasportuan perpara ne Iiria e me vone ne teritorin e Loretos.
Ne nje dokument te vitit 1294 qe eshte gjetur vone teston qe Niceforo Angelo ,despot i Epirit kur dha vajzen Ithamar a Filipos di Taranto midis shum dhuratave i dha dhe "gurat qe kishin mare nga shtepija e zonjes sone vergjine Mari.
Kurioze eshte gjetja midis keture" gurve te shenjte"dhe nje monete te Ladislao d'Angio-Durazo ,ajo monete ishte e muruar.
Me keto gura eshte rindertuar shqepia e zojes Maria brenda ne Kishen e Loretos
Po vendos nje fotografi.
Besoj se kjo teme mund te psurohet akoma me shume.
Shtepia e Shenjte e Loretos eshte nje nga vendet me te shenjta Mariane ne bote. Qe nga mesjeta, kjo Shtepi e Shenjte eshte besuar qe eshte shtepia ku Virgjeresha Mari jetoi, u mbars dhe rriti Jezusin e vogel. Nje bazilike e madhe eshte ndertuar rreth vendit te shenjte, dhe terheq deri 4 milion vizitore cdo vit.
Historia
Sipas Testamentit te Ri, Jezusi u rrit nga Maria dhe Jozefi ne nje qytet te vogel te quajtur Nazaret, prane Jeruzalemit. Jozefi ishte marangoz, dhe shtepia e tyre ishte e thjeshte. Tre shekuj pas jetes se Jezusit, perandori i sapo konvertuar, Konstandin, ndertoi ne bazilike mbi shtepine e thjeshte ku besohet te kete jetuar Familja e Shenjte. Sipas tradites Katolike, Shtepia e Shenjte u rrezikua gjate trazirave te Kryqezatave, keshtu qe ne 1291, engjejt e levizen shtepine nga vendi i saj origjinal ne nje vend ne Kroacine e sotme. Nje vend bosh u la ne Nazaret dhe nje shtepi e vogel u shfaq papritur ne nje fushe ne Kroaci. Prifti famullitar i habitur, i sjelle ne skene nga barinjte qe e zbuluan, pati nje vizion ku Virgjeresha Mari i zbuloi qe ajo kishte qene shtepia e Saj e meparshme.
Me 10 Dhjetor 1294, shtepia u leviz perseri nga engjejt per shkak te pushtimit myslyman te Shqiperise. U vendos fillimisht ne Recanti, Itali, por u leviz perseri per here te trete ne Loreto, ku eshte edhe sot. Shtepia e Shenjte e Loretos, ose Santa Casa di Loreto ne italisht, eshte adhuruar nga pelegrine te thjeshte e te medhenj, perfshire shume Pape dhe shenjtore, e shume mrekulli e sherime kane ndodhur ne te. Shkencetaret kane konfirmuar qe materiali nga i cili Shtepia perbehet, te jete i njejte me ate qe gjendet ne Nazaret, dhe qe Shtepise i mungojne themelet e zakonshme. Me 1469, nje bazilike u ndertua rreth saj, qe qendron akoma sot. Me 1507, nje rrethim mermeri u ndertua rreth Shtepise brenda bazilikes, dhe ne 1510 vendi u aprovua zyrtarisht per pelegrinazh. Me 1910, Zoja e Loretos u be shenjtorja mbrojtese e piloteve nga tradita e fluturimit te shtepise nga Nazareti.
Pamje e Bazilikes nga Jugu
Pjesa lindore si keshtjelle e Bazilikes, rruges per tek vendi i shenjte
Fasada e Bazilikes se Loretos
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diella1 : 15-02-2012 mė 14:26
Krijoni Kontakt