Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Është në Shkodër, dmth, ne hyrje te Shkodres
    Në hyrje të Shkodrës gjendet Kisha e Zonjës, ndërsa e Françeskanëve ose Kisha e Fretënve si quhet ndryshe, ndodhet në qendër të Shkodrës, ose si i themi ne brezi i të rinjve pas Colosseu-t

    Citim Postuar më parë nga VOLSIV Lexo Postimin
    >>> A mund te me thuash ku ndodhen bashkesite Franceskane ne Shqiperi?
    Tek pedonaja e Shkodrës (Kolë Idromeno) më ka zënë syri që ndodhet edhe një zyrë - Agjensia e Françeskanëve e Shtegtimeve, që me thënë drejtën më ka tërhequr shumë ai simboli me atë kryqin si i templarëve dhe meqë e kisha rrugën andej, desha të ndalesha të pyes pikërisht për këtë kërkesën për pranimin që do bësh ti Volsiv, ose e thënë ndryshe të marr ndonjë info rreth interesimit tënd. Por thashë më mirë po të pyes ty vetë nëse do interesohesh për ndonjë gjë më konkrete dhe sesi mund të të ndihmoj më konkretisht, kështu që po deshe mund të më drejtohesh nëse do që të interesohem për këtë gjë; mund edhe të pyes ndonjë nga miqtë e mi që njeh nga afër ndonjë prej tyre për rastin tënd, psh edhe ndonjë mënyrë që të mund t'i kontaktosh ti vetë...me shpresën që të jem sado pak e dobishme për ty

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Në hyrje të Shkodrës gjendet Kisha e Zonjës, ndërsa e Françeskanëve ose Kisha e Fretënve si quhet ndryshe, ndodhet në qendër të Shkodrës, ose si i themi ne brezi i të rinjve pas Colosseu-t


    Tek pedonaja e Shkodrës (Kolë Idromeno) më ka zënë syri që ndodhet edhe një zyrë - Agjensia e Françeskanëve e Shtegtimeve, që me thënë drejtën më ka tërhequr shumë ai simboli me atë kryqin si i templarëve dhe meqë e kisha rrugën andej, desha të ndalesha të pyes pikërisht për këtë kërkesën për pranimin që do bësh ti Volsiv, ose e thënë ndryshe të marr ndonjë info rreth interesimit tënd. Por thashë më mirë po të pyes ty vetë nëse do interesohesh për ndonjë gjë më konkrete dhe sesi mund të të ndihmoj më konkretisht, kështu që po deshe mund të më drejtohesh nëse do që të interesohem për këtë gjë; mund edhe të pyes ndonjë nga miqtë e mi që njeh nga afër ndonjë prej tyre për rastin tënd, psh edhe ndonjë mënyrë që të mund t'i kontaktosh ti vetë...me shpresën që të jem sado pak e dobishme për ty

    >>> Te falenderoj "Yes me yll".

    > Agjensia e Françeskanëve e Shtegtimeve me duket se ka te beje me shume me pelegrinazhin dhe mund te jete me shume nje agjensi por gjithsesi mbetet një aktivitet i Provincës Françeskane Shqiptare nën përkujdesjen e ordinarit të saj.

    E gjeta edhe adresen e sakte dhe duhet te jete kjo:

    Agjencia Franceskane e Shtegetimeve.
    Adresa: Rr.Kol Idromeno (Pedonalja), L. Vasil Shanto
    E-mail: info@afsh.al
    Web: www.afsh.al
    Shkoder, Albania
    Tel: +355 22 25 52 55
    Mob: +355 692077713

    E kisha nder mend ta beja ate pelegrinazhin per Jeruzalem dhe kontaktova por per momentin akoma nuk kane organizuar dicka.

    > Lidhur me Franceskanet cuditem sesi nuk duken fare ne zonen me te populluar te shqiperise Durres-Tirane. Eshte shume e domosdoshme qe te rinjte ti shohin, ti takojne dhe te dine per ekzistencen e tyre. Por shyqyr qe paska ku me kontaktu edhe ne Tirane.


    > Tek faqja e "Agjencia Franceskane e Shtegetimeve" gjeta edhe kontaktet e mundshem me ta.

    O.F.M Shqipëri
    Kurja Provinciale

    Kuvendi i Shën Françeskut
    Rruga At`Gjergj Fishta 22, 4001 Shkodër
    Tel/Fax: 00355 22242725
    Kuvendi i Shën Françeskut

    Kuvendi i Shën Françeskut
    Rruga At`Gjergj Fishta 22, 4001 Shkodër
    Tel/Fax: 00355 22243215
    Kisha e Zojës Rruzare

    Kisha e Zojës Rruzare
    Rr. At Justin Rrota Arra e Madhe 4001 Shkodër
    Tel/Fax: 00355 22242370
    Famullia: 00355 2224
    Kuvendi Shën Pjetrit e Shën Palit

    Kuvendi Shën Pjetrit e Shën Pali
    Bajzë Qendër Malësi e Madhe
    Tel/Fax: 00355 26920011
    Kuvendi i Lajmërimit të Zojës

    Kuvendi i Lajmërimit të Zojës
    Lagjia Nënë Tereza Sheshi Nënë Tereza Lezhë
    Tel/Fax: 00355 22153893
    Kuvendi i Shën Ndout

    Kuvendi i Shën Ndout
    Shenjtorja e Shën Ndout Laç - Kurbin
    Tel/Fax:
    Kisha e Shën Mhillit

    Kisha e Shën Mhillit
    Laç - Kurbin
    Tel/Fax:
    Kuvendi i Shën Ndout

    Kuvendi i Shën Ndout
    Rr. Ali Pash Gucia, Tiranë
    Tel/Fax:00355 42223859

    Pershendetje. Ciao.
    La verita' ti rendera' libero!

  3. #23
    Volsiv, uroj të bëhesh pjesë e Urdhërit meqë e ke me aq pasion dhe përkushtim! Gjss po pate nevojë për ndonjë gjë në lidhje me ndonjë info më tej për në Shkodër, na e bëj të ditur.
    Përshëndetje edhe ty, kalofsh bukur.
    Pax et Bonum

    ***

    Në mos gabohem, Françeskanët në kohën kur kërkuan miratimin për t'u bërë Urdhër nga Papa Inocenti III ishin 12 veta, apo jo?

    ***


    Dukuria kulturore françeskane

    Nga: Mark Marku (Botime shqiptare)

    Françeskanët shqiptarë shfaqen si një grup i strukturuar kulturor, aty nga fundi i shekullit të 19-të, paralelisht me shfaqjen e grupeve të tjera të Rilindjes Kombëtare. Qysh në fillim françeskanët shfaqin tre karakteristika, që i bën ata të dallueshëm nga grupet e tjera kulturore: së pari, ata shfaqen si një elitë kulturore vendase, në ndryshim nga grupet e tjera që janë grupe të diasporës, së dyti ata janë një elitë kulturore e strukturuar dhe koherente, në ndryshim nga grupet e tjera që nuk janë të tilla, dhe së treti ato shfaqen si një grup kulturor dhe fetar në ndryshim nga grupet e tjera që e zhvillojnë veprimtarinë kulturore jashtë patronazhit të fesë dhe nganjëherë edhe në konflikt me të.
    Deri para shfaqjes së françeskanëve, elita kulturore shqiptare ishte elitë e diasporës. Madje është paradoksale që ideja kombëtare dhe projekti kombëtar shfaqen tek ajo pjesë e diasporës, që e kishte më të madhe distancën kohore me vendin e origjinës: tek arbëreshët. Lidhja e tyre është e largët dhe kjo bën që projekti i tyre të zhvillohet kryesisht si lëvizje romantike nga pikëpamja kulturore dhe si utopi nga pikëpamja politike. Në ndryshim nga arbëreshët, elita kulturore e pjesës tjetër të diasporës ishte më organike, (dhe këtu kam parasysh elitën kulturore të mbledhur rreth shoqërisë Drita të Stambollit dhe zgjatimet e saj në Bukuresht, Sofje, Egjipt e më vonë në Evropë dhe SHBA) është më e lidhur me territoret e banuara nga shqiptarët dhe ka një projekt më konkret kulturor e politik. Të vetëdijshëm për zhbërjen e Perandorisë Otomane, fragmentet e kësaj elite të copëzuar, synonin krijimin e shtetit kombëtar shqiptar. Por para se të krijojnë shtetin kombëtar, atyre u duhet të krijojnë kombin dhe e krijojnë atë së pari kulturalisht. Gjuha dhe letërsia do të shihen si instrumente të domosdoshëm në këtë sipërmarrje dhe ata i vënë në zbatim.
    Klerikët përkundrazi shfaqen si elitë kulturore e lidhur me popullsinë dhe gjeografinë e vendit. Ata e kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në kushte shumë të vështira në Veri të Shqipërisë, kanë pasur një ekzistencë të rrezikuar por pikërisht këtu buron edhe forca e tyre. E njohin mirë vendin, banorët dhe dinë t’u përshtaten mirë rrethanave. Ekzistenca e tyre buron më tepër prej kësaj marrëdhënie të çuditshme me banorët, territorin dhe besimin sesa prej fuqisë institucionale fetare. Askush nuk ishte më i vetëdijshëm se ata për burimin e forcës së tyre dhe asgjë nuk e shpreh më mirë thelbin e ekzistencës së tyre se kjo frazë e nxjerrë nga një letër drejtuar mbretit Zog në vitin 1930, “ne jemi këtu në Shqipëri prej dy mijë vjetësh, katolikë atëherë, katolikë sot, shqiptarë atëherë, shqiptarë sot dhe gjithmonë”. Me degradimin e pushtetit perandorak, pozicioni i tyre konsolidohet dhe ata pak nga pak e shndërrojnë Shkodrën në qendrën e tyre fetare e më vonë kulturore. Shkodra si qytet kishte qenë një qendër e rëndësishme urbane dhe tregtare që nga koha e venedikasve, por si metropol kulturor u themelua nga klerikët katolikë. Dhe si i tillë është i pari në Shqipëri. Françeskanët të armatosur me forcën e maleve shqiptare dhe me dijen bashkëkohore e “ripushtojnë” Shkodrën, dhe e bëjnë atë kryeqytetin rrezatues të kulturës shqiptare. Këtë fuqi qyteti e ruan deri në vitet 30, kur këtë rol e merr Tirana, kryeqyteti politik i vendit.
    Por ajo që e bën dukurinë kulturore françeskane me shumë ndikim, mendoj se ka të bëjë me faktin se ata shfaqen si një grup kulturor, i cili synon të shndërrohet në një sistem kulturor më vete brenda kulturës shqiptare. Grupi kulturor françeskan synon t’i përmbyllë të gjitha brenda vetes. Në vitin 1861, françeskanët themelojnë Kolegjin françeskan, dhe me këtë hedhin hapin e parë në drejtim të prodhimit dhe përhapjes së dijes, si dhe riprodhimit të vetvetes si elitë kulturore. Më vonë ata sjellin shtypshkronjat, krijojnë organet e shtypit dhe Hylli i Dritës shndërrohet në institucionin kryesor të prodhimit dhe përhapjes së kulturës së tyre. Natyrisht pjesë e rëndësishme e këtij sistemi është produkti kulturor i tyre, dhe ata institucionalizohen në hierarkinë e kulturës shqiptare me grup veprash dhe autorësh, ndër më të rëndësishmit e kulturës shqiptare. Sistemi i tyre kulturor nuk mjaftohet vetëm në fushën e letërsisë, pasi ata krijojnë muzikën dhe institucione të përhapjes dhe ushtrimit të saj si orkestrat dhe grupet artistike, krijojnë teatrin si institucion dhe veprën dramatike dhe më në fund krijojnë edhe publikun. Pra ata krijojnë pikërisht atë që ka parasysh Sapir, kur i referohet termit kulturë, kulturën si sistem komunikimi. Ky sistem komunikimi është i plotësuar dhe i përmbyllur në vetvete, pasi prodhon edhe veprën, edhe kanalin e komunikimit edhe marrësin e veprës. Këtej, besoj se buron edhe fuqia e këtij grupi kulturor, dhe kjo është një pikë e fortë e tyre në raport me grupet e tjera kulturore. Në një moment historik, kur ata e ndjejnë veten shumë të fuqishëm, si në rastin e periudhës 1920-1924. ata përpiqen të dalin edhe jashtë sferës kulturore dhe të institucionalizohen politikisht duke u shndërruar në forcën drejtuese të opozitës politike dhe parlamentare, forcë që kishte përfaqësuesit e saj fetarë dhe laikë në Qeveri, madje edhe media të fuqishme në dispozicion si gazeta Ora e Maleve. Për një periudhë të gjatë kohe, sistemi i tyre kulturor ka qenë i konkurueshëm vetëm brenda strukturave fetare dhe jezuitët ishin grupi kulturor me pretendime për ta bërë një gjë të tillë. Edhe ata si fraçeskanët krijuan kolegjin e tyre, atë saverian, sollën shtypshkronja, u ushtruan në letërsi dhe në artet e tjera, studiuan gjuhën dhe kulturën shqipe, krijuan organe shtypi, madje edhe më parë se françeskanët (e kam fjalën për Zanin e Shna Ndoit, të themeluar në vitin 1891). Dy grupet kulturore u konsoliduan për raport me njëra-tjetrën, por të dyja bashkë e ruajtën primatin e kulturës deri në vitin 30, kur grupet e reja kulturore kryesisht laike e vunë në diskutim autoritetin e tyre.
    Karakteristika e tretë e dukurisë kulturore françeskane ka të bëjë me faktin se ajo shfaqet si një dukuri kulturore-fetare. Della Roka në librin e tij “Feja dhe kombësia në Shqipëri”, kur flet për katolikët shqiptarë thotë se “ka të ngjarë që ata nuk ndjenin ndonjë kontradiktë mes identitetit katolik dhe atij shqiptar, përkundrazi njëri konsiderohej si një aspekt përplotësues i tjetrit dhe anasjelltas”1. Këtij realiteti i përshtaten edhe klerikët katolikë, madje duhet pranuar se nëse klerikët e urdhrave të tjerë i përshtateshin disi me zor një realiteti të tillë, françeskanët e bënin në mënyrë të natyrshme të vullnetshme, madje në njëfarë mase ishin ata vetë krijuesit e këtij realiteti. Në përshtatje me këtë realitet, mund të thuhet se në kulturën françeskane dallohen tre përmasa ose konstante:
    përmasa kombëtare
    përmasa kulturore perëndimore
    përmasa universale fetare.
    Harmonia e këtyre tre përmasave më duket se përbën një rast unik kulturor te kultura katolike e veriut dhe sidomos tek ajo françeskane. Jashtë paradoksit shqiptar, një harmoni e tillë do të ishte e paimagjinueshme. Mendoj se ky paradoks, vetëm nëse e shohim kulturën shqiptare së jashtmi, na rezulton i tillë, pasi nëse e njohim atë në ind është i shpjegueshëm. Shpjegim për të është historia e vendit dhe rrethanat e krijimit të elitës kulturore të brendshme françeskane. E thamë më sipër se kjo elitë u kishte shpëtuar për mrekulli rrethanave asgjësuese, ashtu sikurse u kanë shpëtuar për mrekulli rrethanave asgjësuese vetë shqiptarët. Ajo elitë ishte pjellë e maleve shqiptare. Bashkë me besimtarët e famullive të vogla dhe të rrënuara të veriut, ata kishin krijuar një histori, historinë e ruajtjes së vetvetes. Bashkë me të edhe historinë e ruajtjes së besimit dhe gjuhës. Mendoj se pikërisht te gjuha, ata e projektojnë harmoninë e tyre. “Problemi i raporteve mes gjuhës dhe kulturës – thotë Levi-Strauss janë ndër më të ndërlikuarat e mundshme. Një gjuhë mund ta trajtojmë si një produkt të kulturës… por në një tjetër kuptim ajo është pjesë e kulturës. Por kjo nuk mjafton, pasi ajo na shfaqet edhe si kondicion i kulturës dhe kjo si në planin diakronik, ashtu dhe në atë sinkronik”2 Buzuku, Budi e Bogdani veprojnë vetëdijshëm në këtë sens.. Gjuhë për ta do të thotë së pari besim, së dyti vazhdimësi, së treti kulturë dhe së katërti botë ose, më saktë, botë e mbyllur dhe e hapur ndaj botës. Në shekullin e 20-të, pasi kanë shpëtuar edhe gjuhën, edhe genin edhe besimin, ata i realizojnë të gjitha këto duke i harmonizuar në kulturë. Mendoj se ky është një çelës për shpjegimin e dukurisë kulturore françeskane. Të tjerat dihen: pas kulturës vjen kombi, pas kombit shteti dhe prapë kombi e kështu me radhë. Ndërkohë dukuria kulturore françeskane vazhdon të rrezatojë edhe pse në kushte të vështira. Këtë radhë si dëshmi e asaj se çfarë i bëmë vetes.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Smile

    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Volsiv, uroj të bëhesh pjesë e Urdhërit meqë e ke me aq pasion dhe përkushtim! Gjss po pate nevojë për ndonjë gjë në lidhje me ndonjë info më tej për në Shkodër, na e bëj të ditur.
    Përshëndetje edhe ty, kalofsh bukur.
    Pax et Bonum
    Faleminderit Yes*,
    Tani e di qe e kam nje mike ne Shkoder.
    Klm.
    La verita' ti rendera' libero!

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •