Asht e pranueme prej tė gjithėve, edhe botnisht, se islamizmi nė Shqipni mori me kohė trajta mjaft tė ndryshme nga ai i origjinės, pra islamizmi arabik.

Nuk kanė mungue edhe studiues qė janė shtye deri atje sa tė thonė se islamizmi shqiptar ka konturime kombėtare, e jo pa arsye, ēka e ban tė dallueshem prej shtresimeve ma ekstremiste qė janė sot nė botė.

Nė vendin tonė prej kohėsh kanė egzistue dy rryma tė fesė Islame: njena asht Islami Sunit, rrymė paqėsore e tolerante, qė praktikohet nga shumica e shqiptarėve, tjetra asht rryma Bektashiane, edhe kjo pėrparimtare dhe me ngjyrime tė theksueme atdhetare.

Shkaqet e njė islami paqėsor, tolerant e respektues ndaj besimit tė tė parėve tė tyne, duhen kėrkue tek dy fakte:

a) pse islamizimi ndėr shqiptarė ka qenė njė dukuni e imponueme me teh tė shpatės e me mjete tė tjera nga ma tė dhunėshmet;

b) pse shqiptarėt e islamizuem nuk i humbėn kurrė lidhjet me rrajėt, pra me prejardhjen e tyne tė krishtenė.

Janė kėto edhe arėsyet ma bindėse pse islami ndėr ne nuk u shfaq me format tė dhunėshme si nė shumė vise tė tjera tė Lindjes.

Mirėpo, tash sė fundi, ka dalė nė skenė edhe njė rrymė e re, Islami Vehabist, qė pėrfaqėsohet nga njė lukunģ tė rijshė qė kėta 20 vjetėt e fundit u shkolluen nė vendet e Lindjes, siē janė Pakistani, Arabia Saudite, Jemeni, dhe kanė sjellė nė Shqipni traditen islame ekstremiste, ate vehabiste. Ekstremizmi i kesaj rryme fetare arabe po damton randė bashkėjetesėn paqėsore fetare mes nesh, aty edhe marėdhanjet tona me mjedisin Europian, ku jemi etnoformues qė nė ag tė historisė sė njerėzimit.

Veprimtaria e kėtyne fanatikėve u pa edhe nė SHBA, kur tre shtetas Maqedonė, me kombėsi shqiptare, u pėrpoqen tė hidhnin nė erė bazėn ushtarake te Njuxhersit.

Ata nuk lanė mjet pa pėrdorė qė tė imponohen: korrupsionin, kėrcėnimet, shpifjet, vjelljen e njė urrejtje patologjike pėr gjithēka asht mirėfillit shqiptare.

Zanin kobzi tė kėtyne xhihadistėve mund ta dėgjoni nė Forumin Islamik Vehabist tė Olsi Jazexhiut, nė mes tė Tiranės, ku Efendiu kėndon pėr trimnitė e kamikazeve qė hedhin nė erė mija tė pafajshėm, deri tek hymnizimi i kryekriminelit Osama Bin Laden, pse, veē tė tjerash, nė synimet kryesore tė tyne asht lufta kundėr SHBA, kudo qė tė pėrfaqėsohen, pra edhe nė Shqipni.

Tashma, veēnarisht nė botėn e internetit, fanatikėt e Forumit Vehabist tė drejtuem nga Olsi Jazexhi dhe tė mbeshtetun nga islamistėt arnauto-otomanė si Tan Turku (i vetėquejtun “ēami”, por qė damton si askush tjetėr ēashtjen ēame), Abedin Rakipi e lloji i tyne, kanė fillue haptas luftėn fetare, luftėn antikristiane dhe antiamerikane, tue mos respektue nė diskutime as normat ma fillestare tė mirėsjelljes, e ku fyemja dhe harbutėllleku konkurojnė me pafytyrėsinė, madje, gjoja, edhe nga njė pozicion shqiptar – islamik, qė na mbrokan kėta plehna.

E randėsishme pėr ta asht sundimi i tyne dhe jo shqiptarizmi, e randėsishme pėr ta asht vėllaznia islamike vehabiste dhe jo bashkimi i shqiptarėve pa dallime feje, krahine dhe ideje. Veprimtaria antishqiptare e tyne ka pėrmbytė, si thamė, veēanarsiht internetin. Mjafton njė “serche” nė gogle dhe nė pak sekonda do t’ju shfaqet para syve dobiēi qė na ka lanė nė derė Dovlet Merhumi. Identiteti i shqiptarėve asht fye me mija herė nga kėta hora. Figura e Heroit Kombėtar Gjergj Kastriotit asht kthye prej kohesh nė njė tabelė qitje ku islamikėt arnauto-vehabistė zbrazin gjithė urrejtjen e tyne anadollake. E njejta gja ngjet me sulnmet kundėr Nanė Terėzės, ndaj sė cilės pėrdoret fjalori ma i turpshėm.

Veēanarsiht e egėr u ba lufta dhe urrejtja e tyne kur disa familje kosovare (Kabashi, Mehja etj) u rikthyen nė besimin e tė parėve tė tyne. Theksoj, “u rikthyen”, pse termi “u konvertuen” asht i pavend, i pasaktė dhe dashakeq. E pra nė historinė e re shqipatre raste rikthimi nė besimin e tė parėve, nė krishtnim, ka pasė disa herė, aty edhe figura tė shqueme, si Faik Koncia, qė u pagėzue mė 1895, pagėzimi i fėmijve nga atdhetari i madh Idriz Seferi, pagėzimi i bujshėm i Isa Boletinit, deri tek pagėzimi i Presidentit Rugova, qė mori emnin Pjetėr, nė nderim tė gjigandit tė Historisė Kombėtare, Imzot Pjetėr Bogdani. Po egėrsi deri nė kėrcėnime me vdekje ka pasė vetėm tash sė fundi, e pikėrisht nga kėta plehna, qė nuk kanė asgja tė pėrbashkėt me besimin e mirėfilltė, cilido qoftė ai, jo ma me tė drejtat ma elementare tė njeriut.

Vehabistėt pretendojnė qė me forma tjera, pra jo nė kuadėr tė Bashkėsisė Islame, tė ndryshojnė interpretimin tradicional tė normave islame. Dihet se Vehabistėt janė – selefi (selefizėm) – dmth jomedhhebizėm, gja qė nėnkupton se janė kundėr katėr medhhebeve ekzistuese (shkollave juridike islame), prandaj edhe kėrkuen kohė ma parė ndryshimin e nenit 2 tė statutit tė Komunitetit Musliman. Nė kėte nen asht pėrcaktue se tradita fetare nė Shqipni asht ajo “Hanefi”, pra, linjė e butė, ndėrkohė qė u kėrkue ndryshimi i saj nė linjen e fortė tė quajtun “Vehabizėm”.

Po nė ē’klimė fqinjėsije e bashkpunimi ndėrkombtar, por sidomos mbrenda vendit, zhvillojnė veprimtarinė e tyne kėta mikrobė tė rrezikshėm?

Na nuk kemi nevojė pėr demokraci, na nuk kemi nevojė pėr parti politike, na nuk kemi nevojė pėr tė drejtat e njeriut perėndimore, na nuk kemi nevojė pėr lirinė e tyne tė fjalės. Pėr ēfarė na duhet asht Kur’an-i. Ai rregullon jetėn tonė tė pėrkryeme. Ky asht legjislacioni ma i mirė nė historinė e njerėzimit, ai asht fjala e All-llahut. Nuk ka asgja ma tė mirė se ligji i All-llahut”.

Kosova.albemigrant.com