Ekzistenca e Zotit sipas Fese Islame, sqarohet ne te kuptuarit logjik, mendor dhe shkencor.
Le te flasim per temen e te mospamit.
Shpeshhere njerezit pyesin: Nese ka Zot perse nuk e shohim?!
Ne gjithesi ka aq shume elemente saqe megjithese ne mendjet tona ato ekzistojne, ne s’mund t’i dime se ēfare lloje jane dhe se ēfare permbajne ato.
Megjithese e dime ekzistencen e mendjes, shpirtit, endrres, ligjin e forces terheqese, elektricitetin, e shume gjera te tjera, ne s’mund t’i percaktojme ato se ēfare forme kane.
Sipas ligjit qe:“ Vepra s’mund ta pershkruaj dot autorin e vet“ edhe mendjet tona, Zotin qe na ka krijuar, s’mund ta pershkruajne e ta perngjasojne Ate me gjesendi. Sepse mendja eshte krijese e Krijuesit. Si ēdo krijese tjeter edhe mendja ka kufi. Nje krijese qe ka aftesi te kufizuara, s’mund ta pershkruaj se si duket Zoti,
Te gjitha Cilesite e Zotit jane pa fillim dhe pa fund. Jane Absolute. Mendja e njeriut eshte e kufizuar, ka nje kapacitet te percaktuar qofte per te konceptuar gjerat qe e rrethojne.Per kete shkak ai qe eshte i krijuar, me aftesite e veta s’arrin te kuptoje Krijesin.
Meqe jemi duke diskutuar temen e te mospamit, siē dihet bota e ēdo gjeje qe ekziston, nuk perbehet vetem prej dijes se 5 shqisave.
Te thuash : “Nuk i besoj asaj qe nuk e shoh d.m.th. qe detyren e mendjes t'ia ngarkosh syve eshte gabim, sepse te mos shohesh dicka nuk eshte argument se ajo nuk ekziston!!! "
Ne bote ka disa lloje elementesh qe nuk mund te shihen, ne s’mund ti mohojme ato per arsye se nuk i shohim me sy. Per kete arsye 5 detyrat e 5 organave te shqisave duhen perdorur ne fushen e vet. Si nuk mund ta perdorim veshin per te pare, apo gjuhen per te degjuar, poashtu syrin s’mund ta perdorim per te njohur, perkufizuar, apo per te kuptuar. Kete pune e ben MENDJA.
Per shembull: Megjithese e shohim se sa e lidhur eshte nje nene me femiun e saj, ne s’mund ta shohim dashurine apo dhembshurine e saj.Ate ne e ndjejme me mendje.
Krijoni Kontakt