Ata nuk e ēmuan Allahun me madhėshtinė qė i takon. Ndėrsa nė Ditėn e Kijametit, e tėrė toka ėshtė nė grushtin e Tij, e qiejt tė mbėshtjellė nė tė djathtėn e Tij. Ai ėshtė i pastėr nga tė metat dhe Ai ėshtė i Lartė nga ēka ata i shoqėrojnė!.” Zumer 67
Fotoja e meposhteme tregon vetem nje pjese te universit
Argumentet qė kanė ardhur nė lidhje me fjalėn e Allahut tė Madhėruar: “Ata nuk e ēmuan Allahun me madhėshtinė qė i takon. Ndėrsa nė Ditėn e Kijametit, e tėrė toka ėshtė nė grushtin e Tij, e qiejt tė mbėshtjellė nė tė djathtėn e Tij. Ai ėshtė i pastėr nga tė metat dhe Ai ėshtė i Lartė nga ēka ata i shoqėrojnė!.” (Zumer, 67)[1]
“Ata nuk e ēmuan...” – Pra, mushrikėt nuk e madhėruan Allahun me madhėshtinė e Tij tė vėrtetė qė i takon, por i shoqėruan tė tjerė, nga krijesat e Tij. “...ndėrsa nė Ditėn e Kijametit, e tėrė toka ėshtė nė grushtin e Tij...” – Kjo mund tė tregojė pėr gjendjen, pra: nuk e madhėruan Allahun me atė madhėrim qė e meriton nė kėtė gjendje. Por mund tė jetė edhe pėr tė sqaruar madhėshtinė e Allahut tė Madhėruar. Kjo ėshtė mė e mundshme, sepse e tėrė toka me gjithė ē’ka nė tė, do tė jetė nė grushtin e Tij, nė Ditėn e Kijametit. Grushti ėshtė ajo qė kap dora e mbledhur dhe nuk nėnkupton sundimin. “...e tėrė...” – Kjo pėrfshin detrat, lumejtė, pemėt dhe ēdo gjė qė ėshtė nė tė. Pra, e tėrė toka ėshtė nė grushtin e Tij, nė Ditėn e Kijametit. Qiejt me tėrė madhėshtinė dhe gjerėsinė e tyre, janė tė mbėshtjellė nė tė djathtėn e Tij. Allahu i Madhėruar thotė: “Atė ditė kur Ne e palosim qiellin, si palosja e fletėve nė libėr. Ashtu sikur e kemi filluar Krijimin dhe e rikthejmė...” (Enbija, 104).
“Ai ėshtė i pastėr nga tė metat dhe Ai ėshtė i Lartė nga ēka ata i shoqėrojnė!”– Ky ėshtė njė pastrim nga ēdo e metė e mangėsim, dhe nga gjėrat qė pastrohet, janė edhe ata qė i kanė bėrė ortakė me Tė. Prandaj, mė pas thotė: “...Ai ėshtė i Lartė nga ēka ata i shoqėrojnė!”, qė do tė thotė: larg nga ēdo shoqėrim qė i bėjnė Atij, qoftė kjo nė bėrjen e Krijuesit si krijesa, ose e kundėrta.
Pėrcillet se Ibn Mes’udi (radijallahu anhu) ka thėnė: “Njė nga rabinėt e ēifutėve erdhi te Profeti (salallahu alejhi ue selem) dhe tha: ‘O Muhamed! Ne (nė Teurat) gjejmė se Allahu i ka vendosur qiejtė mbi njėrin gisht, tokat mbi njėrin gisht, pemėt mbi njėrin gisht, dheun mbi njėrin gisht, tė gjitha krijesat mbi njėėrin gisht dhe thotė: ‘Unė jam Sunduesi.’ Profeti (salallahu alejhi ue selem) qeshi, si pohim pėr thėnien e rabinit, derisa iu duk fundi i dhėmballėve, e pastaj lexoi ajetin: ‘Ata nuk e ēmuan Allahun me madhėshtinė qė i takon...’.” (Buhariu, Muslimi)
“Profeti qeshi...” – Sikur tė mos kishte fjalė tjetėr mbas saj, kjo do tė interpretohej si mohim (kundėrshtim), sepse kur dikush tė tregon diēka me tė cilėn nuk tė mbushet mendja, ti qesh me tė. Por ajo ishte pohim pėr thėnien e rabinit, gjė tė cilėn e argumenton thėnia e tij:“...pastaj lexoi: ‘Ata nuk e ēmuan Allahun me madhėshtinė qė i takon...”. Kjo tregon se ai e pohoi dhe e argumentoi thėnien e tij me njė ajet nga libri i Allahut. E qeshura dhe dėshmia e tij, janė pohimi pėr thėnien e rabinit. Shkaku i sė qeshurės ėshtė gėzimi i tij, pėr faktin se erdhi edhe nė Kuran, ajo qė vėrteton atė qė ky i ditur gjeti nė librat e tij. Nuk ka dyshim, se kur vinte diēka qė e vėrtetonte Kuranin, Profeti (salallahu alejhi ue selem) gėzohej me tė. Kjo, edhe pse Profeti (salallahu alejhi ue selem) e dinte nė mėnyrė tė sigurtė se Kurani ėshtė nga Allahu, por kombinimi i argumenteve e forcon njė fakt. Shiko nė historinė e Usame ibn Zejdid dhe babait tė tij. A ka pasur dyshim Profeti (salallahu alejhi ue selem) se Usame ishte djali biologjik i atij qė njihej si babai i tij? Natyrisht qė jo. Por, pasi kaloi pranė tyre Mexhzezu el Medlexhiju (njėri prej atyre qė i njihnin gjėrat me anė tė shenjave), ndėrkohė qė Usamja dhe babai i tij ishin tė mbuluar me rroba e u dukeshin vetėm kėmbėt dhe tha: “Ne tė vėrtetė kėto kėmbė janė prej njėra-tjetrės.”, Profeti (salallahu alejhi ue selem) u gėzua jashtėzakonisht dhe hyri tek Aishja duke thėnė: “A nuk e sheh se Mexhzez el Medlexhiju pa Usame ibn Zejdin dhe Zejdin e tha: ‘Me tė vėrtetė kėto kėmbė janė prej prej njėra-tjetrės.’?”[2] E rėndėsishme ėshtė se gėzimi zuri vend nė fytyrėn e tij, sepse nė tė kishte mbėshtetje tė sė vėrtetės. Mushrikėt e akuzonin Usame ibn Zejdin dhe babain e tij pėr shkak tė ndryshimit tė ngjyrės sė lėkurės sė tyre. Usame ishte shumė i zi, ndėrsa i ati ishte shumė i bardhė, por ēėshtja nuk ishte siē thoshin ata, sepse ishin gėnjeshtarė. Ndryshimi i ngjyrės, shkakton dyshim vetėm tek ai qė ecėn sipas epshit, sepse ndryshimi i ngjyrės mund tė jetė nga ndonjė paraardhės.
“Unė jam Sunduesi.” – Atė ditė nuk ka sundim pėr askėnd, siē thotė Allahu i Madhėruar: “Ditėn kur ata do tė dalin (nga varrezat) nė shesh, e Allahut nuk mund t’i fshihet asnjė gjė e tyre. (bėhet pyetja) I kujt ėshtė sundimi sot?I Allahut, i Atij qė ėshtė Njė, i Fuqiplotit!” (Gafir, 16). Tė gjithė njerėzit, mbretėrit dhe ata qė jetojnė nėn sundimin e mbretėrve, do tė jenė (nė njė nivel) tė njėllojtė. Do tė ringjallen tė zbathur, tė zhveshur dhe tė pabėrė sunet. Me kėtė shfaqet mbretėrimi i Allahut tė Madhėruar me njė shfaqje tė qartė, sepse Allahu thėrret: “I kujt ėshtė sundimi sot?”. Askush nuk pėrgjigjet dhe pėrgjigjet vetė Ai: “I Allahut, i Atij qė ėshtė Njė, i Fuqiplotit!”.
Ndėrsa fjala e Tij: “Sunduesi” (El Melik, e ėshtė pėrmendur nė hadith) do tė thotė: Ai qė ka pushtet dhe nuk ėshtė thjesht veprues, pėrkundrazi, ėshtė veprues nė atė qė ka nėn sundim, me forcė dhe lartėsi. Ndėrsa emri El Malik ėshtė nėn kėtė, prandaj Allahu e lavdėron Vetveten, duke thėnė se Ai ėshtė El Melik. Ndėrsa fjala e Tij nė suren “Fatiha”: “Maliki jeumid-din”, ka ardhur me dy lloje leximi: Melik dhe Malik, me qėllim qė tė sqarohet se Ai ėshtė edhe Melik, edhe Malik. Sundimi i Allahut tė Lartėsuar ėshtė pėrfshirės i pushtetit, rregullimit tė ēėshtjeve tė krijesave dhe sundimit, ndryshe nga kijesat, pasi ka nga mbretėrit e dynjasė qė mund tė jenė melik, por nuk e sundojnė veprimin, ose mund tė ketė nga ata qė janė malik, por nuk janė melik.
“...derisa iu duk fundi i dhėmballėve...” – Kjo qeshje nga ana e tė Dėrguarit (salallahu alejhi ue selem) ishte si pohim pėr fjalėn e rabinit, prandaj Ibn Mes’udi ka thėnė: “...si pohim pėr thėnien e rrabinit...”. Nėse do ta kundėrshtonte kėtė qė dėgjoi, Profeti (salallahu alejhi ue selem) nuk do tė qeshte dhe as nuk do tė ishte argumentuar me ajetin, por do t’i thoshte atij se gėnjen, siē i pėrgėnjeshtroi ata qė pretenduan se ai qė bėn imoralitet, nuk gurėzohet deri nė vdekje. Por ai qeshi si aprovim pėr fjalėn e rabinit dhe si shprehje e kėnaqėsisė se ajo qė ai pėrmendi, ishte nė pėrputhje me atė qė ka ardhur nė Kuran, i cili iu shpall tė Dėrguarit (salallahu alejhi ue selem). “...pastaj lexoi ajetin: ‘Ata nuk e ēmuan Allahun me madhėshtinė qė i takon...’.” – Ky ėshtė kuptimi i ajetit qė nuk pėrmban kuptim tjetėr, dhe se qiejtė janė tė palosur nė tė Djathtėn e Tij, siē palosen fletėt nė libėr, pra nė dorėn e Tij tė Begatuar dhe tė Madhėruar. Ky ėshtė tefsir-i (shpjegimi) i Profetit (salallahu alejhi ue selem). Tefsiri i tij, vjen i dyti pėr nga renditja, por ai ėshtė si Kurani – qė ėshtė i pari – nė aspektin e pranimit dhe argumentimit. Ndėrsa komentimi i deformuesve, se fjala e tij “nė grushtin e Tij”, do tė thotė: nė sundimin dhe komandimin e tij, ėshtė i gabuar. Sepse sundimi dhe komandimi janė si nė Ditėn e Gjykimit, ashtu edhe para saj. Po kėshtu edhe komentimi i disa tė tjerėve, qė pėr “qiejt e palosur” thonė: kur tė zhduken, tė shkatėrrohen e tė harrohen, siē harrohet kujtimi i dikujt.
Nėrsa pėr fjalėn “nė tė djathtėn e Tij”, thonė se do tė thotė: nė betimin e Tij, sepse nė hadith ėshtė pėrmendur fjala jemin, qė nė gjuhėn arabe ka edhe domethėnien betim. Kėto dhe devijime tė tjera, janė disa prej atyre, te tė cilat shkojnė deformuesit, pėr shkak tė mendimit tė prishur qė kanė pėr Allahun (subhanehu ue teala), duke qenė se ata pretenduan qė pohimi i cilėsive tė tilla si kėto, e bėn tė pashmangshėm pėrngjasimin. Kėshtu, ata mohuan atė qė Allahu ia pohon Vetvetes, atė qė pohoi Profeti (salallahu alejhi ue selem) dhe dijetarėt e parė tė umetit, me dyshime qė pretendonin se janė argumente.
Atyre u thuhet: A mos jeni mė tė ditur pėr Allahun sesa vetė Allahu? Nėse thonė se po, bėjnė kufėr. Nėse thonė se jo, u themi: A mos jeni ju mė tė qartė nė shprehje pėr kuptimet, sesa vetė Allahu?Nėse thonė se po, bėjnė kufėr. Nėse thonė se jo, janė mundur. U themi: Me tė vėrtetė Allahu e ka sqaruar kėtė nė formėn mė tė mirė, se e tėrė toka ėshtė nė Dorėn e Tij nė Ditėn e Kijametit. Profeti (salallahu alejhi ue selem) ia pohoi rabinit atė qė ai pėrmendi nė lidhje me ēfarė pėrputhet me ajetin. A jeni ju mė tepėr kėshillues (mė dashamirės) sesa Profeti (salallahu alejhi ue selem), pėr robėrit e Allahut? Do tė thonė se jo. Atėherė, kur fjala e Allahut ėshtė mė e qarta, mė e besueshmja, dhe Ai ėshtė mė i dituri pėr ēfarė thotė, ėshtė detyrė pėr ne qė tė themi ashtu siē ka thėnė Ai (subhanehu ue teala) pėr Vetveten, e nuk jemi gjynahqarė. Madje gjynahu shkon tek ai qė e shmang (ndėrron) fjalėn e Tij nga kuptimi i saj i vėrtetė qė Allahu ka pasur pėr qėllim me tė.
Dobitė e hadithit:
- Pohimi i Gishtėrinjve tė Allahut tė Madhėruar, sipas aprovimit qė Profeti (salallahu alejhi ue selem) i bėri rabinit nė atė qė ai tha. Gishti ėshtė gisht i vėrtetė qė i pėrket (pėrshtatet) Allahut tė Madhėruar, siē ėshtė edhe Dora. Thėnia e tij: “...mbi njėrin gisht...”, nuk nėnkupton lehtėsinė e komandimit nė qiej e nė tokė, siē thonė deformuesit e cilėsive. Madje ky ėshtė njė gabim qė kundėrshton domethėnien e drejtpėrdrejtė tė shprehjes dhe ndarjes, sepse Profeti (salallahu alejhi ue selem) e pohoi me vėrtetimin e tij. Po ashtu, Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: “Me tė vėrtetė zemrat e bijve tė Ademit, janė ndėrmjet dy prej gishtave tė tė Gjithėmėshirshmit.”[3] Ndėrsa nė fjalėn e tij: “...ndėrmjet dy prej gishtave...”, nuk ėshtė e domosdoshme prekja, nga tė qenėt e zemrave ndėrmjet tyre. A nuk vėshtron nė fjalėn e Tij: “...dhe nė retė qė qėndrojnė midis qiellit e tokės...” (Bekare, 164), kur dihet se retė nuk prekin as qiellin, as tokėn. Po kėshtu, thua se Unejzeh ėshtė ndėrmjet ez-Zelfit dhe err-Rresit[4], e nuk ėshtė e domosdoshme qė tė jetė e lidhur me ato tė dyja. Po kėshtu, thua se Shabani ėshtė ndėrmjet Dhil Kades dhe Xhumadas, e nuk ėshtė e domosdoshme qė tė jetė ngjitur pas tij. Atėherė, u sqarua se tė qenėt (fjala) ndėrmjet, nuk e bėn tė domosdoshme lidhjen (bashkimin, ngjitjen) nė kohė ose vend. Po kėshtu, siē ka ardhur nga i Dėrguari (salallahu alejhi ue selem), se Allahu i Madhėruar ėshtė pėrballė fytyrės sė personit qė falet[5], e nuk ėshtė e domosdoshme nga kjo pėrballje, qė Ai tė jetė ndėrmjet tij dhe sutres ose murit para tė cilit personi falet. Ai (personi) ėshtė pėrballė fytyrės sė Allahut, edhe pse Ai ėshtė i lartėsuar mbi Arshin e Tij. Kur dielli p.sh. ėshtė nė horizont, nė lindje ose perėndim, ėshtė e mundur qė tė jetė para fytyrės tėnde, ndėrkohė qė ėshtė nė lartėsi. Me kėtė qė u tha, u sqarua se kėta devijues janė nė humbje. Po kėshtu, edhe ai qė thotė se rruga (metoda) e tij ka mė tėpėr dije dhe ėshtė mė e qėlluar (mė e urtė, mė e menēur). Ndėr ta ėshtė bėrė e njohur thėnia: “Rruga e selefėve ėshtė mė e ruajtur (mė e shpėtuar), ndėrsa rruga e tė mėvonshmėve, ėshtė mė me dije dhe mė e menēur (mė e qėlluar).” Kjo thėnie, me gjithė kontradiktat qė ka, mund tė arrijė deri nė kufėr.
E para, nė tė ka kundėrthėnie, sepse ata thonė qė rruga e selefėve ėshtė mė e ruajtur (e shpėtuar), dhe nuk mund tė logjikohet qė tė jetė rruga mė e shpėtuar, e tė tjerat tė jenė mė me dije e mė tė menēura (mė tė qėlluara), sepse e shpėtuara, domosdoshmėrisht ėshtė mė me dije dhe mė e menēur (mė e qėlluar). Nuk ka shpėtim, vetėm se duke i njohur shkaqet e shpėtimit dhe urtėsisė, si dhe duke i vepruar ato. E dyta, ku ėshtė dija dhe urtėsia te deformimi dhe mohimi? E treta, nga kjo bėhet e domosdoshme qė kėta halefė (tė mėvonshėm) tė jenė mė tė ditur nė lidhje me Allahun sesa Profeti i Tij (salallahu alejhi ue selem) dhe shokėt e tij (salallahu alejhi ue selem), sepse rruga e selefėve ėshtė rruga e Profetit (salallahu alejhi ue selem) dhe shokėve tė tij.
E katėrta, kjo mund tė arrijė deri nė kufėr, sepse e bėn diēka tė sigurtė paditurinė e Profetit (salallahu alejhi ue selem) dhe mendjelehtėsinė e tij. Padituria e tij ėshtė e kundėrta e dijes dhe mendjelehtėsia ėshtė e kundėrta e urtėsisė. Ky ėshtė njė rrezik i madh dhe kjo shprehje ėshtė e pavlefshme, edhe pse pėrmes kėsaj synohet kuptimi i saktė, sepse ata kėrkuan, u thelluan dhe u zhytėn nė gjėra pėr tė cilat selefėt nuk kanė folur. Polemizimi (tė folurit) i tyre nė lidhje me kėto gjėra, ishte ajo qė i dėmtoi dhe i ēoi ata nė hutime (dilema) dhe dyshime. Tė vėrtetėn ka thėnė Profeti (salallahu alejhi ue selem): “U shkatėrruan ekstremistėt...”[6]. Sikur ata tė qėndronin nė atė qė qėndruan selefėt, e tė mos thelloheshin nė kėto ēėshtje, nuk do tė kishin arritur deri te ky dyshim, hutim e deformim, derisa disa prej prijėsve tė atyre qė njihen si ehlul kelam (filozofėve, skolastėve) dėshironin tė vdisnin nė besimin e nėnave tė tyre tė vjetra, qė nuk e njihnin kėtė humbje. Njė tjetėr thoshte: “Unė po vdes nė akiden e pleqve tė Nisaburit.” Kjo vinte nga ngushtica qė sillnin dyshimet, merakosja dhe hutimi (dilemat). Mos mendo se njeriu mund tė jetojė vazhdimisht (njė jetė tė qetė) nė akiden e prishur. Ai nuk mund tė jetojė ndryshe, vetėm se nė akiden e saktė, ose nė tė kundėrt do tė sprovohet me dyshim, merak (stres) dhe hutim. Disa prej tyre kanė thėnė se mė tė shumtit njerėz me dyshime nė momentin e vdekjes, janė ehlul kelam-ėt. E si do tė jetė puna – Allahu na ruajtė – me dyshimin nė momentin e vdekjes, po tė mbyllet (jeta) pėr njeriun nė tė kundėrtėn e besimit?
Mirėpo, nėse do ta marrim akiden (besimin) nga Kurani dhe suneti i Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) me thjeshtėsi dhe sipas rrugės sė selefėve, themi si Err-Rrazi, i cili ka qenė njėri nga dijetarėt dhe prijėsit e tyre: “Pashė se rruga mė e afėrt (me tė vėrtetėn) ėshtė rruga e Kuranit; lexo pėr pohimin: “I Gjithėmėshirshmi (Allahu) isteua (u ngrit lart dhe qėndroi mbi) Arshin (Fronin e Tij Madhėshtor, Ashtu siē i shkon pėr shtat Madhėshtisė sė Tij).” (Ta Ha, 5) dhe pohoje. Lexo pėr mohimin: “Asgjė si pėrngjet Atij...” (Shura, 11) “...dhe ata kurrė nuk do tė pėrfshijnė gjė nga dija e Tij.” (Ta Ha, 110). Dhe kush provon siē e provova unė, do tė mėsojė, siē mėsova unė.” Pėrara kėsaj fjale, ai kishte pohuar duke thėnė: “Meditova nė rrugėt e skolastikės (ilmul kelam) dhe metodat filozofike, por nuk pashė se ato tė shuajnė etjen e tė shėrojnė sėmundjen. Pashė se rruga mė e afėrt (me tė vėrtetėn) ėshtė rruga e Kuranit.”
Me pak fjalė, kėta mohues tė njė pjese tė emrave dhe cilėsive tė Allahut (subhanehu ue teala) qė kanė ardhur nė Kuran dhe Sunet, duke qenė tė mbėshtetur nė hamendjen e prishur se kjo tė ēon nė pėrngjasim, nuk bėnė gjė tjetėr, vetėm se humbėn qartė. A debatuan sahabėt me Profetin (salallahu alejhi ue selem) nė kėtė ēėshtje? Ajo qė gati dėshmojmė pėr tė – nėse nuk dėshmojmė – ėshtė se kur ata hasnin ndonjė hadith tė tillė, e pranonin nė realitetin e tij, por e dinin se Allahu nuk ka tė ngjashėm. Kėshtu, ata bėnin bashkimin ndėrmjet pohimit dhe mohimit. Atėherė, qėndrimi ynė ndaj kėtij hadithi, ku ka pohim tė gishtėrinjve tė Allahut tė Madhėruar, ėshtė se e pohojmė dhe e pranojmė atė. Nuk mjaftohemi vetėm duke e kaluar atė, pa vėshtruar kuptimin, e tė jemi nė pozitėn e analfabetėve qė nuk e kuptojnė librin dhe vetėm jetojnė nė shpresa, por e lexojmė dhe themi: qėllimi me tė ėshtė njė gisht i vėrtetė, mbi tė cilin Allahu vendos kėto gjėra tė mėdha. Por ne nuk na lejohet kurrė tė imagjinojmė nė mendjet tona, apo tė themi me gjuhet tona se ai ėshtė si gishtėrinjtė tanė, pėrkundrazi, themi se Allahu ėshtė Ai qė e di mė sė miri formėn e kėtyre gishtave. Ashtu sikurse nuk e dimė se si ėshtė Qenia e Tij e Shenjtė, po ashtu nuk e dimė edhe formėn e kėtyre cilėsive, por e lėmė dijen e tyre tek Allahu i Madhėruar.
Nė pėrcjelljen e Muslimit thuhet: “...malet dhe pemėt me njėrin gisht, pastaj i shkund ato dhe thotė: ‘Unė jam Sunduesi, Unė jam Allahu.’” Nė pėrcjelljen e Buhariut thuhet: “I vendos qiejt mbi njėrin gisht, ujin dhe tokėn mbi njėrin gisht, dhe krijesat e tjera mbi njėrin gisht.”
“...pastaj i shkund ato...” – Kjo do tė thotė se i shkund me tė vėrtetė, me qėllim qė t’u qartėsojė robėrve me kėtė qėndrim tė tmerrshėm, Madhėshtinė dhe Fuqinė e Tij. I Dėrguari (salallahu alejhi ue selem) e lexonte kėtė ajet dhe i shtrėngonte gishtat e tij e i hapte, ndėrsa minberi lėvizte dhe shkundej[7], sepse i Dėrguari (salallahu alejhi ue selem) po e thoshte kėtė fjalė, ndėrsa zemra e tij ishte e mbushur me madhėrimin e Allahut (subhanehu ue teala). A tė veprojmė edhe ne me duart tona, siē veproi i Dėrguari (salallahu alejhi ue selem)?
Kjo gjė ndryshon sipas pasojave qė sjell, pasi jo ēdokush qė ėshtė i pranishėm apo e dėgjon kėtė, e pranon logjikisht, pa ndjerė pėrngjasim. Prandaj, duhet tė qėndrojmė, pasi kjo nuk ėshtė detyrė, qė ne ta themi. Detyrė ėshtė tė kumtojmė ashtu siē ka kumtuar Profeti (salallahu alejhi ue selem), me fjalė dhe me vepėr. Mirėpo, nėse jemi duke folur me nxėnėsit e dijes, ose me njė person kokėfortė qė e mohon kėtė dhe kėrkon t’i ndryshojė domethėnien, duke i dhėnė njė kuptim jo tė vėrtetė, veprojmė siē veproi i Dėrguari (subhanehu ue teala). Dikush mund tė thotė se vėrtet Allahu ėshtė Dėgjues dhe Shikues, por Ai ėshtė Shikues qė nuk shikon dhe Dėgjues qė nuk dėgjon, megjithėse i Dėrguari (salallahu alejhi ue selem) kur ka lexuar fjalėn e Tij (subhanehu ue teala): “Sigurisht qė Allahu ju urdhėron qė t’ua ktheni prapė atyre qė u takojnė, gjėrat e dhėna amanet pėr ruajtje nė besim dhe qė kur tė gjykoni mes njerėzve, tė gjykoni me drejtėsi. Vėrtet, sa i shkėlqyer ėshtė mėsimi tė cilin Allahu jua jep juve! Vėrtet Allahu ėshtė gjithnjė Gjithėdėgjues, Gjithėshikues.” (Nisa, 58), e vendosi gishtin e tij tė madh nė vesh dhe gishtin qė vjen pas tij, nė sy. Ebu Hurejre gjithashtu, kur e ka thėnė kėtė hadith, ka vepruar kėshtu[8]. Kėtij njeriu qė thotė se Allahu ėshtė Dėgjues qė nuk dėgjon dhe Shikues qė nuk shikon, i themi se po kėshtu, edhe atė qė mohon vėrtetėsinė e dorės sė Allahut, duke thėnė se Ai nuk i mbėshtjell qiejt me dorėn e djathtė tė Tij dhe se kjo do tė thotė: i mbėshtjell nėn komandimin e Tij, e bindim duke vepruar siē veproi Profeti (salallahu alejhi ue selem). Pozita nuk ėshtė ēėshtja e lehtė, pėrkundrazi, ėshtė njė ēėshtje e vėshtirė dhe delikate nė kulm, pasi ekziston frika qė dikush tė bjerė nė diēka tė ndaluar, kur ishte mundėsia qė tė ndalohej prej saj. Ky ka qenė veprimi i Profetit (salallahu alejhi ue selem) nė tė gjitha sjelljet e tij, nėse do tė meditosh nė to, derisa edhe ēėshtjet qė kishin tė bėnin me veprimet, ndoshta i shtynte, kur kishte frikė nga ndonjė fitne (sprovė) ose nga diēka qė ishte me dėm mė tė madh, siē e shtyu ndėrtimin e Kabes sipas themeleve tė Ibrahimit, nga frika se mund tė bėhej fitne pėr kurejshėt qė sapo kishin hyrė nė Islam[9]. “...ujin dhe tokėn mbi njėrin gisht...” – Kjo nuk bie ndesh me fjalėn e tij: “...tokat mbi njėrin gisht...”, sepse kur thuhet: “...ujin dhe tokėn mbi njėrin gisht...”, nėnkuptohet qė e gjithė toka ėshtė mbi njėrin gisht. Gishtin ka pėr qėllim llojin, se pėrndryshe do tė binte ndesh me domethėnien e hadithit para tij: “...pemėt mbi njėrin gisht, ujin mbi njėrin gisht dhe tokėn mbi njėrin gisht...”[10]. Nė arabisht kjo vjen nė trajtėn e pashquar, e kur e pashquara pėrsėritet, nė shumicėn e rasteve, e dyta ėshtė diēka tjetėr nga e para. Ndėrsa kur pėrsėritet e shquara, nė tė shumtėn e rasteve, e dyta ėshtė po e para. Atėherė, thuhet se uji dhe toka janė ekuivalentė pėr tė gjithė tokėn, ose uji dhe toka mbi njėrin gisht, ndėrsa ka heshtur pėr tė tjerat, ose nė aspektin e pėrmbledhjes, ose tė shkurtimit.
Ibn Umeri pėrcjell se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: “Allahu i palos qiejt nė Ditėn e Kijametit, i merr ata nė dorėn e Tij tė djathtė, e pastaj thotė: ‘Unė jam Sunduesi! Ku janė tiranėt? Ku janė mendjemėdhenjtė?’ Pastaj i palos shtatė tokat dhe i merr ato nė tė majtėn e Tij, e pastaj thotė: ‘Unė jam Sunduesi! Ku janė tiranėt? Ku janė mendjemėdhenjtė?’.” (Muslimi)
“Allahu i palos qiejt...” – Mė lart u pėrmend domethėnia e kėtij hadithi dhe se qėllimi me palosjen, ėshtė palosja e vėrtetė. “...pastaj thotė: ‘Unė jam Sunduesi!’” – E thotė kėtė si lavdėrim ndaj Vetvetes, si njoftim pėr Madhėshtinė dhe Sundimin e Tij tė plotė. Ai ėshtė Sundues, Mbret me Sundim absolut. “‘Ku janė tiranėt?’” – Pyetja kėtu, ka pėr qėllim sfidimin, pra: ku janė mbretėrit qė sundonin nė dynja dhe tregonin forcėn e rebelizmit dhe mendjemadhėsisė mbi robėrit e Allahut? Nė atė kohė, ata ringjallen si grimca qė i shkelin njerėzit me kėmbėt e tyre. “Pastaj i palos shtatė tokat...” – Allahu (subhanehu ue teala) nė Kuran, ka lėnė tė kuptohet se tokat janė shtatė, mirėpo numri i tyre nuk ka ardhur i qartė: “Allahu ėshtė i Cili ka krijuar shtatė qiej dhe nga toka tė ngjashme me to...”. Ndėrsa ngjashmėria kėtu, ėshtė e saktė vetėm nė numėr, sepse pėrngjasimi nė formė ėshtė i pamundur. Ndėrkaq, Suneti ka pėrmendur qartėsisht nė disa hadithe, se ato (tokat) janė shtatė. “...pastaj i merr ato nė tė majtėn e Tij...” – Pėr fjalėn “tė majtėn”, pėrjellėsit kanė mosmarrėveshje. Disa prej tyre e pohojnė, e disa prej tyre e rrėzojnė. Ata qė e pohojnė, kanė gjykuar se ėshtė shadh (i parregullt), pasi kundėrshton dy tė besueshėm nė pėrcjelljen e tij nga Ibn Umeri. Dikush prej tyre thotė se pėrcjellėsi i tij ėshtė i besueshėm, por kjo ėshtė nga fjalėt e tij. Origjina e kėtij gabimishfaqet nė atė qė pėrcillet nė “Sahihun” e Muslimit, ku Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: “Tė drejtėt janė nė shkallė (mimbere) drite nė tė djathtėn e Rrahmanit (tė Gjithėmėshirshmit). Qė tė dyja Duart e Tij janė tė Djathta.”. Kjo tė ēon nė atė se nuk ka njė tė djathtė e njė tė majtė. Mirėpo nėse shprehja “tė majtėn” ėshtė e saktė (e pranueshme), pėr mua ajo nuk bie ndesh me shprehjen “Qė tė dyja Duart e Tij janė tė Djathta.”, pasi kuptimi ėshtė se dora tjetėr nuk ėshtė si dora e majtė, po tė kemi parasysh krijesėn qė ka mangėsi nga dora e djathtė. Prandaj, ka thėnė: “Qė tė dyja Duart e Tij janė tė Djathta.”, qė do tė thotė se nė to nuk ka mangėsi. Kėtė e pėrforcon edhe fjala e tė Dėrguarit (salallahu alejhi ue selem) nė hadithin e Ademit: “Zgjodha tė djathtėn (pra dorėn) e Zotit tim, e qė tė dyja Duart e Tij janė tė Djathta e tė begatshme.”[11] Pasi qė hamendėsimi (mendimi) i gabuar mund tė ēonte nė atė qė pohimi i sė majtės do tė thotė mangėsi pėr kėtė dorė e jo tjetrėn, ka thėnė: “Qė tė dyja Duart e Tij janė tė Djathta.”. Gjithashtu, kėtė e pėrforcon fjala e tė Dėrguarit (salallahu alejhi ue selem): “Tė drejtėt janė nė shkallė (mimbere) drite nė tė djathtėn e Rrahmanit (tė Gjithėmėshirshmit). Qė tė dyja Duart e Tij janė tė Djathta.”. Pėr qėllim ėshtė qartėsimi i vlerės dhe gradės sė tyre dhe se ata janėnė tė djathtėn e Rrahmanit. Gjithsesi, Allahu (subhanehu ue teala) pa dyshim ka dy duar, e ēdonjėra ėshtė ndryshe nga tjetra. Nėse dorėn tjetėr do ta pėrshkruajmė si tė majtė, nuk do tė thotė se ajo ka mė pak forcė se e djathta, madje tė dyja duart e Tij janė tė djathta. Detyrė pėr ne, ėshtė tė themi se nėse kjo vėrtetohet nga i Dėrguari (salallahu alejhi ue selem), atėherė ne e besojmė dhe se nuk ka kundėrshtim mes asaj dhe fjalės sė tij: “Qė tė dyja Duart e Tij janė tė Djathta.”, siē u sqarua mė parė. E nėse nuk vėrtetohet, nuk themi ashtu pėr tė.
Pėrcillet se Ibn Abasi ka thėnė: “Shtatė qiejt dhe shtatė tokat nė pėllėmbėn (shuplakėn e dorės) e Rrahmanit (tė Gjithėmėshirshmit), janė vetėm si fara e mustardės, nė dorėn e ndonjėrit prej jush.” (Ibn Xheriri)
“...nė pėllėmbėn (shuplakėn e dorės) e Rrahmanit...” – Nė kėtė pohohet pėllėmba (shuplaka e dorės) pėr Allahun (subhanehu ue teala), nėse pėrcjellja ėshtė e saktė, ose pėrndryshe, nė kėtė ka pohim tė dorės. Ndėrsa nė lidhje me pėllėmbėn, ajo ėshtė pohuar nė hadithe tė tjera tė sakta. “vetėm si fara e mustardės...” – Kjo ėshtė njė farė shumė e vogėl, qė sillet si shembull pėr tė treguar diēka tė vogėl dhe tė pakėt. Kjo tregon pėr Madhėshtinė e Tij (subhanehu ue teala) dhe se Ai nuk pėrfshihet prej askujt. Ēėshtja ėshtė mė e madhe se ky shembull pėrafrues, sepse Ai (subhanehu ue teala) nuk pėrfshihet nga shikimi dhe kuptimi.
Ibn Xheriri thotė: “Mė tregoi Junusi, tė cilit i kishte thėnė Ibn Uehbi, kėtij Ibn Zejdi dhe kėtij babai i tij (Zejdi), se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thėnė: “Shtatė qiejt kundrejt ‘Kursij’-ės, janė si shtatė derhemė qė hidhen nė parzmore (kupore).” (Ibn Xheriri) Po ashtu, Ebu Dherri ka thėnė se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem) tė thotė: “‘Kursij’-a kundrejt Arshit, ėshtė si njė hallkė hekuri qė hidhet nė shkretėtirėn e tokės.” (Muhamed ibn ebi Shejbja, Ibn Xheriri)
“Ibn Xheriri...” – Ai ka qenė njė nga komentuesit e njohur dhe ka njė tefsir qė konsiderohet tefsir me thėnie sahabėsh. E meta e tij ėshtė se nuk i ka pastruar kėto thėnie, duke sjellė tė sakta e tė dobėta, si dhe shumė tė dobėta. Ai, duket sikur ka dashur t’i shkruajė fillimisht, pastaj t’ia lėrė lexuesit tė gjykojė se cilat janė tė dobėta dhe cilat tė sakta, ose ka dashur t’i pastrojė nė fund, por nuk i ėshtė lehtėsuar njė gjė e tillė. “Shtatė qiejt kundrejt ‘Kursij’-ės, janė si shtatė derhemė qė hidhen nė parzmore (kupore).” – Kursij ėshtė vendvendosja e dy kėmbėve tė Allahut (subhanehu ue teala), siē ka ka thėnė Ibn Abasi (radijallahu anhu). Dirhemi ėshtė monedhė argjendi, ndėrsa parzmorja ėshtė diēka prej lėkure ose dėrrase, qė mbahet pėr t’u mbrojtur nė luftė nga shpatat ose shigjetat etj. “‘Kursij’-a kundrej Arshit...” – Arshi ėshtė krijesa madhėshtore mbi tė cilin ėshtė lartėsuar i Gjithėmėshirshmi dhe askush nuk mund ta vlerėsojė madhėsinė e tij, veē Allahut (subhanehu ue teala). Hallka nėnkupton hallkėn e mburojės qė ėshtė e vogėl, e nuk ėshtė asgjė nė lidhje me shkretėtirėn e tokės[12]. Ky hadith tregon pėr Madhėsinė e Allahut (subhanehu ue teala), e atėherė ėshtė nė pėrshtatje me komentin e ajetit, qė autori e ka sjellė si titull pėr temėn nė fjalė.
Nga Ibn Mes’udi pėrcillet: “Largėsia ndėrmjet qiellit tė dynjasė dhe atij qė vjen pas tij, ėshtė pesėqind vjet; ndėrmjet ēdo dy qiejve ėshtė pesqind vjet; ndėrmjet qiellit tė shtatė dhe ‘Kursij’-ės ėshtė pesėqind vjet; ndėrmjet ‘Kursij’-ės dhe ujit ėshtė pesėqind vjet; Arshi ėshtė mbi ujin dhe Allahu ėshtė mbi Arshin. Atij nuk i fshihet asgjė nga veprat tuaja.” (Ibn Mehdiju nga Hamad ibn Selmeteja, ky nga Asimi, ky nga Zerri e ky nga Abdullahu) Nė tė njėjtėn mėnyrė e pėrcjell edhe Mesudiju nga Asimi, ky nga Ebi Uaili e ky nga Abdullahu. Kėtė e ka thėnė Hafidh Dhehebiu, i cili tregon se ka edhe rrugė tė tjera. Gjithashtu e kanė pėrmendur Daremiju, Ibn Huzejmja dhe Bejhakiu.
Ky hadith ėshtė meukuf(qė arrin) deri tek Ibn Mes’udi (sikur kjo ėshtė fjalė e tij), por ai tregon pėr ato gjėra, nė lidhje me tė cilat personi nuk mund tė flasė nga mendja e tij, kėshtu qė merr gjykimin merrfu[13], pėrveē rasteve kur ai qė e thotė, dihet se ėshtė nga ata qė mbėshteten nė israilijate (tregimeve e Beni Israilėve, hebrenjve), por Ibn Mes’udi nuk njihet si i tillė.
“Largėsia ndėrmjet qiellit tė dynjasė dhe atij qė vjen pas tij, ėshtė pesėqind vjet...” – Duke u nisur nga kjo, largėsia ndėrmjet qiellit tė dynjasė dhe ujit, ėshtė katėr mijė vjet. Ndėrkaq, nė njė hadith tjetėr vjen se: “Trashėsia e ēdo qielli ėshtė pesėqind vjet.”[14] Sipas kėsaj shprehjeje, distanca ndėrmjet qiellit tė dynjasė dhe ujit, ėshtė shtatėmijė e pesėqind vjet, nėse hadithi ėshtė i saktė. Kuptimi i tij ėshtė se ulś (lartėsimi) i Allahut tė Madhėruar, ėshtė shumė larg nė lartėsi. Nėse thuhet se kėtė e kundėrshton ajo ēka pėrmendin shkencėtarėt bashkėkohorė, se ndėrmjet nesh dhe disa yjeve e galaktikave, ka largėsi shumė tė mėdha, nė lidhje me kėtė themi se nėse hadithet qė flasin pėr kėto ēėshtje janė tė sakta nga i Dėrguari (salallahu alejhi ue selem), atėherė ato fjalė qė i kundėrshtojnė kėto hadithe, i gjuajmė pas murit (nuk i pranojmė). Mirėpo, nėse supozohet se diēka e shohim me sytė tanė dhe e perceptojmė nėpėrmjet shqisave, nė kėtė rast marrim njėrin nga dy variantet e mėposhtme: E para, pėrpiqemi tė bashkojmė (pajtojmė) tekstin (e ajetit ose hadithit) dhe aktualitetit, me ēfarėdolloj mėnyre tė mundshme tė bashkimit. E dyta, nėse bashkimi (pajtimi) ndėrmjet tyre ėshtė i pamundur, qartėsohet se hadithi ėshtė i dobėt, pasi ėshtė e pamundur qė hadithet e sakta tė kundėrshtojnė diēka tė provuar, siē ka thėnė shejhu i Islamit nė librin e tij “El Akl ue En-Nakl”: “Nuk mund tė bien ndesh dy argumente tė padiskutushme (tė qarta e tė prera), sepse kundėrshtia e tyre do tė thotė mosekzistencė e antitezės (pėrplasjes, kundėrshtimit) ose bashkim i dy gjėrave tė kundėrta, e kjo ėshtė e pamundur. Nėse mendohet se ka kundėrshtim ndėrmjet tyre: ose nuk ka kundėrshtim, e kėshtu ėshtė gabim nė kuptim, ose njėri nga argumentet ėshtė dhanij[15] dhe tjetri katij[16].” Nėse njė ēėshtje aktuale, nė tė cilėn nuk ka aspak paqartėsi, vjen nė kundėrshtim me atė qė duket (nė pamjen e jashtme) nga konteksti i ajetit ose hadithit, atėherė kjo qė duket nga teksti (i ajetit ose hadithit), komentohet nė njė formė qė tė jetė nė pajtim me aktualitetin. Pėr kėtė mund tė sjellim si shembull fjalėn e Allahut: “I Lartėsuar me Madhėshti qoftė Ai qė ka vendosur nė qiell yje (tė mėdhenj nė orbitat e tyre), dhe qė vuri nė tė edhe njė ndriēues tė madh (diellin) dhe hėnėn qė jep dritė.” (Furkan, 61), si dhe fjalėn e Tij: “Dhe e ka bėrė hėnėn dritė nė tė...” (Nuh, 16). Ajeti i dytė ėshtė mė i paqartė se ajeti i parė, sepse nė lidhje me tė parin, mund tė themi qė qėllimi me fjalėn sema (qiell) ėshtė ulś (lartėsimi), por ajeti i dytė ėshtė shumė mė i paqartė. Ndėrkohė ne e dimė nga pėrvoja dhe nga ajo qė shihet, se hėna nuk ėshtė nė vetė qiellin, por nė njė orbitė ndėrmjet qiellit dhe tokės. Pėrgjigjemi se nėse Kurani tregon qartasi (nė formė tė prerė) se hėna ėshtė e futur nė qiell (e vendosur nė tė), atėherė fjala e atyre qė thonė se kanė arritur deri nė hėnė, nuk ėshtė e saktė, por ata kanė arritur deri nė njė trup nė hapėsirė, tė cilin e kanė menduar si hėnėn. Por Kurani nuk tregon qartasi se hėna ėshtė vendosur nė qiell (e vendosur nė tė). Nė lidhje me ajetin e sures “Furrkan”, ku Allahu thotė: “I Lartėsuar me Madhėshti qoftė Ai qė ka vendosur nė qiell yje (tė mėdhenj nė orbitat e tyre), dhe qė vuri nė tė edhe njė ndriēues tė madh (diellin) dhe hėnėn qė jep dritė.”, mundet tė themi se qielli nėnkupton lartėsimin (nė gjuhėn arabe, fjala sema ka edhe kuptimin lartėsi), siē ėshtė rasti nė fjalėn e Allahut “Ai lėshoi ujė nga qielli...” (Rrad, 17). Uji (shiu) zbret nga retė, tė cilat ndodhen ndėrmjet qiellit dhe tokės, siē thotė Allahu: “...dhe tė reve qė mbahen mes qiellit e tokės...” (Bekare, 164). Ky ėshtė interpretimi i pėrafėrt pėr ajetin. Ndėrsa fjala e Tij: “Dhe e ka bėrė hėnėn dritė nė tė...” (Nuh, 16), mund tė interpretohet gjithashtu, se hėna ėshtė nė anėn e tyre (qiejve), e cila ėshtė lartėsia. Nė kėtė mėnyrė, mund tė bėhet bashkimi (pajtimi) ndėrmjet ajeteve dhe aktualitetit. “…Allahu ėshtė mbi Arshin.” – Ky ėshtė njė tekst i qartė qė pohon lartėsinė e Allahut (subhanehu ue teala), pra, lartėsinė e Qenies sė Tij. Lartėsimi i Allahut ėshtė dy llojesh: 1- Lartėsimi i cilėsisė. Kėtė nuk e ka mohuar askush qė ka pėrkatėsi islame dhe qėllimi me kėtė ėshtė pėrsosmėria e cilėsive tė Allahut. 2- Lartėsimi i Qenies. Kėtė e kanė mohuar disa nga ata qė i pėrkasin Islamit, duke thėnė se ēdo lartėsim i ardhur qė i pėrket Allahut, nėnkupton lartėsimin e cilėsisė. Nė lidhje me fjalėn e tė Dėrguarit tė Allahut (salallahu alejhi ue selem): “...Allahu ėshtė mbi Arshin.”, ata thonė se ėshtė mbi Arsh me fuqinė, dominimin dhe sundimin, e nuk ėshtė mbi tė me Qenien e Tij. Nuk ka dyshim se ky ėshtė devijim (ndryshim) dhe mohim nė lidhje me cilėsitė. Mohuesit e lartėsisė sė Allahut me Qenien e Tij, ndahen nė dy kategori: a) Ata qė thonė se Allahu ėshtė me Qenien e Tij nė ēdo vend (panteizmi). Kjo nuk ka dyshim se ėshtė humbje qė shpreh kufėr. b) Ata qė thonė se Ai nuk ėshtė as lart, as poshtė, as djathtas, as majtas, as ngjitur me krijesat dhe as i shkėputur prej tyre. Ky ėshtė mohim, Allahu na ruajttė! Prandaj, disa dijetarė kanė thėnė se sikur tė na kėrkohej tė pėrshkruanim hiēin (asgjėnė), nuk do tė kishte pėrshkrim mė tė arrirė se ky. Ata iu larguan diēkaje pėr tė cilėn tregojnė argumentet, logjika dhe fitre-ja, duke shkuar te diēka qė kėto tė tria e mohojnė. “Atij nuk i fshihet asgjė nga veprat tuaja.” – Kjo pėrfshin punėt e zemrės dhe tė gjymtyrėve, qė shihen dhe qė dėgjohen, pėr shkak tė dijes sė tėrėsishme dhe tė gjerė tė Tij. Kėtė (shprehje) e ka pėrmendur pas pėrmendjes sė lartėsisė sė Tij, me qėllim qė tė sqarojė se lartėsimi i Allahut, nuk e pengon dijen e Tij pėr veprat tona. Po kėshtu, kjo ėshtė njė shenjė e qartė pėr lartėsimin e Qenies sė Tij (Tebareke ue Teala).
Nga Abas ibn Abdul Mutalibi, pėrcillet se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “A e dini sa ėshtė (largėsia) ndėrmjet qiellit dhe tokės?” Ne i thamė: “Allahu dhe i Dėrguari i Tij janė mė tė diturit.” Ai tha: “Ndėrmjet atyre tė dyjave ėshtė pesėqind vjet largėsi nė ecje. Prej ēdo qielli nė qiellin tjetėr, ėshtė pesėqind vjet largėsi nė ecje. Trashėsia e ēdo qielli ėshtė pesėqind vjet largėsi nė ecje. Ndėrmjet qiellit tė shtatė dhe Arshit ėshtė njė det, ku nga fundi i tij e deri nė fillimin e tij, ėshtė sa largėsia ndėrmjet qiellit dhe tokės, ndėrsa Allahu i Madhėruar ėshtė mbi kėtė. Atij nuk i fshihet asgjė nga veprat e bijve tė Ademit.” “(Ebu Daudi e tė tjerė)
“A e dini...” – forma pyetėse pyetėse ka pėr qėllim dy gjėra: 1- Motivimin (tė nxisė kėrshėrinė) pėr atė qė do tė pėrmendet. 2- Pėrqėndrimin nė atė qė do t’u thoshte. Kjo ėshtė si thėnia e Allahut tė Madhėruar: “A tė erdhi ty lajmi pėr atė qė kaplon(Kijameti)?” (Gashije, 1), e cila ėshtė pėr ta pėrqendruar dhe motivuar pėr diēka nga ajetet (mrekullitė) e krijimit (universale) tė Allahut. Thėnia e Tij: “O ju qė keni besuar! A t’ju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton nga njė dėnim i dhimbshėm?” (Saf, 10), ėshtė pėr ta pėrqendruar dhe motivuar pėr diēka nga ajetet (faktet) e Sheriatit tė Allahut, qė janė besimi dhe vepra e mirė. Thėnia e Tij:“Thuaj:‘A t’ju tregojmė pėr mė tė dėshpėruarit nė veprat e tyre?’” (Kehf, 103), ėshtė tėheqje vėrejtjeje dhe paralajmėrim. Thėnia e Tij: “Thuaj: ‘A tju lajmėroj pėr njė tė keqe (tė zezė) mė tė dėmshme (nga ajo e metė qė na e shihni) si dėnim nga Allahu?’” (Maide, 60), ėshtė gjithashtu tėheqje vėrejtjeje dhe paralajmėrim. Ndryshimi i kėtyre domethėnieve ėshtė sipas lidhjeve dhe kontekstit, se pėrndryshe, nė origjinė pyetja ėshtė kėrkim i dijes pėr diēka tė caktuar. “Ne i thamė: ‘Allahu dhe i Dėrguari i Tij janė mė tė Diturit.’” – Dija e Pofetit vjen pas dijes sė Allahut, me lidhėzėn dhe, sepse dija e tė Dėrguarit (salallahu alejhi ue selem) ėshtė pjesė e dijes sė Allahut, pasi Ai i mėsoi atė qė nuk mund ta arrijė dot njeriu. Po kėshtu thuhet edhe pėr ēėshtjet e Sheriatit: Allahu dhe i Dėrguari i Tij janė mė tė diturit, sepse Profeti (salallahu alejhi ue selem) ėshtė njeriu mė i ditur nė lidhje me Sheriatin e Allahut. Dija e tij pėr fenė buron nga dija e Allahut. Kjo nuk ėshtė njėsoj si thėnia drejtuar Profetit (salallahu alejhi ue selem): “Si tė dėshirojė Allahu dhe ti.”, sepse kjo thuhet pėr kaderin dhe dėshirėn, nė tė cilėn Profeti (salallahu alejhi ue selem) nuk mund tė bėhet ortak me Allahun. Pėrkundrazi, thuhet “Ē’ka dėshiruar Allahu”, e mė pas lidhet me fjalėn pastaj (pra, “Ē’ka dėshiruar Allahu, pastaj ti”). Rregulli nė lidhje me kėto, ėshtė se nė ēėshtjet e fesė ėshtė i saktė pėrdorimi i lidhėzės dhe, ndėrsa nė ato tė krijimit (universalet), jo. Nga kjo bėhet i qartė gabimi dhe injoranca e atyre qė shkruajnė pėr disa punė: “Thuaj: ‘Veproni, se veprėn tuaj do ta shohin Allahu dhe i Dėrguari i Tij...” (Teube, 105) pas vdekjes sė tė Dėrguarit (salallahu alejhi ue selem) dhe pamundėsisė sė shikimit nga ana tij. Allahu e shikon veprėn, por i Dėrguari (salallahu alejhi ue selem) nuk e shikon dot, prandaj nuk lejohet tė thuhet njė gjė e tillė, sepse kjo ėshtė njė gėnjeshtėr ndaj tij (salallahu alejhi ue selem). “Ndėrmjet qiellit tė shtatė dhe Arshit ėshtė njė det, ku nga fundi i tij deri nė fillimin e tij, ėshtė sa largėsia ndėrmjet qiellit dhe tokės...” – Pra,pesėqind vjet. “...Allahu i Madhėruar ėshtė mbi kėtė.” – Ky ėshtė njė argument pėr lartėsimin madhėshtor tė Allahut tė Madhėruar. Ai ėshtė mbi gjithēka dhe nuk e pėrfshin asnjėra nga krijesat e Tij, as qiejt e as tė tjera veē tyre. Atėherė, pėr Tė (subhanehu ue teala) nuk mund tė thuhet se ėshtė nė njė anė qė mund tė pėrfshihet, sepse mbi qiejt dhe Arshin nuk ka asgjė. Pra, nuk ka asgjė, qė tė mund tė thuhet se ėshtė ndonjėra nga krijesat e Tij qė e pėrfshin Atė. Prandaj, nė disa libra tė ehlul kelam-it thuhet se nuk lejohet absolutisht tė pėrshkruhet Allahu me anė. Ata e mohojnė Lartėsimin e Allahut me paragjykimin e tyre se pohimi i anės, bėn tė detyrueshėm pėrkufizimin (pėrfshirjen), por nuk ėshtė kėshtu, sepse ne e dimė se mbi Arshin nuk ka asgjė, pra nuk ka krijesa, e mbi tė ėshtė vetėm Allahu i Madhėruar. Pėr rrjedhojė, Ai nuk mund tė pėrfshihet kurrė nga krijesat e Tij. Pėr sa i pėrket anės, pohimi i saj pėr Allahun ka nevojė tė sqarohet: “As nuk pohohet dhe as nuk mohohet nė formė absolute, sepse nuk pėrcillet qė Ai ėshtė nė ndonjė anė, dhe as qė nuk ėshtė nė ndonjė anė, por sqarojmė dhe themi qė Allahu ėshtė nė anėn e lartėsisė (pra, lart), sepse Profeti (salallahu alejhi ue selem) i tha robėreshės: “Ku ėshtė Allahu?” – me fjalėn ku pyetet pėr vendin – dhe ajo tha: “Nė qiell.” Kėshtu, ajo e pohoi lartėsimin e Allahut dhe Profeti (salallahu alejhi ue selem) ia miratoi kėtė duke thėnė: “Liroje atė, sepse ėshtė besimtare.”[17] Ndėrsa deformuesit e argumenteve thonė se fjala arabe ejne (ku) vjen me kuptimin men (kush), qė (sipas atyre) do tė thotė: kush ėshtė Allahu? Ajo tha: “Nė qiell.”, pra: Ai qė ėshtė nė qiell. Kėshtu, ata e mohuan lartėsimin. Ibn Kajimi u ėshtė kundėrpėrgjigjur nė librat e tij, ėshtė “nunije”. Ai ka thėnė se nė gjuhėn arabe, fjala ejne (ku) nuk vjen me kuptimin men (kush), sepse mes tyre ka ndryshim. Ana e Allahut nuk ėshtė anė e poshtme, pėr shkak tė domosdoshmėrisė sė lartėsimit tė Tij nga ana e fitre-s (natyrshmėrisė, natyrėqs sė pastėr njerėzore), logjikės dhe argumentit tė fesė. Po kėshtu, ana e sipėrme nuk e pėrfshin Atė, sepse Kursij-a e Tij pėrfshin qiejt dhe tokėn, e ajo ėshtė vendi i kėmbėve tė Tij. Atėherė, si mund ta pėrfshijė Atė ndonjėra nga krijesat e Tij? Ai ėshtė nė anėn e lartėsisė dhe asgjė nuk e pėrfshin Atė. Nuk mund tė thuhet se diēka e pėrfshin Atė, sepse ne themi qė mbi Arshin nuk ėshtė asgjė, pra, asgjė tjetėr veē Allahut tė Madhėruar, prandaj ka thėnė: “...Allahu i Madhėruar ėshtė mbi kėtė.”. “Atij nuk i fshihet asgjė nga veprat e bijve tė Ademit.” – Fjala e tij: “...veprat...”, nėse pėrmendet e bashkangjitur me fjalėt, atėherė pėr qėllim janė veprat e gjymtyrėve dhe fjalėt e gjuhės. Nėse ajo pėrmendet veēmas, atėherė pėrfshin veprat e gjymtyrėve, fjalėt e gjuhės dhe veprat e zemrės. Ajo kėtu ka ardhur e veēuar, kėshtu qė pėrfshin gjithēka qė ka lidhje me gjuhėn, zemrėn dhe gjymtyrėt. Madje edhe mė shumė se kaq, Atij nuk i fshihet asgjė nga veprat e bijve tė Ademit edhe nė tė ardhmen. Ai di se ēfarė do tė ndodhė, pa diskutuar kėtu ato qė kanė ndodhur nė tė kaluarėn. Allahu i Madhėruar thotė: “...e di atė qė ėshtė tashmė pranė tyre dhe nė tė ardhmen...”.Pra, atė qė do tė vijė dhe atė qė ka kaluar mbi ta. Kur Faraoni i tha Musait: Ai tha: ‘Si ėshtė gjendja e popujve tė mėparshėm?’ Musai tha: ‘Dija pėr ta ėshtė te Zoti im e shėnuar nė njė libėr, Zoti im as nuk gabon e as nuk harron.’” (Ta Ha, 51-52). Profeti (salallahu alejhi ue selem) e filloi kėtė ēėshtje me pjesėzėn pyetėse hel (a), qė ėshtė pėrdorur pėr motivim dhe pėrqendrim, me qėllim qė tė pėrforcojė besimin madhėshtor, se Allahu i Madhėruar ėshtė mbi ēdo gjė me Qenien e Tij dhe se Ai pėrfshin gjithēka me dijen e Tij, sipas thėnies sė Profetit: “Atij nuk i fshihet asgjė nga veprat e bijve tė Ademit.”.Kur e mėsojmė kėtė, bėhet detyrė pėr ne Madhėrimi i Tij dhe ruajtja nga kundėrshimi i Tij, sepse Ai ėshtė mbi ne, Ai ėshtė i lartėsuar mbi ne, ndėrsa urdhri i Tij na pėrfshin ne. Nė hadith gjenden dy cilėsi tė Allahut: E pohuar: ajo ėshtė Lartėsimi e cila ėshtė pėrfituar nga fjala e tij: Allahu i Madhėruar ėshtė mbi kėtė. E mohuar: qė pėrfitohet nga fjala e tij:”...Atij nuk i fshihet asgjė prej punėve tė bijve tė Ademit.” Nė Cilėsitė e Allahut nuk gjenden cilėsi “selbije” (tė mohuar) krejtėsisht (e thjesht), pėrkundrazi cilėsit “selbije” (tė mohuar) tė cilat janė mohim, pėrmbajnė pohim dhe theksim tė kundėrtės sė saj prej pėrkryerjes dhe pėrsosmėrisė. Pra mohohet prej Tij fshehja pėr shkak tė dijes sė pėrkryer tė Tij. Po kėshtu mohohet prej Tij lodhja pėr shkak tė forcės sė plotė tė Tij. Mohohet paaftėsia pėr shkak tė pushtetit tė plotė tė Tij. E tė ngjashme. Allahu me cilėsit qė i ka mohuar Vetes sė Tij ka pasur pėr qėllim mohimin e tyre pėr tė pohuar dhe pėr tė theksuar tė kundėrtėn e kėtyre cilėsive dhe jo thjesht pėr ti mohuar. Siē thotė Allahu i Madhėruar: “...Atė nuk e kap as kuotje as gjumė...” Bekare 255. Kjo pėrshkak tė Gjallėris (Jetės) dhe Vetqėndrueshmėrisė sė Tij (qė mban tė gjitha krijesat dhe i bėn tė qėndrojnė, Rregulluesi i ēėshtjeve tė krijesave dhe mbrojtėsi i tyre, qė i ruan dhe kujdeset pėr to) tė plotė. Sikur tė jetė i mangėt nė Gjallėri (Jetė) do tė kishte nevojė pėr gjumė. Sikur tė flinte nuk do tė ishte Mbrojtės dhe ruajtės i krijesave tė Tij, sepse kur flen nuk ka kush tė qėndrojė nė ruajtjen e tyre. Pėr kėtė banorėt e Xhenetit nuk flenė pėr tė bėrė njė jetė tė plotė, sepse gjumi nė Xhenet u harxhon atyre njė kohė pa gėzim, pa shijim, sepse gėzimi nė tė ėshtė i pėrhershėm. Gjumi ėshtė vdekje e vogėl. Ndėrsa nė Xhenet nuk ka vdekje. Nė cilėsit e Allahut nuk ka mohim tė plotė, sepse kjo ėshtė asgjė. Nė kėtė nuk ka as lavdėrim e as pėrsosmėri, madje kjo ėshtė asgjė. Sepse mohimi nganjėherė vjen pėr shkak se objekti nuk e pranon njė gjė tė tillė (pra ėshtė i paaftė tė veproj). P. sh: muri nuk bėn padrejtėsi[18]. Mundet qė mohimi tė jetė pėr qortim, pra i mohon njė cilėsi tė ulėt pėr ta qortuar. Njė poet ka thėnė: Ėshtė njė fis qė nuk e thyen besėn. Dhe nuk u bėn padrejtėsi njerėzve qoftė edhe njė grimcė. Ky varg nuk ėshtė lavdėrim pėr kėtė fis, sepse poeti dėshiron tė thotė me kėtė se ata nuk kanė mundėsi tė thyejnė besėn dhe tė bėjnė padrejtėsi, meqenėse kanė frikė nga fiset e tjera dhe jo sepse nuk duan tė thyejnė besėn dhe tė bėjnė padrejtėsi, pasi e kanė mundėsin pėr kėtė. Njė tjetėr thotė: Populli im edhe pse janė tė shumėėt nė numėr nuk janė pėr sherr edhe nėse ėshtė i vogėl. Mizorėt i shpėrblejnė pėr mizorin me falje, tė kqit pėr tė keqen me mirėsi. A thua se Zoti jot nuk ka krijuar ndonjė njeri tjetėr veē tyre pėr t’iu frikėsuar. Ah sikur tė kisha njė popull tjetėr qė kur mėsyjnė sulmojnė si kalorės dhe kėmbėsor. Poeti ka mohuar qė ata tė kenė dorė nė sherr dhe ka sqaruar se kjo ėshtė pėr shkak tė paaftėsis sė tyre pėr tė mbrojtur vetet e tyre dhe ka dėshiruar sikur tė kishte njė popull tjetėr qė ishin mė tė mir dhe mė tė fortė se ata.
Dobitė e temės:
1 Komenti i fjalės sė Allahut (subhanehu ue teala): “...ndėrsa nė ditėn e Kijametit e tėrė toka ėshtė nė grushtin e Tij...” Mė parė nė hadithin e Ibėn Mesudit u pėrmen se Profeti (salallahu alejhi ue selem) e aprovoi fjalėn e rrabinit se Allahu (subhanehu ue teala) i vendos qiejt nė njė gisht.... 2 Kėto dije dhe tė ngjashme me to kanė mbetur tek jehudėt nė kohėn e Profetit (salallahu alejhi ue selem), nuk i kanė mohuar dhe as nuk i kanė bėrė interpretime. Pra sikur do tė thotė se jehudėt janė mė tė mirė se kėtė deformues nė lidhje me kėtė qė u pėrmend, sepse ata nuk i pėrgėnjeshtruan dhe as nuk i keqinterpretuan. Ndėrsa kanė ardhur njerėz prej kėtij ymeti dhe thanė Allahu nuk ka gishtėrinj. Qėllimi me ta ėshtė forca. A thua se ai do tė thotė se jehudėt janė mė tė mirė se ata nė lidhje me kėtė dhe mė tė ditur nė Allahun (subhanehu ue teala). 3 Rrabini kur ja pėrmendi Profetit (salallahu alejhi ue selem), ia vėrtetoj atė dhe zbriti Kuranė pėr pohimin e kėsaj gjėje. Mesa duket autori me fjalėn e tij: “...dhe zbriti Kuranė...” Se kjo ishte pas fjalės sė rrabinit, por nuk ėshtė kėshtu, sepse nė hadithin e ibėn Mesudit totė: [(...pastaj lexoi ajetin: “Ata nuk e ēmuan Allahun me madhėshtinė qė i takon...”)]. Kjo tregon se ajeti ka zbritur mė pėrpara. Por qėllimi i autorit ėshtė se Kurani zbriti pėr vėrtetimin e kėsaj. 4 Qeshja nga ana i Dėrguari (salallahu alejhi ue selem) pėr ēka tha rrabini nga kjo dije e madhe. Nė kėtė ka argument pėr lejimin e qeshjes pėr pohimin e gjėrave, sepse qeshja tregon pėr pėlqim dhe mos urrejtje. 5 Deklarimi nė formė tė qartė e dy duarve dhe se qiejt janė nė dorėn e Tij tė djathtė ndėrsa tokat nė dorėn tjetėr. Dy duart i janė pohuar Allahut me Kuran, sun’net dhe ixhma tė selefėėve. Ndėrsa fjala e tij: “...nė dorėn tjetėr. Kjo nuk do tė thotė se ai mohon pėrmendjen e tė majtės, pėr shkak se ai e pėrmend nė ēėshtjen qė vjen pas kėsaj qė ėshtė: 6 Deklarimi pėr emėrtimin e saj e majtė. Mė parė folėm nė lidhje me kėtė. 7 Pėrmendja e tiranėve dhe mendjemėdhenjve nė atė kohė. Aspekti i pėrmendjes sė tyre ėshtė se ai qė ka tirani dhe mendjemadhėsi tani; le tė vazhdojnė me kėtė. 8 Fjala e tij: “...si fara e mustardės nė dorėn e ndonjėrit prej jush.” Me kėtė ka pėr qėllim fjalėn e tij nė hadith: “Shtatė qiejt dhe shtat tokat nė pėllėmbėn (shuplakėn e dorės) e Rrahmanit (Gjithėmėshirshmit) nuk janė vetėm se si fara e mustardės nė dorėn e ndonjėrit prej jush.” Kėshtu ka thėnė autori Allahu e mėshiroftė, nė dorė e ndonjėrit prej jush, ndėrkohė ka pėrmendur njė “ether” (gjurm, fjal e Ibėn Abasit). Shiko fjalėt qė ne i pėrmendėm tek ky “ether.” 9 Madhėsia e kursijit nė lidhje me qiellin. Pasi ėshtė pėrmendur se ata (qiejt) nė lidhje me kursijin janė si shtatė derhemė qė hidhen nė parzmore (kupore). 10 Madhėshtia e Arshit nė lidhje me kursijin. Pasi Kursia kundrejt Arshit ėshtė si njė hallkė prej hekuri qė hidhet midis shkretėtirės sė tokės. 11 Arshi ėshtė diēka tjetėr nga Kursiji dhe uji. Nuk kam parė qė dikush tė thotė: se Arshi ėshtė uji, por ka qė thonė: se Arshi ėshtė Kursija, sipas hadithit: “Allahu vendos Kursijin e Tij Ditėn e Kijametit.” Menduan se kjo kursij ėshtė Arshi. Po kėshtu disa njerėz pretenduan se Kursiji ėshtė dija. Ata nė lidhje me fjalėn e Allahut (subhanehu ue teala): “...El-Kursija e Tij shtrihet mbi qiej dhe tokėn...” Kanė thėnė: dija e Tij. E drejta ėshtė se Kursiji ėshtė vendvendosja e dy kėmbėve. Ndėrsa Arshi ėshtė ai mbi tė cilin ėshtė lartėsuar i Gjithmėshirshmi (subhanehu ue teala). Ndėrsa dija ėshtė cilėsi e tė diturit me anė tė cilės pėrcepton tė diturėn. 12 Sa ėshtė distanca ndėrmjet ēdo qielli dhe qielli. Ajo ėshtė pesqin vjet. 13 Sa ėshtė distanca ndėrmjet qiellit tė shtat dhe Kursijit. Ajo ėshtė pesqin vjet. 14 Sa ėshtė distanca ndėrmjet Kursijit dhe ujit. Ajo ėshtė pesqin vjet. 15 Arshi ėshtė mbi ujė. Kjo ėshtė e qartė nga konteksti. 16 Allahu ėshtė mbi Arsh. Kjo ėshtė e qartė nga konteksti. 17 Sa ėshtė distanca ndėrmjet qiellit dhe tokės. Ajo ėshtė pesqin vjet. 18 Trashėsia e ēdo qielli ėshtė pesėqind vjet. 19 Deti qė ėshtė mbi shtat qiejt ndėrmjet fundit dhe sipėrfaqes sė tij ėshtė pesqin vjet dhe Allahu ėshtė mė i ditur. Pėr tė gjitha kėto ēėshtje folėm mė parė duke pėrmendur edhe argumentet e tyre. Po kėshtu pre haditheve tė temės pėrfitohet se: E para: Allahut nuk i fshihet asgjė prej punėve tė bijve tė Ademit. E dyta: paralajmėrimi nga kundėrshtimi i Allahut (subhanehu ue teala). Dhe Allahu ėshtė mė i dituri. Falenderimi i takon Allahut Zotit tė botrave. Lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi Profetin tonė Muhamedin. E lus Allahun qė pėrfundimin tonė dhe tuajin ta bėjė nė Teuhid; Amin.
[1] Shejh Sadi, nė “El kaul es-sedid” thotė: “Autori e pėrfundon librin e tij me kėtė temė dhe tregon argumente tė qarta mbi madhėshtinė e Krijuesit, madhėshtinė e Lartmadhėrisė sė Tij dhe nėnshtrimin e krijesave me robėrinė e tyre, pėr Madhėshtinė e Tij. Kėto cilėsi madhėshtore dhe pėrshkrime tė pėrsosura, janė argumentet mė tė mėdha se Ai ėshtė i Adhuruari i Vetėm dhe i Falėnderuari i Vetėm. Kėshtu qė ėshtė detyrė t’i kushtohet kulmi i nėnshtrimit, madhėrimit, dashurisė dhe adhurimit. Ai ėshtė i Vėrteti, e ē’janė pėrveē Tij, janė tė rremė. Ky ėshtė realiteti i Teuhidit, esenca, shpirti i tij dhe krejt sinqeriteti. (Marrė nga futnota e botimit tė parė.)
[8] Pėrcjell Ebu Daudi. (Ndėrsa lidhur me vendosjen e gishtave nė sy dhe vesh nga Profeti, nuk ka qenė pėr qėllim pėrngjasimi [krahasimi i Allahut me krijesat], por ai ka pasur pėr qėllim tė tregojė se Allahu dėgjon dhe shikon (Shėn. i pėrkthyesit)
[12] Ibn Kajimi dhe tė tjerė veē tij, pėrmendin se shtatė qiejt dhe shtatė tokat nė lidhje me Kursij-ėn, janė si njė hallkė qė hidhet nė shkretėtirė dhe se madhėsia e Kursij-ės, ėshtė si shkretėtira nė raport me kėtė hallkė. (Marrė nga botimi i parė)
[13] Qė do tė thotė se ai e ka dėgjuar nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem).
[18] Nga ana tjetėr n.q.s thuhej: "mbreti nuk bėn padrejtėsi" ky mohim tregon pėr pėrkryeshmėrin e tė kundėrtės sė padrejtėsisė qė ėshtė drejtėsia, sepse mbreti ėshtė i aftė pėr padrejtėsi dhe pėrderisa nuk e bėn kjo tregon se ai ėshtė i drejtė.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _Mersin_ : 10-07-2009 mė 06:32
Allahu do te urdheroje Israfilin qe ti fryej surit per shkak te vdekjes dhe ai ka per ti fryer dhe kane per te vdekur banoret e qiellit dhe tokes, me perjashtim te atyre per te cilet Allahu ka dashur te mos vdesin.Kur ata qetesohen Engjelli i Vdekjes vjen para te PloteFuqishmit, i Lavderuar dhe i Lartesuar eshte Ai dhe do te thote:
O Zot kane vdekur banoret e qiejve dhe tokes, pervec atyre per te cilet ti ke deshiruar te mos vdesin.
E.Allahu do ta pyese, e Ai e di se kush ka mbetur: E kush ka mbetur ?
Engjelli i Vdekjes do te pergjigjet : Ke mbetur Ti dhe te gjallet te cilet kurre nuk do ti besh te vdesin, e ata te cilet mbartin Arshin tend, e Xhibrili dhe Mikaili .
Dhe Allahu do te thote: Le te vdesin Xhibrili dhe Mikaili-
E Allahu do ta bej Arshin te flase dhe arshi do te thote. Zoti im Xhibrili dhe Mikaili jane duke vdekur.
Allahu do ti thote Hesht, Une e kam caktuar vdekjen per te gjithe ata qe jane nen arshin tim.
Ata te dy(Xhibrili dhe Mikaili) do te vdesin, pastaj Engjelli i vdekjes do te vije tek i PlotFuqishmi, i Lavderuar dhe i Lartesuar eshte Ai dhe do te thote:
- Zoti im vdiqen Xhibrili dhe Mikaili.
Allahu do ta pyese dhe Ai e di se kush ka mbetur: E kush ka mbetur ? Engjelli i vdekjes do te pergjigjet: Ke mbetur Ti, te gjallet dhe ata qe nuk vdesin kurre, e ata te cilet mbartin arshin tend dhe kam mbetur une.Le te vdesin ata qe mbartin arshin Tim - thote Allahu.
Dhe ata do te vdesin, e Allahu do ta urdheroje Arshin qe ta marre surin nga Israfili.
Pastaj Meleku i vdekjes do te vije para te PlotFuqishmit, i Lavderuar dhe i Lartesuar eshte Ai dhe do te thote: O Zot kane vdekur ata te cilet mbartin arshin tend. Pastaj Allahu do ta pyese dhe Ai e di se kush ka mbetur: Kush ka mbetur ?
Engjelli i vdekjes do te pergjigjet Ke mbetur Ti, dhe te gjallet qe nuk vdesin kurre, dhe kam mbetur dhe une.
E Allahu do ti thote Engjellit te vdekjes: Ti je njeri prej krijesave te Mia, te kam krijuar dhe pse ti nuk ke deshiruar.
I Thote Allahu : Vdis dhe ti.Dhe Engjelli i Vdekjes do te vdese.
Dhe atehere nuk do te mbetet Askush pervec Allahut, Njeshit te Gjithefuqishmit, Te Vetmit, per te Cilin ka nevoje cdo gje, i Cili as nuk ka lindur dhe as nuk eshte i lindur, dhe me Atė askush nuk eshte i barabarte, Ai eshte i Fundit dhe i Pari.
Krijoni Kontakt