RREFIMI I NJE UDHEHEQESI TE LARTE KOMUNIST NE SHTRATIN E VDEKJES!
Ishim te ftuar nderi ne Beograd tek kryetari i shtetit te Jugosllavise , lideri komunist Marshall Tito, qe nga 83 vjetet e jetes se tij 70 vjet i kishte sakrifikuar ne rrugen e komunizmit. Ne dinim per emrin dhe luften me flamuj te atij njeriu, sakrificat e pabesueshme qe kishte bere ai ne rrugen per ēeshtjen e vet, keshtu qe ishim te mahnitur pas tij. Per njerin nga bashkepunetoret e tij me te ngushte, thane qe ishte i semure. Menjehere vrapuam per ta vizituar ne shtepine e tij. Prane meje gjendeshin edhe disa drejtore e kryetare te shoqerive te nxenesve komuniste, te ardhur nga vende te tjera. Kur hyme ne dhome rrinte i shtrire, pame se muret i kishte mbushur plote me medalje dhe flete lavderimi, qe kishte marre pershkak te sukseseve qe kishte arritur ne komunizem.
Ky njeri qe qendronte mes 10-15 lidereve e kuadrove komuniste nga e gjithe bota, renkonte ne nje gjendje te mjerueshme i mberthyer pas krevatit te tij. Ne gjendeshim mes emocionesh te medha qe po takoheshim me nje komunist me cilesi te tilla.U drejtua me veshtiresi ne krevat. Sherbetoret vinin rreth e rrotull tij si ato fluturat rreth drites. Ne fytyren e tij dalloheshin rrudha e vija te trasha qe dukej sikur ishin germuar nga veshtiresite e jetes. Ajo gjuhe dhe mjeker qe i kishte folur miliona njerezve, i ishin thare. Duart e kembet i ishin bere kocke e lekure.Ne qe dinim mire anglisht mund te flisnim lirisht me te. Per nje kohe u ndodhem balle perballe me kete marksist. Syte i ishin mbushur me lot dhe buzet i dridheshin. Ne fytyre i formoheshin shprehi aq te dhimbshme saqe sikur Brenda dhimbjes se vdekjes qe do ta ndante nga kjo jete, ai hiqte e vuante shume.
Kur e ndjeva kete, per ta ngushelluar i thashe:
“ Udheheqesi im, jeta juaj eshte shkruar shkronje per shkronje ne faqet e arta te komunizmit. Nuk mund te jete ndonje nga ne, qe mos te te kete duartrokitur apo lavderuar. Qe te gjithe jemi te mahnitur nga ju. Ju perjetoni nje respekt dhe nderim si idhull. Pse po ju frikeson kaq shume vdekja? Mbase me te vertete mund te ndaheni fizikisht nga ne, por sherbimi i paharruar qe ju keni bere, do te mbetet ne zemrat tona.”
Kur degjoi fjalen “ vdekje “, pashe se si u drodh sikur kishte rene nje termet i fuqishem. Per nje ēast i ngriu fytyra. Shikimi iu be i serte dhe ritmi i frymemarrjes iu shpejtua me frike. Keto fjali qe tha duke u shprehur me te qare, me kumbojne ende ne vesh :
“ Shok i nje ideali “, tha : “ une tashme po vdes… s’mund t’a shpjegoj se sa e frikshme eshte vdekja. Edhe nese jua shpjegoj, ju qe jeni te shendetshem e te rinj, nuk mund ta kuptoni ne kete moshe. Mendoni, te vdesesh, te jesh asgje, te zhdukesh… Shkuarje per t’u perzier me dheun, pa kthim prapa… Ja, kjo me ēmend mua. Te ndahesh nga miqte, te dashurit, nga nderimet dhe postet… Mos t’i shohesh edhe njehere bukurite e botes. A s’e kuptoni sa gje e frikshme eshte?
Pa vdekur ende, ēdo minute, ēdo sekonde une po vdes.
Vdekja eshte nje imagjinim aq i frikshem, saqe po vazhdon te me helmoje.
Shoket e mi, juve, me zemer te hapur dua t’u them disa te verteta: Pasi te vdes e te behem dhe, nese s’ka ringjallje, denim apo shperblim, cila do te jete vlera e luftes qe kam bere une? Me thoni. Ah, ēfare do te kem une qe paskam per te jetuar ne zemrat e njerezve te mi, ose s’paskam per t’u harruar apo kam per t’u duartrokitur?
Pasi te shperbehem une, zerat qe me duartrokasin me nderime, krimbat dhe gjarperinjte qe ma bejne trupin cope e ēike ne varr, a do te me meshirojne? Pa me thoni, per ku eshte kjo vajtje? Sqarimin e kesaj s’mund ta bej dot as Marksi, as Engelsi apo Lenini !
Jam i detyruar t’u shpreh nje te vertete:
Une tashme i besoj Zotit, profetesise dhe jetes se pertejme.
Ateizmi s’eshte zgjidhje. Mendoni pak, duhet te jete nje Krijues i kesaj gjithesie, nje Ligjvenes per kete sistem te persosur…
Sipas meje vdekja s’duhet te jete fundi… Per ata qe ecin ne padrejtesi, per ata qe vdesin zullumqare, duhet te jete nje vend llogarie, ikin pa marre denimin dhe te drejten e tyre. S’mund te jete nje padrejtesi e tille. Une kete e ndjej me pergjegjesi, saqe miliona njerez te pafajshem qe i kemi shtypur e torturuar, tani me duket sikur me kane mberthyer ne fyt. Duhet te kete nje vend llogarie, qe do t’ua vere veshin “ Oh “ –eve te tyre.
Perndryshe, njeriu ku do ta gjeje ngushellimin?
Duhet te kete nje spjegim per keto. Marksi per kete ēeshtje ka perrallisur. Ai na i mpiu mendjet tona… Por ēkemi ne? Pa na ardhur vdekja pas dere, nuk e pranojme?! Mbase pengese per kete behen postet qe t’i zgurdullojne syte. Une jam ne kete besim or shoke, ju thoni ē’te doni! “.
Krijoni Kontakt