Prania e dy betoniereve pranë një ndërtimi në vendin ku më parë ndodhej ambasada kroate në Tiranën e Re, ka shkaktuar një furtunë të vërtetë të përfunduar me shkarkimet e krerëve më të lartë të qarkullimit rrugor. Tre- katër ditë më parë të gjithë qytetarët që kanë kaluar në atë drejtim kanë patur rastin të vëzhgojnë betonieret dhe pranë tyre një polic të qarkullimir rrugor. Duket këtu kishte filluar edhe një operacion i fshehtë i shërbimit sekret të Ministrisë së Rendit (SHKB) nisur nga fakti që ndërtesa ishte në pronësi të drejtorit të qarkullimit rrugor në Ministrinë e Rendit, Agim Çiraku. Ndërsa ende nuk dihet se kush e kishte urdhëruar SHKB-në të vëzhgonte këtë fenomen, pasojat u dukën pas pak ditësh.
Kontrolli i betoniereve
Menjëherë pas hetimit të nisur nga oficerët e SHKB, drejtuesve të qarkullimit rrugor i'u kalua një listë me targa të betoniereve e cila shoqërohej me një urdhër kontrolli dhe bllokimi në rast se viheshin re mangësi. Por pas kontrolleve të ushtruara, oficerët e qarkullimit rrugor nuk kishin vënë re mungesa në dokumentacione. Por një rezultat i tillë nuk ishte pëlqyer nga drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Rendit, të cilët kishin dhënë një urdhër të dytë, sipas të cilit, betonieret, targat e të cilave ishin në listë, duhet të bllokoheshin. Policët e qarkullimit rugor ishin nisur edhe njëherë. Kishin gjetur betonierët, shumica të parkuara, dhe i kishin shoqëruar për në komisariatin e qarkullimit rrugor. "Me këtë veprim të urdhëruar kemi shkelur ligjin, pasi në të nuk parashikohet që të merren mjetet e lëvizshme nga policia në parkingje", pohoi për Gazetën drejtori i saposhkarkuar i qarkullimit rrugor Agim Çiraku.
Rezultati i bllokimit
Pasi ishin bllokuar, shoferëve të betoniereve i'u ishte kërkuar të paraqesnin dokumentacionin e nevojshëm të mjeteve. Sipas burimeve të dokumentuara nga krerët e qarkullimir rrugor, të gjitha mjetet e kontrolluara dhe të bllokuara kishin doganë dhe pjesa më e madhe e tyre të gjithë dokumentet në rregull. Ndërkohë që me mungesa në dokumentacion kishin rezultuar vetëm ato betoniere që ishin marrë në parkingje. Gjithsesi, pronarët që i shoqëronin kishin shpjeguar se nuk kishin gjetur kontrata pune për makineritë, prandaj i kishin mbajtur të mbyllura duke mos u kujdesur që ato të kishin të gjitha dokumentet e duhura. Pra ishin bllokuar gjithsesj 11 betoniere, gjysmat shumë të rregullta. Ndërkohë që në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Rendit bëhet fjalë për 23 betoniere pa doganë dhe mangësi të tjera.
E vërteta e shkarkimeve
Menjëherë pas këtij zhvillimi që mund të quhet edhe betoniergejt, mbërrijnë shkarkimet e dy drejtuesve të lartë të qarkullimit rrugor. Dufi zbrazet ndaj drejtorit të Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor, kryekomisar Agim Çirakut, por edhe ndaj shefit të komisariatit të qarkullimir rrugor për Tiranën, komisar Eduard Veliut, i konisderuar si një nga specialistët më të mirë të policisë së qarkullimit. Në fakt në komunikatën e Ministrisë së Rendit flitej vetëm për shkarkimin, madje largimin nga policia të Çirakut, dhe asnjë fjalë për Veliun. Ndërkohë që pas këtyre zhvillimeve vetë krerët e shkarkuar pohuan se gjithë kjo luftë kishte për qëllim zënien e posteve të tyre nga persona të preferuar të drejtuesve aktualë të Ministrisë së Rendit. Ndërkohë që pohuan gjithshtu se e vërteta e akuzave të SHKB përmblidhej vetëm në faktin se ata kishin mundur të filmonin në pak sekuenca një polic që përshëndeti një shofer betoniereje pranë pallatit që ndërton te ish-ambasada kroatë drejtori i saposhakrkuar i qarkullimit, Agim Çiraku.
Shefi i rrugorëve të Tiranës, "shkarkimi s'më bind"
Shefit të komisariatit të policisë rrugore të Tiranës, komisar Eduart Veliu i ka ardhur e papritur urdhri i qarkullimit. Qarkullimi vjen në një kohë kur për 78 ditët e drejtimit të komisar Veliut puna në këtë komisariat ka pasur një rritje të ndjeshme, janë vjelur rreth 36 milionë lekë nga gjobat, ose 93 për qind e tyre. Vetë komisari ka thënë për Gazetën se shkarkimin e kishte mësuar nga një zëvendëskryeredaktor gazette, por që nuk e kishte besuar. Ma pas fuksionarë të dikasterit të Rendit e kanë lajmëruar se ishte qarkulluar, por të vetmit që nuk kanë komunikuar kanë qenë pikërisht ata që firmosin shkarkimin dhe lirimin tij. Përsa i përket lëvizjes së betoniereve, të cilat janë edhe motivacioni i kësaj lëvizjeje, ekziston një urdhëresë bashkie që e ndalon qarkullimin e këtyre mjeteve brenda Unazës së Tiranës nga ora 7.00 deri në 17.00. Sipas Veliut, aktiviteti i këtyre mjeteve është kontrolluar në vazhdimësi dhe në mjaft raste shkeljesh ato janë ndëshkuar sipas ligjit. Gjatë mbrëmjes së martë policia rrugore në bashkëpunim me antikrimin ekonomik oraganizoi një aksion për verifikimin e vërejtjeve të bëra nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe nga 11 mjetet e kontrolluara, 5 prej tyre kishin dokumentacion të rregullt, 2 të tjera rezultonin të ishin autovetura dhe jo kamionë betoniere dhe të tjerat ishin të mbylluara për shkak të mangësive në dokumentacion. ge.xha.
Flet drejtori i saposhkarkuar
Çiraku: Një firmë merret me punimet në ndërtesën time
Ndërsa u përgjigjet me durim dhjetëra telefonatave të të njohurve që kanë mësuar largimin e tij nga detyra, Agim Çirakut i vjen keq vetëm për masën që e quan shumë të habitshme të ndërmarrë ndaj tij: atë të largimit nga policia. "Ishim protagonistë të një pune në majën e suksesit të policisë së Tiranës, që se kishte bërë askush më parë", thotë Çiraku, duke kujtuar se si pak muaj më parë për herë të parë kishin vënë nën kontroll krejt trafikun e hallakatur të Tiranës. Gjithsesi ka edhe momente humori, si në rastin kur kujton se sapo kishte mobiluar zyrën e tij të re në ambientet e reja të policisë së qarkullimit në dhomat e ish-hotel "Arbana".
Zoti drejtor, si e mësuat largimin tuaj nga detyra?
Nga televizioni News 24. Tashmë është modë në Shqipëri kjo mënyrë.
Pse mendoni se ju kanë shkarkuar?
Unë mendoj se ka vetëm një të vërtetë në largimin tim nga detyra. Thjesht drejtues të tanishëm të Ministrisë së Rendit kanë vendosur të më zënë vendin duke emëruar në këtë post një njeri të tyre.
Si është e vërteta e betoniereve?
Është një pretekst për të justifikuar largimet. Asgjë më tepër. Ato janë të rregullta dhe ne me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë kemi shkelur ligjin duke i marrë nga parkingjet e bllokuar. Ndërsa përsa u përket betoniereve që kanë punuar pranë ndërtimit tim, mund të them se nuk di asgjë, pasi të gjitha punimet aty i ka marrë përsipër një firmë të cilës unë ia kamë dhënë lekët parapagim.
Krijoni Kontakt