Veren qe kaloi, derisa shtrohej nje rruge ne lagjen time, po diskutoja me pronarin e mjeteve/veglave te asaj kompanie te cilat shtronin asfalltin dhe po e pyesja se si i shkonte biznesi i tij privat (nuk po e zbuloj kompanin ne fjal), qe ne start shprehu pakenaqesit e tij, rreth situates aktuale ne kosove qe poashtu edhe lidhej me natyren e biznesit e tij, duke u ankuar se nuk po ka dobi materiale puna qe bente, sepse kishte bere investime te medha ndersa fitimi ishte i vogel.
Nje fakt qe zbulova tek pronari i kesaj kompanie me emer ne kosove ishte rreth asaj se si i fitonte tenderet nga qeveria e kosoves!!. Po tregon se per ta fituar nje tender per rregullimin e nje rruge ne kosove, tashme eshte bere zakon qe cdo kompani te mbeshtjell nje zarf me 40.000 euro te futura ne tė, me qellim qe te hyjmė ne loj per ta fituar tenderin.
Ja procedura si ja bejme kesajpune: I tubojm 40.000 euro i fusim ne zarf dhe i dergojm ne ministri, i vendosim ne vendin e caktuar me marrveshje, d.m.th pa pasur kontakt me asnje zyrtar te asaj ministrie (kjo pershkak se ne rast padie nga ne, mos me pas prova materiale). Parat e dhena jan vetem si parakusht per ta fituar nje tender, se perndryshe po nuk e dergove at zarfin me 40.000 euro, nuk do ta fitosh tenderin kurrnjeher.
I quditur nga ky fakt skandaloz dhe po e sygjeroja se pse nuk provon ta lajmrosh dike per keto raste, thjesht nese nuk ke besim ne gjykatat e kosoves, ateher lajmroje ndonje parti tjeter opozitare ne menyre qe ta zbulojn nje akt te tille!!?
Pronari: Kur eshte puna tek korrupsioni i ketij niveli, te gjitha partit jan ne harmoni ne mes veti dhe bile bashkepunojn mjaft mire dhe asesi nuk e zbulojn njera-tjetren dhe nuk guxoj ta ndermarri nje hap te tillė, sepse njeherit do te ishte edhe fundi per kompanin time, qe i kam te investuara me miliona eurove dhe ma e keqja eshte se kur eshte puna tek korrupsioni i natyres se tendereve, existon nje trekendesh bashkepunimi ndermjet Kosoves-Shqipris dhe Maqedonis dhe po tentova ta zbuloj nje sekret te kesaj natyre rreth tenderve, ateher kompania ime nuk do te fitoj tender mė askund, duke perfshire ketu shqiprin dhe maqedonin, sepse po ndegjuan qeverit e shqipris dhe maqedonis qe kompania ime ka zbuluar ndonje sekret te marrveshjes se lidhur me ministrin e caktuar rreth ndonje ryshfeti, ateher ato nuk do te mė japin tendere me asnjeher, sepse kan frigė qe do ti zbuloj edhe ata. Keshtu qe po heshti, sepse kjo eshte ne te mire te biznesit tim dhe detyrimisht po mundohet te ju pershtatem ketij sistemi kurrupsioni, edhe pse kompania ime po demtohet shpesh ne kete rast, sepse shpesh nuk po arrij te marr fitimin e merituar dhe nuk po arrij ti kthej ato 40.000 qe po i japi si ryshfet.
Ps: Ky shkrim nuk ka qen i botuar ne asnje gazet per shkaqe qe tashme dihen, sepse mungon siguria dhe shkaku tjeter eshte ndikimi i madh politik neper gazetat kosovare .
Krijoni Kontakt