Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Irak-SHBA, përçahen tre presidentët

    Sipas mendimit tim edhe nje Gaft ne politiken e jashtme shqipetare,sepse cka e perbashket ne na lidhe me keta te dy???.... A S G J E



    Presidentët Moisiu, Trajkovski e Mesiç firmosin dokumentin në mbështetje të vendimeve të OKB-së

    Irak-SHBA, përçahen tre presidentët
    Deklarata për Irakun, ndan tre presidentët

    Deklarata: Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia do të përkrahin veprimet e OKB-së kundër këtij rreziku të përbashkët

    TIRANE- Presidentët e Shqipërisë, Maqedonisë, e Kroacisë edhe pse nënshkruan dje një deklaratë ku mbështesin rezolutat e OKB-së për Irakun pa përmendur në asnjë rresht rreshtimin përkrah SHBA-ve në këtë krizë, përsëri nuk ndanë qëndrime të njëjta jashtë kësaj deklarate. Rasti që ka ndarë edhe SHBA me Evropën ndau dje edhe tre presidentët.
    Kjo u pa më qartë në deklaratën për shtyp të presidentit maqedonas Trajkovski i cili tha se “Nuk ka ndryshime të mëdha në qëndrimet tona. Ne me qëndrimin tonë nuk marrin ndonjë anë me vendet e Bashkimit Evropian. Ndoshta ka ndonjë ndryshim në trajtimin e këtij problemi, por mendoj se nga aspekti strategjik nuk ka ndryshime”. Mesiç, i cili sipas burimeve ka qenë më i preri për mosshprehjen e qëndrimit pro amerikan në deklaratë tha në konferencën për shtyp se formulimi i deklaratës është një ftesë për paqe. Ndërsa presidenti shqiptar Moisiu tha se vendi ynë është i rreshtuar në koalicionin antiterror dhe do ta mbështesë atë deri në fund. “Paqja dhe siguria në botë vazhdojnë të jenë të kërcënuara nga terrorizmi dhe nga regjime si ai i Sadam Huseinit, që zotërojnë apo synojnë të zotërojnë armë të shfarosjes në masë”,-tha Moisiu.
    Deklarata
    Kështu Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia zbusin qëndrimin e tyre në lidhje me çështjen në Irak, duke i qëndruar si shtete besnike vendimeve që do të ndërmarrin së bashku Kombet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar. Tre presidentët e vendeve respektive, Alfred Moisiu, Boris Trajkovski dhe Stipjan Mesiç nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për arritjen e një qëndrimi pro SHBA-së për çështjen e Irakut, duke i qëndruar besnik linjës së vendeve anëtare të BE-së. Në deklaratën e përbashkët, të nënshkruar nga tre krerët e shtetit, Moisiu, Trajkovski dhe Mesiç bëhet e ditur vetëm mbështetja e vendimeve të komunitetit ndërkombëtar dhe të OKB-së, pa u përmenduar në asnjë rresht emri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Vendet tona janë pjesë aktive e koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit. Regjimi i Sadam Husseinit në Irak duhet të çarmatoset, siç kërkohet nga Kombet e Bashkuara, përndryshe do të përballet me pasojat. Në këtë kuadër, vendet tona do të përkrahin veprimet e komunitetit ndërkombëtar dhe Kombeve të Bashkuara kundër këtij rreziku të përbashkët”-thuhet në deklaratën e përbashkët të firmosur pas samitit “Drejt NATO-s” nga tre presidentët. Ndërkohë që sipas burimeve mësohet shkak i ndryshimit të qëndrimit për çështjen e Irakut, mësohet se ka qenë presidenti kroat Mesiç. Sipas burimeve nga takimi, Mesiç ka insistuar që të shmanget në tekstin e deklaratës së përbashkët mbështetja e hapur ndaj qëndrimit amerikan për çështjen e Irakut. Ndërkohë që mësohet se dy presidentët e tjerë, Moisiu dhe Trajkovski kanë qenë pro mbështetjes së qëndrimit amerikan, nëse do të inciohej edhe ndërhyrja ushtarake. Edhe gjatë konferencës për shtyp është vënë re qëndrimi i ndryshëm i tre presidentëve të pranishëm për çështjen e Irakut.
    NATO
    Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia do të mbështesin njëri-tjetrin në mënyrë në procesin e anëtarësimit në NATO. Presidentët e tre vendeve, Alfred Moisiu, Stipjan Mesiç dhe Boris Trajkovski të mbledhur dje në Tiranë, në samitin “Drejt NATO-s” kanë shprehur angazhimin e përbashkët të tyre në plotësimin e standardeve të kërkuara nga aleanca euroatlantike. Në takimin e zhvilluar në Pallatin e Brigadave, Moisiu, Mesiç dhe Trajkovksi kanë ndarë të njëjtin qëndrim për procesin euroatlantik, duke bërë të ditur se do të punohet në plotësimin e standardeve të kërkuara nga ana e NATO-s. “Në këtë kuadër, ne vazhdojmë të besojmë në rëndësinë e strategjisë së përbashkët post-Pragë, për integrimin në NATO. Sot, ne konfirmuam koordinimin e përpjekjeve tona për të plotësuar standardet e NATO-s. Ne gjithashtu konfirmuam vendosmërinë tonë për të përshpejtuar reformat demokratike, ekonomike e sociale, ligjore dhe të mbrojtjes, si edhe në të drejtat e njeriut dhe të pakicave, përfshirë përpjekjet tona kombëtare dhe të përbashkëta për të luftuar kundër terrorizmit ndërkombëtar, krimit të organizuar dhe korrupsionit”,-thuhet në deklaratën e përbashkët për shtyp të tre presidentëve. Në të njëjtën kohë Moisiu, Trajkovski dhe Mesiç me anë të kësaj deklarate kanë garantuar në ndikimin e rolit të shteteve që ata përfaqësojnë për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit të rajonit, si dhe për forcuar kontributin e përbashkët në përpjekjet e NATO-s në rajon. “Nuk ka sukses ku impenjim i përbashkët, nëse nuk ka stabilitet në rajon. Ndërkohë që ky bashkëpunim reflekton dhe frymën e re të marrëdhënieve tona, për këtë ua garantoj unë”,-tha dje Moisiu.
    Bledi Hoti

    Mesiç: Deklarata, ftesë për paqe
    TIRANE- Presidenti i Republikës së Kroacisë, Stipjan Mesiç e ka argumentuar deklaratën e bërë publike nga homologu i tij shqiptar, Moisiu, si një mundësi për t’i dhënë paqe për Irakun. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për këtë qëndrim të “ri”, Mesiç theksoi se “formulimi i deklaratës është një ftesë për paqen”. “Në momentin kur Iraku dhe regjimi i tij i tij dështon në përmbushjen e atyre që thuhen në rezoluta ai është fajtori kryesor, prandaj kjo është një përpjekje për t’i dhënë rëndësi paqes”,-theksoi Mesiç. Një nga hipotezat që presidenti Stipjan Mesiç ka mbajtur një qëndrim të tillë lidhet me faktin se Kroacia është më pranë procesit të integrimit europian. Kroacia është një nga kandidatet e mundshme për t’u bërë anëtare e familjes europiane, BE-së. Pikërisht fakti i qëndrimit në një shkallë më lart se dy vendet e tjera si Shqipëria dhe Maqedonia në këtë proces, mund të ketë ndikuar në këtë qëndrim të presidentit të këtij vendi. Gjithashtu një hipotezë tjetër është edhe qënia e Kroacisë, në një rajon gjeografik më pranë Europës. Ndërkohë një çështje tjetër që mund të ketë ndikuar, jo pak e rëndësishme, është edhe fakti se shteti kroat është nën ndikimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për dorëzimin e kriminelëve të luftës.

    Moisiu: Deri në fund me koalicionin antiterror
    Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu për këtë çështje ka qenë i qartë, duke theksuar se gjithçka e shprehur në deklaratë për qëndrimin e paqes ka të bëjë me atë çfarë regjimi i Sadam Hysenit do të vendosë në lidhje më kërkesat për çarmatim, të sanksionuara në rezolutat 1441 të Kombeve të Bashkuara. Ndërsa në fillim të fjalës së tij, presidenti shqiptar në këtë samit theksoi se “Paqja dhe siguria në botë vazhdojnë të jenë të kërcënuara nga terrorizmi dhe nga regjime si ai i Sadam Huseinit, që zotërojnë apo synojnë të zotërojnë armë të shfarosjes në masë. Shqipëria është radhitur vendosmërisht me koalicionin antiterror dhe do ta mbështesë atë deri në fund”. Presidenti Moisiu disa ditë më parë, për çështjen e Irakut mbajti një qëndrim pro SHBA-së, duke theksuar se mbështet luftën ndaj terrorizmit, si e keqja më e madhe e njerëzimit në këtë shekull.


    Trajkovksi
    Ndërsa presidenti maqedonas, Trajkovksi, edhe pse tre presidentët kanë mbështetur këtë rezolutë, kërkoi që për çështjen të tilla të ketë më shumë bashkëpunim, në mënyrë që të ketë një qëndrim unik. “Nuk ka ndryshime të mëdha në qëndrimet tona. Ne me qëndrimin tonë nuk marrin ndonjë anë me vendet e Bashkimit Europian. Ndoshta ka ndonjë ndryshim në trajtimin e këtij problemi, por mendoj se nga aspekti strategjik nuk ka ndryshime. Unë pres që ky partneritet transatlantik të forcohet akoma më shumë në kuadër të NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara me qëllim që të shmangen edhe këto dallime të vogla dhe që të kemi një qëndrim të përbashkët”,-tha Trajkovski përpara gazetarëve. “Falenderojmë mbështetjen e SHBA-së që inkurajojnë realizimin e aspiratave tona për integrim”-tha ai.


    Pikat e Deklaratës
    • Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia janë pjesë aktive e koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizimit
    • Regjimi i Sadamit në Irak duhet të çarmatoset, siç kërkojnë Kombet e Bashkuara, ndryshe ai do të përballet me pasojat
    • Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia do të përkrahin veprimet e komunitetit ndërkombëtar dhe të Kombeve të Bashkuara kundër këtij rreziku të përbashkët
    • Samiti i parë në Tiranë dhe takimet e tjera për të synuar që të bëhen anëtarë të Aleancës në raundin tjetër të zgjerimit të NATO-s
    • Të gatshëm për të plotësuar standardet e NATO-s
    • Konfirmojmë vendosmërinë tonë për të përshpejtuar reformat demokratike, ekonomike, sociale e ligjore dhe të mbrojtjes si të drejtave të njeriut, të pakicave
    • Përpjekje të përbashkëta kundër terrorizmit ndërkombëtar, korrupsionit dhe krimit të organizuar
    • Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia shprehin vendosmërinë për një bashkëpunim të përbashkët për ndërtimin e një rajoni stabël dhe të begatë
    ---------------------------
    -----------------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranevra?
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Diktatoret kane fat.

    Gjithmone kur u vjen fundi atyre mobilizohen sorrollopi per tja zgjatur jeten.

    Keto dite veglat e Kexhebese Ruse ne Europe..Partite e Majta bejne Protesta kunder Bushit e natyrisht Pro Sadamit.
    E Bin Ladeni del pra Shok me Te majten Europiane dhe sorrollopin.

    Vet populli Iraken e kerkon BUSHIN qe ti bjeri atij Krokodili me Surrat Stalini.

    Mirpo i ecen Krimineleve kungulli ne uje gjate.

    Ja Banda Hakmarrja klyshve te bllokut..e mori PAFAJSINE..

    Shkuan kot ..gjaku njerzve..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •