Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Tanusha..

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Tanusha..

    SITUATA NE TANUSHE ESHTE SHUME ALARMANTE DHE E TENSIONUAR, GJITHE OPINIONI PUBLIK SHQIPTAR DUHET TA KETE MENDJEN ATY,

    ************************************************** *******

    Nė vitin 2010 me mentalitet tė 2001-shit!
    30/04/2010:


    Situata politike dhe e sigurisė nė Maqedoni ėshtė mjaft kritike, sepse pushteti mund tė inskenojė incident tė armatosur nė ndonjė rajon shqiptar, pėr t’i ikur presionit ndėrkombėtarė pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė emrit dhe implementimit tė Marrėveshjes sė Ohrit. Paralajmėrime tė kėtilla vijnė nga analistėt shqiptarė, tė cilėt thonė se shqiptarėt e pėsojnė ēdo herė kur pushtetet nė Maqedoni duhet tė sjellin vendime tė rėndėsishme.

    Analisti Kim Mehmeti, thekson se ēdoherė kur ėshtė vendosur diēka me rėndėsi pėr kėtė shtet e kanė pėsuar shqiptarėt. “Nuk ėshtė asgjė e ēuditshme ajo qė ėshtė praktikuar gjithmonė nė kėtė Maqedoni. Sa herė qė ėshtė deshtė nė kėtė shtet tė fshihet problemi mė i madh ėshtė inskenuar ndonjė situatė kritike ku fajtor, kushtimisht tė them, janė shpallur shqiptarėt. Sinqerisht unė pres qė tė ndodh diēka e ngjashme edhe kėto ditė”, tha Mehmeti.

    Nė njė skenar tė ngjashėm ka paralajmėruar edhe Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha nė luftėn e vitit 2001. “Padyshim se provokime tė tilla do tė ketė nga policia njėnacionale sllavo-maqedonase. Gruevski nuk ka shumė guxim, por e ka kuptuar se deri sa tė jetė Ahmeti dhe Thaēi, ai mundė t’i sulmojė shqiptarėt sa herė qė dėshiron dhe nuk ka asnjėfarė pėrgjigje. Por, ndoshta do tė dalė edhe dikush tjetėr qė t’ju rezistojė kėtyre sulmeve, do tė mbrohet, ngjashėm si Tanusha qė po reziston gati tre vite”, tha ish-komandant Hoxha.

    Njė arsye pse situata mund tė eskalojė ėshtė dėshtimi politik i maqedonasve. “Nė kėtė shtet gjithmonė mbas atij ‘rrezikut’ shqiptar, politikanėt maqedonas i kanė fshehur tė gjitha tentimet e veta qė i kanė pasur kundėr premtimit, tė mos them edhe kundėr shqiptarėve”, tha Kim Mehmeti.

    “Lajm”, mėson se gjatė ditės sė mėrkurė rreth 30 vetura tė policisė sė Maqedonisė kanė udhėtuar drejt fshatrave tė Karadakut tė Shkupit, Brezė, Malinė dhe Tanushė.

    Tė dyshimta janė edhe rrethanat nė tė cilat u zhvillua aksioni pėr kapjen e armatimit nė vendkalimin kufitar tė Bllacės gjatė ditės sė enjte.

    I shqetėsuar pėr gjendjen aktuale ėshtė shprehur edhe analisti Ismail Sinani.

    “Pėr fat tė keq retorika e ndėrkombėtarėve qė po pėrdoret kohėve tė fundit, nė shumė segmente i ngjanė situatės para vitit 2001 dhe sidomos periudhės 2002-2003. Apelet e tyre pėr qetėsi, janė njė sinjal i qartė se diēka nė Maqedoni, nuk ėshtė duke funksionuar si duhet. Se a do tė ndodh pas kėsaj ndonjė incident, nuk mė takon mua tė prejudikoj,

    por e kaluara jep alarmin se megjithatė mund tė ndodh diēka qė nuk do ta kishte dėshiruar askush”, tha Sinani.

    Edhe ai mendon se duke u bazuar nė historinė e hidhur tė shqiptarėve nė Maqedoni, nė kėtė moment mund tė pėrdoret metodat e vjetra. “Qeveritė nė Maqedoni dhe sidomos kjo e Gruevskit, pėr tė zhvendosur vėmendjen nga problemet reale, siē ėshtė mos-zgjidhja e ēėshtjes sė Emrit, mund tė inskenojė gjėra qė mund tė shkaktojnė tronditje nė opinion. Kėtė, kjo Qeveri e ka bėrė disa herė deri mė tani”, tha analisti Sinani.

    Ndėrkaq, ish-komandant Hoxha e tėrheq vėmendjen se durimi i shqiptarėve ėshtė nė pikėn e fundit. “Edhe sa do tė munden tė durojnė shqiptarėt kėto sulme tė Gruevskit unė nuk e di. Nuk mė pėlqej deklarata e ambasadorėve ndėrkombėtare, qė thanė se Marrėveshja e Ohrit nuk ka vdekur. Qytetarėt shqiptarėt nė Maqedoni nuk po e ndjejnė Marrėveshjen e Ohrit nė jetėn e pėrditshme”, tha Hoxha.

    Mjaft e dyshuese ėshtė edhe humbja e fėmijėve shqiptarė, shtimi i frikės te popullata nga kjo dukuri. Dyshimet janė shumė mė tė mėdha kur shtrohet pyetja pse nuk humbin edhe fėmijė tė familjeve maqedonase dhe cili ėshtė efekti i policisė.


    Hoxha: Gruevski ėshtė qyqar

    “Gruevski ėshtė i dobėt. Ai ėshtė njė prej politikanėve qė s’ka lidhje me politikė. Njė ndėr nacionalistėt mė tė mėdhenj tė Ballkanit. Gruevski nuk tė jep dėshirė pėr luftė. Ai ėshtė njė qyqar, qė vetėm Menduh Thaēi dhe Ali Ahmeti e kanė lejuar tė na maltretojnė tė gjithė shqiptarėve nė Maqedoni”, tha Xhezair Shaqiri – Hoxha.

    http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4342.html

    **************************************************

    Hoxha: Destabilizimi i Maqedonisė ka filluar


    Shkup – Xhezair Shaqiri-Hoxha, ish-komandanti UĒK-sė dhe ish-deputet nė intervistėn e dhėnė sot pėr televizionin A1 ka theksuar se Qeveria e Maqedonisė mund tė shkaktojė skenare me incidente nė rajonet shqiptare, me qėllim tė shmangies sė presioneve tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e kontestit tė emrit dhe realizimin e plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit.

    “Nikolla Gruevski po bėn gjithēka kundėr Marrėveshjes sė Ohrit dhe shqiptarėve, pėr tė fshehur paaftėsinė e tij pėr tė ēuar vendin drejt integrimeve evroatlantike. Jemi tė shqetėsuar se ka lėvizje pėr destabilizimin e Maqedonisė dhe duhet t`i jepet fund politikės sė gabuar”. Strukturat sekrete tė shtetit e dinė se kjo ėshtė njė sasi e vogėl armatimi qė kanė konfiskuar pasi muajt e fundit ka hyrė sasi shumė e madhe e armatimit dhe ata janė tė vėtėdijshėm pėr kėtė, ka theksuar ish-komandant, transmeton Shqipmedia.

    Sipas Shaqirit, destabilizimi i Maqedonisė veē mė ka nisur, dhe se kėtė e ka tė qartė edhe Gruevski, por edhe bashkėsia ndėrkombėtare. “Mė vjen keq kėtė qė po e them, pėr shkak se e din edhe Gruevski por edhe bashkėsia ndėrkombėtare. Tė gjithė e dijnė se destabilizimi ka nisur dhe jo nga Hoxha, unė jam jashtė kėsaj, por ajo ka nisur mė”, ka pėrfunduar Xhezair Shaqiri.

    Ekipin e televizionit A1 nga Shkupi gjatė gjithė kohės qė kanė qėndruar nė fshat e kanė shoqėruar persona tė uniformuar dhe armatosur shqiptar.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Gruevski , ndoshta eshte qyqare , pore me qyqare jane politikenet shqipetare (sahanelepiresit)

    Maqedonia ne krye me Gruevskin, ka probleme me emrin , me rendesi eshte qe shqipetaret sahanelepiresit edhe kesaj rradhe do t'i hane gurabiat e Gruevskit , sikur ne luften e vitit 2001.

    Nuk eshte Nikola Gruevski ,ai i cili bene c'mos kunder Marreveshjes se Ohrit ,pore kunder Marreveshjes se Ohrit, jane vete politikenet (sahanelepiresit shqipetare ) Marreveshja e Ohrit , eshte vetem nje pikture e varrun ne murret e Maqedonise, dhe a'sgje tjeter .


    Alio Ahmetovski , dhe Menduh Thaci ,aktualęishte jane shume me te rrezikshem per popullaten shqipetare ne Maqedoni ,se Nikola Gruevski.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    “Republika e Tanushės” nuk e pėrjashton edhe njė konflikt nė Maqedoni






    Tanushė, Maqedoni, 6 maj – Ka mė shumė se tre vjet qė Xhezair Shaqiri ėshtė ngjitur nė fshatin Tanushė tė Maqedonisė. Shkupi pėr tė duket i largėt, ndonėse nuk ka shumė kilometra nga atje. Ish-komandant Hoxha, qė kur e ka pėrfunduar mandatin e deputetit tė Kuvendit tė Maqedonisė jeton nė njė kasolle tė vogėl, i rrethuar nga shumė ish-ushtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare tė armatosur deri nė dhėmbė.

    Ky ish-komandant ka lėnė jetėn dhe luksin e Shkupit pėr tė jetuar nė njė fshat kufitar me Kosovėn nėpėr shtigjet e tė cilit mė sė lehti udhėtohet me kalė shale apo samari. Nė kėtė fshat ku tash e sa vjet jeton ky ish-komandant qė vazhdon tė quhet komandant, jeta vėshtirėsohet edhe mė shumė gjatė muajve tė dimrit, kur bora arrin kulmet e shtėpive.

    Hoxha ka autoritet jo vetėm mbi Tanushėn. Ai kontrollon edhe fshatrat Llukar, Goshicė, Brese qė shtrihen nėpėr male nė mbi njė mijė e treqind metra lartėsi mbidetare. Nė kėto anė autoriteti i vetėm ėshtė ai.
    “Prej herės sė fundit kur policia sllavo-maqedonase mė 2007 pati ndėrmarrė njė ofensivė kundėr fshatit, me mbi 600 forca elite ne u organizuam dhe pėr gjysmė ore i qitėm prej fshati. Prej atėherė nuk ka hyrė mė kėmbė polici nė kėtė fshat”, tregon Hoxha pėr tė shtuar se pas asaj zmbrapsjeje tė forcave policore i kishte vėnė kushte qeverisė qė tė kėrkonte falje.

    “Nuk jemi kundėr arrestimit tė njė personi, i cili e ka shkelur ligjin, sepse kemi nevojė pėr polici profesionale, e cila do ta luftojė krimin e organizuar dhe jo nė atė mėnyrė. Ashtu qysh jemi marrė vesh edhe nė 2001-shin qė tė mos pėrdoret forca. Ka qenė e patolerueshme qė mbi 600 forca elite tė njėsisė ‘Tigrat’ qė tė sulmojnė fshatin Tanushė me pretekst tė kėrkimit tė armėve”, thotė ai.
    Rruga rreth 10 kilometra nga fshati Dėbelldeh i Kosovės deri nė Tanushė tė Maqedonisė ėshtė vėshtirė e kalueshme. Veturat nuk shkojnė dot, pėrveē ndonjė xhipi tė madh. E traktorėt bartin udhėtarė dhe mallra andej e kėndej kufirit. Ecja mė kėmbė e kėsaj rruge plot gropa e gurė nuk ėshtė aq e lehtė. Pluhuri mbulon kėpucėt e bajgat e kuajve janė tė shumta si dėshmi se kjo formė transporti ėshtė mė e pėrshtatshmja.
    Diku nga mesi i rrugės, nė njė luginė, rrjedh vrullshėm njė krua nga rrėnjėt e ahut, uji i ftoftė i tė cilit tė bie nė ballė. Pakkush mund tė kalojė andej e tė mos pijė ujin e kėtij kroi. Ujin e tij e pi edhe Valoni, 15 vjeē, nga fshati Dėbelldeh, i cili pa pėrtesė i prin nė kėmbė ekipit tė gazetės deri nė kufij. Pėrtej kufirit nuk qet asnjė hap mė shumė pėr t’u kthyer prapa me njė traktor qė nė atė moment shkon nė drejtim tė Kosovės.

    Kufiri i padukshėm

    Nė atė pjesė qė “e qeveris” komandant Hoxha nuk ka asnjė shenjė treguese qė ke hyrė nė territorin maqedonas. Nė anėn e majtė mbi njė kodėr ndodhet njė karakoll maqedonas, nė njė kodėr tjetėr ndodhet njė pikė e shqiptarėve tė armatosur. Nė ajėr fluturon njė aeroplan qė nuk shihet.
    “Na ka ba zhurmė qiki ballan sot. S’pe dimė a ėshtė i KFOR-it a i maqedonasve, se me ditė qė ėshtė i maqedonasve e kishim qitė nė tokė”, thotė njė i ri, i dėrguar nga komandant Hoxha pėr t’i pritur gazetarėt.

    Ai duket se ėshtė familjarizuar me njė “Kallashnikov”, tė cilin e bart lehtė. “Kallashnikovi” i tij qė duket se ėshtė pėrdorur gjatė kohė i janė vendosur tre karikatorė me nga 30 fishekė tė gatshėm pėr breshėri.
    I dėrguari i komandant Hoxhės nuk flet shumė. Nuk e tregon as emrin, por herė pas here tregon se si janė pėrleshur me armė me ushtarė maqedonas.
    “Kemi shku ni ditė i kemi gjetur tė shtrirė nė tokė do ushtarė. I kemi gjuajt po nuk kemi dashtė t’i vrasim. Vetėm i kemi plagos”, tregon duke shpalosur karakterin e “armiqve” tė tyre duke i quajtur tė ligė e frikacakė. “Shumė janė tė flliqtė. Nė di mijė e nitėn deri nė Shkup kemi hirė”.
    Shtėpia nė tė cilėt ndodhet baza e kėtyre njerėzve tė armatosur ėshtė e vogėl, e palyer nga jashtė dhe e tymosur nga brenda. Pas derės ėshtė njė grumbull armėsh kalibrash tė ndryshėm. Oda ėshtė plot burra, tė cilėt dėgjojnė se ēka flet Hoxha.

    “Sllavo-maqedonasit po shihet se me paramendim tė mirėfilltė kanė marrė ofensiva tė njėpasnjėshme kundėr shqiptarėve dhe prej atėherė nuk e kanė parė tė udhės qė tė kėrkojnė falje pėr ato humnera qė i kanė krijuar me shqiptarėt dhe Tanusha ėshtė ku ėshtė sot jashtė kontrollit tė Policisė. Veē shkolla funksionon kėtu, asgjė tjetėr”, thotė Xhezair Shaqiri - Hoxha.
    Ai thotė se vendi ėshtė shumė i prapambetur dhe se investimet e shtetit nuk kanė ndodhur me dekada. Hoxha thotė se nė “republikėn e tij” ka shumė probleme, tė cilat janė injoruar nga pushteti maqedonas.
    “Asnjė qeveri nuk ka dashur t’i marrė parasysh kėrkesat e shqiptarėve tė fshatrave Tanushė, Lukar, Morinė, Goshicė, Bresė, fshatra rreth kufirit qė kanė lidhje farefisi me fshatrat e Kosovės tė cilėt janė nip e dajė”, thotė ai duke shpjeguar krushqitė nė kėto fshatra: “Njė vajzė prej Prishtinės a prej Shkupit nuk vjen tė martohet kėtu”.

    Ofensivat

    Komandat Hoxha pėr situatėn e krijuar nė disa rajone tė Maqedonisė tė banuara me shqiptarė fajėson kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski, dhe dy liderėt shqiptarė, Ali Ahmeti e Menduh Thaēi.
    “Shteti i Maqedonisė nuk ka bėrė asgjė qė tė tejkalohet kjo situatė, nuk i ka interesuar apo i ka interesuar qė situata tė jetė kėshtu. Mė e keqja ėshtė se as ndėrkombėtarėt nuk kanė bėrė asgjė qė ta normalizojnė situatėn”, thotė Shaqiri dhe shton se nuk lejon qė tė maltretohet popullata shqiptare.

    “Prej se kur ėshtė VMRO-DPMN-ja nė pushtet shumė ofensiva janė bėrė kundėr shqiptarėve. Njė ndėr to janė edhe Brodeci, Sopoti, shumė prej ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė ka mbi 300 ushtarė qė gjinden nėpėr burgje pa asnjė dėshmi, edhe pse ekziston marrėveshja pėr amnisti”, thotė ai duke rikujtuar projektet antishqiptare, sipas tij, tė Gruevskit, siē ishin Enciklopedia dhe projekti “Shkupi 2014”.
    “Shihet qartė qė Marrėveshja e Ohrit ėshtė cunguar dhe ka hasur pengesa tė mėdha. Kemi shumė ligje tė kėsaj marrėveshjeje qė nuk kanė kaluar nė Parlament, ndėrsa afati i fundit ka qenė 2004-a. Kemi ende problem me shumė djem tė luftės qė ndiqen dhe nuk janė rehabilituar nė shoqėri”, shprehet komandant Hoxha. “Marrin rrugėn pėr nė kurbet dhe kur kthehen arrestohen sepse kanė fletarrestime”, shton ai duke u ēuditur me mosreagimin e ndėrkombėtarėve si nėnshkrues dhe garantues tė Marrėveshjes sė Ohrit, marrėveshje kjo qė i dha fund konfliktit tė armatosur nė Maqedoni.

    Riorganizimi i UĒK-sė

    Ish-deputeti Xhezair Shaqiri qė aktualisht udhėheq Partinė Demokratike Kombėtare, thotė se nuk ėshtė vetėm Tanusha qė ka mbledhur ish-ushtarė tė UĒK-sė, por ka edhe fshatra tė tjera. Kėto grupime tė armatosura, sipas tij, janė bėrė pėr t’i ikur burgosjes pa asnjė fakt tė ish-luftėtarėve.
    “Paaftėsia e Thaēit dhe Ahmetit pėr t’u ulur dhe pėr tė krijuar njė strategji dhe t’i bėjmė kėrkesat e pėrbashkėta qė tė arrihen tė drejtat e shqiptarėve, po shfrytėzohet nga Gruevski”, saktėson Hoxha.
    Ai kujton se nuk ėshtė i ēmendur tė rrijė aty i armatosur, por ėshtė i detyruar.
    “Ne nuk jemi tė ēmendur tė rrimė kėtu, kam gruan dhe tre fėmijė, kemi dėshira kemi perspektivė por meqė sllavo-maqedonasit kanė marrė shumė ofensiva kundėr gjithė shqiptarėve, kundėr komandantėve dhe ushtarėve, ndėr ta jam edhe unė, nuk ka zgjidhje kjo punė”.

    I ulur nė njė divan, komandant Hoxha herė pas herė kujtohet para se tė pėrgjigjet. Disa prej ushtarėve tė tij e shikojnė nė gojė se ēfarė thotė e disa flenė. Nė mesin e tyre ėshtė edhe njė nga Kosova, pjesėmarrės nė shumė luftėra. Duket i dėshpėruar nga zhvillimet nė Kosovė, ndėrsa prehje pėr kėtė gjen nė Tanushė.
    Aeroplani qė fluturon mbi malet e Anamoravės prish qetėsinė nė kėtė shtėpi veē me burra. Aty vazhdon dyshimi se mos ėshtė i KFOR-it se po tė ishte maqedonas do tė hidhej nė tokė. Luftėtarėt debatojnė se sa metra lartėsi mund tė jetė dhe cila armė nga stogu pas dere mund ta mbėrrijė.
    Komandant Hoxha pėrmend daljen nė skenė edhe njėherė tė UĒK-sė, por mohon lidhjet me ta. Edhe pėr kėtė i fajėson Thaēin e Ahmetin. Dalja e parė ka ndodhur javėn e kaluar nė fshatin Bllacė tė Maqedonisė ku pati pėrleshje ndėrmjet forcave tė policisė maqedonase dhe disa njerėzve tė armatosur. Kėtė sulm e mori pėrsipėr UĒK-ja.

    “Tash na ka dalė puna pak prej kontrollit, sepse Thaēi e Ahmeti nuk janė tė aftė t’i mbrojnė tė drejtat e shqiptarėve. Ka dalė njė komunikatė e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, unė nuk i njoh, por sigurisht qė dikush janė”, shprehet Hoxha duke saktėsuar se nuk do tė jetė kundėr tyre.
    “Personalisht jam shumė i shqetėsuar qė shumė njerėz mė thėrrasin dhe mė pyesin se a po formohet UĒK-ja dhe mė pyesin a jam unė nė kėtė lojė, por fatkeqėsisht nuk di ēka t’u them”. Xhezair Shaqiri thotė se ka pasur oferta pėr riorganizimin e UĒK-sė por qė nuk dėshiron ta marrė njė barrė tė tillė mbi supe. “Ne vetėm jemi tė organizuar dhe nėse ėshtė dikush qė mund tė riorganizohet mė mirė se ne edhe fillon konflikti ne nuk kemi ēare pa hyrė nė UĒK”.

    Ai thotė se nuk ka shumė informacione pėr riorganizimin e UĒK-sė nė Maqedoni, por nėse ndodh njė konflikt i armatosur fajin pėr kėtė ua hedh maqedonasve.
    “Ndoshta po gaboj, por mendimi im ėshtė se vetėm jemi futur nė njė konflikt, Maqedonia ėshtė futur nė njė konflikt. Shqiptarėt shumė mė herėt kanė pasur arsye qė tė organizohen sidomos UĒK-ja tė mobilizohet”. Sipas tij, ėshtė krijuar njė mekanizėm i organizimit pėr mbrojtjen e shqiptarėve nė terren, kryesisht nė Tetovė, Kumanovė, Shkup, Gostivar.

    Ēmimi i dorėzimit tė armėve

    Hoxha pėrjashton marrjen pėrsipėr tė udhėheqjes sė UĒK-sė, pėr arsye se nuk dėshiron ta marrė njė barrė kaq tė madhe pėrsipėr. Ndonėse pret njė konflikt tė ri, ai nuk ia di epilogun. Kėtė thotė se e dinė vetėm ndėrkombėtarėt. Komandant Hoxha thotė se zgjidhja mė e mirė ėshtė federalizmi i Maqedonisė. Kėtė gjė e ka edhe nė program tė partisė.

    “Nė programin tonė e kemi federalizmin e Maqedonisė, por nuk do tė themi ndarje qė prapė nė bashkėsinė ndėrkombėtare tė futemi tė bashkuar. Por federalizmi i Maqedonisė ėshtė i nevojshėm, pėr shkak tė problemeve”, shpalos synimin ai. “Ėshtė tepruar qė shqiptarėt e Maqedonisė tė qahen te ndėrkombėtarėt, t’u thonė qė na sulmuan, na bėnė dėm, s’po e respektojnė Marrėveshjen e Ohrit dhe ndėrkombėtarėt janė tė shurdhėr nė kėtė drejtim ose nuk mund ta bindin Nikola Gruevskin”.

    Ai tregon se ka kontakte me politikanė tė Kosovės dhe me ata tė Shqipėrisė, por nuk saktėson me cilėt. Kėshillat qė merr nga ta thotė se janė ruajtja e stabilitetit tė Maqedonisė dhe tė implementohet Marrėveshja e Ohrit.
    “Ata bėjnė shtypje te ne e jo te Gruevski”.

    Hoxha qė tash jeton nė njė fshat tė harruar tė banuar kryesisht me shqiptarė thotė se jeta aty ėshtė tmerrėsisht e vėshtirė. Investimi i fundit, sipas tij, ėshtė bėrė para 20 vjetėsh nė njė shkollė. Nga atėherė asnjė qindarkė nuk ėshtė ndarė pėr kėto anė.

    “Rrymė nuk ka dimrit, sepse pėr shkak tė instalimit tė vjetėr kėputėn tela gjatė dimrit dhe askush nuk i rregullon. Bora dy metra, s’ka lėvizje, s’ka investime, tmerr”, shprehet ai pa e ditur se edhe sa kohė do tė jetojė nė ato kushte.



    http://www.koha.net/index.php?cid=1,24,20815
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •