Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Njerėzit religjioz, dijnė se pėr ēfar kanė ardhur nė kėtė botė, pse jetojnė dhe e dijnė se ēfarė kėrkon ajo krijesė apo qenie e mbinatyrshme supreme dhe e shenjtė. Njerėzit religjioz kanė familje mė tė qėndrueshme, janė mė tė pėrgjegjshėm pėr komunitetin dhe pėr jetėn e tyre, dhe mbi tė gjitha, janė realist.

    Religjioni i pėrjetshėm i Natyrės

    http://www.creativityalliance.com/eBook-BenKlassen-TheWhiteMan%27sBible.pdf
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 11-05-2010 mė 07:30
    Prektora

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-07-2009
    Postime
    18
    RELIGJIONET, PREJARDHJA DHE LLOJET Religjioni (latinisht: religiare qė don tė thotė tė lidhesh), si formė mė e vjetėr e vetėdijes dhe botėkuptimit njerėzor, konsiderohet si njė lidhje e komunitetit tė caktuar shoqėror tė klanit, fisit, individit me njė qenie mbinatyrore.

    latinisht: religiare qė don tė thotė tė lidhesh

    Etimo, preardhja, rrenja e fjales- Religione- eshte diskutuar nga shume vete per shume kohe edhe jo gjithmone ka sjelle paqe edhe zgjidhje. Me siguri dihet vetem qe vjen nga latinishtja dhe nga ajo e merre nga gjuhet e tjera perendimore ose e percjelle ne keto gjuhe. Ne gjuhet e popujve te grupeve te tjera gjuhesore fjala - Religione- nuk egziston edhe nuk ka fjale te tjera qe te kene nje kuptim te barazvlefshem qe t'i korrespondoje. P. sh. fjala arabe - Din-
    ( nga vjen edhe Aladin) kuptohet, do te thote - e drejte, ligj, dekret, nenligj. E njejta gje, i njejti kuptim edhe per fjalen ne Ebraisht - Dat-.
    Fjala-Religione- nuk egziston ne librat e shenjte te popujve te ndryshem si ato me te njohurat, Bibla, Ungjilli, Kurani etjer. Na duket e ēuditeshme por po flasim per diēka te krijuar me vone edhe per ate qe ne kujtojme se nenkupton (nuk egzistonte) . Po bisedojme per diēka qe nuk egziston ose te pakten eshte jo e sakte per ata qe bazohen ne theniet ose shkrimet e shenjta. Mbase ne epoka edhe ne breza te tjere mund te kete pasur tjeter kuptim edhe jo kete qe kuptojme ne, ku me ne kuptoj pjesen time te rruzullit.
    Per te kuptuar rrenjen, origjinen e fjales-Religione- duhet te kthehemi ne kohen e romakeve e pastaj t'a krahasojme me kuptimet e tjera qe studjues te tjere ne epoka dhe breza te tjere i kane dhene, sidomos ata kristiane te riteve te ndryshme.
    Etimologjia eshte si zbulimet arkeologjike, duhet shkuar me mijra vite prapa e kthyer e rikthyer. Po ēfaredo burimi qe t'i drejtohesh do z'do do gjesh keto dy spjegime per etimologjine e fjeles - Religione/Religio- te bera nga Marco Tulio Cicerone qe ze fill ( me pelqen kjo fjale shqip -ze fill- ) me dy folje --Religare--( me lidh, me fiksu, saktesuar) dhe --Religere/Relegere--( me mbledh, perqendruar, rilexuar)- gjej veshtiresi per t'i dhene nje kuptim fjale per fjele ne shqip, me mire eshte - rradhuar, saktesuar, si ata qe punojne ne nje biblioteke qe i duhet te vene nje rregull per librat e shumte me tituj e permbajtje te ndryshme - Eshte me e thjeshte per gjuhet perendimore qe perdorin kete fjele edhe jo per ne shqip qe kjo fjale nuk egziston. Edhe per kete duhet bere kujdes i madh ne Shqiperi edhe nga Shqipataret kudo qe duan edhe pretendojne te jene besimtare te flakte me shume se ata qe keto besime i kane dhene e shkruajtur per popujt e tyre, ne gjuhet e tyre, ne epokat e tyre, bazuar ne traditat e tyre, edhe mbase per qellime krejt te kunderta nga ato qe ne j'u japim sot, edhe qe per vendin tone nuk vlejne fare.
    Ne --De inventione--2, 161 Cicerone percakton- religio- si kujdesje, vemendje dhe si frike, respektim, nderim te thelle( venerim) te nje diēkaje te nje natyre me te larte, eprore siperore, te emertuar, quajtur Hyjnore. Ata qe rimarrin, riperterine, me kujdes, me zell, dhe ne nje fare menyre grumbullonin , vendosnin bashke, bashkonin me kujdes, me merak, me perpikmeri, me skrupull, me saktesi ēdo gje qe ka lidhje, ka te beje me kultin, adhurimin, besimin e zoterve i quan -Religiosi-nga folja -Relegere- qe ne latinishten klasike do te thote "saktesi, merak, perpikmeri, kujdes, skrupull". Ne nje shkrim tjeter ( De natura deorum. 2,28,72) Cicerone shprehet ne nje tjeter forme, me pergjithesuese, me te paanshme ne lidhje me kuptimin e foljes -Relegare- . Religione defton ( e bukur fjala shqipe - Defton- ), tregon si sjelljen, qendrimin e romakut te devotshem qe permbush shprehjet, ritet, gjestet kryesore te besimit privat ose(dhe) publik si edhe ne pergjithesi praktikat e besimit tipike te nje populli te tere. Mund te themi qe ka dy kuptime qe plotesojne njera tjetren. Nga nje ane kuptimi i pergjithshem, me i paanshem i - Religio- qe tregon nje teresi, bashkesi te raporteve te vendosura nepermjet cultit, besimit me zoterit. Nga ana tjeter kuptimin e varesise, e prirjes sipas se ciles - Religio- tregon rrespektimin, zbatimin e perpikte, te sakte, te rregullt, me skrupull te ketyre teresive, bashkesive, te raporteve te vendosura nepermjet besimit me zoterit. Por ne antikitet nuk flitej si tani per besime, (fe, religioni)false per t'ju kundervene asaj te vertete. Tito Lucrezio Caro ( Dererum natura ) "Tantum religio potuit suadere malorum" (Ne nje kaq te madhe ligesi mundi te na shtyje Religio) Ndryshimet ne drejtimin e besimit mč te vertete, mč te mire ose jo filluan kur mendimtareve te pare kristiane ( me vone te ndjekur e te kopjuar edhe nga te tjere qe shpiken te tjera besime, ne te tjera vende, me te tjera gjuhe, me te tjera zakone e me te tjera e me te tjera) ju desh te perballoheshin me besimet e tjera, qe egzistonin ne ate kohe edhe nga mijera vjete, nga ata te quajtura kulture Pagane per te perhapur te tyren. Edhe ketu kujdes, jo te gjitha gjuhet perdorin fjalen Pagane. Kristianet e pare perdoren fjelen - Religio- e - Religione- per te treguar fene e tyre ( Po fjala FE nga vjen, fede=besim) por edhe ate te te tjereve. Te tjere mendimtare kristiane me luftarake si Turtulliano - Religio- filluan t'a perdorin vetem per besimin e tyre duke ju kundervene te tjerave qe nuk jane me - Religio- por vetem Pagane. Me vone Agostino i dha nje tjeter kuptim kesaj fjale, duke e lidhur vetem me raportin e brendeshem qe ka individi me zotin edhe jo me praktiken kulturale edhe ndjekjen skrupoloze te ketyre praktikave, riteve. Ne tani jemi te prire qe te gjykojme ne baze te e mire dhe e keqe, e vertete dhe false. Edhe pse shume vete bertasin per raportin e brendshem mes personit dhe zotit si me te rendesishme prape te gjithe shtyhen vetem ne anen e jashtme, kush te krekoset me shume. Keshtu dikujt i themi qe eshte besimtar ose besimtar i madh ose shenjtor edhe jo njeri, invid, person ne nje fe te madhe. Fete te shikuara nga jashte jane ndryshe se te shikuara nga brenda. Nuk egziston asnje besimtar i sinqerte qe nuk thote qe feja e tij eshte ajo e verteta, e mira. Ndryshe ē'besimtar do ishte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fresku : 29-05-2010 mė 10:23

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •