heret a vone nje dite do ti del tymi..
heret a vone nje dite do ti del tymi..
Ne lidhje me ty paskam keqkuptuar.
Mire. Une nuk kam lidhje se si eshte gjendja ne shtetet e dalura nga YU. Do ishte mire qe te behej e qarte qe ne fillim se behet fjale per nje krahasim te Kosoves me keto shtete. Ne kete rast nuk do inkuadroheshin njerez si une ne bisede, te cilet jane ne gjendje te bejne krahasime vetem ne mes te Kosoves dhe shteteve perendimore.Pa mos me e krahasu Kosovën me ndonjë nga shtetet e BE,por me shtetet e reja e të daluna nga ish-YU,ku të gjitha këto shtete kan ligjin e punës,sigurimet shëndetësore,ligjin për regjistrimin e popullatës,ligjin pensional,ligjin e kontratës kolektive etj,etj...,po i përmend vetëm këto ligje të cilat Kosova i ka pasë edhe në kohën kur ishte pjesë përbërëse e YU-s,andaj nuk ishin-janë të panjohura këto ligje për qeverit e kaluara dhe qeverin e tashme,përkatësisht për institucionet e Kosovës sot!
Nese shtetet ish-jugosllave te gjitha i kane te kryera keto probleme qe moti, nuk behet menjehere e kuptueshme kritika ndaj Kosoves per ngecje ne kete sfere. Por duhet per me teper te merren parasysh edhe disa dukuri specifike te Kosoves, te cilat keto shtetet tjera ish-jugosllave nuk i kane, p.sh. prezencen e UNMIK-ut dhe ingerencat e tij te deritanishme, mungesa e pavaresise se drejtperdrejte, roli i Kosoves brenda shtetit jugosllav, e te tilla. Nese nuk i vlereson mjaft keto dukuri specifike, nuk ke bere krahasim valid. Keshtu mendoj une.
Nuk arsyetoj asgje, por vetem kerkoj nga ju te frenoheni me akuza te pa filtruara. I ofrova disa mendime, te cilat mund te jene shkaktare per ngecjet. Ka edhe tjera qe s'i njoh une, ngase nuk jam ne burim te afert te rrjedhave. Me nje fjale dua te them: Te kursehen kritikat e akuzat ndaj Kosoves apo qeverise qe vijne nga aso njerez qe nuk jane ne burim te informacioneve dhe te pajisur me te drejta per hulumtim te informacioneve. Nuk jam njeri i paafte per kritike, por edhe nuk pranoj qe kritika te behet hobby kolektiv, i ushtruar thjesht si rekreacion shpirteror apo sipas lockes se qejfit pa fijen e dijes specifike. E turperojme veten ne kete menyre. Rrezikojme greva te paarsyeshme e lloj lloj dukurishe tjera te keqia. Rrezikojme te prodhojme ndonje Edi Rame te Kosoves, i cili i mbledh keto perrallat e gjysheve mbi Qeverine e Kosoves dhe i ben pjese te "procesit politik", gje qe ne momentin na demton me shume..Nëse e arsyeton,se Kosovës i duhet edhe shumë kohë,pasi nuk ka përvojë në ligjet për dallim nga shtetet e tjera të cilat kanë përvojë 3 shekullore,si spjegohet fakti se Kuvendi i Kosvës që nga formimi i saj e deri sot ka miratuar qindra ligje e që janë të ngjashme me ligjet e shteteve të BE-së,por nuk ka miratuar (sponzoruar nga qeverit e Kosovës) edhe ligjet të cilat i ceka më lartë?
Chino:
Pajtohem plotësisht,sikurse do të isha pajtuar,edhe po të kërkonit që të frenohen disa forumistë nga lëvdatat që i dedikojnë qeveris së tashme (po edhe qeverive të kaluara) të cilët paraqesin situatën ekonomike ,por edhe në pëgjithësi situatën në Kosovë duke propaganduar se,atje po rrjedh qumsht e mjaltë.Nuk arsyetoj asgje, por vetem kerkoj nga ju te frenoheni me akuza te pa filtruara
Është irituese,kur forumisti i cili hapë temë me shkrime të shtypit ditor (që për mua janë shkrime të porosituna nga partia apo qeveria në gazetat ditore e të cilat i kontrollojnë partit politike,përkatësisht qeveria) dhe kur ballafaqohen me kundërargumente ai/ata ikin,sepse nuk kanë aftësi as t'a mbrojnë atë shkrim-lajm që kan sjellë dhe as nuk kan kapacitet për të vazhduar debatin më tutje,sepse nguten që të postojnë edhe sa më shumë shkrime propaganduese të porosituna nëpër forum,por edhe nëse e shtynë trurin e vetë-tyre në punë për t'u përgjigjur,zakonisht përgjigjet e tyre nuk u arrijnë në më shumë se dy rreshta,dhe atë duke ofenduar e sharë në mungesë të një komunikimi dhe në mungesë të aftësive për debat!!!
Nejse,kjo është zgjidhje e tyre...
Fatmirësisht,sot në Kosovë dhe me Kosovën mirren me studime-statistika nga më të ndryshmet edhe shumë organizata tjera qeveritare e joqeveritare,të cilat kanë respekt dhe besueshmëri në gjithë botën,andaj mundësit për informim (përveç asaj që shohim dhe prekim vetë në Kosovë) janë të larmishme,gjë që n'a mbronë nga "shpërlarja e trurit" nga ky lloj shtypi dhe në përgjithësi mediat në Kosovë e që janë të paguara nga parat publike dhe të kontrolluara nga aparati shtetëror (raporti i fundit i Freedomouse,kurse të njëjta vlerësime kanë dhënë edhe Reporterët pa Kufij,Amnesty internacional,Human Rights Watch etj).
Për mungesë të ligjit të punës (dhe shumë ligjeve të tjera) në Kosovë,shpesh herë vërejtjen u'a kishte tërhjekë qeverive të Kosovës edhe Banka Botërore edhe FMN-ja edhe organizata tjera,sepse sponzorimi (nga Qeveria) dhe miratimi (nga Kuvendi) i këti ligji është kryekëput përgjegjësi e Institucioneve të Kosovës,andaj UNMIK-u kurr nuk e ka pengu qeverin e tashme apo të mëhershme për të sjellë këtë ligj,për më shumë,kurrë asnjëherë nuk është arsyetu asnjëra qeveri e Kosovës në këtö 10 vite me "argumentin" se UNMIK-u nuk po n'a lejon që të kemi Ligjin e Punës!
Njëra prej arsyeve që shtyri qeverin e tashme të Kosovës të sponzorojë dhe mëpastaj të dërgoj për miratim në Kuvned këtë ligj ,është edhe kërcnimi i hapur nga KE,Banka Botërore,FMN-ja,se në mungesë të këti ligji (dhe ligjeve të tjerave),Kosova rrezikon të humbasë Donacionet në shumën prej 1,2 miliardë Euro,të cilat i ishin premtuar në Konferencën e Donatorëve për Kosovën në korrik të viti 2008...
Të (pa) punësuarit në Kosovë,sidomos ata në sektorin privat,sot kan statusin e skllavit,sepse janë pa mbrojtje ligjore (ligji i punës,kontratës,lehonisë,sigurimi pensional,sigurimi shëndetësor,pushimi vjetor me pagesë,ditëfestat me pagesë etj...),sepse,punëdhënësi nuk sanksionohet në asnjë mënyrë në mungesë ligji,andaj punëdhënësi kur don e pranon dhe kur don e largon nga puna të punësuarin,ani pse i punësuari punon 6 deri 7 ditë në javë dhe me kohë zgjatje deri 12-16 orë në ditë.
Chino,kaosi ekonomik-social-shëndetësor-pensional...në Kosovë nuk është vetëm këto dy vitet e fundit,por është tashti e dhjetë vite falë keqqeverisjes së tri partive më të mëdha në Kosovë e të cilat kishin dhe kanë koalicion qeveritar PDK-LDK dhe AAK.
-Qeveria e Përkohshme (kryeministër H.Thaçi PDK)
-Qeveria LDK-PDK-AAK (Kryeministër B.Rexhepi PDK)
-Qeveria LDK-AAK (Kryeministër R.Haradinaj,B.Kosumi.A.Çeku AAK)dhe
-Qeveria PDK-LDK (Kryeministër H.Thaçi PDK)
...
Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)
Lista e injorimit: Llapi
Pa dyshim. Edhe kjo duhet thene.
Nganjehere vertet krijohet kjo bindje. Edhe per mua vlen e njejta. Por cdo here ka nje alternative qe konkuron me kete skenarin qe e pershkruan. Ajo alternative eshte natyra e njeriut. Kjo e ben njeriun nje qenie te vecante. Si e tille ai edhe i percepton ngjarjet (e njejta) ndryshe nga tjeret, pra ne menyre te vecante. Dhe keshtu ndodhe qe dy persona te pyetur per te njejtin rast shpjegojne gjera fare te ndryshme. Dy persona te pyetur per nje projektligj e komentojne kete gje ndryshe. Njeri sheh vonese, tjetri mrekulli. Varet nga "natyra". Duhet dalluar a behet fjale per propagandues apo keso qe kane thjesht natyren e ndryshme nga ti dhe une.Është irituese,kur forumisti i cili hapë temë me shkrime të shtypit ditor (që për mua janë shkrime të porosituna nga partia apo qeveria në gazetat ditore e të cilat i kontrollojnë partit politike,përkatësisht qeveria) dhe kur ballafaqohen me kundërargumente ai/ata ikin,sepse nuk kanë aftësi as t'a mbrojnë atë shkrim-lajm që kan sjellë dhe as nuk kan kapacitet për të vazhduar debatin më tutje,sepse nguten që të postojnë edhe sa më shumë shkrime propaganduese të porosituna nëpër forum,por edhe nëse e shtynë trurin e vetë-tyre në punë për t'u përgjigjur,zakonisht përgjigjet e tyre nuk u arrijnë në më shumë se dy rreshta,dhe atë duke ofenduar e sharë në mungesë të një komunikimi dhe në mungesë të aftësive për debat!!!
Nejse,kjo është zgjidhje e tyre...
Edhe une shoh pasurim ne kete gje. Te gjitha shteteve ua kisha deshiruar nje veshtrues te jashtem, sepse krijon nje burim te tjeter te informimit. Por ne lidhje me kete fjaline e kuqe prape se prape nuk mendoj se duhet te marrim mendimin e institucionit te cituar si te "verteten nudo". Pse? Sepse une mund te pyes: Kemi dy mendime, qeveria thote nuk kontrollojme shtypin, ndersa institucioni ne fjale thote, po qeveria kosovare kontrollon shtypin, cilit mendim me cilin fakt apo argument t'i falet besimi? Kjo pyetje tregon ate qe thashe me lart: Pa qene ne burim te drejtperdrejt te informacioneve dhe pa qene i pajisur me te drejte per hulumtime te informacioneve, eshte veshtire te gjykosh sakte. Sepse atehere mendimet tona jane te derivuara nga tjeret. Me nje nenpyetje mbesim pa pergjegje.Fatmirësisht,sot në Kosovë dhe me Kosovën mirren me studime-statistika nga më të ndryshmet edhe shumë organizata tjera qeveritare e joqeveritare,të cilat kanë respekt dhe besueshmëri në gjithë botën,andaj mundësit për informim (përveç asaj që shohim dhe prekim vetë në Kosovë) janë të larmishme,gjë që n'a mbronë nga "shpërlarja e trurit" nga ky lloj shtypi dhe në përgjithësi mediat në Kosovë e që janë të paguara nga parat publike dhe të kontrolluara nga aparati shtetëror (raporti i fundit i Freedomouse,kurse të njëjta vlerësime kanë dhënë edhe Reporterët pa Kufij,Amnesty internacional,Human Rights Watch etj).
Ke te drejte. Por varet se si eshte menduar kjo shprehje. Eshte e vertet qe ne demokraci kuvendi eshte miratuesi dhe qeveria perpiluesja e ligjit. Ky eshte parimi. Shprehja jote ne perdorim te ketij parimi merr te drejte. Por nese ajo eshte e menduar si akuze, atehere kam dyshim. Sepse atehere kjo shprehje permban kritiken "ke mundur, por s'ke deshur". Kjo kritike nuk e di sa eshte e sakte. Nuk e di si ka qene situata: Ka mundur, s'ka deshur, apo nuk ka mundur, ka deshur? Nuk njoh motiv per te paren. Njeh ti nje? Nese po, eshte real ky ne rastin e Kosoves? Nese po, eshte i verifikueshem? Si eshte e mundur te mos doje nje qeveri e tere? Si eshte e mundur te mos duan tri qeveri deri tani? Mundemi vertet te themi se te gjithe pjesemarresit e tri qeverive ishin te gjithe njerez qe s'e donin ligjin? Qenka e tere klasa intelektuale e Kosoves keqdashese? Perpos kesaj duhet te jene edhe budallenje. Sepse miratimi i ligjit sjell edhe dobi konkrete per Kosoven, nder to edhe dobi financiare, nga te cilat profiton edhe qeveria. Cfare te bejme me keto pyetje? T'i leme pa perfillur kur gjykojme qeverite ne fjale? Une per veti kerkoj pergjegje te verifikueshme ne keto pyetje per te perhapur akuza. Qytetet e Kosoves jane te stermbushur me te atille qe qeverine e fajesojne per te gjitha gjerat ne jeten e tyre.Për mungesë të ligjit të punës (dhe shumë ligjeve të tjera) në Kosovë,shpesh herë vërejtjen u'a kishte tërhjekë qeverive të Kosovës edhe Banka Botërore edhe FMN-ja edhe organizata tjera,sepse sponzorimi (nga Qeveria) dhe miratimi (nga Kuvendi) i këti ligji është kryekëput përgjegjësi e Institucioneve të Kosovës,andaj UNMIK-u kurr nuk e ka pengu qeverin e tashme apo të mëhershme për të sjellë këtë ligj,për më shumë,kurrë asnjëherë nuk është arsyetu asnjëra qeveri e Kosovës në këtö 10 vite me "argumentin" se UNMIK-u nuk po n'a lejon që të kemi Ligjin e Punës!
Jo vetem keto 1,2 miliarde €, por edhe ndoshta gjysmen e tyre do merrte Kosova me kete ligj edhe brenda nje kohe jo shume te gjate. Ngase ligji per punen reglementon edhe gjera si taksat, sigurimin e punetoreve e te tilla. Keto kane dobine e tyre edhe per shtetin.Njëra prej arsyeve që shtyri qeverin e tashme të Kosovës të sponzorojë dhe mëpastaj të dërgoj për miratim në Kuvned këtë ligj ,është edhe kërcnimi i hapur nga KE,Banka Botërore,FMN-ja,se në mungesë të këti ligji (dhe ligjeve të tjerave),Kosova rrezikon të humbasë Donacionet në shumën prej 1,2 miliardë Euro,të cilat i ishin premtuar në Konferencën e Donatorëve për Kosovën në korrik të viti 2008...
Ke te drejte, s'ka dyshim. Te gjithe ne kete teme e pranuam rendesine qe ka ky ligj. Aq me e cuditshme nese tri qeveri kete ligj per fije te qejfit nuk e kane perpiluar deri tani.Të (pa) punësuarit në Kosovë,sidomos ata në sektorin privat,sot kan statusin e skllavit,sepse janë pa mbrojtje ligjore (ligji i punës,kontratës,lehonisë,sigurimi pensional,sigurimi shëndetësor,pushimi vjetor me pagesë,ditëfestat me pagesë etj...),sepse,punëdhënësi nuk sanksionohet në asnjë mënyrë në mungesë ligji,andaj punëdhënësi kur don e pranon dhe kur don e largon nga puna të punësuarin,ani pse i punësuari punon 6 deri 7 ditë në javë dhe me kohë zgjatje deri 12-16 orë në ditë.
Ligji i varfër
Nga 60 milionë euro sa thuhej se kushton zbatimi i Ligjit të Punës, qeveria e ka reduktuar në 1.8 milionë euro. Më në fund ekzekutivi ka arritur që këtij ligji t’ia heqë të gjitha ngarkesat financiare. Kështu, pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës, punëtorët s’do të kenë shujtë, pagë të 13’të e as fond social.
Nga Zekirja Shabani më 06.06.2010 në ora 12:12
Investuesit e huaj nuk do të mund të gjejnë ndonjë vend me më pak obligime ndaj punëtorëve se në Kosovë. Për hatër të tyre, Qeveria e Kosovës ka reduktuar në maksimum obligimet e punëdhënësit ndaj punëtorit. Mjafton që punëdhënësi t’ia lëshojë të punësuarit kontratën, në të cilën përcaktohet paga, orari i punës dhe pushimi vjetor. Përpos pagës, të vetmin obligim financiar shtesë punëdhënësi do ta ketë ndaj femrave, të cilave duhet t’ua paguajë 3 muaj të lehonisë.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, thotë se e kanë bërë një Ligj të Punës për ta bërë Kosovën vend atraktiv për investuesit sa i përket obligimeve ndaj punëtorëve.
Në këtë ligj nuk do të ketë pagesa të obliguara për shujtën, për fondin social e as për pagën e 13’të. “Janë hequr pjesët që kanë qenë obligative, të cilat e kanë ngarkuar buxhetin dhe janë bërë joobligative”, thekson Shala.
Sipas tij, nga 60 milionë euro sa ishte thënë se do të kushtojë fillimisht zbatimi i ligjit, pastaj i reduktuar në 5 milionë, kostoja përfundimtare do të jetë vetëm 1.8 milionë euro.
“Kostoja e përgjithshme e këtij ligji është vlerësuar të jetë rreth 1.8 milionë euro dhe është pjesë e paketës fiskale e diskutuar me FMN-në, ku edhe është përfshire në marrëveshjen e arritur me këtë institucion”, ka pohuar Shala. Megjithatë, kjo nuk i ka përmbushur pritjet e sindikalistëve.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, thotë se janë duke i përgatitur amendamentet që në komision parlamentar ta ndryshojnë disa nene dhe t’u sigurojnë punëtorëve së paku shujtën dhe pagën e 13’të. “Të gjithë udhëheqësit e grupeve parlamentare e kanë kritikuar në Parlament ligjin më shumë se unë. Ne do t’i nxjerrim sugjerimet tona në formë të amendamenteve. Kështu nuk është ligj i përshtatshëm”, thekson Arifi.
Por, ai pranon se është shumë e vështirë të ndryshohet në masë të madhe, pasi që, sipas tij, qeveria është ajo që ka fjalën e fundit. Ai jep një version tjetër të kostos së ligjit. Sipas Arifit, ligji fillimisht kushton 6 milionë euro dhe për çdo vit qeveria obligohet t’i ndajë për veç këtyre gjashtë milionëve, edhe nga 1.8 milionë euro shtesë. Ndërkaq, sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, vlerëson se sa më të vogla që janë obligimet financiare të caktuara me ligj, aq më mirë do të jetë për punëdhënësit.
Në mungesë të buxhetit, sipas tij, të gjitha kërkesat e sindikatave për financim, përveç lehonisë, janë hedhur poshtë nga qeveria, pasi që nuk kanë qenë në harmoni me kornizën afatmesme të shpenzimeve.
“Në aspektin e kostove, ligji nuk adreson gjithçka”, thotë Rukiqi. Ai tregon se ligji ka siguruar bazë që shumë çështje në raport të punëdhënësve dhe punëmarrësve të rregullohen me marrëveshjet kolektive. Kreu i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se ulja e kostos financiare të këtij ligji, duke hequr kërkesat e punëtorëve nga ligji, vë në pikëpyetje nëse do t’i kënaqë interesat e të dyja palëve.
“Ende mund të korrigjohet dhe të avancohet në mënyrë që së paku t’i kënaqë përafërsisht interesat e punëdhënësve dh punëmarrësve”, thekson Shahini. Sipas tij, pavarësisht se fondet sociale në Kosovë janë të limituara dhe derisa nuk ka fonde për avancim të zhvillimit duhet të mendohet për një pako sociale për një kohë të caktuar për t’i stimuluar punëtorët, duke gjetur forma të regresit për ta. Megjithatë, ky ligj do të qartësojë pozicionin e punëdhënësit dhe punëmarrësit dhe do t’i bëjë partnerë më realë dhe më të qëndrueshëm.
Obligimet e Ligjit të Punës
- Në bazë të ligjit, orari i plotë do zgjasë 40 orë në javë, ndërsa ky orar shkurtohet në përpjesëtim me rrezikshmërinë për shëndetin dhe aftësinë e të punësuarit.
- I punësuari do të ketë të drejtë pushimi vjetor prej 20 ditë pune, ndërsa ky pushim është edhe më i gjatë për disa kategori të veçanta (nënat me fëmijë deri në 3 vjet, prindi i vetëm, personat me aftësi të kufizuar)
- Ligji e obligon punëdhënësin të kompensojë punonjësen për tre muaj, përderisa për tre muajt vijues kompensimi bëhet nga programi i veçantë i MPMS-së. Pas përfundimit të pushimit gjashtëmujor të përcaktuar me ligj, lehonat kanë të drejtë të kërkojnë edhe tre muaj shtesë pushim pa pagesë. (Ky pushim shtesë mund të zgjatet dhe për një muaj me rekomandim të mjekut )
- Për punën më të gjatë se orari i plotë i punës si dhe për punë në ditët e festave shtetërore dhe për punën e natës, i punësuari ka të drejtën e pagës shtesë.
Të punësuarit i takon paga shtesë në përqindje të pagës bazë si më poshtë:
1. 20 % në orë për kujdestari;
2. 30 % në orë për punë gjatë natës;
3. 30 % në orë për punë jashtë orarit;
4. 50 % në orë për punë gjatë ditëve të festave; dhe
5. 50 % në orë për punë gjatë fundjavës.
Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)
Lista e injorimit: Llapi
Krahasimi i pushimit me pagesë të lehonisë në Kosovë,me shtetet e regjionit:nvestuesit e huaj nuk do të mund të gjejnë ndonjë vend me më pak obligime ndaj punëtorëve se në Kosovë. Për hatër të tyre, Qeveria e Kosovës ka reduktuar në maksimum obligimet e punëdhënësit ndaj punëtorit. Mjafton që punëdhënësi t’ia lëshojë të punësuarit kontratën, në të cilën përcaktohet paga, orari i punës dhe pushimi vjetor. Përpos pagës, të vetmin obligim financiar shtesë punëdhënësi do ta ketë ndaj femrave, të cilave duhet t’ua paguajë 3 muaj të lehonisë.
-Sllovenia 365 ditë (një vit) si dhe tre muaj për të atin (babin)
-Kroacia 365 ditë,kurse për fëmijë binjak deri 18 muaj
-Bosna dhe Hercegovina 365 ditë,kurse për fëmijë binjakë deri 18 muaj
-Srbija 365 ditë (me kërkesë deri tri vjet)
-Mali i Zi 365 ditë (18 muaj për fëmijët binjak)
-Maqedonia 365 ditë
-Shqipëria 45 deri 60 ditë
-Kosova 12 javë
...
Në Kosovë,ata/ato fëmijë që kan lindur deri tashti,më shumë se gjysma e tyre janë të ushqyer shumë keq (dobët)...formimi i tyre fizik dhe mendor do t'i tregon pasojat e veta gjatë këtyre viteve,kurse ata/ato që do të lindin nga tashti e tutje janë të "dënuar" që të jenë larg gjirit të nënës në kohën kur fillon formësimi fizik dhe mendor i tyre ...
Shtrohet pyetja:
-Pas 5 deri 10 vite,a do të jetë shumica e popullatës në Kosovë e deformuar fizikisht dhe mentalisht!?
Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)
Lista e injorimit: Llapi
Krijoni Kontakt