Tipik shqiptar
Futbollisti shqiptar, Fatmir Vata ende i ka tė freskėta kujtimet nga viti 2005, kur e pat njė zėnkė me ish portierin e famshėm gjerman, Oliver Kahn.
Vata thotė se Kahn e kishte nisur i pari fėrrkėn, por se nuk ishte frikėsuar nga gjiganti pėrballė tij. 38 vjeēari rrėfen se legjenda e Bayern Munich i kishte kėrkuar falje pas njė viti.
Futbollisti shqiptar Fatmir Vata, i cili aktualisht luan pėr ekipin Wuppertaler, qė garon nė Ligėn e Tretė gjermane, ende nuk e ka harruar sherrin qė pati plasur mes tij dhe ish portierit tė famshėm gjerman, Oliver Kahn.
Kjo zėnkė pati ndodhur nė ndeshjen qė skuadra e shqiptarit, Armenia Bielefeld, e pati zhvilluar ndaj Bayern Munich, ku atėherė mbronte Kahn - nė edicionin 2005/06.
Ish reprezentuesi shqiptar ka treguar se Kahn e kishe nisur i pari problemin ndaj tij dhe thotė se nuk ka lėshuar pe nė atė rast.
Ajo ndeshje ishte shumė e rėndėsishme pėr ekipin tim. Unė e mora topin dhe ia bėra gati Kahnit pėr ta nisur lojėn, me qėllim qė mos tė humbej kohė. Fillova tė eci dhe nuk kam ditur asgjė vetėm kur i kam dėgjuar tė gjithė shikuesit duke vėrshėllyer, ka kujtuar Vata.
Sapo kam kthyer kokėn mbrapa, nuk kam parė tjetėr veē se fytyrėn e Kahnit. Ai me tha duke bėrtitur se nuk ėshtė punė e imja tia bėj gati topin pėr ta goditur. Kahn ka menduar se unė do tė iki nga ai. Por, ashtu nuk ndodhi sepse unė nuk ika me atė rast, por qėndrova aty pranė tij. Megjithatė, unė e kuptova atė sepse ishte nė interes tė ekipit tė tij qė loja tė vonohej, ka shtuar Vata pėr televizionin VZ TV.
Vata ka pohuar se pas njė kohe Oliver Kahn e kishte pranuar gabimin e tij, duke i kėrkuar falje ish futbollistit tė Armenia Bielefeld.
Diku rreth njė vit mė vonė, skuadra ime kishte pėr tė luajtur sėrish me Bayernin. Aty u takova me Kahn dhe u sqaruam. Ai mė tha: Fatmir, mė fal se nuk ishte sjellje e mirė ajo e imja. Unė ia rikujtova atij se nuk jam frikėsuar nga ai, por kam qėndruar aty dhe kėtė e pranoi edhe vetė Kahn i cili mė tha: Po, e di. Tipik shqiptar, ka pohuar 38 vjeēari.
Ai ka folur edhe rreth aventurės sė tij nė Ligėn e Tretė gjermane dhe thotė se ndihet mirė nė ekipin e tij Wuppertaler, pjesė e tė cilės skuadėr 38 vjeēari qe bėrė nė muajin gusht tė vitit tė kaluar.
Vata ka thėnė se para se tė kalonte nė Wuppertaler, kishte oferta nga tri skuadra tė Bundesligės 2. Por, ka theksuar se presidenti i Wuppertaler e kishte bindur atė ti refuzojė ato oferta pėr tiu bashkuar kėsaj skuadrės sė Ligės sė Tretė. /express/
Krijoni Kontakt