Tirane-Dajt, miratohet projekti i teleferikut
Keshilli i Rregullimit te Territorit te Shqiperise miratoi dje projektin per ndertimin e teleferikut te pare per pasagjere ne Shqiperi, qe do te lidhe Tiranen me piken turistike te malit te Dajtit. Ne nje prezantim per mediat te ketij projekti, inxhinieri Arben Peto, drejtor i Institutit te Studimeve dhe Projektimeve Pyjore (nje institut privat) theksoi, se "investimi per kete veper kap shifren prej 6.5 milion euro". Sipas tij, teleferiku do te kete 22 kabina, qe vijne ne menyre rrethore, ne nje interval kohor prej nje minute secila. Kabina ka nje kapacitet prej tete pasagjeresh. Linja qe
teleferiku do te pershkoje ne vije ajrore ka nje gjatesi prej 4.2 kilometrash, me nje zgjatje kohore nga 11-13 minuta. Punimet per kete objekt pritet te fillojne ne muajin prill dhe mendohet te zgjasin rreth 17 muaj. Hartuesit e ketij projekti theksojne, se ai do te jete "nje objekt social qe do te shfrytezohet nga cdo shtrese e shoqerise". Teleferiku do te montohet nga firma austrike "Dopelmayer", nje firme prestigjioze ne kete fushe.
Pershendetje
Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
--------------------------------------------------------------------------------
20/02/2003
Krijoni Kontakt