-
NATO: Shqipëria shihet si vend i mundshëm për vendosjen e sistemit antiraketë
Ekspertë të NATO-s në Shqipëri
» Vendosur: 01/05/2010 - 08:08
•
Mundësia që Shqipëria të ketë një sistem modern të mbrojtjes antiraketë bërthamore është reale. NATO do të dërgojë në Shqipëri një grup ekspertësh ushtarakë, të cilët do të vlerësojnë se sa është i përshtatshëm terreni shqiptar për vendosjen e një sistemi të tillë mbrojtës. Një fakt të tillë e konfirmoi dje shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral brigade, Maksim Malaj. "Është një proces i cili do të kërkojë një studim dhe një analizë të gjithanshme të të tërë faktorëve gjeostrategjikë dhe nëse ekspertët vendosin që Shqipëria duhet të jetë vendi ku duhet vendosur, padyshim është një detyrim i yni. Ne, krahas masave që merr Aleanca, do të detyrohemi të ofrojmë kapacitetet tona në mënyrë që kjo detyrë të gjejë zbatim", tha Malajt. Një ditë më parë, në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Rasmusen, kreu i Qeverisë Sali Berisha konfirmoi se Shqipëria do e pranonte një sistem antiraketë, nëse aleanca do e kërkonte një gjë të tillë. Sipas Shefit të Përgjithshëm të Shtabit, Malaj, vendi do të ketë përfitime, nëse vendosen sisteme të tilla mbrojtjeje. Është mjaft e rëndësishme për arsye se do t'i shërbejë jo vetëm mbrojtjes së Shqipërisë, por edhe mbrojtjes së vendeve të Aleancës, nëse një vendim i tillë merret nga Aleanca", ka deklaruar Malaj. I pyetur për rreziqet që mund të sjellë, z. Malaj tha se nuk ka asnjë rrezik, por përkundrazi vetëm përfitime. "Për mendimin tim është mbrojtja kundër-raketore, pra është për mbrojtjen. Nuk mendoj se mund të ketë ndonjë rrezik", tha ai. Ky sistem mbrojtje bën të mundur që në rast sulmesh raketore, të ndërhyjë duke rrëzuar raketat pa mbërritur në destinacion. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan prej kohësh që një sistem i tillë të vendosej në Poloni. Vendosja e këtyre raketave bën të mundur që vendi të ketë një pozicion me gjeostrategjik.
panorama
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt