Close

Rezultati i Sondazhit: Cili deshironi te jete kryetari i ardhshem i PS

Votues
97. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Ben Blushi

    32 32.99%
  • Arben Malaj

    8 8.25%
  • Edvin Rama

    19 19.59%
  • asnjeri

    38 39.18%
Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 173
  1. #-9
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492

    Zgjedhjet ne PS: Rama rizgjidhet kryetar Kundershtaret: Zgjedhjet, nje farse

    Ikėn apo nuk ikėn Edi Rama nga Partia Socialiste, pėr Arben Malaj dhe Ben Blushin tashmė ka pak rėndėsi. Dy figurat kryesore tė kėsaj partie edhe pse jo zyrtarisht janė duke u pėrgatitur seriozisht pėr tė konkurruar pėr postin e kryetarit tė partisė mė tė madhe nė opozitė.


    Strategjia e Ben Blushit

    Ben Blushi ėshtė ndėr figurat kryesore tė Partisė Socialiste. Qė nė momentin qė ka bėrė katapultimin nga bota e medias, nė politikė duket se rruga e tij ka qenė nė ngjitje. Me humbjen e PS-sė nė zgjedhjet e pėrgjithshme, duket se ka ardhur rasti qė Blushi tė shfaqė ambicien e tij pėr t’u zgjedhur kryetar. Duhet thėnė, se nė fillim do tė duhet qė kreu aktual tė japė dorėheqjen nga posti i kryetarit pėr ta futur partinė nė njė proces zgjedhor pėr kreun e vet.

    Deri nė kėto momente Blushi ėshtė duke punuar me gjitha mėnyrat pėr tė dalė njė kandidat fitues nga gara. Pėrveē medias, qė ėshtė njohėse e mirė e tyre, Blushi ėshtė duke kontaktuar me figura brenda partisė.

    Humbja e zgjedhjeve duket se ėshtė njė rast mjaft i volitshėm pėr ambicien e ish-kreut tė grupit kuvendor tė socialisteve. Statura dhe eksperienca e Blushit duket se do jenė mjaft determinuese nė garėn e ardhshme tė socialistėve. Blushi ėshtė njė figurė bashkuese nė PS, duke qenė se asnjėherė nuk ka qenė pjesė e klaneve tė caktuara brenda partisė.

    Duket se strategjia e Blushit ka ende pėr t’u lexuar. Zėra pranė tij bėjnė tė ditur, se me shumė mundėsi ai do tė kėrkojė njė largim dhe mosrikandidim tė Ramės, pasi nė tė kundėrt do tė ishte njė sfidė e vėshtirė tė duelonte me kreun aktual, duke parė funksionimin e strukturave qė janė tė gjitha nė dorė tė kryetarit. Zėrat jashtė partie janė nė favor tė zgjedhjes sė Blushit nė krye tė PS-sė, por qė e njėjta gjė nuk mund tė thuhet dhe pėr anėtarėt e kėsaj partie.

    Ben Blushi po pėrpiqet qė pėrveē pėrkrahėsve tė tij, tė afrojė dhe mbėshtetėsit e ish-kryetarit Nano, i cili duhet thėnė se ka njė raport armiqėsor me Edi Ramėn. Njė fakt pozitiv pėr Blushin ėshtė fakti qė do tė jetė nė Kuvend nė katėr vitet e ardhshme dhe do tė pėrballej me Berishėn nė fushėn ku zhvillohet beteja politike.


    Strategjia e Arben Malajt

    Njė ndėr ekspertėt mė tė mirė tė Partisė Socialiste, Arben Malaj, ka dalė hapur se kėrkon tė jetė pjesė e garės pėr kreun e ri tė opozitės. Ai deklaroi se opozita shqiptare nuk arriti dot tė dilte shumicė dhe tė zbatonte programin e saj nė qeverisje tė vendit. I pyetur pėr kryetarin Rama, Malaj u shpreh se mandati i kryetarit nė momentin qė humbet zgjedhjet ėshtė i ndėrprerė dhe partia futet nė njė proces zgjedhor pėr kryetarin.

    Njė njohės mjaft i mirė i ekonomisė, Malaj ėshtė ndoshta eksperti mė i mirė qė ka PS nė kėtė fushė. Falė dhe rrethanave tė ekonomisė aktuale, duket se prania e tij nė krye tė partisė ėshtė e domosdoshme.

    Duhet thėnė, se Malaj dhe pse nuk ka dalė publikisht, nė shumicėn e rasteve ka qenė kundėr politikave tė ndjekura nga Edi Rama. Madje lidhur me listat e kandidatėve pėr deputetė, Malaj ka pasur hatėr-mbetje me Ramėn pėr faktin se e vendosi tė tretin nė listėn e Vlorės.

    Malaj ėshtė njohur dhe si njė pėrkrahės i fortė i Fatos Nanos dhe duket se do tė jetė ky kandidati qė ish-kryetari do tė mbėshtesė pėr postin e kryesocialistit. Njė paketė anti-krizė e propozuar nga Malaj pėr vendin do tė ishte mjaft joshėse pėr elektoratin shqiptar. Tanimė duket se dhe Malaj ka filluar tė kontaktojė me figura tė larta tė PS-sė dhe me bazėn e partisė.

    Gjithsesi njė duel me tre kandidatė do tė jetė mė efikas, ai qė do pėrdorė njė strategji tė studiuar, pasi dhe rezultati do tė jetė i ngushtė pėr shkak tė ndarjes sė votave.

    http://www.tiranaobserver.com.al/al/...0749&Itemid=42

  2. #-8
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492

    Apo Sllavica Popoviē?

    Sllavica Popoviē ėshtė vajza e madhe e tė ndjerit themelues tė Partisė Komuniste Shqiptare dhe qė prej vitit 1991 Partia Socialiste e Shqipėrisė.

    Duke parė amullinė e krijuar nė partinė e krijuar nga babai i saj, Sllavica ndjen si detyė marrjen pėrsipėr tė rimėkėmbjes sė kėsaj partie.

    http://forumishqiptar.com/showthread.php?t=112405

  3. #-7
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    Malaj: Do tė garoj pėr postin e kryetarit

    Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, deklaron se ėshtė i gatshėm tė futet nė garėn pėr postin e kryetarit tė Partisė Socialiste. Nė njė intervistė pėr "Ora News", ai i mėshoi idesė se pas humbjes mandati i kryetarit aktual ėshtė i mbaruar automatikisht dhe nuk ka nevojė pėr njė akt dorėheqjeje.

    Duke komentuar procesin zgjedhor, Malaj tha se "jemi nė fazėn qė procesi zgjedhor edhe sipas Kodit Zgjedhor ende nuk ka pėrfunduar. Ėshtė kolegji ai qė do t‘u japė pėrgjigje ankesave politike. Do tė ishte shumė mirė qė kjo etapė tė pėrfundonte sa mė shpejt dhe nė mėnyrė sa mė tė rregullt. Ėshtė e detyrueshme tė pėrfundojė me sukses procesi zgjedhor".

    Nė vlerėsimin e tij, hapat brenda Partisė Socialiste do tė jenė pjesė e njė vendimmarrjeje kolektive dhe jo personale. "Nė zgjedhje ne nuk arritėm atė pėr tė cilėn ishim tė pėrkushtuar, por dhe qė kishim detyrimin maksimal. Nuk arritėm tė kishim njė rezultat qė na sillte nė pushtet dhe na ndihmonte tė ishim vendimtarė nė hapat pėr menaxhimin e vendit. Duket se Partia Socialiste e humbi mundėsinė qė tė qeveriste me koalicionin e saj", theksoi Malaj.

    Sipas tij, tė braktisėsh procesin dhe tė merresh me analiza brenda vetes ėshtė qėndrim jo korrekt dhe me ndikim negativ. Gjithsesi, ai konstatoi se do tė duhej qė tė kishte njė hapje mė tė plotė tė koalicionit potencial qė zgjerimi i bazės mbėshtetėse tė bėnte tė mundur rezultatin maksimal.

    "Duheshin vlerėsuar potenciale brenda partisė qė nė karrierėn e tyre erdhėn nė mėnyrė normale. Punuam shumė pėr njė program real, por u ngurrua prezantimi i tij sa mė bindės para elektoratit. Edhe performanca nė debate duket se nuk arriti maksimumin. Njė tjetėr element ishte personalizimi i fushatės dhe fitores sė koalicionit tonė", tha Malaj.

    Anėtari i kryesisė sė socialistėve, duke iu referuar qėndrimeve tė Ramės pas 28 qershorit tha se "pėr njė lider qė nuk ka arritur rezultatin qė ka dėshiruar, jo si ambicie, por edhe si detyrim, nuk ėshtė diēka e lehtė". Kam pasur, vijoi ai, detyrimin dhe pastaj kurajėn qė nė momente tė herėpashershme tė diskutonim pėr atė ēka mund ta bėnim mė mirė. Brenda njė partie duhet tė ruash edhe masėn midis dėshirės pėr tė qenė publik dhe frymės bashkėpunuese qė duhet", nėnvizoi Malaj.

    Malaj tha se qė nė vitin 2005, sė bashku me kolegė ėshtė menduar gjatė qė PS tė mos vuajė nga ato ēka vuajnė shumė parti evropiane.

    "Duke pasur parasysh zhvillimet brenda partisė, u mendua se procesi i sfidave parlamentare tė ishte i qartė. Nėse kryetari humbet garėn, kėtu nuk bėhet fjalė pėr tė kėrkuar dorėheqjen, mandati ka mbaruar dhe fillon njė garė", insistoi Malaj. Ai kėmbėnguli sakaq se investimi i Ramės nė zgjedhjet vendore nuk duhet shikuar bardhezi dhe se dorėheqja nuk ėshtė fundi i njė karriere politike.

    "Ke humbur njė garė dhe dikush tjetėr duhet tė provohet. Rama duhet tė ketė detyrim tė jetė pjesė e sfidave tė ardhshme tė PS. Nė njė kohė tė dytė gjithēka ėshtė e hapur pėr tė gjithė", nėnvizoi Malaj. Ai tha se Rama, nė funksion tė njė kredibiliteti qė ka pasur, nė kohėn e duhur do tė respektojė atė filozofi tė rotacioneve brenda partisė qė e ka promovuar dhe kėrkuar si kusht.

    "Njė lider kushtėzohet shumė nga kredibiliteti i tij. Nuk bėhet fjalė pėr njė dorėheqje dhe ndarje. Besoj se Rama nuk do tė bjerė pre as e telegrameve tė solidaritetit", u shpreh Malaj.

    Duke iu referuar zhvillimeve paszgjedhore, Malaj tha se "nė mbledhjen e fundit tė Kryesisė sė Partisė Socialiste, kishim njė debat se kur PS duhet ta pranojė humbjen". Sipas tij, Partia Socialiste duhet tė luftojė me instrumente ligjore qė tė garantojė votėn dhe se nuk bėhet fjalė tė krijohet njė ambient konfliktesh, por tė krijohet fryma e njė konkurrence nė parti.

    "Nuk kam hezituar tė bėj brenda strukturave dhe nė opinion, oponencėn e asaj ēka na vėshtirėsonte fitoren. Kam bėrė debat nė rastin e ndryshimeve kushtetuese dhe kam qenė kundėr sjelljes ndaj grevės sė urisė. Nuk kam hezituar edhe para se tė shpallej lista qė tė kėrkoja tė kishte njė respekt tė karrierės dhe vlerave", nėnvizoi Malaj.


    Blushi kėrkoi largimin e Ramės nga kryetar

    Njė ditė mė parė, njė tjetėr anėtar i Kryesisė sė Partisė Socialiste, Ben Blushi, kritikoi Edi Ramėn dhe i kėrkoi tė pranojė humbjen. Nė njė intervistė pėr njė tė pėrditshme, Blushi, tha se Edi Rama duhet tė pranojė humbjen dhe t‘u shpjegojė socialistėve se si ka mundėsi qė nuk solli nė pushtet partinė mė tė madhe nė Shqipėri.

    Sipas tij, ēdo pėrpjekje pėr tė nxjerrė opozitėn jashtė Parlamentit do tė ishte njė vetėvrasje pėr PS-nė, e cila nuk mund tė kthehet nė pushtet duke imituar PD-nė dhe Sali Berishėn e vitit 2000.

    "Filozofia e kryetarit tė PS-sė ka dėshtuar dhe pėr kėtė nuk mund tė fajėsohet PS-ja dhe aq mė pak komisionerėt nė tė gjithė Shqipėrinė. Kėto zgjedhje nuk i kanė humbur komisionerėt, siē po interpretohet paturpėsisht, por kauza e gabuar dhe politika e personalizimit tė njė beteje tė pėrbashkėt. Ajo qė po ndodh pas 28 qershorit nė PS ėshtė njė nga aktet mė tė shėmtuara nė historinė e kėsaj partie", nėnvizoi Blushi.

    Ai nuk u pajtua me idenė e Ramės kur thotė se "tani qė partia humbi, unė jam mė i fortė se kurrė".

    "Po pres mbledhjen e forumeve tė partisė pėr tė dėgjuar tė vėrtetėn e kolegėve dhe tė miqve tė tjerė dhe pėr tė thėnė dhe unė tė vėrtetėn time", u shpreh Blushi.

    Ai kėmbėnguli se zgjedhjet e 28 qershorit ishin zgjedhje tė pėrgjithshme, pėr tė cilat ēdo parti pėrgatitet nė katėr vjet dhe ato nuk mund tė trajtohen si zgjedhje tė pjesshme ose lokale, sepse tani kemi humbur Shqipėrinė dhe jo Kasharin. "Prandaj duhet t‘i drejtohemi Shqipėrisė duke shmangur kasharizimin e PS-sė", tha Blushi.

    http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=68200

  4. #-6
    Une do te isha per Ben Blushin, eshte me i afte se Malaj dhe eshte me pak i implikuar ne korrupsion, o me mire te themi nuk eshte i implikuar. Malaj kur ka qene minister i ekonomise eshte pasuruar nga apaltet e ndryshme dhe korrupsioni. Une jam per Blushin.

  5. #-5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2009
    Postime
    131
    Une shpresoj te jete Malaj .Per faktin se ai ka qene arkitekti i piramida, e ky fakt do te bej qe Populli te plas syte ,e te mos votoj me kopilat e Popovicit dhe te Mugoshes.Nga nipi i i hales Dhimiter Shuteriqi kam frike.Sepse ai sikurse gjyshi mund te mbaj ne kemb komunistat.Ky popull nuk merr vesh.Eshte mesu me luftu per baben.

  6. #-4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Te pakten kta kane nje fare konkurence per krietar po PD-ja a dini gjo a ka noi kandidat?

  7. #-3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Pandeli Majko ose le tė mbetet Edi Rama. Kėto dy pretendentėt nuk kanė karizėm pėr tė udhėhequr njė parti tė madhe siē ėshtė PS-ja.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #-2
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    Fillon nė PS lėvizja “Rama ik”

    Pas dėshtimit nė zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare dhe humbjeve tė njėpasnjėshme si nė nivel lokal ashtu edhe nė atė qendror, nė Partinė Socialiste janė rigjallėruar zėrat qė kėrkojnė njė largim tė mundshėm tė Edi Ramės, nga posti i kryetarit tė partisė.

    Kėshtu, anėtarė tė kryesisė dhe njėherazi deputetė tė kėsaj force politike si Ben Blushi, Pandeli Majko, Arben Malaj dhe Sekretarja pėr Shoqėrinė Civile dhe Shanset e Barabarta nė PS, Edlira Haxhiymeri, i janė kundėrvėnė strategjisė elektorale tė pėrdorur nga Edi Rama nė zgjedhjet e 28 qershorit dhe kėrkojnė nga ai shpjegime tė hollėsishme, pranimin e humbjes sė zgjedhjeve dhe largimin nga drejtimi i partisė.

    Ata e akuzojnė kryesocialistin se po fsheh disfatėn, nėpėrmjet daljeve mediatike, nė pėrpjekje pėr tė shmangur pėrgjegjėsitė qė mban nga humbja e zgjedhjeve dhe dėshtimin e turpshėm para qytetarėve dhe para socialistėve tė thjeshtė, ku kėta tė fundit, po ndjekin me dyshime lėvizjet e Ramės, se si ai po fshihet pas hijes sė vet.

    Ish kryetari i grupit parlamentar nė PS dhe njėherazi anėtari i kryesisė sė saj, Ben Blushi, ėshtė shprehur mė herėt se Edi Rama ėshtė shkaktari kryesor i humbjes sė zgjedhjeve.
    Sipas tij, Rama nuk mendoi pėr fitoren e PS, pasi nė fushatė u paraqit pa program elektoral, me njė filozofi tė dėshtuar dhe se pėr kėtė nuk mund tė akuzohen komisionerėt, siē po bėn rėndom kryesocialisti.

    Blushi u shpreh se Edi Rama duhet tė pranojė humbjen dhe t’u shpjegojė socialistėve, se cila ishte arsyeja qė nuk e solli nė pushtet, partinė mė tė madhe opozitare nė vend.

    Ai shton se ēdo pėrpjekje pėr ta nxjerrė opozitėn jashtė parlamentit, siē ka paralajmėruar Edi Rama, do tė ishte njė vetėvrasje pėr PS-nė. “I kam kėrkuar Edi Ramės tė pranojė humbjen dhe pres qė kjo tė kryhet me dinjitet, pasi tani nuk bėhet fjalė pėr karrierėn e secilit prej nesh, por pėr fatin e opozitės, e cila duhet tė konsiderohet si garant i lirisė nė ēdo vend demokratik. Prandaj opozita duhet tė priret nga e vėrteta dhe jo nga mohimi i saj pėr qėllime meskine”, u shpreh Blushi.

    Nė tė njėjtėn linjė ėshtė shprehur edhe kandidati pėr deputet i PS-sė, Arben Malaj, i cili i bėn thirrje Edi Ramės qė tė japė dorėheqjen, duke respektuar kėshtu edhe rotacionin, tė cilėn e ka kėrkuar edhe vetė si kusht. Malaj u shpreh se humbja e PS nė zgjedhje, erdhi pėr shkak tė strategjive tė gabuara tė Edi Ramės dhe ndaj ai ėshtė pėrgjegjės pėr dėshtimin.

    Ndėrsa, Sekretarja pėr Shanset e Barabarta dhe Shoqėrinė Civile nė Partinė Socialiste Edlira Haxhiymeri vėren se humbja e politikės sė re nė zgjedhjet e 28 qershorit ka nevojė pėr njė analizė tė gjatė nė struktura, pas shpalljes sė rezultatit zyrtar. Megjithatė, sipas saj, gabimet nė trajtimin e programit qeverisės dhe lėnia e kandidatėve nėn hijen e kryetarit Edi Rama ndikuan negativisht pėrkundrejt elektoratit.

    http://www.gazeta55.net/index.php?artikulli=7309

  9. #-1
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Se marr vesh pėrse janė kaq tė interesuar kėta tė PD se c'bėhet nė PS?

    Nga se tė kenė frikė vallė...

  10. #0
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anėtarėsuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    ti ishe ajo goca qe me kishte ke lista e injorimit e? po qe paske icik veshtiresi me kontrollu listen.

    Nga se tė ketė frikė vallė...

Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •