
Postuar më parë nga
-BATO-
Ndryshimi qëndron tek tingulli, ritmi dhe e gjithë atmosfera e këngës.
Muzika rok është e butë. (SHembull: U2)
Midis rokut dhe metalit, qëndron alternativa. (Shembull: Nirvana)
Ndërsa metali është më i egër, si në ritëm edhe në tingull. (Shembull: Metalika)
Aparaturat e kitarave elektrike, pëveç tingullit të pastër, kanë edhe një lloj tingulli që quhet "distortion". Disa e përkthejnë shqip "sharrë", sepse tingëllon si sharrë elektrike. Sa më i rëndë të jetë ky tingull, aq më shumë drejt metalit shkon muzika.
Ka edhe rryma të ndërmjetme që janë bashkime dhe ngatërresa mes këtyre të trejave, por të gjitha këto (roku, alternativa, dhe metali) futen në një thes dhe quhen ROK.
Më parë dëgjoja shumë rok, por tani përveç Ramshtajnëve, të tjerët nuk më tërheqin më. Tani më pëlqen të dëgjoj muzikë klasike, (Moxart, Bethoven, etj.) që për mendimin tim, është arti i vërtetë evropian. Metali përgjithësisht është një muzikë jo e shëndetshme, që shkakton depresion tek njerëzit.
Veç muzikës klasike, dëgjoj shumë edhe isopolifoni labe :)
.
Krijoni Kontakt