Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Pornografi në kompjuterët e policisë

    Ja pse kriminelet levizin te lire

    Pornografi në kompjuterët e policisë
    30/04/2010
    Gazeta Shqip

    Kontrolli u bë nga specialistët e IT-së pas ankesave për ngarkesa në rrjetin e brendshëm të Drejtorisë së Përgjithshme
    Katër oficere shikonin në internet faqe pornografike, ndërsa një oficer, homoseksualë

    Mbingarkesa në rrjetin e kompjuterëve në polici nuk dihej nga vinte dhe kjo i ka detyruar specialistët që të kontrollonin gjithë përdoruesit për shërbimet që kryenin. Por, asnjëherë nuk u kishte shkuar në mendje se gjatë kontrollit do të gjenin shumë oficerë policie që e përdornin internetin në të shumtën e kohës për të parë faqe pornografike. E jo vetëm meshkujt, por katër oficere policie i shikonin këto faqe, ndërsa një oficer shikonte faqe në internet me homoseksualë.

    Kontrolli është kryer vetëm pak kohë më parë, dhe për këtë, specialistët e IT-së kanë bllokuar shumë faqe ku futeshin punonjësit e policisë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Burime të besueshme pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit bëjnë të ditur se kohë më parë është vënë re një ngarkesë e madhe në rrjetin e kompjuterëve të këtij institucioni.

    Specialistët, të cilët merren pikërisht me mbarëvajtjen e kompjuterëve, janë habitur nga kjo ngarkesë që ngadalësonte punën dhe hyrjen në internet. Pas shumë ankesave për këtë problem, ata janë urdhëruar që ta gjejnë problemin, duke kontrolluar gjithë përdoruesit e kompjuterëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Verifikimi ka nisur sidomos tek ata kompjuterë që në paraqitjen grafike të specialistëve shfaqeshin qartë se kishin më shumë trafik të dhënash (ishin më të ngarkuar). Nga kjo kanë zbuluar se oficerët e policisë që punonin në to, hapnin shumë faqe interneti, sidomos ato ku mund të bisedonin me njerëz të ndryshëm. Një ndër faqet më të preferuara të punonjësve të policisë ishte rrjeti social “Facebook”, ndërkohë që nuk përjashtoheshin edhe rrjete të tjera të ngjashme, ku kalonin kohën e lirë.

    Fillimisht, specialistët kanë vendosur që t’i mbyllin këto faqe, duke mos i lejuar të hyjnë nga kompjuterët e punës, por kontrolli ka vijuar edhe më tej. Gjatë verifikimit të çdo kompjuteri në rrjet, ku janë të regjistruar me emrat e personave që i përdorin, pasi të gjithë kanë përdoruesin dhe fjalëkalimin e tyre, kanë dalë në pah edhe disa probleme të tjera. Në grafikë janë parë shumë faqe, të cilat sillnin viruse dhe ngarkesa për rrjetin e kompjuterëve të policisë, që në përmbajtje kishin filmime dhe fotografi pornografike. Kjo i ka habitur specialistët, të cilët kanë mbajtur shënim gjithë përdoruesit të cilët shihnin faqe interneti të tilla, duke i identifikuar me emrin e përdoruesit që kishin të regjistruar me të drejtat e lejuara nga policia.

    Sipas të dhënave, numri i punonjësve të policisë që përdornin faqe pornografike është goxha i lartë, por bie në sy se ndër ta janë edhe katër femra. Madje, këto femra shikonin faqe të tilla interneti në një pjesë dërmuese të orarit të punës. Nuk dihet nëse atyre u është tërhequr vëmendja në lidhje me këtë shqetësim të policisë.

    Nga ana tjetër, në kontrollin e specialistëve të IT-së është bërë “personazh” edhe një oficer policie, i cili shikonte faqe në internet me homoseksualë. Ai ka një gradë të lartë, por nuk jepen detaje të tjera. Megjithatë, pas mbylljes së faqeve, rrjeti kompjuterik ka punuar më mirë në polici dhe tani kontrollohet çdo 24 orë.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anëtarësuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    YYYP gjigji.

  3. #3
    Jam Ai Maska e RockStar
    Anëtarësuar
    23-10-2009
    Vendndodhja
    Nën hijen e qerpikut tënd...!!!
    Postime
    1,956
    Hajde Polici hajde hahah
    Mendo dhe Pasurohu

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    po pse policat nuk e kane ne mes te shaleve?
    I support Papa Joseph Ratzinger.
    Me mire nje armik i zgjuar se nje mik budalla.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    rrezik do e kene recet per te ul... nivelin e adrenalines gjate punes, pasi per te rrahur me njerez nuk u lejohet.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Sipas të dhënave, numri i punonjësve të policisë që përdornin faqe pornografike është goxha i lartë, por bie në sy se ndër ta janë edhe katër femra. Madje, këto femra shikonin faqe të tilla interneti në një pjesë dërmuese të orarit të punës. Nuk dihet nëse atyre u është tërhequr vëmendja në lidhje me këtë shqetësim të policisë.
    , prandaj administrata jone gjithmone ka vonese, punet nuk behen, tani e dime se me cfare merren ne orar pune

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Citim Postuar më parë nga Kinney Lexo Postimin
    po pse policat nuk e kane ne mes te shaleve?
    E kane e kane Kinney,po trurin vall a e kane ne koke?
    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."


  8. #8
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Kshu eshte kur Sala ka von polica gjith katunaret qe skan pa pjeshk me sy. Ca do bojn dhe ata, ulen para ekranit dhe tundin kycin...

  9. #9
    Nuk jane as te paret dhe as te fundit. Para pak kohesh ketu ne Amerike u zbuluan qe punonjes te lart ne SEC (Securities and Exchange Commission) qe jane pergjegjes per te luftuar krizen ekonomike, per te kapur keta si Goldman Sachs, etj...etj...i kalonin 8 ore ne dite duke bere download apo pare porn. Keta ishin nga ata punonjesit qe paguheshin $250,000 ne vit per te pare porn gjithe diten ne kompjutera federale. lol

    http://abcnews.go.com/GMA/sec-pornog...ry?id=10452544

  10. #10

    me se normale do te thoja une..

    Citim Postuar më parë nga morrison Lexo Postimin
    Kshu eshte kur Sala ka von polica gjith katunaret qe skan pa pjeshk me sy. Ca do bojn dhe ata, ulen para ekranit dhe tundin kycin...
    ..qe cdo njeri te tundi kycin ne zyren e tij
    Ndryshuar për herë të fundit nga ASrock4u2 : 30-04-2010 më 13:58
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •