Takimi Shqipėri-Maqedoni-Kroaci, angazhim pėr njė tė ardhme tė sigurt - Shprehet Presidenti Moisiu nė fillim tė punimeve tė Samitit tė Tiranės -
TIRANE, 12 Shkurt/ATSH-Enkelejda Koraqi/.- Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, vlerėsoi tė Mėrkurėn nė fillim tė punimeve tė Samitit tė Tiranės, mes presidentėve tė Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Kroacisė, se "ky takim konfirmon angazhimin e pėrbashkėt nė ndėrtimin e njė tė ardhme mė tė sigurt pėr vendet tona, pėr rajonin dhe pėr Europėn". Presidenti i Maqedonisė, Boris Trajkovski, ai i Kroacisė, Stipe Mesiē, ndodhen nė Tiranė, nė takimin e parė tė nivelit tė krerėve tė shtetit tė tė tre vendeve, me qėllim hartimin e njė strategjie tė pėrbashkėt pėr integrimin nė NATO. Nė fjalėn e tij, Presidenti i Republikės Moisiu, tha se "ky takim ėshtė njė hap me vlerė nė realizimin e synimit tonė final, integrimin e plotė tė tre vendeve nė NATO dhe nė Bashkimin Europian". Ai theksoi se, pas njė periudhe tė gjatė tė luftės sė ftohtė dhe tė katėr luftrave ballkanike, "rajoni ynė paraqet njė tablo tė re dhe njė klimė tjetėr politike. Popujt tanė meritojnė njė tė ardhme paqėsore, tė bashkuar, tė zhvilluar dhe tė integruar nė familjen e madhe europiane". Sipas Presidentit Moisiu, ky bashkėpunim mes tre vendeve kandidate pėr anėtarėsim nė NATO nė Samitin e ardhshėm, "po futet nė rrugė tė mbarė dhe kjo forcon mė tej stabilitetin e rajonit". "Nisma jonė pėr bashkėpunim trepalėsh dhe synimi pėr anėtarėsim nė NATO, ka gjetur pėrkrahje tė gjerė, si brenda vendeve tona ashtu edhe nga faktori ndėrkombėtar", thaz.Moisiu, duke shtuar se prezenca nė kėtė takim tė Tiranės e Ambasadorit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Shqipėri, James Jeffrey, konfirmon edhe njė herė mbėshtetjen e qeverisė amerikane. Mė tej, Presidenti nėnvizoi se takimi i tre Presidentėve nė Tiranė zhvillohet nė njė kohė kur paqja dhe siguria nė botė vazhdojnė tė jenė tė cėnuara nga terrorizmi dhe nga regjimet si ai i Sadam Hysenit, qė zotėrojnė armė tė shkatėrrrimit nė masė. Nė kėtė drejtim, ai vuri nė dukje se "Shqipėria ėshtė e radhitur vendosmėrisht nė koalicionin antiterrorr dhe do ta mbėshtesė atė deri nė fund". Nga ana e tij, Ambasadori i SHBA nė Tiranė, Jeffrey, i cili merr pjesė nė kėto bisedime trepalėshe, siguroi pėrkrahjen dhe ndihmėm e SHBA nė thellimin, lehtėsimin e reformave, si dhe forcimin e stabilitetit nė vend. Sipas tij, bashkėpunimi rajonal do tė jetė tepėr i frytshėm pėr tė arritur kėto objektiva". "Ne jemi tė gatshėm tė bashkėpunojmė me ju nė tė gjitha mėnyrat pėr tė arritur realizimin e kėtyre aspiratave", tha ambasadori Jeffrey. /xh.c/inxhi/
2003-02-12
--------------------------------------------------------------------------------
Copyright © 2001 Albanian Telegraphic Agency! Inc. All rights reserved.
Pershendetje
Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
Krijoni Kontakt