-
Bebeka Alla tashmė firma e TOB-it
Bebeka Alla tashmė firma e TOB-it
Inva Mula vjen pas 20 vjetėsh pėr herė tė parė edhe si sponsorizuese e artit, pėr artin qė e krijoi
Fundvitin 2011 isha spektator nė mbėmjen gala tė TOB-it. Kudo ndihej atmosfera e festės, spektatori elegant priste hapjen e mbrėmjes. Dhe ajo filloi bukur nėn ndriccimin e dritave, shkėlqimit tė skenės, tingujve tė muzikės sė orkestrės sinfonike. Kėsaj atmosfere zoti Zhani Ciko i shton edhe prezantimin e dy kalendarėve me personazhet e operave dhe baleteve , tė ideuar dhe realizuar me njė mjeshtėri tė rrallė artistike nga piktor grimjorja dhe fotografja Bebeka Alla. Ky ėshtė pasioni i njė pune tė mbledhur, ku trasformimi i personazheve nė skenė ėshtė i pėrkohshėm dhe nė kėto kalendare mbetet pėrjetėsisht.
Bebeka Alla
Unė kam dėshirė qė gjėrat tė jetojnė jo vetėm si kujtime por dhe tė preken dhe pikėrisht kjo ėshtė njė nga arsyet qe mė shtyn nė krijimtarinė time tė eci perpara. Me hapjen e siparit, harrohen lodhja, vėshtirėsitė dhe emocionet tė rėmbejnė pėr tė shkėlqyer
duartrokitje pa fund. Sipari mbyllet, gjithshka i kthehet normalitetit, pikėrisht ato emocione, ato duartrokitje, jam munduar tė jem e kujdesėshme ti ruaj dhe tja u dhuroj nėpėrmjet kalendarėve. Njė dhuratė dhe kujtim pėr artistėt e skenės nė fund viti.
.Dua tė falenderoj Gelton Priftin, Erald Lamja (studjongrafike Vigette Marketing), Olta Myftarj dhe tė gjithė artistėt e TOB-it pėr bashkpunimin dhe nė veccati falenderoj artisten e madhe Inva Mula qė vjen pas 20 vjetėsh pėr herė tė parė edhe si sponsorizuse e artit, pėr artin qė e krijoi.
Inva Mula
Sponsorizimi i kalendarit nga Fondacioni Hi Clasic ėshtė bėrė me shumė dėshirė nga ana ime, pėr faktin se bėhej fjalė pėr tė mbėshtetur njė iniciativė qė kishte lidhje me artin skenik. Ideja e mikes time, Bebeka Alla, pėr tė prezantuar solistėt e operės dhe baletit nė ccdo muaj tė vitit ėshtė shumė positive dhe me njė vlerė tė veccantė. Solistėt e TOB-it vijnė pranė artėdashėsve nė gjininė e artit figurativ nėpėrmjet kalendarėve dhe unė mendoj se kalendarėt shėrbejnė pėr tė afruar publikun gjithmonė e mė shumė drejt operės dhe baletit. Unė vetė ndihen e lumtur qė pėr gjatė gjithė vitit 2011 do tė jemė pjesė e juaja.
Zhani Ciko
Ka dy vjet qė krijuesja jonė, mjeshtrja e grimit artistik , Bebeka Alla ka ideuar dhe realizuar me njė shije tė hollė dhe plot elegancė kalendarėt pėr operėn dhe baletin .Ky realizim ėshtė mishėrim i kulturės dhe pjekurisė krijuse tė mjeshtres tonė ,dhe kėshtu ne kemi fatin ti shpėrndajmė kalendarėt, si kartolinėn tonė nė festat e fund vitit. Dua tė them se kėto kalendarė tregojnė pasurinė e shfaqjeve tona, tregojnė nivelin e realizimit artistik qė kanė ato. Pervecc kėngėtarėve tanė aty janė edhe kėngėtar tė huaj, qė tregon bashkėpunimet brenda dhe jashtė shtetit qė bėn ky teatėr pėr tė qenė i integruar dhe mund tė them se kalndarėt janė dhe arsyea e krenarisė tonė pėr shkak se nė mėnyrė shumė konccize japin njė objekt tė kulturės sė lartė. Nga kėto kalendarė adhuruseve tė operas i jep kėnaqėsi portreti i Inva Mulės,Eva Golemi, Mariana Lekės, Ylber Gjinit, Armando Kllogjrit,janė tė gjithė artistėt qė mbajnė peshėn e kėtij teatri, por gjithashtu tė shikojnė dhe larminė e roleve dhe veprave qė realizojnė kėta artistė, dhe vetėm duke lexuar portretet e artistave kupton se ccfarė larmie ka sezoni ynė artistik vjetor. Vlera e kėtyre kalendarėve tashmė ėshtė pjesė e historisė sė operas .
- Irini Nikolla; Gjatė gjithė karrierės sime Beka mė ka ndjekur nga mbapa dhe ndryshimi im nė personazh ėshtė falė dorės sė saj magjike
- Ylber Gjini; Natyrisht qė jam ndjerė mirė sepse ėshtė hera e dytė qė Beka merr pėrsipėr qė tė realizojė njė kalendar me solistė tė operas dhe pėr mua ky ėshtė njė vlerėsim
- Ezdalin Gorani; Ndjehem shumė mirė, kjo ėshtė njėra nga punėt qė Beka ka bėrė me mua. I uroj suksese tė mėtejshme
- Manjola Hasani; Mua mu kujtua koha kur vija ne Teatrin e Operas dhe Baletit dhe vėrtett jam ndjerė shumė mirė qė isha nė ktė kalendar Faleminderit Beka.
- Isida Mollaymeri; Ndjehem shumė e priviligjuar si mė e reja e TOB-it, sepse unė kisha edhe njė rol aty. Urimet mė tė mira pėr kėtė kalendar
- Ledia sula TOB-it, pėr mė tėper qė ndodhen balerinėt mė tė mirė nė kėtė kalendar dhe unė jam e priviligjuar qė ndodhem aty.
- Dion Gjinika Zogu i zi pėr mua ėshtė njė nga rolet e veccanta pėr trasformimin qė mė ėshtė bėrė,( nuk jam mė Dioni) dhe kjo tashmė ka metur edhe nė njė foto po kaq e veccantė artistike
- Dorina Selimi; Ndjehem e vlerėsuar se jam pėrsėri pėr herė tė dytė pjesė e kėtij kalendari ku janė tė gjithė artistėt mė tė mirė tė TOB-it
- Sonila Babocci; Kėnaqėsi e kemi sa herė qė dalim. Kalendari i parė ishte bardh e zi, ndėrsa ky i dyti ishte me ngjyra dhe mė ndryshe. Jam e lumtur qė jam aty duke parė se nė kėtė kalendar ėshtė edhe Inva Mula.
- Eva Golemi; Ėshtė diccka e veccantė pėr mua dhe jam ndjerė mirė qė nė kalendarin e parė . Kjo ishte hera e dytė qė ne artistėt e operas ishim pjesė e kėtij kalendari. Mendoj se jemi me fat qė punojmė me Bekėn
- Rovena Shqevni; Pėr ne tė baletit ishte hera e parė qė u bėmė personazhe tė njė kalendari dhe kjo ėshtė njė gjė e mirė sepse portreti mbetet si kujtim pėr atė qė ti ke bėrė. Jam ndjerė e vlerėsuar
- Alisa Gjoni; Gjithmonė ka njė herė tė parė dhe pėr ne balerinėt. Ndjej emocione kur e shoh vehten pjesė tė kalendarit
- Jonida Onuzi; Dalja nė njė kalendar tė jep njė kėnaqėsi mė vete sepse personazhi qė ti je nė njė shfaqje mbetet mė vonė nė fotografi, dhe ky kalendar pėr ne tė baletit ishte diccka ndryshe nė fundviti
- Elvis Nallbani; Ėshtė njė vlerėsim pėr punėn tonė dhe sidomos pėr rolet nė shfaqje. Jam ndjerė shumė mirė qė mė nė fund realizohet njė kalendar edhe pėr balerinėt e TOB-it
- Marjana Leka ; Ėshtė shumė bukur tė shikosh veten ndryshe nga tė tjerat dhe sidomos personazh nė kalendar. Kjo ėshtė njė kėnaqėsi qė po e pėrjetoj pėr tė dytėn herė
- Armando Kllogjri; Si gjithė tė tjerėt edhe unė jam ndjerė mirė sepse ajo ėshtė fotografia ime mė e bukur. Veccanti tjetėr ėshtė qė tė gjithė artistėt e TOB-it pėrfshihen nė njė kalendar me rolet qė ata kanė luajtur nėpėr shfaqje tė ndryshme, faleminderit Beka
Emocionet qė unė pėrjetova pėr tė sjellė kėtė shkrim nga mbrėmbja Gala, tė gjithė artistėt qė intervistova shpresoj qė edhe ju si lexues ti keni ndjerė sadopak. Pikėrisht kėtė pėrjetėsi unė do tė kem fatin qė tua prezantoj edhe nė fund tė kėtij viti qė po jetojmė.
Albert Zholi
-
-
PORTRET/ Bebeka Alla, artiste, piktore, grimiore dhe fotografe
Bebeka Alla, zėri i heshtur i ēdo shfaqjeje operistike, artistike
Albert Zholi
Njė ditė surpizė
Para disa kohėsh kur isha pėr vizitė nė Itali, njė i afėrm i familjes, emigrant nė Firence mė ēoi nė zyrėn e njė avokati qė ishte i apasionuar ēmendurisht pas operės dhe baletit. Nė hyrje tė derės nė krah tė djathtė mė tėrhoqi vėmendjen njė kalendar. M’u duk kalendar shqiptar. Fshiva sytė. Jo! Nuk u gėnjeva. Sapo u afrova afėr pashė tė shkruar qartė nė Kalendar i vitit 2012, ku kishte 20 personalitet tė Operės shqiptare dhe tė disa vendeve tė botės. Nė fund shikoj realizuar nga Bebeka Alla, mikja ime e heshtur. Sa u gėzova. Pasi e pėrshėndeta mikun e pyeta: Ku e keni gjetur kėtė kalendar? Ma ka sjellė njė miku im kėngėtar operistik qė e thėrrasin vazhdimisht nė Tiranė pėr tė kėnduar pjesė tė ndryshme. Pse pyete mė thotė? Pyeta sepse ajo qė e ka realizuar kėtė album ėshtė mikja ime, njė grimiere, parukjere dhe njė fotografe e talentuar. Ai u befasua. Ka bėrė njė realizim perfekt mė tha. Kalendar tė tillė i kam shumė pėr zemėr. Mund tė rri dhe pa bukė, por pa parė opera njėherė nė javė nuk mund tė rri mė tha miku italian. Opera tė zgjat jetėn tė ēon nė botėn e bukur tė hyjnive qiellore. Mė vjen mirė qė kjo lloj gjinie muzikore po gjen shtrat tė ngrohtė edhe nė Shqipėri.
Kalendari me personalitete
Njė kalendar i veēantė njė kalendar shumė profesional, ku bie nė sy zbėrthimi artistik i figurave qendrore tė kėngėtarėve tė operave nė kalendarin e vitit 2012, tė realizuar me mjeshtėri nga grimierja, parukerja dhe fotografja e talentuar Bebeka Alla. Janė plot 20 kėngėtarė operistikė shqiptarė dhe tė huaj ku bien nė sy: Simona Bertini, Annaldo Kllogjeri, Aleksandėr Stefanoski, Leonrado Gramenga, Victor Sierra, Vikena Kamenica, Eva Golemi, Dorina Selimi, Mariana Leka, Irini Nikolla, Ylber Gjini, Eriona Gjyzeli, Sonila Baboēi, Manjola Konjari, Armando Likaj, Christopher Fel, Lindita Kola, Cangiz Sayin, etj., tė cilėt kanė kaluar nga duart e mjeshtres Bebeka Alla pėr t'u shndėrruar nė personazhet e pavdekshme tė operave si "Trovatore", "Toska", "Falstaff", "Lucia di Lamermour", "Kiss me Kate", "Turandot", etj.
Tė 20 artistėt protagonistė tė kalendarit 2012, ishin dhurata mė e bukur qė ky institucion u ka dhuruar kėngėtarėve tė vetė, por edhe tė huaj duke shfrytėzuar maksimalisht potencialet e tij krijuese. Puna e TOB-it vitet e fundit ka afruar shumė spektatorin dhe duke sjellė gjithmonė e nė rritje shfaqje me nivel tė lartė artistik ka bėrė qė nė ēdo stinė ambientet e TOB tė ziejnė nga njerėzit. Kėtė e tregon edhe pjesėmarrja e artistėve tė huaj nė skenėn tonė tė Operės dhe baletit ku nė kėtė arritje skenike njė vend tė veēantė zėnė edhe portret-personazhet e krijuara nga Bebeka Alla, e cila sipas Cikos: "Ėshtė njė mjeshtre dhe artiste e skenės, e cila jep kontributin e saj si piktor-grimiere, jo vetėm nė kėtė institucion, por dhe nė spektakle dhe shfaqje tė tjera koncertale, tė teatrit, musikaleve, etj".
Bebaka Alla ėshtė zėri i heshtur i ēdo shfaqjeje artistike operistike, ku prej mėse 20 vitesh shumė artistė mbajnė firmėn e shndėrrimit tė saj skenik dhe portretet e krijuara prej saj janė mirėpritur dhe janė duartrokitur nga mijėra spektatore.
Ndjesia e saj pėr kalendarin dhe TOB-in
“Jam ndjerė shumė mirė pasi tė gjithė personazhet e mia janė ndjerė po aq mirė se unė. N.q.s do kisha pakėnaqėsi nga ana e tyre do ndihesha keq. Por ndihem dy herė mė e lumturuar pasi kėngėtarėt e huaj operistik mė kanė falėnderuar nė mėnyrė tė veēantė. Ende ndihem e gėzuar qė munda t'u dhuroj kėtė kalendar, kėtyre figurave tė shquara pasi ishte njė ide e hershme e imja, e cila gjeti mbėshtetjen e miqve tė mi. Gjej rastin t'i falėnderoj tė gjithė pėr kėtė bashkėpunim artistik dhe me nivel”.
Roli i Bebekės nė grimin e personazheve
Nė teatėr, opera, balet, personazhet tjetėrsohen tėrėsisht nė moshė dhe nė karakter. Njė rol mund ta luaj njė aktor apo kėngėtare e madhe nė moshė kur nė rol duhet tė ketė moshė krejt tjetėr dhe nė fillim tė shfaqjes pėr shkak tė grimit asnjė nuk e njeh. Ky ėshtė roli i grimieres. Njė rol qė ndoshta nuk pėrballet direkt me spektatorin, por qė ka rėndėsinė e vet. Pastaj ėshtė zėri ai qė i bėn spektatorėt ti njohin. Pra ky ėshtė roli i padukshėm i grimieres nė skenė. Roli i grimieres nė skenat botėrore ngelet kurdoherė parėsor dhe pse ata marrin pak nga lavdia e shfaqjeve. Kėshtu ėshtė dhe me Bebekėn qė dhe pse bėn njė punė kolosale, rri nė hije, askush nuk kujtohet pėr tė thėnė dy fjalė pėr punėn e saj, dhe pse ajo pėr tė bėrė njė karakter rri me orė por edhe me ditė.
Vėshtirėsitė nė grim
Besoj se ka shumė vėshtirėsi-thotė ajo. Madje mund tė them qė personazhe tė veēantė duhet tė punosh me orė, pasi duhet tė jetė nė funksion tė pjesės qė luan. Ka tė drejtė! Kur shikon se si ajo punon me njė pėrqendrim total befasohesh. P.sh, tė kesh njė personazh nė jetėn e tij normale dhe do ta kthesh nga tė ri nė tė vjetėr duhet tė fillosh tė punosh me rrudhat e fytyrės, qė ka elementė tė posaēėm dhe deri tek flokėt. Sa punė rraskapitėse. Art shumė i vėshtirė, por po kaq dhe i bukur.
Pika mė delikate e grimit
Nė fjalorin profesional quhet derdhja e fytyrės. Kur realizohet derdhja elementėt e tjerė janė mė tė lehtė, pasi mė vonė shtohen tė gjithė elementėt qė janė rrudhat, zgjerimi i faqeve dhe e njė hunde tė re. Me kėto elementė fillon tjetėrsimi i personalitetit.
A ka pas shkollė pėr grimiere?
Nė sistemin monist u hap njė kurs pėr grimier, parukier nė Teatrin e Operės, por vetėm pėr Opera dhe nė Teatėr. Kur ėshtė futur pėr herė tė parė nė ambientet e studios nė shkollė jam habitur, thekson Bebeka. Nuk kishte parė ndonjėherė paruke, por vetėm kishte dėgjuar pėr to. Nė fillim u tremb nga paruket po aq sa u befasua. Njė shkollė qė nuk kishte ekzistuar mė parė. Pati fatin qė tė ishte nė kėtė shkollė qė i hapi shumė dritare nė jetė.
Disa personalitete kryesore tė artit dhe tė kulturės qė ka grimuar
Nė Opera ka shumė, duke nisur qė nga Ramiz Kovaēi (qė nuk jeton mė) , Gaqo Ēako, Edit Mihali, Zoica Haxho, Mukadete Bara qė ėshtė nė fushėn e baletit, Albert Janku, kėto janė vėrtetė personalitete tė larta.
Nė teatėr
Takimi me teatrin ka qenė aksidentalisht pėr tė dhe ajo ka grimuar jo pak personalitete. Ka punuar me Ndriēim Xhepėn, Luiza Xhuvanin, Alfred Trebickėn, Ema Andrean, por mė vonė, nė vitin 2003 pati njė ofertė nga regjisori Gėzim Kame. Pranoi me shumė kėnaqėsi dhe aty preku me tė vėrtetė gjigandėt e teatrit. Aty punoi me Robert Ndrenikėn, Guljem Radojėn, Rajmonda Bulkun, Ema Andrean, Bujar Asqeriun dhe u ndje mirė. Ishte njė marrėdhėnie shumė e mirė qė punuan tė gjithė bashkė. Doli njė punė, ku me tė vėrtetė pati suksesin e vet dhe pėr tė qe njė dritare mė shumė. Pėr tė gjithė kėtė punė qė bėnė bashkė nė vitin 2004-n, aktorėve u dhuroi njė kalendar. Kjo ishte njė gjė e bukur dhe u prit shumė mirė dhe ishte hera e parė qė ajo mori pėrsipėr tė dal veē punės sė grimit edhe me fotografinė. I gjithė kalendari ishte i ndėrtuar nga ajo.
Bebeka fotografe
Po. Ajo fotografon vetė. Tė gjithė personazhet qė ka bėrė grim u kam bėrė dhe foto. Madje, mund tė themi se ka fotografuar tė gjitha kėngėtaret mė nė zė tė Shqipėrisė qė nga Eli Fara, Manjola Nallbani, Aurela Gaēe, Rovena Dilo dhe deri tek Artiola Toska. Duke punuar nė grim, duke krijuar personazhe filloi dhe t’i fotografojė ato. “Ti kem kujtim. Ti kem si pasqyrė pune. Si do ta pasqyroja punėn time disavjeēare? Si mund tė prezantohem pėrpara tė tjerėve? Tashmė po bėj albume me fotot qė kam bėrė grim”, shpjegon ajo.
Njė profesion i heshtur
Po, sepse kam grimuar mijėra e mijėra personazhe dhe nuk i ka ruajtur. Qė nė momentin kur kam kapur aparatin me dorė unė ndjehem e plotėsuar, se kam se ēfarė tė tregoj.
Zhani Ciko
Bebeka Alla ėshtė njė mjeshtre dhe artiste e skenės, e cila jep kontributin e saj si piktor-grimiere, jo vetėm nė kėtė institucion, por dhe nė spektakle dhe shfaqje tė tjera koncertale, tė teatrit, muzikaleve, etj.. Emri i saj tashmė gėzon respekt tė plotė.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt