Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    405

    Nëse të ngushtohet kjo botë lidhu me këtë numër 222

    Nëse të ngushtohet kjo botë lidhu me këtë numër 222


    Shumicës prej nesh i rëndohet ndonjë çështje në këtë botë, saqë kërkojmë ndërmjetësim për ndonjë post, për kalimin e ndonjë provimi, për ndonjë kërkesë në organet qeveritare e të ngjashme me këto.

    Më gëzon fakti t’ju ndihmoj në realizimin e këtij ndërmjetësimi me qëllim që t’ju lehtësohen punët tuaja. Është shumë e thjeshtë, lidhu me këtë numër special 222 pa ndonjë hyrje tjetër.

    A e di mënyrën e lidhjes?

    Numri i parë 2 nënkupton orën 2 pas mesnate.

    Numri i dytë 2 nënkupton dy rekate.

    Numri i tretë 2 nënkupton dy pika lot.

    Me fjalë të tjera, dy rekate namaz në orën 2 pas mesnate bashkë me dy pika loti. Kërkoje Allahun e Lartësuar në këtë kohë dhe me lejen e Tij do të të lehtësohen punët e tua dhe do të arrish atë që synon.

    Allahu i Madhërishëm është Sunduesi, Mbizotëruesi, i Cili zbret në qiellin e kësaj bote në pjesën e tretë e të fundit të natës dhe thotë: “A ka kush më lutet Mua që t‘i përgjigjem atij, a ka kush më kërkon Mua që Unë t‘i jap atij dhe a ka kush pendohet tek Unë t‘a fal atë?”

    Pasha Allahun, dije se sikur të mblidhet i gjithë populli për të të ndihmuar për diçka, nuk do të të ndihmonin dot përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. E nëse do të mblidheshin për të të bërë dëm, nuk do të dëmtonin dot përveç asaj që ta ka caktuar Allahu.

    Kthehu në dorën e Tij, në dorën e të Cilit është drejtimi i qiejve dhe i tokës. Shumë prej nesh i japin përparësi ndërmjetësuesve ndaj Allahut të Lartësuar. Fillon të hulumtojë për ndërmjetësim para se t’i drejtohet Allahut me lutje. Allahu i Madhërishëm në Librin e Tij, të cilit nuk mund t’i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë, thotë: “Dhe Zoti juaj thotë: “M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem” (Gafir, 60)

    Ndërsa i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, thotë: “Kush e lexon ajetin Kursi pas çdo namazi nuk e pengon këtë njeri për t'u futur në xhenet përveç se vdekja.”

    Allahu jua largoftë brengat dhe shqetësimet dhe ju dhuroftë qetësi shpirtërore.


    Përshtati: Almedin Ejupi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    405
    Ishte shkrim qe me pelqeu dhe e solla te ndaja me ju, me se paku prisja qe tipi sikurse “xhamia” qe tek kjo teme do te hapte nenteme me DEFEKTET e tij te medha dhe shume serioze ... ore xhamia, sherohu njeher nga injoranca , meso separi akiden e mos na jep fetva neve ketu lidhje me hadithet, a aq me pak komentimin e tyre!!!... te sugjeroj te fillosh te mesosh qe nga "akide per fillestaret" ...

    ...Allahu qendron mbi Arsh, po ashtu egziston edhe hadithi ku tregon pra, qe Allahu zbret ne pjesen e tret te nates ne qiellin me te afert, po menyra se si zbret i takon vetem Allahut me Urtesine e Tij. Si e tek nuk eshte ne mundesine e krijesave ta dine...

    Besimtaret Cilesite e Allahut i besojme ashtu sic permenden ne Kur’an dhe Sunnet, duke mos i ngjasuar me cilesite e krijesave, as shtremberuar, as komentuar e as perjashtuar ato.

    selam

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    405
    Po e vet fakti qe mundohesh te japesh krahasime, tregon mungesen, mangesine qe e ke..
    Duhet kuptuar se Allahu nuk krahasohet me cilesit e krijesave (universit etj etj). E ne jemi te varfer ne kete aspekt, te padijshem, aq me pak te pershkruajme, apo te krahasojme.

    A zbret me meshiren e Tij. A zbret a? ... ne nuk e dime si e tek?! E kupton.

    Kemi argument synetin (hadith ) e duhet besuar qe zbret ashtu sic i ka hije vetem te Lartemadheruarit, i pa te meta eshte Ai...

    he se per pak...defektet sheroji "akiden per fillestaret" mos e harro (http://www.qsi-ks.com/webi/ligjerata.php?hoxha=Enis Rama)

    p.s. nuk e kam kohe me humb me, koha me vlen shume...

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin

    Oj Selma te thuash se Allahu eshte mbrenda Universit eshte gabim , se vet Allahu e krijoi Universin dhe nuk eshte mbrenda krijimit te tij sepse jo cdo her Universi ka qen kaq i madh .

    Te te pyes nese tasht Allahu eshte mbrenda Universit , ku ishte para krijimit te tij??
    Edhe nuk i mvesh une cilesi njerzore por perkundrazi jeni ju ata qe e paraqitni Allahun me gjithqfare termash .
    Ti djale i mire u ke hypur skijave dhe kush e di se ku do te ndalesh.

    Ti ke nje problem. Deshiron te dish, dhe mendon qe din, por fatkeqesisht nuk din :S

    Si mendon ti ta kuptosh Boten e Gajbit, kur nuk ke njohuri per Boten ne te cilen mund te eksperimentosh??!

    Ja p.sh. ne hapsire ku mungon graviteti, shkencerisht eshte e vertetuar (perkunder qe logjika jone nga ketu nuk e pranon) qe lengjet psh levizin ne menyre te crregullt dhe jo sikurse ne toke ku lengjet duke ju nenshtruar forcave te gravitetit, levizin nen ndikimin e ketyre forcave qe jane perpendikulare me siperfaqen e tokes, te drejtuar nga qendra e tokes.
    Nese ti duke u bazuar vetem ne teorite intelektuale Aristoteliane do te shkoje ne hapsire per te pire uje, do te zhgenjehesh dhe do te perballesh me realitetin qe uji nuk qendron ne gote sikurse ne toke sipas "dijes dhe intelektit" tend.
    Nuk do te te mbetej rruge tjeter pos qe ta braktisesh intelektin dhe logjiken tende paraprake, nese deshiron te pish uje, perndryshe "kqyr me sy se s'eshte per ty"

    Insha'All-llah e kupton nje here e mire se nuk eshte cdo gje ashtu sic ne e shohim nga ketu dhe te behesh injorant e te thuash jo kjo nuk eshte e mundur, perndryshe je ne total out nga shkenca.
    Ndryshuar për herë të fundit nga uvejsa : 03-05-2010 më 07:05

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Ti kete shembull e more me bo shaka apo cfare??

    Po edhe nje nxenes ne kl te 8 me pyt se si levizin lengjet ne hapesir pa gravitet e din , a e ke perfundu shkollen fillore ti apo jo??
    Ose edhe nese se ke perfundu me siguri gjithsecili ka pa ne TV anijet kosmike , pa gravitet dhe levizjen e ujit
    Po pra, kete doja.
    Tani e sheh sa qesharak dukesh??
    Kur ligji i Tokes dhe i Hapesires jane te ndryshem, si mendon ti te akceptosh Ligjet qe jane per Zotin si Qenie qe nuk njeh kohe dhe hapsir?????

    Kur vie dicka tekstualisht per Transcendencen e All-llahut ne Kur'an apo Hadithe (sic eshte edhe ceshtja e Arshit ne Kur'an), atehere ne vetem e besojme ashtu sic ka ardhur dhe nuk kemi kompetenca te hyjme ne ligje qe Zoti nuk na ka lejuar te hyjme ne to. Ato njohen si GAJB- fshehtesi.

  6. #6
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    xhami a je ndalur te mendosh se mos po e tepron me keto nderhyrjet neper tema, qe realisht nuk kan kurrfar kuptimi dhe kuptimisht po te paraqesin si nje jo musliman qe qellimin kryesor ka, jo te mesoj per Islamin, por ti devijoj temat e Muslimaneve.

    Une mendoj se duhet te mendosh se me iman apo besim nuk i ke punet mire dhe nese vertet ke probleme te tilla, ateher kerko gjej shkaqet dhe eliminoj ato, pasi qe cdo here e me shum nga ti po verejm nje devijim besimi.


    Shpresoj ne mirkuptim nga kjo kritikë, jemi vllezer dhe duhet edhe te kritikohemi perpos qe ti japim komplimente njeri-tjetrit
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Flm shum

    Edhe ma murr mendja sepse kesi budallakie vetem nga hadithet dalin .

    Kjo eshte gjynaf qe bejne , edhe mekat i madh por kshtu eshte kur njeriu nuk logjikon


    Xhami, nëse je musliman. (shpresoj që je)

    A falësh sipas Kur'anit, apo sipas sunnetit ?

    Në çka je më i dijshëm se mësimët e Resul Allahut ?

    Dhe pse ti e ke me te drjet e kur'ani jo ?

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    O bylbyl cka je tu fol allahile??

    Kush dul kunder Kur`anit ?? Apo je jerum ??


    Kur'ani eshte per njerez te ditur, e jo per njerez qe ja fusin kot !

    Nese je prej atyre qe mendojn, duhesh ta pranosh gabimin e ber !

    “Çka t’ju japë Pejgamberi, atë merreni, e çka t’ju ndalojë, përmbajuni dhe kini frikë Allahun, se Allahu është ndëshkues i ashpër.”

    [Hashr, 7]

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    nCilen klas je pash Zotin ??

    Pse fol budallalleqe ?? Sipas teje qenka edhe ne Oqean , edhe ne Shkretetir edhe ne Hane dmth gjithkund ne Univers , por jashta tij ??
    Tek Ai, janë çelësat e sekreteve, askush përveç Tij nuk i di ato.
    Ai e di se ç’ka në tokë dhe në det.
    Asnjë gjethe nuk bie (nga pema), pa dijen e Tij.
    As fara që është në brendi të tokës (nuk mbin), e nuk ka anjë send, të njomë e të thatë, të mos jetë i shkruar në Librin e Qartë. 6 / 59


    Kjo ishte nga Allahu svt.

  10. #10

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Shpresoj qe moderatori ta shikoj te arsyeshme qe ta mbylli sa me shpejt kete teme te pa vlere dhe tendencioze nga nismetare qe i pelqejne te luajne rolin e muslimaneve per te perqare kete komunitet.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •