Besimi islam nė tokat shqiptare
Kontaktet e shqiptarėve me botėn islame, janė relativisht mė tė vona se ato tė pjesės mė tė madhe tė popujve evropianė. Islami u shfaq pėr herė tė parė nė kontinentin e vjetėr nė fund tė mijėvjeēarit tė parė (shek. 9-10-tė).
Spanja ishte mė e ndikuara nga kultura arabo-islame nė Evropė, ishte vendi pėrmes tė cilės nė Evropė u pėrcoll kultura shkencore arabe duke pėrfshirė kėtu tė gjitha sferat si mjekėsinė, fizikėn, astronominė, filozofinė etj. ku edhe pas tėrheqjes sė sundimit arab nga ai vend aty mbeti stili i ri i tė jetuarit i sjell nga ai sundim. Depėrtimi i Islamit nė Evropė dhe nė trojet shqiptare para paraqitjes sė Perandorisė Osmane u bė pėrmes Spanjės.
Historikisht kontaktet ndėrfetare midis shqiptarėve tė krishterė dhe pėrhapėsve tė islamit i takojnė shekullit tė 13-14-tė.
Edhe para zgjerimit tė Perandorisė Osmane mbi trojet shqiptare dhe Ballkan Islami ishte i pranishėm nė trojet shqiptare, por nė njė pasė shumė tė kufizuar. Pas zgjerimit tė Perandorisė Osmane nga tė gjithė popujt e Evropės Osmane pjesa dėrmuese e popullit shqiptarė dhe atij boshnjak pranuan Islamin si fe tė tyre.
Nga shekullit tė 15-16-tė e nė vijim nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė u ngritėn institucione tė rėndėsishme tė kultit islami (xhami).
Islami u pėrhap mė shumė nė Shqipėrinė e Mesme si dhe nė territoret shqiptare qė tashmė ishin nėn pjesėn sllave. Nė shekullin e 18-19-tė islami pati njė lulėzim fetar dhe kulturor nė Shqipėri. Nė kėtė periudhė u zhvillua letėrsia shqipe me alfabet arab, e njohur si letėrsia e bejtexhinjve, qė studiuesit e krahasojnė me letėrsinė alhamiado qė qe zhvilluar mė parė nė Spanjė.
Islami la gjurmė nė jetėn zakonore tė shqiptarėve, pėrmes ndėrhyrjes sė disa normave tė sheriatit. Por sheriati nuk u bė asnjėherė kod sundues zakonor i shqiptarėve. Pranimi i islamit nga shqiptaret shpjegohet edhe me rolin qė do tė luante kjo fe pėr diferencimin e shqiptareve prej sllavėve (zona e Kosovės) dhe grekėve (zona Ēamėrisė) tė cilėt sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar njė politike asimiluese ndaj shqiptarėve.
Feja Islame nė Shqipėri ėshtė karakterizuar kryesisht nga prezenca e shumicės sė myslimanėve sunitė dhe pakicės sė urdhrit bektashi.
Nė kushtet e njė shteti tė pavarur shqiptarė dhe tė pasluftės sė parė botėrorė myslimanėt Sunite riorganizohen nė 1921 nė njė aleancė kombėtare myslimane. Mė 1923 bashkėsia sunite do tė ndahet nga kalifati i Stambollit duke zgjedhur si kryetar Myftiun e Tiranės. Nė kėto vite nė Islamin shqiptarė shfaqet njė dell reformator pasi ndalohet formalisht poligamia, dalin pėrkthime nė shqip tė Kur'anit. Mė vitin 1923 del edhe revista "Zani I Naltė" me ndjenja tė theksuara patriotike dhe reformatore.
Marrur nga Wikipedia
Artikulli: Feja nė trevat shqiptare
Krijoni Kontakt