Close
Faqja 72 prej 107 FillimFillim ... 2262707172737482 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 711 deri 720 prej 1066
  1. #711
    Greva, qytetarët akuza Ramës për bllokimin e rrugëve

    Shih video: http://tvklan.tv/lajmi.php?id=10798#






    Kryetari i PS Edi Rama pati sot përballjen e parë me qyetarët e irrituar për shkak të bllokimit pa afat të rrugëve në Tiranë dhe jo vetëm. Rama, i cili me siguri nuk e vuan qendrimin e gjatë në trafik për shkak se prej 14 ditësh përshkon vetëm trekëndëshin PS – Bashki - bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nuk kishte përgjigje për qytetarët që vizitonin të afërmit e tyre në Spitalin Infektiv të Tiranës.
    Përballja e Ramës me qytetarët, ndodhi pasi vizitoi disa prej grevistëve të shtruar në spitalin infektiv. Gjatë deklaratës për mediat Rama bëri apel për solidarizim me aksionin politik të Partisë Socialiste. Këtu Rama sulmoi zërat që vënë në pikëpyetje vërtetësinë e grevës së urisë, duke i cilësuar ato cinike.
    Grevën e urisë në shesh, sot e ka lënë dhe një tjetër grevist, Ferit Leka për shkak të komplikacioneve me shëndetin. Pasdite socialistët kanë paralajmëruar një protestë të madhe në shesh. Janë të shumtë skenarët që qarkullojnë mbi mënyrën që ka menduar selia rozë të përcjellë këtë protestim, ku nuk përjashtohet dhe bllokimi i disa akseve rrugore kombëtare. Këtij skenari i shtohet dhe një tjetër element, futja në grevë e kryetarit të PS Edi Rama, një lajm ky që konfirmohet nga burime brenda selisë rozë.

  2. #712
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Pasioni i debatit dhe debati i pasioneve

    Duhet thënë se për fat të mirë deri ditët e fundit konflikti i provokuar nga greva e urisë ka qenë një konflikt pasionesh pa shkaktuar dhunë fizike dhe pa infektuar pjesën më të madhe të shoqërisë me ndjenja destruktiviteti. Një nga arsyet e këtij kapsulimi mendoj se është fakti se njerëzit janë të lodhur, nuk kanë besim tek forcat politike dhe fjala e tyre, si dhe, padyshim, prezenca gjithmonë autoritare e ndërkombëtarëve, që janë kundër përshkallëzimit të konfliktualitetit në dhunë. Por ama nuk përjashtohet që ky lloj kapsulimi të shpërthejë në konflikt, dhunë e destruktivitet, siç po duket ditët e fundit. Gjykoj se për këtë ndikimin kryesor e ka gjuha e përdorur e cila, siç e ka provuar tashmë historia, duke qenë mjet i fortë ndikimi, mund të bëhet fare lehtë paradhoma e dhunës fizike. Dhe nuk do shumë për të kuptuar se retorika e përdorur nga palët synon nxitjen e pasioneve iracionale të pjesës më agresive të militantëve, çka po sjell dhe largimin gjithnjë e më të madh të mundësisë së dialogut aq të kërkuar nga njerëzit që e vështrojnë së jashtmi këtë konflikt, duke pasur parasysh interesat e tërë shqiptarëve sot dhe nesër.
    Para së gjithash më duhet të rithem se, sipas meje, mjeti i parë nxitës që po e kalon gjendjen në iracionalitet është vetë greva. Ndërkohë që mund të jesh dakord me shumë nga kritikat e opozitës, ky mjet i përdorur dhe mënyra se si po përdoret denoncon në një farë mënyrë edhe synimin e vërtetë të opozitës, që nuk është zgjidhja e problemit të votës së lirë, siç pretendon, por nxitja e konfliktit dhe destabilizimit për të arritur përmbysjen e Qeverisë. Historikisht grevat e urisë janë mjete denoncimi e proteste të të dobëtëve që nuk kanë mjete të tjera. Greva e fundit për të cilën kam dëgjuar të flitet është ajo e të burgosurve politikë në Kubë p.sh. Kurse PS dhe aleatët e saj janë larg së qeni të dobët dhe pa mjete. Janë një parti që ka pothuajse gjysmën e Parlamentit, me pushtetin lokal më të madh në duart e saj, me fuqi financiare dhe me mediatike ndoshta edhe më të madhe sesa vetë maxhoranca. Edhe përdorimi i grevës për të kaluar në bllokime rrugësh e ndeshjeje me policinë tregon se greva po përdoret si mjet nxitjeje konflikti të atij që mendon se është më i fortë dhe jo si mjet paqësor proteste i të dobëtit që s’ka mjete të tjera.
    Thënë kjo mendoj se edhe retorikat e përdorura gjatë këtij konflikti janë shumë të rëndësishme në rritjen e konfliktualitetit dhe në këtë kontekst nuk do shumë mend për të kuptuar se edhe maxhoranca, megjithëse duket e vendosur të mos i përgjigjet dhunës me dhunë, po shfaq iracionalitetin e saj në retorikat që po përdor, duke e ndihmuar jo pak përshkallëzimin e konfliktit drejt iracionalitetit.
    Ky shkrim synon të dekonstruktojë disa elemente të retorikës politike të përdorur nga opozita dhe maxhoranca, me synim kthimin në racionalitet të palëve në konflikt, çka është edhe premisa e parë për dialog.
    Le të ve në dukje disa nga retorikat e opozitës dhe maxhorancës, që synojnë të përshkallëzojnë emocionet e të bëjnë njerëzit të humbasin racionalitetin?
    Së pari, kur opozita deklaron se përgjegjës për këtë gjendje është vetëm një njeri, Sali Berisha, nuk do shumë për të kuptuar se kemi të bëjmë me një teknikë propagandistike, që synon të përqendrojë urrejtje dhe emocione negative ndaj simbolit të kundërshtarit, por jo të kërkojë dialog dhe rrugëzgjidhje racionale me një parti që ka shumë mbështetës dhe shumë anëtarë e që, për më tepër, do të mbetet përsëri në Shqipëri edhe pasi të mbarojë ky konflikt.
    Së dyti, opozita abuzon me krizën ekonomike që po përjetojnë një pjesë jo e vogël e shqiptarëve, kur ia vesh thjesht e vetëm Qeverisë dhe Berishës. Për çdo mendje sadopak racionale që ka ndjekur e ndjek zhvillimet ekonomike të Shqipërisë është e qartë se kriza ekonomike ka rrënjë shumë më të thella dhe përgjegjësi shumë më të gjera, prandaj t’u premtosh njerëzve se do t’u zgjidhësh krizën po të hidhen në luftë për jetë a vdekje për ty është një spekulim dhe manipulim me emocionet dhe nevojat e tyre.
    Së treti, abuzohet me fjalën transparencë me hapjen e kutive kur thuhet se me hapjen e kutive do të marrë fund problemi i votës së lirë të shqiptarëve. Të gjithë e dinë (e këtu kam parasysh edhe mjaft nga ata pasunarë që janë sot në grevë e shumë të tjerë që i mbështesin ata) se është vjedhja e pasurive të shqiptarëve që ka krijuar vjedhjen e votës nga të dy palët dhe se të premtosh se mund të ketë votë të lirë me këtë sistem grabitjeje të shqiptarëve të ngritur nga ata është vetëm spekulim për të paditurit dhe të painformuarit.
    Së katërti, është krejtësisht emocional dhe abuziv premtimi se kjo grevë, që sipas të thënave dhe të mosthënave të opozitës do të sjellë rrëzimin e Qeverisë, do të sjellë shpëtimin përfundimtar, pra a thua se me këtë do të zgjidhen të gjitha problemet e shqiptarëve. Tashmë historia ka provuar se nuk ka “luftëra finale” dhe as “ja vdekje, ja liri” por lufëtra të përditshme për më shumë liri dhe më shumë demokraci. Historia ua ka provuar tashmë shqiptarëve se në emër të luftës finale janë bërë shumë krime.
    E njëjta situatë, thuajse simetrike, iracionaliteti vihet re edhe në retorikat e maxhorancës. Një mendje racionale nuk mund të jetë kurrsesi dakord me disa nga shtyllat e retorikës së reagimit të PD ndaj aksionit dhe retorikës opozitare.
    Së pari, ashtu sikurse me Berishën, në krahun tjetër nuk mund t’i vihet faji i gjithë këtij konfliktualiteti një njeriu të vetëm, Edi Ramës. Deliret dhe etja e tij për pushtet nuk mjaftojnë për të shpjeguar këtë krizë. Ajo është rezultat i një kompleksiteti gjërash që duhen analizuar me hollësi dhe transparencë nga maxhoranca. Ndër këto janë edhe kusuret që e veshin me përgjegjësi maxhorancën në shumë aspekte për të cilat ajo duhet të reflektojë, duke filluar që nga kodi zgjedhor i mbrapshtë që aprovoi, përdorimi selektiv që i ka bërë ligjit për të dobësuar kundërshtarët e deri tek mjaft politika klienteliste e korruptive, që kanë nxjerrë në rrugë me ndjenjë revolte dhe padrejtësie jo pak njerëz.
    Së dyti, vërtet nga njëra anë nuk është e drejtë të thuhet se kriza ekonomike buron thjesht e vetëm nga qeverisja e PD, por nga ana tjetër, është iracionale të thuhet se nuk ka krizë, por ka lulëzim, siç shprehet Berisha. Për hir të së vërtetës Kryeministri ndonjëherë e thotë se ende ka shumë për të bërë, se jemi përsëri të varfër, por gjithsesi ai e mohon thuajse kategorikisht një situatë krize ekonomike, ndërkohë që në fakt, ka shumë tregues që flasin se ajo ekziston dhe kërkon reflektim shumë serioz e shumë bashkëpunues për rrugëdaljet prej saj.
    Së treti, një nga teknikat e manipulimit të emocioneve që përdor maxhoranca duke e polarizuar edhe më situatën është akuza se kjo që po bëjnë socialistët vjen ngase bijtë e ish-komunistëve duan të marrin pushtetin me dhunë si baballarët e tyre. Në përgjithësi retorika e fajësimit të bijve për krimet e baballarëve synon një prapaprojektim të situatës së sotme në kujtimet e së djeshmes, pra të nxisë ndjenjat e urrejtjes për të djeshmen të një pjese jo to vogël të shoqërisë, duke i bërë ta përjetojnë situatën e sotme si kërcënim për kthimin e së djeshmes. Edhe kjo retorikë kërkon të prekë vetëm emocione. E vërteta është se marrjen e pushtetit me dhunë dhe destabilizim ne e kemi trashëguar të gjithë, si shqiptarë, nga komunizmi e më herët, duke filluar që nga Zogu e Noli. Me destabilizim dhe dhunë e greva e mori edhe PD-ja në 1992, një vit pasi kishte humbur zgjedhjet. Me destabilizim dhe dhunë e mori edhe PS-ja në 1997. Me destabilizim dhe dhunë tentoi ta rimerrte edhe PD-ja më 1998. Dhe, po ashtu, nëse do të kërkosh rrënjët e përkatësisë së liderëve të të dy partive do të gjesh ish-komunistë në të dyja anët, duke filluar që nga Sali Berisha. Prandaj edhe kjo retorikë synon të prekë emocione dhe është jashtë racionalitetit.
    Edhe politikat e antimitingjeve të organizuara nga maxhoranca, që synojnë të rreshtojnë njerëzit në kampe, po e rrisin polarizimin dhe konfliktualitetin.
    Pra, ndërkohë që vendi ka kaq shumë nevojë për pasionin e debatit të arsyeshëm për të gjetur rrugëzgjidhje, tek ne po ndizet ditë e përditë debati i pasioneve. Dhe ky nuk mund veçse të gjenerojë konflikt dhe dhunë, pasi “debati” i pasioneve, për nga vetë natyra e këtyre, nuk gjeneron arsye, por dashuri, urrejtje e rreshtime emocionale që bëhen gjithnjë e më syverbra kur nuk ndriçohen nga arsyeja.
    Gjykoj se është imperative të fashiten retorikat polarizuese të të vërtetave manipulative të pasioneve e të kërkohen të vërtetat e pakundërshtueshme nga arsyeja e shëndoshë e të dy palëve. E ndër këto të vërteta do të veçoja disa, të tilla si:
    Së pari, se transparenca që kërkohet nuk është e lidhur thjesht me hapjen e kutive, por me tërë sistemin elektoral e jo vetëm me këtë, por me tërë sistemin e korrupsionit që ka çuar në vjedhjen e votës e se, prandaj, kërkesa për votën e lirë nuk mund të ndahet nga kërkesa për transparencën e financimeve të partive dhe transparencën e pasurimit të politikanëve tanë.
    Së dyti, se përgjegjës për këtë që po ndodh nuk janë Sali Berisha dhe Edi Rama, por edhe të tjerë rreth e rrotull, që kanë edhe ata përgjegjësitë e tyre për mirë apo për keq, e se do të ishte një kthim prapa qoftë edhe sikur zgjidhja të arrihej nga ulja në tryezë e këtyre të dyve pa përfillur institucionet që duhet të kontrollojnë këta dhe partitë e tyre.
    Së treti: vendi ka krizë ekonomike, por kjo krizë nuk është thjesht për shkak të Qeverisë, por për shkak politikash të gabuara për të cilat janë të dy palët përgjegjës dhe pikërisht për këtë, duhet të mos e përshkallëzojnë edhe më këtë krizë ekonomike me një konfliktualitet shkatërrues edhe për ekonominë e mbetur më këmbë.
    Së katërti, se kjo që po ndodh nuk është një ripërsëritje e luftës midis ish-bllokmenëve dhe antikomunistëve, por një situatë e re në një kontekst të ri ekonomik, social dhe gjeneracional, ku ashpërsia më e madhe nuk vjen as nga ndarja ideologjike dhe as nga ajo e përkatësisë familjare, por nga konflikti i interesave të lidhur ngushtë me pushtetin, nga një sistem ekonomiko-politik i bazuar mbi abuzimin dhe vjedhjen, që sjell pastaj edhe vjedhjen e votës.
    Gjykoj se kjo krizë i ka bërë problemet e këtyre të vërtetave e të të tjerave si këto edhe më evidente dhe se, prandaj, nuk është ende tepër vonë për të thënë se kjo krizë na ka bërë edhe mirë sikur palët të kërkojnë të ballafaqohen me to me rrugë racioale. Përndryshe do të jetë tepër vonë.

    Fatos Lubonja\Panorama

  3. #713
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx Dydrins per nformatat.
    S'munda sot te shoh gje ne Tv.

    Ndonje qe ka miq ne tiran a mund te na thote cfar mendojn qytetaret e tranes per maskarallyqet e Edvinit?

    msus..

    thx per kumbaron..

    e ka bo m.ut ate peshkaqenin e selise roz.. polpotin e tiranes.

    .

  4. #714
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Te arrestuarit me precedente penale

    Koha Jone

    Dy jave pas protestave te perditshme te Partise Socialiste dhe mbeshtetesve te saj, ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", ku eshte instaluar edhe cadra e grevisteve te urise, si dhe te per bllokimin e rrugeve nacionale ne disa qarqe te vendit, ka reaguar zyrtarisht Ministria e Brendshme. Ne nje njoftim zyrtar te zedhenesit te saj Fatmir Konja, thuhet se "Ministria e Brendshme disponon tashme te dhena te sakta se kundershtimet me dhune te punonjesve te policise, gjate manifestimeve te paligjshme te Partise Socialiste, jane kryer dhe nxitur nga persona te evidentuar me precedente kriminale".

    Sipas kesaj ministrie, "ne radhet e personave te arrestuar, te ndaluar, te shoqeruar apo proceduar ne gjendje te lire, pas manifestimeve te paligjshme dhe pengimit te qarkullimit te mjeteve te transportit, te pakten 2 persona ne Tirane, 2 ne Durres, 4 ne Shkoder, 4 ne Gjirokaster dhe 2 persona ne Berat, figurojne te evidentuar me precedente kriminale". Ne deklaraten e dikasterit te rendit, zedhenesi theksoi se "perfshirja e personave me precedente kriminale ne manifestimet ne kundershtim me ligjin qe ka zhvilluar Partia Socialiste ne disa qarqe te vendit, perben nje rrezik serioz per rendin dhe sigurine publike".

    Nisur nga rastet me te fundit te bllokimit te disa akseve kryesore nacionale nga mbeshtetes te protestes se PS-se, Ministria e Brendshme shprehu shqetesimin per cenimin e rendit dhe sigurise dhe shkeljen flagrante te ligjit. Ne kete deklarate thuhet se "grumbullimet dhe manifestimet e paligjshme dhe pengimi i qarkullimit te mjeteve te transportit rrugor, te dyja vepra penale te parashikuara ne ligj, ne disa raste jane shoqeruar edhe nga kundershtime me dhune te punonjesve te policise".

    Nga ana tjeter, ne kete Ministria e Brendshme ka konstatuar se Partia Socialiste po angazhon ne manifestimet e saj te paligjshme edhe punonjesit, policet bashkiake dhe zyrtaret e administrates te njesive vendore qe ajo qeveris. Ne kete situate Ministria e Brendshme i ka bere thirrje Partise Socialiste te distancohet nga personat me precedente kriminale te angazhuar ne aksionet e saj politike, te mos keqperdore administraten vendore qe ka nen kontroll dhe te heqe dore nga veprimet dhe manifestimet qe cenojne rendin dhe ligjin. Njekohesisht ne kete deklarate, shprehet mbeshtetja e plote per punen dhe angazhimin e strukturave te Policise se Shtetit ne te gjithe vendin, te cilat sipas Ministrise se Brendshme, ne cdo rast kane qendruar ne lartesine e detyres, duke mbrojtur ligjin, e njeheresh duke respektuar maksimalisht te drejtat dhe lirite e qytetareve.

    http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=54341
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 14-05-2010 më 17:53
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #715
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    una thom qe te arrestohen gjith ish-sigurimsit qe jane ne krah te grevistave ...

    gjith ish-sigurimsave qe jane ne krah (ne friken dhe trysnine) e salis, tu digjen dosjet, e te mos iu gjindet nami e nishani ...

    keshtu lahen duart si ponc pilati ...

  6. #716
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Si shumë po i lodh njerëzit shoku Rama! Nga Saimir Kumbaro

    Saimir Kumbaro*

    Gabuat në zgjedhjen tuaj si politikan. Nuk je fare politikan shoku Rama. Vetë e ke deklaruar. Të bësh politikë duhet të dish, të njohësh dhe të kesh kulturë të madhe. Ti nuk i ke këto cilësi. Je karizmatik, flet bukur dhe i tërheq e ndez turmat, por kjo nuk mjafton. Mbi të gjitha duhet të jesh i mençur. Nuk mjafton të jesh i zgjuar. Nuk po marrim vesh se ku do dalësh me armën që ke zgjedhur! Ku do ta shpiesh atë pjesë të popullit që ke marrë përsipër të mbrosh. Më vjen keq kur shoh përqark teje, njerëz që u ngjajnë dallkaukëve që i rrotullon era sa majtas djathtas. Ata edhe ty një ditë do të kthejnë kurrizin. Janë tashmë të provuar. Ata nuk kanë ideale, pra bëj kujdes nga babëzia për karrige e disa politikanëve që të vijnë rrotull. Si një prej firmëtarëve të apelit që një grup artistësh, mjekësh dhe profesorësh shqiptarë ju bënë për ndërprerjen e grevës së urisë, organizuar prej jush, dhe si një qytetar që dëgjoj fyerjet më banale nëpërmjet kanaleve televizive, e ndjej sërish për detyrë t’ju drejtohem.
    Në vitin 2000, ju u zgjodhët Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Komuniteti i artistëve dhe shkrimtarëve shpresoi se do shndërroheshit në një promotor në dobi të jetës kulturore e artistike të kryeqytetit. Kam besuar se do ta kthenit Tiranën në një prej qendrave më të rëndësishme të promocionit kulturor rajonal e më gjerë. Kam besuar se do i jepnit jetë iniciativave private artistike, duke vepruar si gjithë kolegët tuaj perëndimorë, që i ofrojnë artistëve hapësira publike dhe mjete për të realizuar krijime bashkëkohore. Kam besuar se do përpiqeshit ta shtrinit më tej emancipimin e popullit. Mirëpo, ajo çfarë ti ke bërë në fushën e kulturës dhe lëvizjes artistike rezulton të jetë një masakër e vërtetë. Ti jo vetëm që nuk ndërtove institucione të reja, siç mund të ishin Galeria dhe Muzeu i Bashkisë, Teatri për të rinjtë, jo vetëm që nuk përkrahe iniciativat për organizime e aktivitete kombëtare e ndërkombëtare, por iu sule atyre pak institucioneve artistike dhe i shkatërrove. Kujtoj inaugurimin e kinema “Republika”, që ti e quajte “Milenium 1”. Ku është? E rrafshove nga faqja e dheut. Rrafshove kinema “17 Nëntorin”, kinema “Ali Demin”, kinema në Kombinat, Laprakë, kinema “Partizanin”, dhe së fundi i dhe dërrmën kinema “Dajtit”. Nga të buron gjithë kjo urrejtje për artin shqiptar? Ti shkatërrove Estradën e Tiranës. Deshe të shkatërroje edhe Teatrin Kombëtar, por nuk të eci. Mban të mbyllur kinema “Agimin”!
    Përse gjithë ky vrer për krijimtarinë kombëtare?
    Më kujtohet mirë një mbledhje në Teatrin Kombëtar, kur talle dhe përbuze artisten e popullit Violeta Manushi. Ti nuk ke respekt për asnjë lloj zhanri dhe artisti që krijon art kombëtar. Ti e përbuz krijimtarinë e artistëve dhe shkrimtarëve shqiptarë. Ti shan dhe etiketon me gjithfarë epitetesh artistët e krijuesit që nuk janë pro teje. I quan ahengxhinj e dajrexhinj, kalemxhinj e bojaxhinj. Epiteti i fundit do t’ju përshtatej më së miri, se e ke treguar veten që në këtë fushë s’ta kalon njeri. Mbete një piktor amballazhesh. Kryeveprat tuaja janë pallati me shigjeta në unazën e Tiranës dhe fasadat pa shije të godinave socrealiste. “Bunkeri” yt në Die të Francës i mbuluar me rrecka, të cilin ti e deklarove para publikut francez si një copë Shqipëri. Një tjetër kryevepër ishin çarçafët me të cilët mbulove Bashkinë e Tiranës. E mbulove me slogane si ato që ke rreshtuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ty të përkrahin ata artistë që financon me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ke mbjellë urrejtjen dhe përçarjen mes njerëzve. Mos i nxit njerëzit të vrasin njëri-tjetrin o njeri. Një fjalë e urtë thotë: “Kur lind një konflikt shfaqet një kategori njerëzish që nxit”. Këta njerëz janë pjesa më e keqe e shoqërisë. Ti po nxit.
    O Kryetar i Bashkisë së Tiranës! Ti që “mbron” interesat e banorëve të kryeqytetit, ti që administron çdo pëllëmbë tokë në Tiranë. Dil e shih si e ke katandisur kryeqytetin. Të zë tmerri kur mendon të dalësh nga shtëpia me makinë, gjithandej stres, zhurmë e pluhur. E vetmja gjë e mirë që ke bërë ka qenë prishja e kafeneve dhe kioskave. Të fortët që ti i ke shumë frikë, i kompensove me toka në zona parqesh. Ti je frikacak dhe oportunist! Të njoh mirë dhe e di që nuk je trim, përkundrazi. Shkrimet e tua nuk janë gjë tjetër veç se “fletë\rrufe të stilit të revolucionit kulturor kinez”. Prano një këshillë si koleg: Mos ofendo ata që dikur të kanë mbështetur, të kanë dalë krah dhe të kanë votuar. E di dhe e kuptoj që je i ngarkuar emocionalisht, e kuptoj që barra që ke marrë mbi supe është e rëndë, por harron se gjunjët e tu nuk e mbajnë dot këtë ngarkesë. Nuk merret pushteti me dhunë o njeri. Në një emision të Adi Krastës dëgjova kryetarin e G 99. E.Veliaj na quajti krunde. Ata pak artistë që të mbështesin i quajti miell. Sa qesharak mu duk mullixhiu yt, ky pioner i Ramiz Alisë. Na quajti krunde se nuk jemi dakord me rrugën tënde. Ky djalë që të imiton dhe që ka goxha rrugë përpara, është ende i njomë të fyejë me banalitete ordinere armatën e artistëve. Është ende i vogël të cilësojë si krunde zonjat Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Irini Qiriako, Lili Cingu, Jera Kruja, Edi Luarasi, zotërinjtë Agron Aliaj, Mirush Kabashi, Rexhep Çeliku, Edmond Zhulali, Zhani Ciko, Mihal Luarasi, Halim Kosova, Dhori Kule, Shezai Rokaj, Marenglen Spiro etj! Asistenti yt, E. Veliaj është ende i vogël të përbuzë e përgojojë në emisionet televizive emra të tillë që janë nderi i kombit. Tjetër gjë është zoti Dokle. Ai si një politikan i vërtetë dhe njeri me kulturë, i vlerësoi artistët që ti përbuze. U mundua t’u verë në vend nderin e përkëmbur nga ju. Namik Dokle mori një dimension tjetër para nesh. Mëso nga ata që dinë më shumë se ty në politikë. Zoti Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe i socialistëve! Mos nxit urrejtje mes nesh. Mos përça artistët, mjekët e profesorët se gabon rëndë.
    Si një prej firmëtarëve të asaj letre që aq shumë të ka acaruar, të pyes: Përse nxit me grevën tënde? Përse bëhesh pengesë e njerëzve që integrimi me botën duhet t’i bashkojë. Nxitësit e së keqes janë kategoria më negative e shoqërisë. Përse duhet të na ngresh një çadër-pritë dhe të bllokosh rrugët? Po ndalon qarkullimin e njerëzve dhe ky veprim dënohet nga ligji. Edhe në Paris ka greva e demonstrata, por askush nuk guxon të bllokojë sheshin e Bastijës ose Champ Elisene. Njerëzit protestojnë, edhe me dele e lopë, por janë në lëvizje dhe jo më shumë se tre-katër orë në ditë. Ti organizon anarkinë se ky tipar është pjesë e karakterit tënd. Për ty dhe ata që kanë hyrë në grevë, kjo protestë është e drejtë, por ajo shkel parimin bazë të demokracisë. Greva jote në mes të Tiranës shkel të drejtat e anës tjetër që nuk është dakord me ty. Do qe e udhës të zgjidhje një tjetër vend, që mos pengonte qarkullimin e njerëzve. Rruga është e udhëtarit dhe e Zotit dhe jo e pasuesve të tu. Përse kërkon të na kthesh në shekullin e kaluar, kur nxitësit e 97-ës dogjën e vranë mbi 4500 njerëz? Me nxitjen e tyre dhe etjen për pushtet shkatërruan shtetin e brishtë, që nuk kish më shumë se katër-pesë vjet jetë. Disa nga ata që sot të rrethojnë, nxitën njerëzit dhe dogjën vendin, duke penguar ecjen e shqiptarëve drejt të ardhmes. Fjala luftë që ti e ke qejf ta përdorësh shpesh, ngjit shumë në masën e njerëzve të paditur. Në 1997 u sajua një luftë absurde, një luftë ku shqiptarët të nxitur nga partia që t’i përfaqëson dhe aleatët tuaj, që sot mbajnë fjalime patetike, nuk bëjnë gjë tjetër veç nxitjes drejt së keqes. Hidh sytë pas dhe kujto se ç’gjëmë ra mbi popullin e pafajshëm në 1997. Fjalori fyes që ti përdor kundër atyre që nuk mbajnë anën tënde, nuk i shërben askujt. Fjalori yt nxit urrejtjen. Gjej mor burrë një mënyrë dhe zgjidhni këtë nyje gordianë që ke gatuar vetë. Nëse vërtetë nuk je i zoti, ik nga skena politike, ik dhe merru me tjetër gjë. Armata e artistëve është e fuqishme dhe bëj kujdes kur sulesh kundër tyre. E më në fund, nëse vërtetë nuk rrije dot pa “pushtuar” bulevardin e shqiptarëve, përse duhej bërë pikërisht ditën kur Evropa me firmat 12 Ministrave të Jashtëm nënshkroi vullnetin e saj për të na hapur derën? Pra edhe njëherë, ndale ngujimin ku ke futur burra, gra e nëna të nderuara dhe ulu e dialogo me kundërshtarët e tu, për të mirën e shqiptarëve. Bëj një gjest qytetarie, se do dalësh i fituar. Flake fjalorin e rrugës, flake atë fjalor që nuk të nderon. Fjala vret si plumbi o njeri dhe ti këtë e di. “Pushteti fitohet me grykën e pushkës”, ka thënë Lenini. Por dije se dhuna pjell diktaturë dhe diktatura pjell pushtet të pakufishëm, diktatura qëndron mbi ligjin. Jep shembull i pari e mos shkel ligjet e vendit, që shumë nga ata që kanë hyrë në grevë i kanë votuar. Mos dhuno ata gra e burra të mbyllur në çadrën e vdekjes, se ashtu të pëlqen ty. Mos dhuno njerëz shoku Rama. E drejta e jetës është nga më themeloret e të drejtave të njeriut. Ti jep urdhra që nën emrin e kauzës, njerëzit të vdesin ndërsa vetë me kollare dhe kostum firmato bën xhiro para kamerave televizive si në një sfilatë mode. Me një sy të përlotur mes atyre që vuajnë dhe nuk kanë fuqi të rrinë në këmbë i përkëdhel dhe u lëmon flokët. I puth e përqafon për të demonstruar dashurinë e pakufishme që lideri ka ndaj njerëzve të sakrificës. Nisesh deri në Paris të rekrutosh të tjerë artistë. Po përdor çdo mjet që të zgjatësh agoninë tënde në politikë. Unë jam regjisor dhe i dalloj kollaj pozat dhe gjestet teatrale që mirë i ke përvetësuar. Je aktor i mirë, herë komik dhe herë dramatik. Do ta jepja me qejf rolin e “heroit’ të realizmit socialist. Ja kalon Dedës, Nebi Surelit, Ademit të digës, Koçit të zonjës nga qyteti dhe gjithë heronjve të socrealizmit, që ne kemi krijuar në filmat tanë për 40 vjet. Të premtoj se do ta ofroj një rol heroin e filmin e ardhshëm. Shoku Edi Rama, koha e dhunës ka mbaruar. Për të shkatërruar duhet vetëm një cilësi, përdorimi i forcës. Je orator i madh o Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe i socialistëve, dhe kjo është dhunti natyrore, por fjalët nuk i zgjedh mirë. Në fjalimet që mban dëgjoj që përdor shpesh fjalët: “betejë”, “luftë”, “mbi trupat tanë do mbrojmë..””, “shkëmb graniti” “kauzë” etj, si këto që na kujtojnë pushtetin e zi që shporrëm njëherë e mirë në vitin 1992. Sloganet e zjarrta që ti ke zgjedhur çojnë peshë vetëm ish-sigurimsat që kanë filluar të mblidhen edhe më shumë rreth teje. Fjalori yt nuk na frymëzon, përkundrazi na revolton. Nuk do të lejojmë të përpiqesh që të përdorësh dhe manipulosh njerëzit hallexhinj. Koha e dhunës ka vdekur. Ta zëmë se e more pushtetin! Pastaj? Kurrë nuk ke dhënë një alternativë, kurrë s’ke paraqitur një platformë në shërbim të njerëzve. Nuk dimë se si do ta drejtosh këtë shtet apo do ta bësh bordell, siç ke bërë Tiranën? Aftësinë për organizim shoqatash ta njoh mirë. Por vetëm kaq. Je i limituar. Është vështirë të drejtosh një shtet, aq më tepër që nuk je politikan siç ke deklaruar edhe vetë. E vërtetë është që je orator i madh.
    Më kujtohet një prej mitingjeve në sheshin para stadiumit “Qemal Stafa”, ku shave dhe akuzove pushtetin komunist: Të kujtoj që ata që të rrethojnë sot, kanë qenë ministra të Ramiz Alisë. Nuk u lë gjë pa thënë e pa sharë. I shave dhe përbuze para 40 mijë mbështetësve që të duartrokitën e brohoritën me shpirt e zemër. Ngrite zërin si një aktor tragjedie dhe the: “Enver Hoxha na skuqi si rusë, na zverdhi si kinezë dhe na nxiu si shqiptarë.” Të kujtohet? “Na nxiu si shqiptarë”. Pushteti që ti lakmon nuk merret me revolucion, nuk merret me dhunë. Nuk e kuptoj përse Qeveria të toleron ty o njeri që shkel ligjet e vendit. Mos përfito nga butësia dhe zbatimi i ligjit që demokracia nganjëherë e ka. Shko në Paris dhe blloko Champ Elisene. Të zënë për zverku dhe të sikterisin dyzet pash nën dhe. Mos përfito e provoko demokracinë infantile shqiptare. Si nuk e kupton që çdo ditë është në disfavorin tënd. Zjarri që kërkon të ndezësh do të përpijë e përcëllojë ty vetë. Përse je bërë kaq agresiv o Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe socialistëve? Ku u zhduk piktori i guximshëm Edi Rama? Ku humbi njeriu i të famshmëve “Refleksione”. Mos na fyej o njeri, mos shaj se ky fjalor nuk të nderon. Mos ofendo njerëzit me fjalë të pamatura. Kthjellohu e ftillohu, thirri arsyes dhe flake të kuqen bolshevike që të është ngjitur si tatuazh. Dikur bërtisje kundër diktaturës. Çudi! Ku u tret e humbi antikonformisti i dikurshëm! E dalloj qartë armiqësinë ndaj liderit të maxhorancës Sali Berisha. Të është kthyer në obsesion emri i tij. Është zgjedhja jote. Urrejtja që ke ndaj tij nuk duhet t’i ngjaj benzinës që ndez zjarrin, nuk duhet ndërzejë njerëzit. Mos i përçaj shqiptarët se jemi pak për të qenë armiq të njëri-tjetrit. Koha e dhunës ka mbaruar, ajo i përket të shkuarës dhe ti kot përpiqesh të kthesh pas rrotën e historisë. Nxirri njerëzit nga ngujimi dhe dil njëherë fshatrave të shohësh se sa kanë ndryshuar gjërat. Dil njëherë dhe shih se s’ka më shtëpi qerpiçi e rrugë me baltë, por vila e rrugë të asfaltuara që zbukurojnë e lehtësojnë jetesën e shqiptarëve.. Dil njëherë dhe do bindesh se sa ka ndryshuar jeta e popullit. Ka edhe njerëz me lista, ka edhe të varfër, por janë një kategori që nuk e do punën, se fushat rrinë djerr e nuk i punon njeri. Vetëm tek ne quhet fjalë e urtë “Kam gjetur një punë, pallë ariu”. Këta janë ata që hanë me lista. Dil njëherë dhe shih sa ka ndryshuar, Divjaka, Postriba, Preza e Petrela, Farka dhe Zara, Pojani e Tropoja. Dil o kryetar i socialistëve, që të bindesh se sa është rritur mirëqenia e këtij populli. Shqiptarët sot ndjehen më shumë se kurrë evropianë, e mbi të gjitha njerëz të lirë! Edhe njëherë të bëj thirrje: Mos i nxit njerëzit dhe mos i pengo drejt vëllazërimit dhe së ardhmes.
    *Regjisor
    Panorama.com.al

  7. #717
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,771
    Pse po i lodh njerezit Edi?.

    Ai per te mir e ka.I ka futur ne pune si grevist.

  8. #718
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Te cohesh nga rrethet te vesh ne tirane per protesta vetem ne Shqiperi mund te ndodh. Si rrine keta njerez pa pune? kush i ushqen? po naften per transportin kush e paguan?

    Ndersa shkrimi qe paska bere ky regjizori me pelqeu. Per nje gje nuk jam dakort; edi rama nuk eshte as orator, as piktor e as aktor nuk mund te jete. Turmat atij i vene nga mbrapa(ne fakt edhe nje gomar te vesh ne krye te PS-s turma nga mbrapa do i vere.). po te kishte qene piktor edi rama ai kishte ndejte ne france ashtu si dhjetra e dhjetra piktor, nuk ishte kthyer ne shqiperi te loste rolin e Dulles.

  9. #719
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Kot e kini qe merakoseni kaq shume.
    14 dite ne greve urie.
    Pa ngrene e pa pire, pa pare diell me sy.
    Kuq si molla jane.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  10. #720
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga djaliepirotas Lexo Postimin
    Kot e kini qe merakoseni kaq shume.
    14 dite ne greve urie.
    Pa ngrene e pa pire, pa pare diell me sy.
    Kuq si molla jane.

    Rasadi poshtert (fare e keqe e komunizmit) Komunista te felliqte.

    Si nuk ju ka mbetur asnje ""grame "" nacionalizem ne shpirtin e tyre.

    Jemi duke e cuditur gjithe evropen , bejme zhurme sikur te kishim qene nje shtete me 100,milion banore, he fare e keqe.

Faqja 72 prej 107 FillimFillim ... 2262707172737482 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •