Mblidhet grupi i PS dhe aleatët, Ruçi:Vendim për zgjidhjen e krizës
Shekulli Online | 30/04/2010
TIRANË- Duke i bere ftese protestuesve te vazhdojne te qendrojne ne shesh, kreu i grupit Kuvendor të PS-së, Gramoz Ruçi ka njoftuar mbledhjen e grupit parlamentar dhe aleatet, nga e cila do dilet me një vendim shume te rendesishem për zgjidhjen e krizës dhe vijimin e protestës.
"Fjala jonë për kauzën tonë nuk mbaron këtu, fillon këtu. Qëndresa jonë, nuk mbaron tani, fillon tani. Protesta jonë nuk mbaron, tani fillon"- tha Ruçi, duke folur nga tribuna, fill pas fjalës së liderit të PS-së, Edi Rama.
Sipas tij, në funksion të kësaj fjale e qëndrese, pas 45 minutash do ketë një vendim të rëndësishëm në funksion të zgjidhjes së krizës nga ana e grupit të PS-së.
Krijoni Kontakt