Greva, qytetarët akuza Ramës për bllokimin e rrugëve
Shih video: http://tvklan.tv/lajmi.php?id=10798#
Kryetari i PS Edi Rama pati sot përballjen e parë me qyetarët e irrituar për shkak të bllokimit pa afat të rrugëve në Tiranë dhe jo vetëm. Rama, i cili me siguri nuk e vuan qendrimin e gjatë në trafik për shkak se prej 14 ditësh përshkon vetëm trekëndëshin PS – Bashki - bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nuk kishte përgjigje për qytetarët që vizitonin të afërmit e tyre në Spitalin Infektiv të Tiranës.
Përballja e Ramës me qytetarët, ndodhi pasi vizitoi disa prej grevistëve të shtruar në spitalin infektiv. Gjatë deklaratës për mediat Rama bëri apel për solidarizim me aksionin politik të Partisë Socialiste. Këtu Rama sulmoi zërat që vënë në pikëpyetje vërtetësinë e grevës së urisë, duke i cilësuar ato cinike.
Grevën e urisë në shesh, sot e ka lënë dhe një tjetër grevist, Ferit Leka për shkak të komplikacioneve me shëndetin. Pasdite socialistët kanë paralajmëruar një protestë të madhe në shesh. Janë të shumtë skenarët që qarkullojnë mbi mënyrën që ka menduar selia rozë të përcjellë këtë protestim, ku nuk përjashtohet dhe bllokimi i disa akseve rrugore kombëtare. Këtij skenari i shtohet dhe një tjetër element, futja në grevë e kryetarit të PS Edi Rama, një lajm ky që konfirmohet nga burime brenda selisë rozë.
Krijoni Kontakt