
Postuar më parë nga
Albo
Frika e shume analisteve shqiptare apo te huaj eshte se "protestat e opozites do te bejne te pamundur qeverisjen e vendit". Ne fakt, une do te thosha, qe protesta 1 vjecare e opozites po provon te kunderten: Vendi po qeveriset edhe me nje opozite reaksionare. Kuvendi funksionoi edhe pa pjesmarrjen e deputeteve te PS. Koalicioni qeveritar po qeveris edhe pas protestave e bojkoteve te pandalura te opozites per 1 vit rresht. Procesi i integrimit te Shqiperise ne BE po ecen perpara pa u ndikuar aspak nga protestat e opozites.
Me pak fjale, politika e nxjerrjes se opozites ne rruge dhe braktisjes te institucioneve demokratike nga opozita, vetem sa po deshmon dy gjera per publikun e brendshem dhe te huaj: a) opozita shqiptare eshte anti-institucionale dhe reaksionare b) Shqiperia po ecen perpara edhe pa opoziten. Pra "kuti-politika" e Rames ne krye te PS, po e kthen partine me te madhe te opozites ne Shqiperi ne nje parti irelevante si brenda sistemit politik shqiptar, edhe ne raport me partneret nderkombetare.
Albo
Krijoni Kontakt