Close
Faqja 64 prej 107 FillimFillim ... 1454626364656674 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 631 deri 640 prej 1066
  1. #631

    Rama do te duhej te thoshte sikur Braun: Do të iki nga kreu i partisë

    Braun: Do të iki nga kreu i partisë

    Kryeministri në detyrë do të largohet në konferencën e shtatorit

    Pas disa ditësh nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare në Britaninë e Madhe, kreu i Partisë Laburiste dhe njëherazi Kryeministri ende në detyrë në vend ka deklaruar se do të dorëhiqet nga posti i tij partiak. Braun, i cili është në krye të qeverisë që në vitin 2007, kur e mori nga Toni Bler, i cili qëndroi për dy mandate e gjysmë, tha se ai kërkonte që në postin e kryetarit të partisë të vendosej një tjetër person në konferencën e ardhshme që do të zhvillohet në muajin shtator. Planin për t’u larguar nga kreu i partisë, Braun e njoftoi përmes një deklarate për shtyp. Ndër të tjera në këtë deklaratë ai u shpreh se donte që partia e tij të niste bisedimet formale për krijimin e një qeverie të mundshme të përbashkët me liberal-demokratët. Konservatorët dolën fitimtarë në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Britaninë e Madhe, por nuk fituan atë sasi votash që do t’u jepte të drejtën për të krijuar një qeveri pa ndihmën e një partie tjetër koalicioni. Varianti i vetëm për ta është një koalicion me liberal-demokratët, të cilët për herë të parë në historinë e dhjetëvjeçarëve të fundit të vendit kanë fituar një numër të konsiderueshëm vendesh në Parlament, duke u renditur partia e tretë më e madhe dhe më me influencë në vend. Ndërkohë që konservatorët synojnë që të arrijnë një marrëveshje me liberal-demokratët, këta të fundit ka shumë mundësi që të fillojnë bisedime edhe me laburistët, në rast se nuk do të kënaqeshin nga ofertat e konservatorëve. Në një rast të tillë, laburistët, edhe pse kanë humbur në zgjedhje, do të fitonin duke qenë se do të paraqiteshin në një koalicion me laburistët. Për sa i përket postit të kryetarit të partisë, Braun deklaroi se nuk kishte më dëshirë që të qëndronte më gjatë në pozicionin e kryetarit, por do të donte që më parë të formonte një qeveri stabël për vendin. Në këtë kuadër, ai i kërkoi Partisë Laburiste që të niste procesin e përzgjedhjes së liderit të ardhshëm të partisë. Sipas tij do të ishte shumë interesante edhe ideja e krijimit të një qeverie “progresive” me liberal-demokratët. Sipas disa lajmeve, liberal-demokratët të cilët që prej disa ditësh po negociojnë haptazi me konservatorët, në mënyrë jo shumë zyrtare po zhvillojë bisedime edhe me laburistët.

    gazeta shqip

  2. #632
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Braun: Do të iki nga kreu i partisë

    Kryeministri në detyrë do të largohet në konferencën e shtatorit

    Pas disa ditësh nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare në Britaninë e Madhe, kreu i Partisë Laburiste dhe njëherazi Kryeministri ende në detyrë në vend ka deklaruar se do të dorëhiqet nga posti i tij partiak. Braun, i cili është në krye të qeverisë që në vitin 2007, kur e mori nga Toni Bler, i cili qëndroi për dy mandate e gjysmë, tha se ai kërkonte që në postin e kryetarit të partisë të vendosej një tjetër person në konferencën e ardhshme që do të zhvillohet në muajin shtator. Planin për t’u larguar nga kreu i partisë, Braun e njoftoi përmes një deklarate për shtyp. Ndër të tjera në këtë deklaratë ai u shpreh se donte që partia e tij të niste bisedimet formale për krijimin e një qeverie të mundshme të përbashkët me liberal-demokratët. Konservatorët dolën fitimtarë në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Britaninë e Madhe, por nuk fituan atë sasi votash që do t’u jepte të drejtën për të krijuar një qeveri pa ndihmën e një partie tjetër koalicioni. Varianti i vetëm për ta është një koalicion me liberal-demokratët, të cilët për herë të parë në historinë e dhjetëvjeçarëve të fundit të vendit kanë fituar një numër të konsiderueshëm vendesh në Parlament, duke u renditur partia e tretë më e madhe dhe më me influencë në vend. Ndërkohë që konservatorët synojnë që të arrijnë një marrëveshje me liberal-demokratët, këta të fundit ka shumë mundësi që të fillojnë bisedime edhe me laburistët, në rast se nuk do të kënaqeshin nga ofertat e konservatorëve. Në një rast të tillë, laburistët, edhe pse kanë humbur në zgjedhje, do të fitonin duke qenë se do të paraqiteshin në një koalicion me laburistët. Për sa i përket postit të kryetarit të partisë, Braun deklaroi se nuk kishte më dëshirë që të qëndronte më gjatë në pozicionin e kryetarit, por do të donte që më parë të formonte një qeveri stabël për vendin. Në këtë kuadër, ai i kërkoi Partisë Laburiste që të niste procesin e përzgjedhjes së liderit të ardhshëm të partisë. Sipas tij do të ishte shumë interesante edhe ideja e krijimit të një qeverie “progresive” me liberal-demokratët. Sipas disa lajmeve, liberal-demokratët të cilët që prej disa ditësh po negociojnë haptazi me konservatorët, në mënyrë jo shumë zyrtare po zhvillojë bisedime edhe me laburistët.

    gazeta shqip

    Keshtu eshte ne vendet Demokratike!

    Aty ku ka mbeturina te komunizmit ka kriza psiqike ne vet veten e tyre qe mundohen qe krizen e tyre ta bartin edhe tek institucionet e Shtetit!!

  3. #633
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga MemphiS_ Lexo Postimin
    Keshtu eshte ne vendet Demokratike!

    Aty ku ka mbeturina te komunizmit ka kriza psiqike ne vet veten e tyre qe mundohen qe krizen e tyre ta bartin edhe tek institucionet e Shtetit!!
    sepse jetojne akoma me nostalgjine per diktauren ...... nuk duan te pranojne se koha per ata ka mbaruar njehere e pergjithmone .... Shqiperia ne 1992 zgjodhi DEMOKRACINE
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #634

    Kokëdhima: As nuk lodhemi, as tërhiqemi. Deri në fund për transparencë

    Rama: As nuk lodhemi, as tërhiqemi. Deri në fund për transparencë

    Shekulli Online

    11/05/2010

    UPDATE- Lideri i PS-së, Edi Rama ka shprehur serish sot vendosmerine per te cuar deri ne fund kauzen per transparence, e cila do te garantoje nje Shqiperi me te mire per te gjithe.


    "Ne as nuk lodhemi, e as nuk tërhiqemi, të vendosur e të palëkundur në kërkesën tonë për transparencë"- tha Rama ne fjalen e tij gjate protestes se pasdites se sotme, ne sheshin para Kryeministrise, aty ku prej 11 ditesh rrine ne ngujuar ne greve urie deputetet dhe mbeshtetesit e tyre.

    Sipa Rames, mazhoranca te konsideroje dhe dhe të diskutoje një për një kërkesat e grevistëve në funksion të një hovi të ri demokratik për vendin.


    "Jemi të gatshëm për dialog, por jemi të palëkundur në protestën tonë. Të gatshëm të diskutojmë për të gjetur zgjidhje dhe për ti hapur rrugë garantimit të lirisë për të cilat do të vazhdojmë të protestojmë"- tha ai.

    Ne fillim te fjales se tij, ai iu drejtua me një apel policisë së Shtetit të lejojë qytetarët të protestojnë të qetë.


    "Kjo nuk është protestë kundër policisë, kundër shtetit, por kundër pushtetit që ka marrë peng lirinë dhe të drejtat, kundër pushtetit që ka marrë peng kutitë"-


    Sipas Ramës, protestuesit janë shpirti opozitar që nuk jepet dhe qëndron i palëkundur.


    "Ata nuk kanë në duar gurë dhe dalin në rrugë në shenjë solidariteti me këtë grevë urie, dalin për të dëshmuar se zemra e kësaj proteste që rreh brenda cadrës pulson në gjithë Shqipërinë"- tha ai, duke shtuar se protestuesit nuk dalin në rrugë për të penguar të tjerët, por që Shqipëria të mos pengohet në rrugën e saj.


    Ai ka falënderuar gjithë grevistët që shterën energjitë e tyre në grevë dhe u nisën për mjekim në spital.

    Sipas Ramës, Shqipëria do të bëhet dhe për këtë duhet të jenë të gjithë bashkë.

  5. #635
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hapur fare qarte duket se revolucioni kanibal po trimfon.
    rezistenca e demokrateve do thuhet si kioskat para buldozerit..
    vetem ndonje mrekulli mund ta shpetoje vendin nga kasaphana.
    berisha tmerresisht i pa afte te perballoje cunamin stalinisto kanibalisto polpotist..
    kurse pd.. nje kaush akulloresh qe dhe nje freshist e shtyp me dhembe e e hedh ne hale.

    kush di anglisht le ti shkruaje kongresit amerikan e ta njoftoje se ne shqiperine e vogel qe ju e bete antare e natos.. po realizon nje revolucion polpotst ish nomenklatura me e eger staliniste dhe kte me ndihmen e pakursyer te diplomatit tuaj widhers qe ne besojme se eshte agjent i KIXHIBISE dhe agjentes se CIA-s Mariz Lino e cila punon per llogari te agjenturave te huaja anti-amerikane me pagese.

    Milet..

    Milet Demokrat e kam fjalen..
    Sic e shikoni as ne 97 e as tani Sali Berisha ska fuqi tju mbroje nga Falangat kanibale.

    Neo Bllokmenet jan mesuar ta mposhtin Berishen..

    Ata po i pergjigjen fjales bombastike (pordhaike) te Berishes qe ai u a tha ne Parlament.. se une Berisha rrezova baballaret tuaj por dhe juve..
    Dhe pergjigja e neobllokmeneve kanibale do jete e tmerrshme.

    Prandaj ka vetem nje rruge...

    Gjeni ku te mundni nje kallash e mbroni shtepite e familjet tuaja.
    Shteti dhe pak dite do te po.rdhet nga hordhite Ed dade Rucoiste enveroiste.
    Jeta juaj rrezikohet.
    mos shpresoni se ju mbron Berisha.
    Ai sdi te mbroje kurgje.
    As Vot te demokrateve as jet te demokrateve.. as dinjitet te Demokrateve..
    pra mbroni veten qe Ruci te mos ju pjek te gjalle sikurse i poqi ata ne qaf Muzine.

    Fola troc sepse fjalet filzofike skan me vlere.

    Kanibali (et) Ante Portas..

    tha romaku..

    Envero caushet po vijne..

    Burive qarte u kan rene..
    Kush nuk i degjon .. Le te pranoje thundren ne qafe e hurin ne bejth.



    ..

  6. #636
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    jo mer brar se nuk mbyllen kapitujt kaq kollaj ..... jo mer burre ....

    po si mendon ti se sala ne kete histori eshte vetem ..?! une mendoj se jo .... se perndryshe as deri ketu nuk kishte mberritur ....

    jo jo nuk duhet te pranojme se nje grusht rucesh do te vene nen kontroll me frike gjithe vendin ....

    populli nuk eshte me ta .... ata maksimumi kane nga nje ambasador me vehte por terrenin nuku e kane ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. #637
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ...
    Fola troc sepse fjalet filzofike skan me vlere.
    ...
    Burive qarte u kan rene..
    Kush nuk i degjon .. Le te pranoje thundren ne qafe e hurin ne bejth.

    ..
    jepu pak me shume makaber-ngjyrime, more sali, atyre te shkretave kanibal-pershkrime ... ashtu si e di ti ...

    vetem "ardhi fundi botes" nuku ke thene deri tani, se per fjalet shtazarake me te ndyra e per lajme me te pasakta nuk ta kalon njeri normal ...

  8. #638
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    ...kjo e majta Jone na lodhi...ka kaq kohe qe nuk la rast pa provuar qe te hedhe ne ere ate pak stabilizim qe ka arritur Shqiperia...na terbuan me keto thirrjet per barrigada njerezore qe kur ka hipur ne fuqi Saliu 2005 s'lane rast pa provokuar vendin qe te shkoje ne lufte se ata "te majtet" s'ditkan te rrine pa pushtet... u lodhen Dipllomatet e Huaj duke u thene:- rrini urte se po ju ndihmojme te shpallim Kosoven e Pavarur,rrini urte se po bejme çmos te hyne ne Nato, do ju japim viza, do ju fusim ne BE...kurse ata te majtet vazhdojne avazin e na tmerruan per zgjedhjet e fundit vendore u duk se vetem me lufte mund ta leshonte bashkine...na tmerruan per zgjedhjen e presidentit, s'lane njeri pa share "te shitur demokrate, e te majtet vete, e me gjithe presidenti i bene te shitur e te blere (edhe se Bamirin e jepnin te gjitha sondazhet te preferuar), na tmerruan per te vendosur kodin e ri zgjedhor desh na lane pa kod...na tmerruan per çertifikatat, a thua se ishin çertifikatat qe do ta mbanin te lidhur me PS-ne Ilir Meten...na tmerruan per zgjedhjet e fundit parlamentare... i humben sepse nuk fitoi koalicioni i tyre ...e Ne prap rrojme si te hutuar e themi " u dogjem edhe kete here, s'na lane te qete e ne paqe e ti rregullojme vete hallet tona, na lini se kemi femije:- e gjithmone vetem nje fraze thonin ata "e majta" "barrikada njerezore"...tmerri i tmerreve eshte kur te hedhin hi syve e te thone:- Ne socialistet e bejme per Ju, qe te jeni te lire e te votoni me trasparence, s'duam as pushtet, le te mos ndryshoje rezultati...U lodhem duke u thene NE:- Ore, po nuk duam qe te na lironi ju! Duam te shkojme drejt civilizimit me qetesi pa barrigada, pa u vrare midis nesh (shumica e popullit nuk do te hy greve, nuk do te beje barrigada)! Shkohet me paqe me mire, mjaft qe te degjojme keshillat e atyre qe kane arritur para nesh ne Europe!....Jooo, -thone te majtet-mos i degjoni ata Ministrat e perendimit (Qe e kane njohur kosoven shtet te pavarur) se ne, te majtet kemi me vete "pasokun" (qe s'do e njohe kurre kosoven e pavarur, aq me pak te drejten çame)...Ore na lini te qete ne emer te LIRISE se secilit! ...Jo thone at ne te majtet si bejme barrigadat per pushtet ne i bejme per Ju, qe te mos ju vidhet vota!...
    ...Po ju me gjithe baballaret tuaj na vodhet lirine e mendimit, na vodhet lirine e fjales, na vodhet lirine e levizjes, na tmerruat neper burgje familjen , ndonjerit dhe ja vrate fare pra i vodhet jeten nga '44 deri ne '91...me fal per shprehjen moj e "majte":- Kujt i rruhet qe juve ju kane vjedhur 5 karrige ne parlament (se maksimumi kaq jane 5 karrige)...Ooo- thone te majtet-mos na permend baballaret, ç'lidhje kemi ne me baballaret.......KA NDONJE SHQIPTAR QE S'KA LIDHJE ME BABALLARET E VET??? NA LODHET??? S'PO KERKON NJERI HAKMARRJE. NA LINI TE QETE! JU S'KENI AKOMA TE DREJTEN MORALE TE NA HIDHNI NE LUFTE PER TRASPARENCE! JUVE AS NUK JU PLAS FARE PER TRASPARENCEN! AS SALI BERISHES NUK I PLAS PER TRASPARENCEN! NUK E KINI TE GJITHE POPULLIN ME VETE MOS TE JU GENJEJE MENDJA! POPULLIT I INTERESON JETA, FAMILJA, QYTETI, SHTETI, BASHKIMI I KOMBIT...pastaj vjen trasparenca...pastaj vini ju

  9. #639
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    236
    ua dhjete germa thote

    po po

  10. #640
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Simbolika e grevës

    Simbolika e grevës

    Vendosur: 11/05/2010 - 07:59


    Fatos Lubonja

    Duke dalë me makinë nga rrugica e ngushtë e pallatit ku banoj, që po bëhet ditë për ditë më e ngushtë për shkak të parkimeve anës saj ...vura re se në rrugicë, përbri murit të një kafe – bari, pronari kishte vënë disa hekura të freskët bllokues dhe sipër një tabelë ku shkruhej me gërma kapitale: “parkim për lokalin”. Shkurt kishte bërë atë që e kemi parë gjithandej gjatë kësaj periudhe: kishte rrëmbyer një copë hapësire publike (rruge) dhe e kishte “privatizuar” për hesapin e vet; çka ndryshe i thonë: i forti vë gardhin kurse ai që e pëson s’guxon t’i kundërvihet sepse - thotë vetmevete - ky duhet të jetë ndonjë me të cilin të gjen belaja, o pse është i marrë, o pse është i lidhur me mujsharët e pushtetit lokal a qendror.

    Dola i revoltuar nga rrugica e ngushtë për në rrugën e gjerë që të çon në bulevardin e madh, por aty mu amplifikua kjo ndjenjë duke parë se për të shkuar atje ku kisha destinacionin më duhet të bëja një rreth të madh të panevojshëm sepse atje nga ku duhet të kaloja një grup shumë më i madh mujsharësh ka vendosur disa çadra dhe e ka shpallur rrugën vendin e vet, ku do të bëjë protestën e vet kundër Qeverisë deri në përmbysjen e saj.

    Kam dëgjuar këto ditë shumë njerëz, edhe nga ata të urtë që nuk janë dakort me grevën, madje edhe liderët në pushtet si Berisha dhe Meta, që e fillojnë komentin e tyre për këtë grevë duke thënë: “kam respekt për aktin e tyre të vetsakrifikimit por…”. Mua më duket hipokrizi kjo retorikë sepse nuk kam respekt për atë që po ndodh. Para të gjithash duhet të them se kjo grevë, nga mënyra se si është organizuar, në fakt duke imituar edhe greva të tjera, nuk mund të reduktohet në njerëzit që kanë vendosur të mos hanë. Ata janë vetëm njëra pjesë e grevës. Pjesa tjetër është okupimi i bulevardit me çadrat edhe tribunat e vendosura atje, oratorët jashtë grevës që mbajnë vazhdimisht fjalime lufte; njerëzit që vijnë nga rrethet të protestojnë; media dhe gazetarë që rrinë non stop jo thjesht për të pasqyruar ngjarjen, por edhe për të gjeneruar ngjarje.

    Duke pasur parasysh gjithë këtë, kjo grevë më shumë sesa vetsakrifikim pasiv që duhet të flasë vetë jep mesazhet e një dhune mjaft aktive, kurse të ngujuarit i shoh si pjesë e nxitjes emocionale të turmës për të bërë që kjo të humbasë më në fund durimin dhe të kalohet, kësisoj, në akte dhune e destabilizimi. Në këtë kontekst, fakti që organizatorët e grevës i kanë vendosur përdhunisht, pa kërkuar leje, duke shkelur ligjin, çadrat atje në mes të rrugës ku duhet të kalojnë të gjithë qytetarët e Tiranës më shëmbëllen me aktin e dhunshëm të atij pronarit të lokalit që zapton pjesën publike dhe e bën të tijën pa leje dhe pa ligj.

    Kuptohet, nuk e kam fjalën thjesht për bezdinë e qarkullimit. E kam fjalën për atë se kjo sjellje flet shumë për atë se si e shohin raportin me qytetarin e thjeshtë dhe me ligjin ata që pretendojnë se po luftojnë në emër të tyre. Le të shpjegohem: ka shumë shqiptarë, ku bëj pjesë dhe vetë, që janë të pakënaqur me Qeverinë sa s’ka më, por që nga ana tjetër nuk kanë besim se kjo grevë po bëhet për të mirën e tyre.

    Për këtë u mjafton vetëm pak kujtesë apo edhe pa kujtesë fare: mjaft të shohin një kilometër më përtej se si Kryetari i grevistëve po shkel me katër këmbët disa ligje duke shpërfytyruar sheshin “Skënderbej” dhe lulishten prapa monumentit. Ka po ashtu shumë nga ata që mendojnë se kjo grevë vetëm mund t’i përkeqësojë problemet e mëdha që ka vendi dhe jo t’i lehtësojë. Ka të tjerë që janë të lëkundur dhe plot kontradikta në vlerësimet e tyre. Ka pastaj nga ata që janë simpatizantë apo edhe militantë të PD-së që këtë grevë e shohin me armiqësi. Sipas mendimit tim, këta të gjithë së bashku janë shumica e shqiptarëve.

    Cili është mesazhi që i japin grevistët kësaj kategorie qytetarësh, duke u zaptuar rrugën ku duhet të kalojnë pa pyetur as për ligj dhe as për respekt për ta?
    Nga këndvështrimi i kategorisë së qytetarëve ku bëj pjesë, skenografia e grevës, ku në një anë shoh ndërtesa publike të okupuara nga maxhoranca kurse më anën tjetër një shesh publik të zaptuar nga opozita, pa fije rrugëkalimi për qytetarët mes tyre, e shoh si një shprehje simbolike të dramës që kemi njëzet vjet që e përjetojmë: ndeshjen, pa respekt për qytetarin dhe ligjin, të dy forcave që nuk njohin asnjë pushtet tjetër përveç të vetvetes.

    Dëgjova Erion Velinë të fliste si levend ditën e tretë të grevës për të na shpjeguar se, përsa i përket bllokimit të rrugës, duhet të kujtonim atë gjykatësin në SHBA, i cili u dha të drejtë marshuesve të Martin Luter Kingut. Mirëpo ky harroi se paska pasur një gjykatës i cili u paska dhënë të drejtë marshuesve. Kurse problemi i këtyre grevistëve është se kërkojnë të bëjnë edhe gjykatësin vetë, pasi pretendojnë se gjykatësi është instrument i kundërshtarit të tyre, madje as pa tentuar ta provojnë këtë.

    Kësisoj një qytetari që shtron pyetjen: cilit institucion duhet t’i drejtohem për të kërkuar të drejtën që të mos më bllokohet rruga, përgjigja që do t’i vijë nga grevistët që pretendojnë të marrin pushtetin nesër, është: ti e kërkon këtë sepse je pjesë e llogores tjetër. Përgjigja nga Qeveria e maxhorancës që në fakt duhet të jetë edhe qeveria e qytetarëve që nuk e kanë votuar është mosndërhyrja sepse edhe ajo i është nënshtruar gjithmonë lojës së forcës dhe në këtë rast, në këtë lojë force, i leverdis më shumë të mos ndërhyjë sesa të ndërhyjë. Dhe kështu ky lloj qytetari që e përsëris është shumica, por edhe sikur të jetë një pakicë, prap është për t’u respektuar, mbetet pa shtetin e vet. Kushdo që kërkon rrugën të lirë sepse është e drejta e tij, ashtu sikurse është e drejta e tij të mos votojë asnjërën nga këto parti, apo t’i konsiderojë të dyja pjesë të së njëjtës lojë për pushtet, duket sikur të mos ketë më vend në këtë shoqëri.

    Në thelbin e vet skenografia e grevës, ajo e bllokimit të bulevardit mu midis Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit, jep mesazhin se në këtë vend është më i forti ai që bën vetë zotin dhe vetë shkopin e jo ligji që siguron edhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve në mënyrë të tillë, që askush të mos mund të guxojë të bëjë vetë edhe denoncuesin, edhe prokurorin edhe gjykatësin. Nga përvoja e deritanishme, di të them se ky mesazh veçse e dobëson shtetin dhe thellon mungesën e transparencës jo vetëm të votës, por dhe të asaj se si na janë vjedhur e vidhen paratë.
    Besoj se jo rastësisht në këtë kohë kanë lulëzuar edhe më shumë raste si ai i atij pronarit të kafe barit në rrugicën time, që ka zaptuar një copë rrugë për të parkuar makinën e vet.

    http://www.panorama.com.al/index.php?id=41112
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 64 prej 107 FillimFillim ... 1454626364656674 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •