Close
Faqja 62 prej 107 FillimFillim ... 1252606162636472 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 611 deri 620 prej 1066
  1. #611
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22
    Elsa Lila hyn në grevën e urisë: Do të jem e 203

    Aristir Lumezi

    Këngëtarja e njohur Elsa Lila iu bashkua dje grevës së urisë së 200 deputetëve dhe mbështetësve socialistë. E ardhur enkas nga Italia, Elsa pasi përshëndeti të gjithë protestuesit në mitingun e djeshëm, bëri me dije vendimin e saj, për t'iu bashkuar dhe grave dhe vajzave të tjera që ndodhen prej 10 ditësh në çadrën e ngujimit. Këngëtarja e njohur tha se vendimin për të hyrë në grevën e urisë e kishte marrë me dëshirën e saj të plotë. "Sot ka ardhur ora e qytetarit. Vëllezër dhe motra, unë tani do të shkoj të bashkohem me Shegën, Florën, Oltën, Mozën, Ermonelën, Fatmirin dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm. Që në këtë moment, po hyj në grevë urie me dëshirën time të lirë", tha në miting, këngëtarja Elsa Lila. Duke folur në mitingun e protestës, Elsa kërkoi më shumë liri dhe demokraci në vend. "Si bijë, si motër dhe si nënë nesër, sot dua t'i drejtohem burrave të fortë të këtij vendi. Bëni çfarë të bëni, por kujdes se çfarë bëni. Liria dhe demokracia nuk janë një plaçkë që tregtohen me tollonë nga zyrat qeveritare. Liria dhe demokracia është e drejta natyrore e një populli që ka të drejtë të jetojë në liri dhe nuk mund të qëndrojë përjetësisht e mbyllur në kuti të kyçura me çelësa pushteti", u shpreh këngëtarja e njohur. Sipas saj, kjo sakrificë po bëhet në ditën e Evropës dhe në emër të saj.
    "Edhe kjo sakrificë mbinjerëzore, që po ndodh këtu në këtë bulevard nga qytetarë të lirë të Evropës, është një gur më shumë në themelet e vetë Evropës së lirë dhe demokratike.
    Sot më lejoni motra dhe vëllezër të jem një shpirt më shumë në barrikadën njerëzore përballë shurdhërisë. Sot dua të jem një zë më shumë në korrin e madh të lirisë, që nuk ka veshë të mos e dëgjojë, që nuk ka sy që të mos e shikojë, që nuk ka trup, mendje dhe shpirt të mos e ndjejë. Se sot ka ardhur ora e qytetarit", u shpreh Elsa Lila.
    Grevistët
    Edhe dje gjendja e grevistë ka qenë e rënduar, ndërsa tre prej tyre kanë lënë grevën për t'u dërguar me urgjencë në spital. Ervin Bushi, nga Fieri, doli dje pas mesnate nga greva dhe në mesditë, gjatë kohës që zhvillohej mitingu i protestës, u detyrua të linte çadrën e grevës edhe kryetarja e FRESSH-it, Elisa Spiropali, gjendja shëndetësore e së cilës ishte rënduar shumë ditët e fundit. Ajo kishte humbur nga pesha e saj gjatë tetë ditësh greve urie, 6 kg.
    Numri i të larguarve nga greva e urisë, për shkak të komplikacioneve me shëndetin në ditën e nëntë të saj, ka shkuar në 15. Kujdesim Basha, 40 vjeç, nga Kukësi, vuante nga tensioni, ndërkohë që ditën e sotme ka pasur edhe komplikacione në stomak. Mjekët që ndjekin nga afër gjendjen e grevistëve, shprehen se në orët në vijim më shumë persona do të kenë nevojë t'i drejtohen spitalit për të marrë mjekimin e nevojshëm dhe për të filluar trajtimin me medikamente dhe ushqim.

    Panorama

  2. #612
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22
    Ndryshe nga shumica ketu, une mendoj se greva e urise eshte pozitive per opoziten dhe Shqiperine. Greva e urise eshte "fisheku i fundit ne pistoleten e Rames". Dhe pasi socialistet te jene lodhur nga greva, pasi uria te beje te sajen e greva te marri fund, socialistet e kthjelluar nga agjerimi i stergjatur dhe nga meditimi ne qetesi, do t'i bejne nje pyetje te thjeshte vetes:

    - Cfare kemi fituar politikisht nga greva apo "kuti-opozita" e Edvin Rames?

    Kurse dilema e Edvin Rames eshte se tani i ka ngelur pisqolla bosh:

    - Fushaten e sensibilizimit nderkombetar per "vjedhjet e votave" e beme e nuk nxorrem gje ne drite.
    - Politiken e bojkotit te parlamentit e beme per muaj te tere e nuk nxorrem gje ne drite.
    - Dialogun me presidentin e vendit dhe BE e provuam e nuk nxorrem gje ne drite.
    - Asamblete dhe kongreset e partise i beme e nuk nxorrem gje ne drite.
    - Protestat ne rruge i beme e nuk nxorrem gje ne drite.
    - Greven e urise e beme e nuk nxorrem gje ne drite.

    Po tani, cfare ngeli per te bere, kur zgjedhjet lokale jane shume afer?!

    Dhe zgjedhjet lokale do te jene pika e vlimit per krizen brenda PS. Sipas te gjitha gjasave, Rama do tu kerkoje socialisteve qe t'i bojkotojne zgjedhjet lokale. Problemi qendron se shumica e bashkive te medha ne vend jane ne duart e socialisteve, dhe do te jete interesant te mesojme se si keta krere socialiste bashkish e prefekturash do te reagojne ndaj urdhrit te Rames per te bojkotuar zgjedhjet. Per ta kjo do te thote vetevrasje politike. Dhe kjo sjell nder mend pyetjen tjeter qe socialistet do t'i bejne vetes se shpejti:

    - A jemi ne gati te bejme vetevrasje politike per hir te Edvin Rames ne krye te PS?

    Dhe me e bukura ne gjithe kete skenar eshte se Partia Socialiste do ti dhuroje PD dhe LSI kontrollin mbi gjitha bashkite e komunat e vendit. Ashtu si ne futboll, edhe ne politike, kur nje ekip futbolli/parti politike bojkoton zgjedhjet, ato i fiton me afrofe ekipi tjeter qe paraqitet ne fushe/zgjedhje. Rama veteshkaterron veten dhe PS, Berisha e Meta ferkojne duart pasi se shpejti nuk do te ndajne vetem pushtetin qendror, por edhe ate vendor.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-05-2010 më 23:17

  3. #613
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520

    Berisha: Ofertat e mia për Ramën, komisioni, gjykata dhe Strasburgu

    Berisha: Ofertat e mia për Ramën, komisioni, gjykata dhe Strasburgu

    Kryeministri Sali Berisha u shpreh të hënën se tre janë mundësitë e daljes nga kriza në të cilën është futur vendi. Në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha theksoi se mazhoranca nuk mund të hap kutitë e votimit.
    Kryeministri Berisha theksoi se Gjykata Kushtetuese, Gjykata në Strasburg dhe Komisioni Hetimor për zgjedhjet mund të sjellin transparencën.

    Berisha u shpreh se Komisioni Hetimor mund të lejojë mazhorancën dhe opozitën që “të hetojë çdo gjë, të bëjnë transparencën për çdo gjë”

    “I bëj thirrje zotit Rama. E para të vlerësoj propozimin e KiE, e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të KiE, si një propozim mbi palët. Tërësisht, në interesin më të mirë të vendit, por dhe të PS dhe palëve. I kërkoj z. Rama ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, e në rast se kjo e fundit ti drejtohet Strasburgu. I bëjnë thirrje, nëse do të mblidhet e Komisioni Hetimor”, u shpreh Berisha. /NOA/

  4. #614
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-11-2007
    Postime
    99
    pershendetje per gjith lexuesit.
    greve! lufte per pushtet, apo realiteti i gjendjes aktuale politike per ta shpetuar vendin prej te keqes? un, ashtu si edhe shum te tjere jam ne anen e grevistve. jam ne anen e grevistve dhe solidarizohem me ta. kur them ket pa tjeter qe edhe duhet te komentoj mendimin dhe qendrimin tim ne lidhje me greven e te se majtes ne shtetin tone. nese i behet nji analize e shkurte e kohes se qershorit te vitit te kaluar ku edhe pregaditej vendi per zgjedhje parlamentare, dhe analizohej fushata elektorale e te gjith spektrit politik te shqiperise, shifet qarte qe z. berisha e kishte me hile... dhe ai perpiqej qe me qdo kusht duke mos i kursy edhe rreziqet qe mund te pasonin gjate propagandes ne fushaten elektorale, por jo vetem gjate fushate, por edhe mbas saje. do e veqoja nji prej te shumteve dhe aj ishte hapja e tunelit te kalimashit. hapja e tunelit... dhe rreziqet qe ishin per kalimtaret e popullates qe perdornin ket rruge, ishte me rreziqe te medha dhe vet fakti qe tuneli pas nji kohe u mbyll, tregon qarte qe ne qfar rreziku ishin kalimtaret. nese qe tuneli u mbyll per shkak te shembjes ne mbrendesine e tije, ateher te gjitha skenimet per ta mbajte pushtetin edhe per 4. (kater) vite duke i perdore te gjitha metodat qe nuk gjinden ne boten demokratike, edhe vjedhjen dhe falsifikimin e votes se lire te qytetarve jan te sakta. nuk mundem pa u kthye dhe per ti perseritur disa te thena te viteve te 90-ta. siq ishte thyrja e embargos, ku e gjith bota demokratike i vuri embargo jugosllavise. z. berisha pa kurfar turpi ngulfatete kanksat e millosheviqit qe rrukulliseshin mbi trupat e gjalle te kombasve te tije ne kosove. a nuk eshte ky nji turp. kur jemi ktu, pa tjeter qe nuk mund pa e riperserite edhe nji, qe rast ku do mbetet ne histori per te keqe...! dhe ky eshte viti i zi i politikes se berishes dhe kryeneqesise se tije per pushtet, eshte viti i 1997. ku kryeneqesija e berishes kushtoj mbi 1800. viktima, si mbas shtypit te asaje kohe. per momentin behem qe ta harrojme te kaluaren, i kthehem te sotmes. shka e domton z. berisha qe ti hape kutite nese nuk i ka vjedhe votat...? por edhe nji; a ka drejtesi te nji shteti qe ka vyrtyte demokratike qe justifikon vjedhjen, qe e lejon vjedhjen, qe pajtohet me vjedhje, qe i jape te drejt vjedhjes me siguri qe jo. kjo eshte qesharake dhe shum e dhimbeshme per ne te gjith shqiptaret kudo qe gjindemi. ky veprim i berishes domton imazhin shqiptar, domton traditen tone te lavdishme.
    sali berisha duhet te rreflektoj, se pari ta shpetoj drejtesine, ti kthehet tradites se lavdishme shqiptare dhe ti hape kutite e votimeve. ne kutite e votimeve eshte e verteta. nese e verteta eshte me z. berisha, ateher per z. rama le te mirren te gjitha masat ligjore qe ka shteti ne drejtesine e tije per ta denu luftenxitjen, per ta goditur thell genjeshtren.
    pra me nji fjale hapja e kutive eshte e vetmja zgjidheje.
    nderimet e mija. burimix.

  5. #615
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te thuash se je kunder skicofrenit edvin.. e te thuash se nuku je as me berishen.. do te thote te jesh me rucin..

    nuk e kuptoni ju kete mo?

    ka plot gabime berisha.. e per dit ben gabime.. po jan gabimet e njeriut qe punon si kali per kte vend..

    jan gabimet e atij qe nuk di aq mire se si mund te behet me mire shqiperia..

    prandaj o burra ta kritikojme ne se dim me mire se ai..

    kjo eshte krejt normale..

    por ta urrejme e te mos i japim voten do te thote se jemi me ata qe 50 vjet e bene shqiperine gulag kafaz e mathauzen..

    me ata qe u zgerdhine kur nje bishe staliniste i pinte gjakun policit e nepunsit te shtetit ne vlor 97 te.

    me ata qe fare qarte e shihni se duan perseri te bejne 97 te..

    me ata qe genjejne per dite se gjoja u vodhi berisha voten.. e nuk kan burrerine ti nxjerrin ne ekran disa nga 20 mije komisioneret e tyre e ti lene gazetaret ti pyesin.. na mo shoku llambi apo shoku lame.. ti ke firmosur..
    ke mashtruar a te ka paguar saliu a te ka kercenuar pd-ja a cfare..?


    me ata qe lumturohen kur permbytet vendi kur plas gerdeci kur bllokon bora rruget.. kur nuk na qas europa..

    kush me mire se ata e dine se.. europa sna qas sepse shefi i baballareve te tyre,, enveri.. e mbajti shqiperine larg europes e polpotizoj dhe e stalinizoj.. kte vend sa qe eu-se i dukemi si shtaze..

    ben muuuuuuuu.. se greva ka vetem nje qellim.. ose disa qellime.. njeri me i felliqur se tjetri..

    po njeri eshte i qarte..

    me i then eu-s se.. nuk e meriton ky popull lirine e levizjes..

    ..

    pra ju qe beni sikur nuk doni as edvin e as berish.. jini zhapike te rucit..

    ktu nuk hyn ne pun maska..



    ..

  6. #616
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Kryeministri ftoi PS t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe në rast se kjo e fundit e gjykon, t'i drejtohet Strasburgut

    Berisha: Ofertat ligjore, Rama të pranojë Venecian ose prokurorët


    Kryeministri Berisha i bëri dje thirrje kryetarit socialist Edi Rama t'i japë fund grevës së urisë dhe të vlerësojë ofertat që janë vënë në dispozion për zgjidhjen e situatës politike në vend. Në këtë kuadër, gjatë mbledhjes së Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri theksoi se Rama duhet të marrë seriozisht propozimin e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

    Ai u shpreh se ky propozim është plotësisht në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë si dhe në interesin e vetë Partisë Socialiste. Gjithashtu, ai theksoi se opozita duhet të bazohet mbi ligjin dhe Kushtetutën për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë. Në këtë kontekst, sipas kreut të qeverisë, Rama duhet t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe më pas edhe Gjykatës së Strasburgut nëse është e nevojshme. "Ajo çfarë dua të theksoj është se i bëj thirrje zotit Rama, për tri çështje kryesore.

    E para, të vlerësojë propozimin e Këshillit të Evropës, e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si një propozim tërësisht mbi palët, si një propozim tërësisht në të mirën e vendit por edhe të Partisë Socialiste dhe të palëve, ku i kërkohet zotit Rama t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe në rast se kjo e fundit e gjykon, t'i drejtohet Strasburgut", u shpreh Kryeministri. Gjithashtu, ai theksoi se opozita duhet t'i kthehet rrugës institucionale për ankimimin e ankesave që kërkon të paraqesë.

    Sipas tij, kërkesat e opozitës lidhur me transparencën e zgjedhjeve parlamentare duhet të trajtohen në komisionin parlamentar të ngritur edhe me propozimin e Partisë Socialiste. Berisha u shpreh se të gjitha këto hapa duhen bërë në përputhje me ligjet e vendit. Ai vuri në dukje se në komision parlamentar opozita në çdo votim, do të ketë kryetarin dhe shumicën e këtij komisioni. Berisha theksoi se vetëm në këtë mënyrë mund të realizohet një proces transparence, i cili nuk cenon aspak Kushtetutën dhe shtetin ligjor.

    Kryeministri u shpreh se kjo është një çështje që i përket organeve ligjore dhe jo forcave politike. "I bëj thirrje gjithashtu, në rast se nuk i pëlqen ky variant, të vijnë në komisionin parlamentar. Të fillojë menjëherë punë komisioni, do të ketë kryetarin e komisionit, do të ketë shumicën në çdo votim të komisionit. Me këtë mekanizëm, të hetojmë çdo gjë, të bëjmë transparencën për çdo gjë, në përputhje me ligjet e vendit, të cilët mundësojnë deklasifikimin e çdo dokumenti. Mjafton që ne t'i ndjekim ato. Një pjesë të çështjeve që dalin direkt ta ndjekin anëtarët e komisionit, pjesën tjetër që dalin me fakte, prokuroria e vendit. Sepse një gjë është e sigurt, mund të kërkosh çdo gjë nga unë, por unë gjykatës, prokuror, nuk mund të bëhem. Dhe ka deputetë në këtë sallë dhe bashkëpunëtorë të mi, që do ta kishin dëgjuar këtë qëndrim të përsëritet nga unë, jo vetëm, që unë përballem me kundërshtarin tim, por në mënyrë absolute, në mënyrën më të përsëritur nga 1992 e gjer më sot, sa herë jam përballur dhe me bashkëpunëtorët e mi, kam patur një fjalë: Unë nuk jam as prokuror, as gjykatës, as nuk mund të jem", vijoi Berisha.

    http://www.rilindjademokratike.com/R...m#Kryeministri
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. #617
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Ndonje e re nga sheshi djema? Ndonje foto "pikante" e fresket?
    Ndonje eksperience personale? Na mbytet me copy-paste, G55 shkruan pro PD dhe pjesa tjeter me Shekullin ne krye pro PS.
    MJAFT !
    Ose me mire BOLL se me Mjaft lidhet G99...
    Cdo gje eshte relative...

  8. #618
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Sot kur kalova nga bulevardi dhe pash nga lulishtja prapa Skenderbeut drejt bulevardit, pamja qe shikoja me ngjante me pershkrimet e Ismail Kadarese ne romanin Keshtjella.
    Cadrat e jenicereve qe kishin rrethuar keshtjellen, dhe keshtjellaret qe prisnin te qete hordhite e pushtuesve.
    Pushtuesit e paligjshem te bulevardit, do te kene me siguri fatin e tere pushtuesve qe rrethuan Keshtjellat tona gjate tere historise shqiptare.
    Do ikin nje dite me turp andej nga kan ardhur, ndersa keshtjellaret do vazhdojne jeten e tyre normale.
    Dje ne citim te ketij shkrimi une thoja qe kete bukurine e rrethimit te Krujes me çadrat e jeniçereve e degjova nje dite me pare nga intelektuali i Enverit, E.Tupja.
    Bile Tupja arin deri atje sa tha qe: Skenderbeu dhe Sali Berisha i kane qe te dy inicialet S.B (kjo eshte me shume se qesharake)
    Por z. 2043 qe e shiti si nje shkrepje te ndritur te trurit te tije dhe jo te kopjuar nga Tupja nuk i erdhi mire qe ky shkrim ja vuri ne dukje dhe çuditerisht vij sot dhe ky shkrim nuk ekziston (dhe disa shkrime te tjera por nuk po them per te tjerat)
    Tani me thoni ju lutem ç'far ka ky shkrim (pak a shum ky ishte dhe shkrimi i fshire) dhe pse duhej fshire.
    Z. Albo nese forumi Juaj eshte nje celule e Partise Demokratike dhe jo nje forum i gjith shqiptareve ku ata mund ta thone hapur mendimin e tyre atehere mund te na thoni fare mire qe ne te largohemi se paskemi hyre gabim ketu, ne te kundert ju lutem vendosni rregulla dhe kritere te njellojta per te gjithe, sepse une nuk mund ta shpjegoj ndryshe kur nje postim i imi fshihet dhe pak me poshte i njejti postim qendron por i cituar nga nje "profesor" i Saliut, Ju lutem a ka sens kjo.
    Dje kam dal me 692 postime sot gjej 681 dyshoja per nje gje te tille dhe ndaj e kontrollova, dhe kjo baterdi ndodh ç'do dite.
    Ju faleminderit.

  9. #619
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Dje ne citim te ketij shkrimi une thoja qe kete bukurine e rrethimit te Krujes me çadrat e jeniçereve e degjova nje dite me pare nga intelektuali i Enverit, E.Tupja.
    Bile Tupja arin deri atje sa tha qe: Skenderbeu dhe Sali Berisha i kane qe te dy inicialet S.B (kjo eshte me shume se qesharake)
    Por z. 2043 qe e shiti si nje shkrepje te ndritur te trurit te tije dhe jo te kopjuar nga Tupja nuk i erdhi mire qe ky shkrim ja vuri ne dukje dhe çuditerisht vij sot dhe ky shkrim nuk ekziston (dhe disa shkrime te tjera por nuk po them per te tjerat)
    Tani me thoni ju lutem ç'far ka ky shkrim (pak a shum ky ishte dhe shkrimi i fshire) dhe pse duhej fshire.
    Z. Albo nese forumi Juaj eshte nje celule e Partise Demokratike dhe jo nje forum i gjith shqiptareve ku ata mund ta thone hapur mendimin e tyre atehere mund te na thoni fare mire qe ne te largohemi se paskemi hyre gabim ketu, ne te kundert ju lutem vendosni rregulla dhe kritere te njellojta per te gjithe, sepse une nuk mund ta shpjegoj ndryshe kur nje postim i imi fshihet dhe pak me poshte i njejti postim qendron por i cituar nga nje "profesor" i Saliut, Ju lutem a ka sens kjo.
    Dje kam dal me 692 postime sot gjej 681 dyshoja per nje gje te tille dhe ndaj e kontrollova, dhe kjo baterdi ndodh ç'do dite.
    Ju faleminderit.
    Zoteri , un as qe e kam degjuar Tupjen se cka thene
    Ndoshta nuk jam une i vetmi qe shikoj rrethimin e paligjshem te kryeministrise nga cadrat e jenicereve socialiste
    Perderi sa e thone disa vete te njejtin mendim , ka shume mundesi te jet i vertete
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #620
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2005
    Postime
    30
    Tani le ti kthehemi "greves se urise" te ish bollekemeneve.
    E para duket qesharake qe dhe ata qe nuk jane ne greve kane lene mjekra!
    E dyta ku jane Rama, Ruci e Co qe nuk futen personalist aty brenda?
    E treta , duan trasparence por nga ana tjeter jo vetem qe nuk bejne trasparence per vetn e tyre por me keq akoma pa qene ne pushtet mundohen te censurojne dhe ti mbyllin gojen kujdo qe nuk e mendon si ata.
    E katerta jane ne grve urie apo ne piknik se mbas 12 ditesh pa ngrene sikur kane mjaf fuqi per te ulerire para kamerve apo sic tha nje qytetar ne menyre mbase naive kur dikush po bente shaka per gjendjen e pa zakonte te mire shndetesore mbas 9 ditesh pa ngrene: Hane ata pisevengat ,hane?
    Duke e mbyllur dua tju drejtohem te gjithe aatyre qe mbase dhe sinqerisht ketu duan te shohin dicka te mire dhe te paster tek kjo greve: po hane ata pisevengat, hane!

Faqja 62 prej 107 FillimFillim ... 1252606162636472 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •