o stacion qerresh, a din te me thuash perse Ruci iku nga mitingu dhe nuk perqafoi Elsen dhe ta puthte ashtu ia ka puthur mamane ...???? ne fund te fundit nuk do bente asgje me teper se edvinua ...... ke frike nga nje pyetje kaq te thjeshte
o stacion qerresh, a din te me thuash perse Ruci iku nga mitingu dhe nuk perqafoi Elsen dhe ta puthte ashtu ia ka puthur mamane ...???? ne fund te fundit nuk do bente asgje me teper se edvinua ...... ke frike nga nje pyetje kaq te thjeshte
"They will not control us, We will be victorious"
Jugu i Shqipërisë çel sezonin turistik
09/05/2010
Saranda, e gatshme për të pritur gjysmë milion turistë. Vlora, festivale dhe aktivitete argëtuese
Jugu i Shqipërisë ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. E gjithë Saranda dje ka qenë në ditën më të veçantë të saj. Me pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve, të bizneseve dhe institucioneve, nga bashkia e qytetit është organizuar Festa e Detit, duke shënuar kështu çeljen zyrtare të sezonit të ri “Verë 2010”. Në cilësinë e qytetarit të parë të Sarandës, kryetari i bashkisë, zoti Edmond Gjoka, ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit në festën që e ka quajtur “Dita e Detit”. Gjoka tha se kjo verë do të jetë konfirmim i rritjes së fuqishme të flukseve të turistëve në Sarandë. Sipas Gjokës, Saranda çdo verë bëhet më tërheqëse për flukset turistike. Ai ka vlerësuar trendin e pandalshëm të shtimit numerik të turistëve të saj, që sivjet projektohet të jetë gjysmë milion, nga 412 mijë që ishin vitin e kaluar. Nga kryebashkiaku i Sarandës është vlerësuar se vërehet edhe një cilësi e re turistësh, ndërkohë që ka evidentuar faktin se Saranda është bërë qyteti më i preferuar nga kategoria e të rinjve. Ndërkaq, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Nikoll Lesi, ka pohuar se “e shpall Sarandën si bashkinë model në Shqipëri për përgatitjen e sezonit veror, në pikëpamje të punës dhe kulturës”. Ai ka folur edhe për një strategji të re të qeverisë, duke thënë se po bëhen të gjitha përpjekjet për të thithur këtë verë në Shqipëri turistë rusë e polakë, që pushojnë aktualisht në vendet fqinje. Lesi u shpreh se qeveria shqiptare destinon 3.7 milionë USD për Portin e Sarandës, ndërkohë që po negociohet për aeroportin e saj. Ndërkaq po dje, në zonën e Plazhit të Ri të Vlorës janë zhvilluar aktivitetet me rastin e ditës së çeljes së sezonit turistik.
Balona, elementë dekorativë me simbolikat e mirëseardhjes së sezonit, si dhe lojëra për fëmijë kanë veshur ambientet e plazhit publik. Ceremonia zyrtare është çelur nga nënkryetari i bashkisë, Edi Leka. Ai ka uruar për një sezon të mbarë, ndërkohë që ka rikonfirmuar këmbënguljen e bashkisë për përfundimin e projekteve të nisura në infrastrukturë. Më pas skena është mbushur nga artistët e “Aulona Festival”, në të cilin kanë marrë pjesë grupe shqiptare nga Kosova, Shkupi, por dhe nga Italia, Rumania, Bullgaria, Polonia, Kroacia etj., që kanë performuar me numrat e tyre më të mirë. Gjithë paraditja është shoqëruar edhe me hedhjet me parashuta të grupit të aeronautikës. Ndërkaq, shoqatat e ndryshme të motoristëve dhe të mjaft të pasionuarve të tjerë të tyre apo automjeteve, i dhanë Vlorës gjallëri, duke e nxjerrë atë nga monotonia e saj e përditshme. Aktivitet e çeljes së sezonit turistik do të zgjasin katër ditë dhe në disa pika të qytetit të Vlorës do të ngrihen podiume për grupet artistike, të cilët do të shfaqin vlerat e tyre dhe të vendeve që ata përfaqësojnë.
Po nderhyj edhe une me naivitetin tim.... Sigurisht qe Shqiperia nuk eshte ne krize ekonomike. Si mund te jete, kur tere Bota Ekonomika u trondit aq rende para 1 viti ?? Neve jemi Fanar ndricues ne ... Bote (kush e ka thene kete ?? dikur Verua dhe sot Gamori + Jozifina).
Si mund te jemi ne ne Krize kur kemi fuqizuar ne maksimum prodhimin ne Vend (o.k presh dhe molle jo se ato vijne nga Maqedonia, as ullinj se i preme per ti bere dru zjarri, as arme jo se ato pellciten ne atje ..., droge bum sa te duash, prostitucion kemi rene pak por prape mire jemi .... ah edhe industri te rende prodhojme, se desh harrova).
Me falni por eshte qorreri te mos shohesh sa shume eshte fuqizuar ekonomia jone ..
Me kujtohen fjalet e Idhull Gomarit : "Parate e Piramidave jane te pastra si djersa e Shqiptarit"
Vaj Haxhije ke te qash me pare ...
Rrofte Fari ndricues ne brigjet e Durresit - Rrofshin qorrat dhe anadollaket qe duan fakte qe ti lexojne pa te besojne(vecse i duan ne gjuhen anadollikisht, asgje me shume)
NUK jemi ne Krize, flini te qete dhe e lini zbuluar, se vjen Salua dhe .... jua mbulon
Gjeja qe me pelqen me teper ne nje debat eshte kur ironia vjen nga njerez qe ngaterrohen me veten e tyre apo qe japin nje pergjigje thjesht per te bere interesantin/en pa kuptuar fare postimet e atij/asaj me te cilin/en po debatojne. Urime!
A ka mundesi te me tregosh se ku ne postimet e mia e kam thene une qe Shqiperia eshte ne krize ekonomike dhe cfare burimesh politike kam sjelle?
Ne postimin tim te pare ku te bera quote te drejtova pyetjen qe ku bazohesh ti qe thua qe Shqiperia nuk eshte ne krize ekonomike sepse sipas nje programi qe pashe ne TOP CHANNEL ku ishin ftuar perfaqesues nga PD dhe PS po thuhej qe Ministria e Financave dhe institucionet perkatese nuk kane nxjerre akoma te dhenat konkrete per te dale ne nje perfundim po ose jo. Dmth, une nuk thashe qe une pashe TOP STORY dhe m'u mbush mendja ne baze te ketij burimi qe Shqiperia eshte ne krize ekonomike.
Une psh po vuaj nga mungesa e te dhenave KONKRETE dhe AKTUALE nga institucionet shqiptare qe do te mund te tregojne se ne cfare gjendje ekonomike eshte ne fakt Shqiperia. Ti the qe ti ke burime financiare te besuara dhe une te kerkova qe nqs nuk perton na i sill dhe ne keto te dhena qe t'i analizojme.
Prandaj, jam ende ne pritje te nje pergjigje nga ty per kete dhe jo te bejme lojra fjalesh.![]()
Rikthehet edhe njehere hiena
---------------------------------------
Rikthimi i mumies komuniste Ramiz Alia
Në ndihmë të dështakut të PS-së
Ismail Kadarenë kur e pyetën në prag të evenimentit “Shqipëria është kulturë” se cili është virtyti më i madh dhe defekti më i madh i shqiptarëve, Gotha i letrave shqiptare u përgjigj në mënyrë ndriçuese: “Është e vështirë ta thuash, për çfarë është e rëndësishme dhe ndoshta është, që ata (shqiptarët) kurrë nuk të lënë kollaj. Nëse ju ndodh diçka në rrugë, ata nuk ju lënë vetëm, ju ndihmojnë deri në fund. Ato u japin ndihmën e menjëhershme dhe nuk janë aspak indiferent, siç mund të ndodhë në shumicën e vendeve të botës. Ndërsa defekti më i madh është se ndonjëherë janë të lehtë, harrojnë shpejt gjëra që nuk duhen harruar, nuk nxjerrin mësime...”. Një prej gjërave që nuk duhen harruar është vuajtja dhe dhimbja e kaluar gjatë regjimit jakobin komunist.
Këto fjalë finale dëftejnë shumë për orekset nostalgjike të një pjesë të medies “njollë-kuqe” shqiptare për të rikthyer të paktën virtualisht zombie të komunizmit stalinist shqiptar. Sepse së fundmi po del në pah Ramiz Alia, një prej gjakatarëve të sistemit komunist represiv. Ky dogmatik na paska bërë edhe kujtime (R. Alia, jeta ime...), ku shfajëson tërësisht terrorin të krijuar nga Diktatori Hoxha dhe prej tij. Është e pabesueshme që akoma ish-komunistët e sojit Ramiz Alia, profesor i ndërtimit të socializmit me forcat e veta, luftës së klasave e diktaturës proletariatit të dalë në media e të japë leksione mbi politikën e demokracinë. Është akoma më e pabesueshme që ekzistojnë akoma nostalgjikë apo bij nostalgjikësh të rënë nga pozicionet e pushtetit qendror e privilegjet e humbura, që mezi presin fjalën e ish-pushtetarëve si i eturi në shkretëtirë.
Ramiz Alia ka në ndërgjegje 45 vjet diktaturë, 45 vjet shtypje, 45 vjet rrënim ekonomik, shpirtëror, moral, njerëzor.
Për të gjithë ndryshimet që pretendon se i pilotoi apo më mirë i frymëzoi, nuk janë gjë tjetër veçse pjesë e strategjisë tipike të dezinformimit komunist. Ramiz Alia me shokë u shporrën prej ngjarjeve historike nga dëshira për liri e demokraci të qytetarëve shqiptarë. Edhe diçka, që po dëgjohet shpesh në kanalet televizive: E kam fjalën për atë që gjoja Ramiz Alisë iu dashka njohur merita për shmangien e përdorimit të dhunës gjatë ndërrimit të pushtetit. Jo, nuk është e vërtetë se shmangia e dhunës u bë prej largpamësisë të Ramiz Alisë, por u bë për dy arsye: E para se shteti shqiptar ishte i kalbur në palcë. E dyta ishte frika se, edhe dhuna më e vogël do të sillte kundërpërgjigje e Ramiz Alia nuk do të ishte këtu e të na shiste mend, por do të kishte përfunduar si Çaushesku në Rumani.
Gjithsesi është pjesë e operacionit anti-Shqipëri, sikurse ishte krejt programi i komunizmit: armiqësia ndaj Europës. Prandaj edhe Ramiz Alia në intervistat e fundit po përkrah haptazi Edi Kristaq Ramën me grevën e emëruar prej tij, çka bëhet krejt për të rivënë në krye gjeneratën e dytë të bllokut. Ramiz Alia personifikon nepërkën më helmatisëse, më të zezë, më të fshehte dhe shpirtin më të ndyrë se ky "bilbil dogmatik i komunizmit”. Një komunist deri në fund! Mbron diktaturën e proletariatit. Ajo u aplikua nga njerëz. bile ka filluar të thotë se ka patur gabime. O Zot! Ç’largpamësie! Po si
ia arriti ta gjejë mor perëndi!?! Ramiz Alia kërkon të shfajësojë Enver Hoxhën. Këtij njeriu asnjëherë nuk i është nxirë, skuqur, zverdhur apo zbardhur faqja, por ngjyra të çuditshme prej lëkurë kameleoni ka marrë sa herë ka pasur dalje publike.
Është ofendim në radhë të parë për ata mijëra të vrarë me apo pa gjyq, të burgosur, të internuar, të persekutuar që udhëheqësi i fundit komunist i Shqipërisë, që u mundua me të gjitha mënyrat të pengonte zhvillimet demokratike në Shqipëri, t’iu flasë për meritat e E. Hoxhës dhe komunizmit stalinist të zbatuar në Shqipëri.
Është ofendim për të gjithë popullin shqiptar (këtu nuk futet ai 10% i lidhur ngushtë me këtë regjim), që e kishte burgosur duke e ndarë me tela me pjesën tjetër të botës, lindore apo perëndimore, që i persekutoi dhe i vrau mendimet. Harrojnë edhe ca pinjollë të komunizmit që shkarravisin nëpër të përditshmet. /Gazeta 55
ne 90-en amerikanet i pyeten bllokmenet e shqiperise: c`fere doni te ruani ideollogjine marksiste-leniniste apo bllokun? Bllokun u pergjigjen komunistet. Ok thane amerikanet dhe i premtuan atyre qe ata do pasuroheshin, do shnderroheshin ne kapitalistet e rinj te shqiperise.
qeveria duhet te godise kete lloj mafie se keta jane kanceri i shqiperise.
o shoku po çfare te besh mo ti jap voten Ruçkes qe ka gjithe jeten ne pushtet qe kur ka qene enver kurva gjalle??
shume te socialspecialiste thone se Berisha ka qene komunist me tesere partie por ka qene doktor ama qe nuk ka te beje fare me politiken apo fatet e kombit shqiptare dhe vetem per kete fakt nuk duhet ta votojme kurse direkt komunistet dhe vemjet e reja qe kane dale prej tyre u dashka ti votojme se keshtu eshte urdheri i peshkut.
ajo puna millonait i shkon ndonje socialisti tradhetar jo mua qe skam qene dhe sdo jem kurre sa te jem gjalle me ato lloj halesh.
Kujdes nga shkjau
Kujdes nga greku
Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
AT GJERGJ FISHTA
Gjeja qe nuk me pelqen me teper ne nje debat eshte kur njerezit nuk kane fakte dhe vetem bejne lodra fjalesh pa thene asgje
Per instuticionet shqiptare nuk mund te them shume, pasi nuk jam referuar tek to. Une i permenda burimet ku mbeshtetem per pohimin qe bera, sigurisht qe ka edhe te tjera. Besoj se e ke idene se cilet jane ato burime qe permenda. Te dhenat jane publike, mund te shikohen nga te gjithe dhe te kuptohen nga ata qe kane njohuri per ekonomine.
Po e perseris po te njejten pyetje disa here, pervec TCH, ke ndonje burim ekonomik qe te shtyn te mendosh qe Shqiperia eshte ne krize ekonomike?
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Po me qe qenkan 200 Petrita....
Pse nuk e bejne greven te kopshi zologjik,jane bosh edhe kafazet e shpendeve.
Krijoni Kontakt