Close
Faqja 52 prej 107 FillimFillim ... 242505152535462102 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 511 deri 520 prej 1066
  1. #511
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Mos u tallni me ata 200 greviste qe kane hyre ne greve per nje ceshtje jetike kunder diktatures.
    Atikullshkruesit do ti kujtoja se ato 200 petrita jau kane leruar nenen njehere bile per 50 vjet. Pse i revokoni prape
    Apo u ka ardhur radha tua lerojne perseri.
    1- Ato 200 (megjithese s'ishin 200, por asht legjende komuniste) ia punuan njeni tjetrit, e futen njeni tjetrin ne vorr me nga nji plumb mbas koke. Te gjithe perfunduen te vrame prej dores se shokut te vet.
    2- Ne se vertete ekziston nje greve urije, ai qe po tallet me to asht Rama. Ne se ato po rrine pa hanger (gje qe s'e besoj), te kujtoj qe Rama e mbush plancin mjes, dreke, darke. Ne se ato po rrine pa hanger (gje qe s'e besoj), te kujtoj se Rama i le aty duke i genjye se po shkon per bisedime ne Bruksel e shkon e vjen ne Paris. Ne se ato po rrine pa hanger (gje qe s'e besoj), Rama organizon skenat makabre ku tifoze te çmendun nga jashte, si Rama, Ruçi, Ngjela etj. brohorasin e nxisin tjeret per vetevrasje.

    A kuptove gja o juanito?! S'e besoj! E kjo asht ma shume fatkeqsia e jone se e jote.

  2. #512
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    po nuk iken qe sonte ai ..edvin ruci.. gjat nates mund te vrase ndonje nga grevistet katundare..
    e kuptohet se doklja pastaj e ka gati referatin me titull..

    "regjimi berishian mbasi vrau ne gerdec vret dhe ketu ne kotec.."

    dhe vuuuuuuu neser falangat..
    Nuk them kot une qe ti perveçse spiun i dikurshem i sigurimit te shtetit je edhe nje plak injorant dhe zemerzi qe ke inat pse te iku rinia duke i lepire b...n Enverit.
    Ti Brari (K.L) nuk mund te imagjinosh skenar tjeter perveç atij qe je mesuar te zbatosh ne kohen e Enverit dhe te Saliut, ti nuk mund ta kuptosh ndryshe greven
    perveçse ti biesh Kryeministrise me antitank, ti nuk mund ta kuptosh ndryshe greven pa pushtuar Radio Televizionin Shteteror dhe gjithe institucionet e ketij shteti, ti nuk mund ta kuptosh greven pa vjedhur dhe pa djegur bizneset qe te dalin perpara.
    Mesohu o mendjengusht qe ka edhe menyra demokratike per te protestuar, me zemer dhe jo duke vjedhur, me dinjitet dhe jo duke djegur, me qytetari dhe jo si lukuni barbaresh.
    Por zaten ky eshte edhe ndryshimi midis popullit te zakonshem dhe te ndershem qe proteston per te drejtat e tije dhe lepirsave te prapanicave qe jane ne pushtet.

  3. #513
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Kronika e grevës së urisë, vëzhguar sipas standardeve alla “Big Brother”

    Pushimet e Edi Ramës në Paris zhgënjejnë grevistët, histori të reja edhe për Namik Doklen, Arta Daden e Et’hem Rukën

    - Shegushi, Taulanti e Xhaçka marrin dekoratën “Dëshmorët e kryetarit”
    - “Pronarja” Mimoza Poçari dhe grevisti “part-time”, pedagogu Sitki Mullai
    - Grevist Demoja s’duron dot pa iu përgjigjur Eduard Shalësit...

    Kthimi i Edi Ramës dje nga një vizitë e shkurtër relaksuese në Paris, ka rikthyer në doza të papërmbajtura zhgënjimin e anëtarësisë dhe militantëve të PS-së në përgjithësi dhe të grevistëve të urisë në veçanti. Zhgënjimi lidhej me një fakt, sa të thjeshtë dhe banal... Ndërsa Edi Rama, rreth mesditës të së premtes, ende pa u nisur për në Parisë, “e shiti” këtë vizitë, si “të rëndësishme” sepse do të takohej me “ndërkombëtarët” prej të cilëve do të siguronte një mbështetje për “modelin e ri” të protestës, dje, pas kthimit, ai vetëm për këtë vizitë nuk foli, pa përmendur se “ndërkombëtarët” ishin asgjë më shumë se një fjalë e huaj.
    Ndërsa që para drekës së djeshme, kur u mësua se Edi Rama i rikthye nga Parisi, sytë e veshët e të gjithëve, ishin kthyer nga ai, veçanërisht e grevistëve të urisë, ai (Edi Rama), bëri dhe çnuk bëri, shkoi edhe në spital për të prodhuar lajm, por kuriozitetin nuk ua shoi askujt, për “qëllimin” dhe “suksesin” e vizitës në Paris. Duke besuar broçkullat e mediave, se në tubimin e turmave në orën 18.00 Edi Rama do t’ia bënte “bam” dhe se do të çudiste të gjithë me suksesin e supozuar të vizitës në Paris, anëtarët dhe simpatizantët e PS-së, por veçanërisht grevistët e urisë kanë ngelur më shumë se të zhgënjyer, kur nuk dëgjuan asnjë fjalë nga Edi Rama për “mbështetje ndërkombëtare”.
    Të pranishmit në tubim, nuk i qetësoi aspak, as “risia” që solli Edi Rama nga Parisi, e cila nuk ishte asgjë më shumë se një sulm ndaj intelektualëve shqiptarë, të cilët kanë injoruar protestën e tij, duke demonstruar njëherazi se kanë qenë në koherencë edhe me injorimin e “ndërkombëtarëve” që i kanë bërë “sallam-grevës” së Edi ramës.
    * * *
    Namik Dokle ka qenë dje “lajmëtari” i dështimit të Edi Ramës, pas mossuksesit të tij të mundshëm me “ndërkombëtarët” në Paris. I çoroditur dhe ai, jo pak sigurisht, nga dështimi i kryetari të tij, Namik Dokle e paratha një gjë të tillë, kur ndërsa fliste para turmave në tubimin e përditshëm të orës 18.00, shkaktoi jo pak habi, kur demonstroi se ai nuk mbante ende në se kishte votuar apo jo në 28 qershor 2009, apo më keq akoma, në se kishte votuar, për kë kishte votuar.
    Në mosmbajtjen mend të tij, në se kishte votuar apo jo dhe në se po, për kë kishte votuar, Namik Dokle, u duk sikur e përmblodhi veten për një moment se po fliste vetëm broçkulla, kur, bëri një kthesë 180 gradësh dhe ju lëshua me sulme “majtucit” Rexhep Meidani, pse ai, ish-presidenti, kishte sulmuar, injoruar dhe shpërfillur, me nder grevën e urisë.
    Ndërsa, përçartja e Namik Dokles për pjesën e mosmbajtjes mend, se kishte votuar apo jo, apo apo, në se po, për kë kishte votuar, ishte e kuptueshme për pjesëmarrësit në protestë dhe e motivuar me lodhjen dhe stresin e këtyre ditëve, e pakuptime dhe e pamotivuar ishte për ata, sulmi i Namik Dokles për “majtucin” Rexhep Meidani.
    Dyshimin për këtë sulm “të pa principtë” të Namik Dokles, u mundua ta shpjegonte Pandeli Majko, kur me “origjinalitetin” e tij, shpjegoi se Namik Dokles “nuk i hyn në sy asnjë (ish)President i Shqipërisë, veç Ramiz Alisë, Sipas Majkos, mësohet se ky afeksion Namik Dokles i ka ngelur që kur ai ishte pjesë e garës si kandidat për President në vitin 1991 përballë Rmaiz Alisë dhe se si, në atë garë, Nami Dokle bëri “burrërinë-çmenduri” të paparë e të padëgjuar, që kur është krijuar bota që ne jetojmë, duke votuar haptazi dhe “me krenari”, për Ramiz Alinë dhe duke injoruar dhe moskonsideruar veten e vet si kandidat për President....

    * * *
    Jashtë ambienteve të grevës së urisë, saktësisht pranë çadrës së “ngujimit”, të vetmit që në dukje, nuk e fshihnin se nuk ishin të zhgënjyer me “dështimin ndërkombëtar” të Edi Ramës, ishin protestuesit e ardhur nga Gjirokastra. Shumica e tyre, që dje në orën 18.00, kishin vendosur të ishin “baza” e protestës në segmentin e “Dëshmorëve të Kombit”, përballë dy kullave, nuk e fshehën ekzaltimin e tyre, kur panë dhe dëgjuan se nga tribuna e “oratorëve”, folën edhe deputetët e qarkut të tyre, Arta Dade dhe Et’hem Ruka.
    Pak ditë më parë, një pjesë e tyre ishin pjesë e një “kuvendi” te Rrapi i Mashkullorës, ku mes diskutimeve shprehën dyshimet dhe hamendësimet për mospërfaqësimin e qarkut të tyre në rang deputeti në grevën e urisë.
    Bashkë edhe me hamendësimet për shpërfilljen e grevës së urisë nga ana e deputetëve të Qarkut të Gjirokastrës, Arta Dade, Et’hem Ruka e Vangjel Tavo, “kuvendarët” e Rrapit të Mashkullorës, nuk i kishin fshehur dhe dyshimet se mos këta deputetë kishin dalë “armiq” dhe se mund “t’ia kishin dredhur Edi Ramës”.
    Por kur mbrëmë ata panë se deputetët e tyre Arta dade dhe Et’hem Ruka “e tundën” para dy kullave në Tiranë, gëzimi nuk përmbahej në radhët e protestuesve të Qarkut të Gjirokastrës.
    Duke pasur frikë se mos zemra ju delte nga kraharori, ata nxituan dhe i kërkuan ndihmë deputetes-mjeke Klodiana Spahiu, e cila me asistencën e saj, e vuri nën kontroll gazin dhe harenë e shfrenuar të protestuesve të Qarkut të Gjirokastrës...

    * * *
    Momente “gëzimi” mësohet se ka pasur dje edhe në ambientet e brendshme së grevës së pretenduar të urisë.
    Kjo hare “gëzimi” sigurisht e përkohshme, mësohet se e kishte “ngacmimin”, nga një “thashethem” që besohet se është i vërtetë, i shpërndarë me shpejtësinë e erës së sallamit në çadrën e urisë, sipas të cilit, Kryetari i PS-së ka bërë gati dhe së shpejti do të dekorojë me medaljen “Dëshmorët e kryetarit”, tre deputetët grevistë, Shegushe Ligori, Taulant Balla dhe Olta Xhaçka.
    Deri në ortë e vona të mbrëmjes së djeshme, nuk mësohej ndonjë gjë e saktë për motivacionin e kësaj dekorate, ndërsa hamendësime e lidhnin këtë “zgjedhje” të kryetarit, me gatishmërinë që kanë demonstruar tre deputetët “për të dhënë jetën”.
    Përpos, gëzimit “të pa mat” të Shegushe Ligorit, Taulant Ballës dhe Olta Xhaçkës, të cilët kishin mundur që njëherazi të tre “të hynin e bënin vend në zemrën e kryetarit”, grevistët e tjerë të urisë, ndjeheshin më shumë se të budallallepsur, kur kujtonin se e vetmja “trimëri” e tre deputetëve, kandidatë për t’u dekoruar, ishte mashtrimi që ju kishin bërë atyre, se (grevistëve të urisë), duke i bindur për të hyrë në grevë sepse, “në mos Berisha do të detyrohet të hapë kutitë, ai do të na nxjerrë me forcë me policë dhe se po ndodhi kështu, ne të fituar jemi, se do të kemi me se të merremi. Me pak fjalë, do të merremi me Berishën, në qoftë se nga nxjerr me forcë”, mësohet t’ju kenë mbushur mendjen grevistëve të urisë, jo deputetë, Shegushe Ligori, Taulant Balla dhe Olta Xhaçka, kandidatë për dekorim nga ana e kryetarit.
    Pas kësaj gënjeshtre, kur as kutitë nuk po hapen dhe kur as policia nuk po ndërhyn për të nxjerrë me forcë grevistët e urisë (duke ua dhjerë planin me mosndërhyrjen forcërisht), ata (grevistët e urisë), duke mos kursyer sharjet dhe ofendimet për deputetët kandidatë për dekorim, po mendojnë seriozisht, si të braktisin grevën e urisë, por të ngelen edhe “të nderuar”...
    “Përkujtimi” sot, i datës 9 maj, ditë së fitores mbi fashizmin, shihet nga grevistët si një mundësi e mirë për të braktisur “të nderuar” grevën e urisë...



    Grimca (jo vetëm) humoristike

    “Klouni” Namik Dokle dhe “poeti” Dritëro Agolli
    Në diskutimin e tij para turmave të protestuesve dje, në një moment Namik Dokle ka vlerësuar “poetin” Dritëro Agolli.
    Nga brenda grevës së urisë, në këtë moment, mësohet se “gjuhëtarja” Ledi Shamku, e ka cilësuar Namik Doklen si “kloun”.
    Përballë habisë së grevistëve që ndodheshin rreth saj, Ledi Shamku ka sqaruar se, kishte zgjedhur këtë term “kloun”, “në respekt që kam për ‘komedianët’, term që Namik Dokle mund ta ketë më shumë për zemër, por që unë nuk ia jap kënaqësinë, të quhet i tillë”.


    Grevist Demoja i përgjigjet Eduard Shalësit...
    Para turmave është shfaqur sërish dje Eduart Shalësi me mjekrën e tij të harruar në harlisjen e saj. Ai ka përmendur, emra grevistësh të sëmurë si Demon, Edmondin..., etj., etj... Në një moment kur Eduart Shalësit i mbaroi listimi i emrave të grevistëve të urisë, ai ju “rikthye” Demos.
    “Kush e shtyri Demon, të hyjë në grevën e urisë...?”, bubulloi zëri Eduart Shalësit.
    Në këtë moment, mësohet se Demoja, duke e ndjekur Shalësin nëpëmrjet televizionit, harroi që ai (Eduart Shalësi) nuk e dëgjonte dhe bërtiti...
    “Ta dija kush më shtyu, ia kisha ëëëëë..., nënën”.


    Arben Ahmetaj vetëm Olta Xhaçkën njeh
    Për protestuesit, por jo para tyre, ka folur mbrëmjen e djeshme edhe Arben Ahmetaj, deputeti socialist i Korçës. Duke tentuar të lexonte listën e grevistëve, militantë socialistë të Qarkut të Korçës, Arben Ahmetaj, i ka çuditur jo pak ata, kur nuk ua ka ditur emrat, por pasi përmendi emrin e Olta Xhaçkës, si një prej grevistëve, emrat e të tjerëve, u detyrua ti lexonte, me vështirësi, për shkak se secili e kishte shkruar vetë emrin, por edhe sepse, gjithsecili kishte një shkrim, “si këmbët e pulës”, leximi i të cilëve e vuri në vështirësi Arben Ahmetajn, i cili ra në sy për keq, në transmetimin “live” të televizioneve.


    Pronarja Mimoza Poçari dhe grevisti “parte time”, pedagogu Sitki Mullai
    Emigrantja, e prezantuar si pronare tokash, Mimoza Poçari është një prej grevisteve të urisë. Fillimisht mësohet se ajo hyri në grevë, më shpresën se Edi Rama do t’i kthente pronat. “Bashkëvuajtësit” e saj tregojnë se pas ditës së parë të grevës së urisë, ajo u ftillua dhe u kujtua se tokat e saj, ia kishte shitur Edi Rama, si kryebashkiak i Tiranës. Kur ajo u kujtua, mësohet se ishte vonë për të braktisur grevën e urisë, sepse tashmë as nuk e linin.
    Në radhët e grevistëve ët urisë, mësohet se pjesë e saj, është pedagogu nga Korça Sitki Mullai, i cili rolin e “grevisitit” e bën “parte time”, sepse këto ditë është parë edhe në ambientet e Universitetit të Korçës.


    gazeta55

  4. #514
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Kurse per ty shkodra13 si heq asnje presje asaj qe ato 200 komunistet e pare qe paten ne themel terrorin prej kominternit vrane dhe sojin e vet le me per ata jashte llojit.
    Po cpune kane me ta se koha e tyre ka perenduar dhe mso u rrej me gogolin komunist dhe mos u bej nga ata qe trembin te tjeter me gogolin komunist ne emer te nje diktaure tjeter.
    Nuk rrehet shkodra13 me gogolin komunist, se as qe mendon se Enver Hoxha me shoke kishin ndonje ideal perveç te qenit kriminele.
    Po ashtu as qe mendon se ne PS ka ndonje element te majte.
    Po ashtu as qe mendon se pushtuesit e bulevardit kane ndonje shtytje ideale.
    Po ashtu as qe mendon se ekziston nje greve e vertete urije.
    Po ashtu as qe mendon se Ps ka me shpetim! Do shkaktoje vuajtje ne popull, por nga i keqi vetem keq pritet!

  5. #515
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    elsa lila ........ bashkohet ne greve me socialistet ......... greve urie dhe per goca tbukura.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  6. #516
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Shqiptarët e Amerikës nuk janë me Edi Ramën, janë kundër komunizmit
    BEQIR SINA, New York

    Ashtu siç edhe pritej, ka dështuar një tentativë (më shumë mediatike, e hapur tre ditë më parë nga gazeta e grevës Shekulli, faqja e saj oneline) se në "Nju Jork, 22 shqiptarë paralajmërojnë grevë urie para selisë së OKB-së." "Greva" e paralajmëruar nga disa prej fëmijëve, të ish-oficerëve të sigurimit të shtetit, ish-nënpunës dhe kuadra të vjetër të profileve të larta gjatë regjimit komunistë në Shqipëri, ish ushtarakë, të gjithë këta që kanë fituar një farë statusi ose ka edhe nga ata që janë pa status(ilegal), që për të tretën herë me radhë hedhin "trakte".

    Burime të sigurta nga Nju Jorku, thonë se në SHBA-së, nga Tirana, kanë mbërritur një grup militantësh të Partisë Socialiste, aktivistë të saj - që siç thuhet me direktivat e marra nga kryetari i tyre Edi Rama, në Tiranë. Madje disa prej tyre kanë bërë telefona anonim duke kërcënuar anëtarët e familjeve, të cilat nuk i bashkohen thirrjes së tyre. Duke parë këtë zhvillim, që është i paprecedent në komunitetin shqiptarë në SHBA-së, mbasi është e para herë që prej regjimit të komunizmit, fëmijët e tyre këtu dhe prindërit e tyre kërkojnë të ngrihen të motivuar nga bindjet e tyre komuniste - majtise e marksit - leniniste.

    Por çfarë është ajo që po shqetëson komunitetin shqiptar në Nju Jork rreth këtij provokimi me anë të lajmeve që ka nxjerrë gazeta Shekulli, bazuar në e- maile të dërguara nga Hamdi Dega dhe i biri i tij Alban Dega që është “degë” e ish sigurimit të diktaturës komuniste, ish punonjës i sigurimit në ambasadat shqiptare ne Amerikën e Jugut, një i akuzuar nga komuniteti se gjatë kohës që ka marrë azilin politik, ka mashtruar disa herë azilkërkues me dokumente të azilit , ku ai është paraqitur si avokat duke i rrjepur shqiptarët me mashtrime pasi ai nuk ka dhe nuk ka pasur liçencën. Meqenëse është "frika e përplasjeve dhe përçarjes së komunitetit, me ngacmimet e këtilla, disa mendojnë se qëllimi i këtyre njerëzve, për të ngacmuar komunitetin, mendohet, se është parolla "oburra të bëjmë sherr dhe konfrontim si në Shqipëri edhe këtu në Amerikë". Ky veprim shihet si tipik dhe i skenarëve të protestave dhe demonstratave gjatë regjimit komunistë, po në të njëjtin shesh ku u paralajmërua se "22 shqiptarë do të fillojnë grevën e urisë para OKB-së".

    Shakaja e radhës e këtyre njerëzve, që pretendojnë se janë pa parti dhe as të majtë e as të djathtë, është se këta fëmijë dhe prindërit e tyre, e konfirmojnë edhe në e-mailet e tyre, se "këta nuk përfaqësojnë asnjë parti, as të majtën apo te djathtën" , Në të njëjtën kohë që pranojnë se po hidhen në grevë urie në mbështetje të 200 socialistëve në Tiranë e cila shihet qartë se ajo është një protestë, e orkestruar nga Edi Rama. Ajo është një grevë me sfond të majtë, dhe e stilit komunistë. Grevë, ku janë lëshuar deklarata të tilla tejet ekstreme, që janë hedhur edhe gjatë fjalimeve, dhe gjatë këtyre ditëve si ato të ngjashme me partizanët gjatë Luftës së Dytë Botërore "Ja Vdekje - Ja Liri" -.Dhe janë dëgjuar edhe thirrje të këtilla se "është koha për revolucion". Grevistët dhe militantët mbajnë shirita të kuq në krah dhe shirita të kuq në ballë, duke emituar kështu protestat revolucionare të Che Guevara, i njohur se simboli i revolucionit kubanez. Thirrja e këtyre njerëzve që janë grupuar në Amerikë, për protestë dhe grevë urie nga shqiptarët e Amerikës, nuk është gjë tjetër përveçse një publikimi banal i dëshirës së një gazete që mund të quhet "Gazeta e Edi Ramës", dhe një skenar i ish veglave të mbetura të Sigurimit të Shtetit, për të përçarë dhe konfrontuar komunitetin shqiptarë.

    Shqiptarët e Amerikës janë distancuar nga këto zhvillime që sipas tyre nuk i shërbejnë aspak Shqipërisë, dhe mbi të gjitha çështjes shqiptare si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, dhe Kosovën Lindore, çështjes së Çamërisë. Kjo ka si qëllim të shpërnguljes së vëmendjes së komunitetit ndërkombëtarë, nga kriza dhe protestat e dhunshme në Greqi në Tiranë. Gjatë këtyre 20 vjetëve, kemi parë disa përpjekje të komunistëve dhe ish anëtarëve të bllokut e bijve të nomenklaturës, që sa herë që Kosova dhe çështje e tyre ishte në sy të botës, komunistët e dogjën dhe shkatërruan dhe e dogjën shtetin shqiptarë, si në vitin 1997.

    Thirrja e këtyre njerëzve që janë grupuar në Amerikë, për protestë dhe grevë urie nga shqiptarët e Amerikës, nuk është gjë tjetër përveçse një publikimi banal i dëshirës së një gazete që mund të quhet "Gazeta e Edi Ramës", dhe një skenar i ish veglave të mbetura të Sigurimit të Shteitit, për të përçarë dhe konfrontuar komunitetin shqiptarë.
    shqiptaret e Amerikes(ne vecanti) duhet te behen njerez,pra vjen nje brez i ri shqiptar qe ka jetuar KOMUNIZMIN,dhe ju meson ketyre trupjerdhave c'far do te thote ta jetosh.Por keta FARAONET e kombit,s'jane gje tjeter vecse ca tipa qe DOLLARIN e kane prioritet.
    flasin shqipe te basterduar.....
    kaq kisha une

  7. #517
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Mos u tallni me ata 200 greviste qe kane hyre ne greve per nje ceshtje jetike kunder diktatures.
    Atikullshkruesit do ti kujtoja se ato 200 petrita jau kane leruar nenen njehere bile per 50 vjet. Pse i revokoni prape
    Apo u ka ardhur radha tua lerojne perseri.
    po ti ku hyn ke te liruarit apo leronjesit??
    Huanito ketu them se e ke gabim ti se ata 200 petritat kane qene si puna atyre biseksualeve qe kur shkojne me nje femer duan ti fusi gishtin ne b.... .ata ja liroshin rraces se vet dhe serbi ja mbante nga mbrapa atyre dhe kjo eshte e vertetuar historikisht dmth ata te djeshmit me keta te sotmit jane nje soj antishqiptare dhe ndyresira.
    une per vete preferoj Saliun ne pushtet edhe per 50 vjet se sa te vije Rama Ruçi Dade apo Bushati ne qeveri.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  8. #518
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga skampin Lexo Postimin
    une per vete preferoj Saliun ne pushtet edhe per 50 vjet se sa te vije Rama Ruçi Dade apo Bushati ne qeveri.
    Epo nuk e ka nxjer kot populli ate shprehjen: "Per inat te sime vjehre shkoj e fle me millonane"

  9. #519
    Greva, PS vendos bllokim rrugësh e institucionesh

    » Dërguar më: 09/05/2010 - 14:25


    PS-ja dhe aleatët e saj politikë dhe nga shoqëria civile do të protestojnë sot paradite në mbështetje të grevistëve të urisë, por edhe për të kujtuar Ditën e Evropës. Ndërkohë, burimet nga PS-ja bënë të ditur mbrëmë se, nga java që vjen opozita do të nisë edhe protesta të shumta nëpër rrethe. Një nga propozimet e hedhura në një mbledhje të grupit parlamentar mbrëmë, ishte edhe fillimi i mosbindjes civile. Të njëjtat burime shpjeguan se kjo do të jetë një lloj forme, sipas të cilës qytetarët do të bllokojnë akset rrugore nacionale, ato brenda qyteteve si edhe institucionet. Ka pasur propozime të ndryshme gjatë mbledhjes së grupit si për kalendarin e organizimit të protestave nëpër rrethe, por edhe për mënyrën e organizimit të protestës së sotme. Organizatorët mendojnë që të jetë një grumbullim i madh, më shumë se sa protestat e përditshme, por jo me përmasat e datës 30 prill. Njerëzit do të grumbullohen nga drejtime të ndryshme drejt bulevardit qendror të Tiranës, ku në orën 10:00 të paradites do të nisin fjalimet e rastit. Në të njëjtën kohë, pjesëmarrësit në protestë do të jenë aty para çadrave të grevës për të mbështetur grevistët, gjendja shëndetësore e të cilëve vjen e vështirësohet çdo ditë dhe çdo natë. Drejtuesit e PS-së kanë bërë të qartë se do të jetë një protestë e qetë, ashtu si çdo ditë, pa probleme për rendin. Vetë Rama tha mbrëmë se dita e sotme është “dita për të kujtuar se jo vetëm jemi në Evropë dhe e duam Evropën si pjesë të vetes, por edhe se e duam Evropën këtu në vendin tonë, ku nuk ka vend për hijen e fashizmit, që me emra bën lista dhe i ndan njerëzit në tanët dhe në të atyre, që duhen ndjekur hap pas hapi deri sa t’ju mungojë buka e gojës”. Ai i ftoi të gjithë për të qenë pranë çadrës së grevistëve, që është dëshmia më e fuqishme për dashurinë e lirisë. Rama u premtoi shqiptarëve që pas kësaj beteje nuk do të ketë më shqiptarë që do t’i vihet emri në listë pse ka manifestuar për opozitën. Ndërkohë, edhe dje pati një protestë të Forumit të Gruas Socialiste në Durrës, në shenjë solidariteti dhe në mbështetje të grevistëve të urisë. Gjatë kësaj proteste u janë përcjellë mesazhe të gjithë qytetarëve durrsakë dhe atyre të Shqipërisë, që të bashkojnë vullnetin dhe forcën për t’i hapur rrugë procesit të transparencës së votës së lirë. Ndërsa në Vlorë, militantë socialistë të fshatrave përreth bllokuan për 30 minuta rrugën lidhëse të fshatit Kote me rrugën kryesore. Në këtë protestë ishte edhe deputeti Fatmir Toçi, i cili u ka bërë thirrje protestuesve që të jenë në Tiranë sot.

    gazeta shqiptare

  10. #520
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Përsiatje për një grevë urie

    Përsiatje për një grevë urie

    Vendosur: 09/05/2010 - 12:01


    Edmond Tupja

    Pa më të voglin dyshim, greva e urisë është një mjet, ndoshta më i kushtueshmi, për një parti , sindikatë, shoqatë apo qoftë edhe grup individësh apo madje individ të vetëm, që rregullat e një shoqërie demokratike e pranojnë si të ligjshëm kur bëhet fjalë për të protestuar kundër një padrejtësie me përmasa skandaloze para së cilës vetë shoqëria, shteti, populli, ligji janë të pafuqishëm ta hedhin poshtë. Pa më të voglin dyshim, përvoja ndërkombëtare, por edhe ajo kombëtare e këtyre njëzet vjetëve të fundit, tregojnë se një greve urie, që t’ia arrijë qëllimit të saj, duhet menduar e organizuar më së miri, pra, ajo nuk mund të improvizohet apo të sajohet brenda natës apo ditës.

    Pa më të voglin dyshim, një grevë urie, si çdo grevë tjetër, madje më shumë se çdo grevë tjetër, parashikohet të zgjasë, prandaj zgjidhen pjesëmarrës të bindur për domosdoshmërinë e saj, të fortë jo vetëm moralisht, por edhe fizikisht, të aftë t’i bëjnë ballë urisë dhe, sidomos, pasojave të saj psikosomatike.
    Pa më të voglin dyshim, një grevë urie duhet të përfshijë në gjirin e saj udhëheqës të partisë, sindikatës, shoqatës, të grupit të individëve që kanë vendosur ta bëjnë atë duke e shpënë deri në fund: në fitore ose në vetëmohim; prania e tyre midis militantëve u jep zemër grevistëve, ua ngre lart moralin.

    Po qe se, në dritën e këtyre konsideratave teorike, fryt gjithsesi i një praktike të gjatë në shkallë planetare, i kthehemi grevës së urisë që po bën këto ditë Partia Socialiste e Shqipërisë, detyrimisht do të vërejmë që kjo grevë bie deri diku ndesh me parimet e lartpërmendura.

    Së pari, vetë zhvillimi i zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit të kaluar, vetë qëndrimet e partive, e mediave, si edhe vlerësimi i organizmave ndërkombëtare, dëshmojnë se rezultati i zgjedhjeve në fjalë nuk përbën një padrejtësi të përmasave të tilla, që të lypin detyrimisht futjen në grevë urie të deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste me nismën ose, më saktë, me këmbënguljen e ethshme, gati histerike, të Kryetarit Rama.

    Së dyti, greva duket se është organizuar nxitimthi, se futja në të u është imponuar pjesëmarrësve ose ka qenë fryt i një manipulimi mendor të konceptuar më së mirë në fshehtësi dhe të zbatuar po me aq mjeshtëri nga Kryetari Rama.

    Së treti, fakti që pas disa ditësh në grevë urie, pati e ka raste komplikimesh shëndetësore te disa grevistë tashmë diabetikë ose me probleme në veshka para fillimit të grevës, tregon se grevistët nuk janë zgjedhur për t’i rezistuar gjatë urisë, madje të krijohet përshtypja se ata janë zgjedhur për t’u skartuar sa më shpejt, sigurisht me qëllim që gjendja e tyre e rënduar (apo ndoshta edhe vdekja e tyre e mundshme, e parashikuar apo edhe e dëshiruar?) t’i faturohet qeverisë.

    Së katërti, nuk shohim në gjirin e grevistëve asnjë figurë karizmatike të Partisë Socialiste, asnjë teoricien apo prakticien të revolucionit pa dhunë, prania e të cilit do t’ua ngrinte lart moralin grevistëve të drobitur nga uria e tmerrshme dhe pasojat e saj torturuese. Me të drejtë publicisti Edmond Arizaj e pyeste, në shkrimin e tij të para një jave, Kryetarin Rama përse nuk ishte futur vetë ai në grevë. Edhe për mendimin tim, atje, mes grevistëve e kishte dhe e ka vendin Kryetari Rama, madje ende nuk është vonë të bashkohet me deputetët dhe mbështetësit e Partisë Socialiste. Në këtë drejtim, shembulli i Ilir Metës është akoma i freskët, pa folur për atë të Pjetër Arbnorit. Sigurisht, mund të ketë plot arsye subjektive (për të mos thënë subjektiviste) dhe pragmatike (për të mos thënë pragmatiste) për të përligjur mospjesëmarrjen e Kryetarit Rama në grevë, por ekziston edhe një arsye objektive: Kryetari Rama vuan herë pas here nga astma dhe mund të rrezikojë shumë në një kohë që Partia Socialiste nuk mund të konceptohet pa praninë e tij, pa karizmin e tij, pa cinizmin e tij proverbial, pa autoritarizmin e tij të dhunshëm; prandaj, ç’është e vërteta, ndonëse aksh diabetikut socialist nuk iu ndaloka të futet në grevë urie, astmatikut kryesocialist nuk iu lejoka ta bëjë një gjë të tillë! Kësaj i thonë “ca të nënës dhe ca të njerkës (për të mos thënë të lopës); kësaj i thonë gjithashtu: “Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë!”. I lumtë Kryetarit Rama, se më nxori mallin e diktatorit Hoxha!

    Së fundi, le të më lejohet, sidoqoftë, t’i njoh një meritë Kryetarit Rama: duke zgjedhur, vendosur e vulosur futjen e deputetëve të Partisë së vet në grevë urie, ai është treguar deri diku i mëshirshëm, sepse mund t’i kishte kushtëzuar mendërisht grevistët në mënyrë të tillë që ata të futeshin, madje hareshëm, në grevë etjeje ose, më keq akoma, në grevë frymëmarrjeje! Çka do të kishte qenë e barasvlershme me një vetëvrasje të mirëfilltë kolektive.

    http://www.panorama.com.al/index.php?id=41041
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 09-05-2010 më 13:06
    "They will not control us, We will be victorious"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •