lekkk per te tereeeeeeeeeeeeeee........
![]()
Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”
Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 01-05-2010 më 16:23
"They will not control us, We will be victorious"
Festa në Sheshin "Nënë Tereza", mijëra qytetarë në koncert
Në festën e organizuar nga Partia Demokratike në Sheshin "Nënë Tereza" kanë marrë pjesë mijra qytetarë. Konceri i organizuar me rastin e 1 Majit festës së punëtorëve është përshendetur edhe nga Kryeministri i Shqipërisë.
"Sot ne jemi në këtë shesh për të nderuar njëri-tjetrin, për të nderuar veprën e gjithsecilit, kontributin e çdonjërit prej jush në ndërtimin e Shqipërisë evropiane.
Sot ne jemi këtu më të gëzuar se kurrë në historinë tonë. Sot ne festojmë si një vend që ecën i sigurt drejt idealit tonë evropian.
Ju shpreh nderimin tim më të madh ju dhe mbarë qytetarëve shqiptarë. Le të ftojmë ne së bashku çdo qytetar të këtij vendi të vazhdojmë udhëtimin tonë drejt Evropës, të zëmë vendin që ne meritojmë. Le të ecim ne të sigurt në të ardhmen evropiane për veten, fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë, si e ardhmja më e shkëlqyer.
Nga ky shesh edhe një herë ftoj çdo shqiptar: Le të bashkojmë përpjekjen tonë dhe ta shndërrojmë këtë pranverë në pranverën e vendimeve të mëdha për lëvizjen tuaj të lirë në mbarë Evropën!
Le të vazhdojmë ne me mundin, djersën, punën, përkushtimin tonë të ndryshojmë çdo ditë e më shumë Shqipërinë!
Le të vazhdojmë ne me mundin, djersën dhe punën tonë të begatojmë çdo ditë e më shumë ketë vend!
Le të vazhdojmë ne me mundin, djersën dhe përkushtimin tonë të afrohemi gjithnjë e më shumë me vendet e zhvilluara dhe të synojmë t’i arrijmë ato!
Shqipëria këtë vit është Shqipëria anëtare e NATO-s. Është Shqipëria e vendimeve historike për çdo qytetar shqiptar, vendimeve për të çelur portat për këtë vend dhe për këtë komb drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, vendimeve për të lëvizur të lirë, pa viza. Të gjitha këto i bënë të mundur djersa, mundi, përkushtimi juaj.
I bëri të mundur vota juaj e lirë. I bëri të mundur fryma juaj qytetare, besimi juaj i pathyeshëm se Shqipëria do të behët një ditë zonjë, ashtu siç e duam të gjithë ne."
Në ditën e dytë të grevës së urisë së 22 deputetëve të grupit parlamentar socialist dhe rreth 180 militantëve të kësaj force politike, kryesocialisti Rama ka lajmëruar se rezistenca do të vijojë pambarimisht deri në përmbushjen e kërkesës së tyre. Duke folur përpara turmës së protestuesve Rama ka deklaruar se protesta do të përshkallëzohet në të gjithë Shqipërinë. Por fjala e tij duket se i dha fund tubimit në Tiranë, pasi lajmëroi rikthim të protestuesve në një moment tjetër, të cilin ai nuk e bëri të ditur.
Kreu i Selisë Rozë ka vizituar dhe grevistët e urisë, por nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, nëse ka marrë mesazhe nga ndërkombëtarët ne lidhje me grevën e urise dhe rezistencën paqësore, siç e ka quajtur ai protestën. Por rezitenca paqësore e socialistëve ka degjeneruar në akte dhune ndaj policisë e qytetarëve të thjeshtë.
Dhe reagimi i tyre duket se nuk është rastësi e sporadik, duke parë edhe nxitjen e disa deputetëve socialistë, të cilet, para njerëzve kanë hedhur parrulla, si “Ja vdekje, ja Liri”
Sajmir Tahiri "Ka ardhur koha e parrullës “Ja vdekje, Ja liri”
Militantët socialistë nuk janë mjaftuar me kaq, pasi i kanë vënë flakën edhe flamurit të NATO–s, pikërisht përballë tendave ku janë ngujuar grevistët e urisë.
E as kjo nuk duket çudi, për vetë faktin se socialistët protestuan edhe kur Shqipëria firmosi zyrtarisht anëtarësimin e saj në aleancën e Atlantikut të Veriut.
edhe pse kom pas nji simpati per Shokun Enver Hoxha doren ne zemer ai beri gabim kure magjupve u dha emer shqiptar.Nuk esht per tu habitur se harigjinjet e serbet e vrakes dalin ne Tiran para krejt syve te botes e ta luajn rolin e Albanve .Kjo esht turp per Shqiprin si i tolero kta gabel ta prishin imazhin e shqiptarve ku fundja Amerika dhe Nato ishin shpresa e fundit te shpetoi Shqiperia dhe shqiptaret nga zenkate greko ruse e sllave qe po e ndan nga kopeja i mori ujku shqiptaret e ska per tu degju emri shqiptar.Ata qe dogjen at flamur i mallkoft historia dhe Zoti .Shqipria ka mbeshtetje ne miqt e saj te natyrshem e kta gabel te shkatrrojn gjith at qe kan ber qindra shqiptar te vertet per ta ber me miq kombin ton te shum vuajtur ,kta harigjinj shkatrrojn kure ju teket pa dhen llogari para ligjit.Ky edi ka dal mbi ligjin po a ka vdek krejt kanuni o burra po si u be kjo ne shpi musafiri na shahet e gjuhet me zjarr dala e plast.
Me sjelljen e saj opozita shqiptare po dëmton seriozisht integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Kështu e kanë trajtuar protestën e nisur nga socialistet, kanalet më të fuqishme televizive në Europë. Euronews, BBC, Agjencia e Lajmeve Reuters apo gazeta italiane "Corriere della Sera" shkruajnë se protesta e opozitës, e cila prej muajsh bojkoton parlamentin, po dëmton procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Reuters shprehet se socialistët kanë kërkuar rinumërim të votave për një proces zgjedhor të cilin institucionet ndërkombëtare e cilësuan si më të mirin të organizuar ndonjëherë në Shqipëri.
Euronews, shkruan gjithashtu se në protestën e opozitës morën pjesë dhjetra mijëra qytetarë.
Komentet e superfuqive mediatike janë në të njëjtën linjë me qëndrimet e përfaqësuesve të institucioneve më të rëndësishme të Bashkimit Europian, të cilët kërkojnë që ngërçi politik të zgjidhet përmes parlamentit dhe institucioneve.
Krijoni Kontakt