Close
Faqja 84 prej 107 FillimFillim ... 3474828384858694 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 831 deri 840 prej 1066
  1. #831
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga Viti5 Lexo Postimin
    BERISHA TË MOS SHKOJË NË SHKUP

    Nëse z.Berisha e ka anuluar vizitën e tij ne Shkup për çështje patriotike, gjë që besoj se është ashtu, atëherë ai duhet përkrahur si lider gjithëkombëtar.
    Kush ere,Berisha?
    Patriot i madh ai

  2. #832
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    KQZ, Ristani: Fletët e votimit do të digjen




    E vetmja zgjidhje, sipas Ristanit, është përmirësimi i Kodit Zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme lokale


    TIRANË - Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, deklaroi dje se zgjidhja e krizës politike përmes ankimit në Gjykatën Kushtetuese dhe shqyrtimi i fletëve të votimit nga Komisioni i Venecias është jashtë kuadrit ligjor. Ristani vuri në dukje se fletët e votimit do të digjen, pasi të jenë dërguar në arkivin e shtetit.


    "I vetmi veprim që kryhet nga KQZ-ja është hapja e kutive të votimit, seleksionimi i dokumentacionit që ndodhet në kutinë e materialeve zgjedhore, dërgimi i tij në arkivin e shtetit dhe djegia e fletëve të votimit dhe kundërfletëve.


    Kjo është veprimtaria e përcaktuar me ligj brenda së cilës do të veprojë KQZ-ja dhe nuk ka asnjë mundësi tjetër jashtë këtij kuadri ligjor", - tha dje Ristani. Sipas kreut të KQZ-së, kjo është procedura që do ndjekë institucioni që ai drejton dhe se afati kohor për një kompromis politik midis forcave politike mbi hapjen ose jo të kutive të votimit nëpërmjet institucioneve si Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias, ka mbaruar, ndërsa specifikoi se tashmë ka mbetur vetëm zbatimi i ligjit për djegien e fletëve të votimit.


    "E vetmja mundësi që ka qenë për t'ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese ka qenë kërkesa për rinumërimin e votave të caktuara, kërkesë e cila u rrëzua nga KQZ-ja dhe u la në fuqi nga Kolegji Zgjedhor. Pas kësaj, në rast se do të kishte ndonjë pretendim për shkelje të të drejtave të njeriut apo shkelje të tjera kushtetuese ekzistonte mundësia e ndjekjes së rrugës në Gjykatën Kushtetuese.


    Në këtë moment që është nuk shoh rrugë tjetër veçse zbatimit të ligjit dhe zbatimi i ligjit në këtë moment nuk hap horizont për rrugë të tilla", - u shpreh ai. Sipas Ristanit, e vetmja marrëveshje politike që mund të arrijnë krerët e forcave politike është ndryshimi dhe përmirësimi i Kodit Zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme lokale.

    Shekulli

  3. #833
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Ka burra ketu e jo shaka..mjafton nje fije shkrepseje per t'i dhene fund krizes.
    Vetem kujdes shoku Ristan se po bie era benzine..

  4. #834
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    "Ku ishin këta kur u hodhën në erë fëmijët e Gërdecit?"


    U bënë 18 ditë që dal në shesh për të protestuar. Vij çdo ditë për të mbështetur grevistët, është më e pakta që mund të bëj për ta, për ju, për ne... Korça ashtu si dhe gjithë Shqipëria i ka sytë aty, ndaj unë dëshiroj të përcjell mesazhin e dashurisë, respektit dhe vendosmërisë.


    Tashmë është vërtetuar, kur të do Korça të do gjithë Shqipëria. Po nuk të deshi Korça, më mirë të besh gati valixhen - këtë doja t'jua sillja në vëmendje atyre burrave që mbajnë njeri-tjetrin për të shpëtuar lëkurën e tyre dhe të oborrit familjar. E kanë kot. Anija me të cilën udhëtojnë këta zotërinj dhe tellallët e tyre ka marrë tashmë ujë.


    Protestat dhe greva e urisë janë forma të luftës demokratike edhe pse anatemohen nga disa. E ndër këta zëra anatemues ka pasur edhe ndonjë zë korçar, por Korça i njeh mirë bijtë e vet. Nuk zë vend fjala e ndonjë "pseudo-intelektuali" që pasi ka luajtur rolet e komisarëve dhe sekretarëve të Partisë para viteve '90-të, e ka nderuar 2-3 parti në pluralizëm, tani na del dhe hiqet si intelektual i pavarur.


    Mua më vijnë disa pyetje shumë natyrshëm: Ku ishin këta pseudo-intelektualë kur shpërtheu Gërdeci e këputi 26 jetë? Kur u përmbytën Shkodra e Maliqi? Kur u shemb Kalimashi? Kur u vodhën votat? Kur bashkëqytetarët e tyre u dhunuan nga policia?
    Do kishte qenë më e udhës që të bashkonin zërin e tyre me zërin e qytetarisë që proteston. Por, meqë këtë nuk e bëjnë dot, atëherë është më mirë të heshtin.

    Gaqe Mitre\Shekulli

  5. #835
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    'Neni i kutive', në pyetjet shtesë të KE-së për Shqipërinë


    Ministrja Bregu deklaroi se KE ka derguar, ne mes te 699 te tjerave, nje pyetje te re "persa i perket vendimeve te Gjykates Kushtetuese per objektin e hetimit te komisionit hetimor parlamentar".


    Bëhet fjale per interpretimin e Nenit 77(2) te Kushtetutes, te cilin kreu i egzekutivit S.Berisha e ka perdorur duke e interpretuar si "vendim i Gjykates per te mos hapur kutite".


    Neni 77, pika 2, e Kushtetutes thekson:


    "Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesën e një të katrës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Përfundimet e tyre nuk janë detyruese për gjykatat, por mund t'i njoftohen prokurorisë, e cila i vlerëson sipas procedurës ligjore."


    Interpretimi i ketij neni nga Gjykata Kushtetuese:

    "Çështje të veçanta" konsiderohen ato çështje, që hetohen në aspektin e kontrollit të zbatimit të ligjeve, të njohjes e verifikimit në thellësi të një fenomeni, ngjarjeve, apo veprimtarive dhe, që nxisin iniciativat për propozime, mendime apo miratime ligjesh, me qëllim parandalimin e fenomeneve negative për shoqërinë e shtetin dhe nxjerrjen e përgjegjësive institucionale."


    Euforia e qeverise së Tiranës per dergimin e pyetsorit u shoqërua me deklarata per "punë kolosale" dhe me thuajse mitizim të procesit.

    E gjithë kjo sapo është rrezuar nga dergimi i pyetjeve shtese nga Komisioni Europian. Keto pyetje vijne pas nje shqyrtimi ne kohe rekord, nga ekspertet e komisionit sikur ata deshen ti pergjigjeshin sfides qe i leshoi zonja Bregu ne momentin e dorezimit te pyetsorit kur u shpreh se 'dhenia e opinionit varet dhe nga koha qe do ti marre komisionit leximi dhe shqyrtimi i pergjigjeve".


    Si ne asnje rast tjeter me pare, pra shume shpejt pas marrjes se pyetsorit, nga burime nga Brukselit marrim informacion se Shqiperia ka marre nje pakete me pyetje shtese.

    Edhe paketa eshte krejt e vecante per nga sasia e pyetjeve te rikthyera. Ajo permban nje numer te konsiderueshem pyetjesh, (rreth 700 deri 900), te cilat perbejne rreth 40-45% te numrit paketes se pare te pyetjeve - pra te 2000 pyetjeve te pyetsorit te derguar ne mes te Dhjetorit 2009.


    I pyetur rreth ketij zhvillimi, avokat Alban Mësonjësi, tha për Shekulli Online: '..Bie ne sy numri i madh i pyetjeve per kapitullin e Kriterit Politik. Janë më shumë se 90 pyetje shtese, nga 120 qe ishin derguar ne fillim. Mbase kjo sepse me te qeshur perfaqesuesit e qeverise deklaruan se nuk kishin pse te perfshinin krizën politike tek kapitulli 'Kriteri Politik', pasi nuk konsiderojnë se ka një te tillë..'


    '..Gjithashtu do te ndaleshim edhe tek pergatitja e pergjigjeve, me saktë tek subjektivizmi i atyre qe pergatiten pergjigjet e pyetjeve. Ka gjasa qe ky subjektivizem ka ndikuar ne numrin e madhe te pyetjeve shtese, i cili eshte nje numer rekord ne krahasim me shtetet qe kane kaluar kete proces, sidomos krahasuar me Maqedonine qe ne raundin e pare te pyetjeve shtese pati disa here me pak pyetje se Shqiperia, ose edhe duke krahasuar me Malin e Zi, i cili mori edhe ai shume me pak pyetje shtese se ne, - shtoi z.Mesonjesi.

    Shekulli

  6. #836
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Ushqime?! U bëfshin mirë patatinat...

    Life's too short to remove USB safely.

  7. #837
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Ushqime?! U bëfshin mirë patatinat...

    http://www.youtube.com/watch?v=pX61OQvt1pc
    Rrofsh se na qetesove me kete material se kisha filluar te trembesha per shendetin e grevisteve
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  8. #838
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Pritet te mbaj fjalim sharlatani Edvini,per mbylljen e greves

    Kaq e paten dhe kto "Petritat"dhe "Luaneshat"
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  9. #839
    Po me te vertete pritet mbyllja e greves.

    PS do ti kthehet me ne fund institucioneve dhe shpresoj se si pozita dhe opozita do te behen racionale dhe bashkepunues ne te mire te vendit, ne te mire te integrimeve europiane dhe se bashkerisht te ulen per t'u hapur rruge ndryshimeve te nevojshme te procedurave zgjedhore, ne menyre qe precedente te tille te mos gjejne me kurre hapesire per te humbur kaq shume kohe e kaq shume energji!

    Neser Rama dhe Berisha udhetojne bashke per ne Strasburg dhe ju urojme rruge te mbare!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 19-05-2010 më 14:19

  10. #840
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Rrofsh se na qetesove me kete material se kisha filluar te trembesha per shendetin e grevisteve
    ishte ndoshta darka e fundit ne cader
    Ndryshuar për herë të fundit nga kthetrat : 19-05-2010 më 14:47

Faqja 84 prej 107 FillimFillim ... 3474828384858694 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •