me zile bile.. e quajti zonja fisnike.. shtabin polpotist bllokqen..
te mos i harrojme keto dy heroina..
ky eshte populli Shqiptar..
respekt e mirnjohje per jete..
me zile bile.. e quajti zonja fisnike.. shtabin polpotist bllokqen..
te mos i harrojme keto dy heroina..
ky eshte populli Shqiptar..
respekt e mirnjohje per jete..
Unë jam njeri i thjeshtë.
Kënaqem me pak.
Më mjafton më e mira.
S H Q I P
Nuk do të përulemi përpara Sali Berishës16/05/2010
Intervistë me deputeten socialiste, pjesëmarrëse në grevën e urisë, Olta Xhaçka
“Kjo është një betejë e mendjes, jo e trupit”. Ky përkufizim, që vjen edhe si shenjë e vetëdijes politike, është për deputeten Olta Xhaçka çelsi i qëndresës në grevën e urisë, që vijon prej 15 ditësh para selisë së qeverisë. E sigurt dhe e vendosur në këtë nismë, që për një deputete të re vulos në mënyrë domethënëse karrierën politike, ajo rikonfirmon atë që opinioni publik po e dëgjon prej dy javësh: askush nuk do të tërhiqet nga greva deri sa e drejta e kërkuar të realizohet.
Vendosmëria dhe rezistenca e deputetëve socialistë dhe qytetarëve që i janë bashkuar grevës së urisë, po i jep përgjigje edhe dilemës mediatike që ka të bëjë me veprimet e mëtejshme politike nga ana e opozitës. Një çadër me 200 njerëz, që qëndron për ditë të tëra para selisë së qeverisë, është një problem politik, i cili kërkon zgjidhje politike, ku heshtja apo shpërfillja duket se nuk vlejnë më.
Jeni prej 15 ditësh në një grevë urie. Si është gjendja e njerëzve dhe juaja pas dy javësh privim nga ushqimi?
Situata shëndetësore dhe fizike sigurisht që është e rënduar për të gjithë, sepse përpara se të hynim në këtë grevë, asnjë nga ne nuk i dinte limitet e vetes, nuk e dinte se çfarë do të thoshte; gjithsecili kishte një ide të qartë se çfarë nënkupton, por duke qenë se nuk e kishim provuar më parë, sigurisht që nuk arrinim ta parashikonim më parë se si do të ishte. Për hir të së vërtetës nuk mendoja se do të zgjaste kaq shumë; jam munduar që ta përballoj rëndimin fizik, jam munduar që ta kaloj çdo ditë ashtu siç vjen, pa u shqetësuar shumë se çfarë pasojash shëndetësore mund të ketë, apo se çfarë mund të ndodhë për sa kohë jam këtu. U futëm shumë të vetëdijshëm që kjo ishte një sakrificë e domosdoshme për një të drejtë kushtetuese, që nuk i takon vetëm Partisë Socialiste apo mbështetësve të saj, por për një të drejtë që duhet ta gëzojnë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe që është ajo e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, gjë të cilën ne mund ta garantojmë vetëm duke bërë transparencën e zgjedhjeve që shkuan. Dua të shtoj këtu edhe faktin se qëllimi dhe vetëdija jonë që nga momenti kur kemi hyrë nuk kanë ndryshuar, edhe pse kanë kaluar 15 ditë. Kanë qenë shumë të vështira padyshim në aspektin fizik dhe shëndetësor, por morali është shumë i lartë dhe ajo që po kuptoj është se më shumë sesa me trupin, kjo është një betejë me mendjen. Po është mendja e fortë, trupi reziston.
Znj.Xhaçka, ka një interes publik rreth mënyrës si përballohet kaq gjatë refuzimi i ushqimit. Madje nuk ka munguar edhe cinizmi apo dyshimi për transparencën e grevës, apo edhe për aftësinë e femrave për ta përballuar atë.
Femrave, Zoti u ka besuar vijueshmërinë e jetës, që do të thotë se nga natyra femra është rezistente. Dallimi burrë–grua për mua është shumë bajat, por edhe shumë anadollak. Nuk është problemi se si rezistojnë gratë, por se si rezistojnë të gjithë këtu. Unë jam krenare për një gjë, që me këtë grevë që ka qenë e vërtetë, ne kemi vënë në vend dinjitetin e këtij institucioni, pra të grevës së urisë si një formë rezistence shumë paqësore dhe vetëflijuese. Mënyra se si rezistojmë, lidhet me atë që thashë, se kjo është një betejë me mendjen, morali është i lartë, por është edhe ndihma e mjekëve, që gjej rastin t’i falënderoj nëpërmjet gazetës suaj. Kryesisht me serume; është e vetmja mundësi për të rezistuar dhe për t’i dhënë trupit atë burim energjie që i shteron edhe duke përjetuar emocione. Madje përjetimi i emocioneve, thonë doktorët, është më shterues për sa u takon emocioneve, se sa çdo aktivitet tjetër, e ecura, e lëvizura. Dihet se trupi i njeriut jeton edhe shumë më gjatë se kaq, pra vetëm me ujë. Serumet na kanë ndihmuar për të na dhënë energjinë për kapërcimin e disa momenteve të vështira që nuk janë aq kritike sa do të na duhej të shkonim në spital, sikurse kanë bërë disa të tjerë kolegë këtu. Largimi i tyre ka ardhur për shkak të komplikacioneve të rënda, duke e bërë qëndrimin e mëtejshëm të tyre në çadër të rrezikshëm për jetën.
A shpresoni se protesta e 14 majit, së bashku me sakrificën tuaj, do të nxitin një kompromis? U fol për një zgjidhje, ndërkohë që sot Kryeministri mohoi të ketë diskutime mbi ndonjë draft të caktuar. A shpresoni se zgjidhja është e afërt?
Dihet se Kryeministri përpara furtunës edhe në raste të tjera gjithnjë ka bërë indiferentin dhe të paditurin. Kjo nuk është ndonjë gjë e re. Sigurisht që zgjidhja ekziston, ajo mund të ishte gjetur edhe më përpara, sepse ajo që kërkojmë ne nuk pengohet as nga Kushtetuta, as nga ligjet e vendit, as refuzohet nga ndërkombëtarët, siç rëndom na thuhet nga Kryeministri dhe përfaqësues të mazhorancës. Mjafton të ishte bërë transparenca e zgjedhjeve dhe gjërat nuk do kishin mbërritur deri këtu. Ajo çfarë ne duam, është që të gjendet një kompromis, që do mund të mendohej përmes hapjes së kutive të materialeve zgjedhore, shoqëruar me një vlerësim të Komisionit të Venecias sa i takon hapjes së kutive të fletëve të votimit. Zgjidhja mund të jetë diçka që kënaq të dyja palët, ku edhe shumica çedon diku për të bërë transparencën e zgjedhjeve. Pra, lëviz pak nga ai pozicioni i ngurtë i artikuluar deri më tani, që pretendon se transparenca pengohet nga Kushtetuta, çka natyrisht nuk është e vërtetë. Ne kemi bërë ç’është e mundur që të mbajmë në fre zemëratën e një populli të tërë, të njerëzve që nuk janë vetëm simpatizantë apo militantë të PS-së, por qytetarë të Shqipërisë që duan të jetojnë në një vend ku standardet europiane, siç është edhe ai i votës së lirë, të përbëjnë gurthemelin e demokracisë. Këtë synojmë edhe ne. Kompromisi duhet të arrihet në një kohë sa më të afërt, në mënyrë që zemërata apo indinjata e qytetarëve të mos shkojë deri aty sa të mos kenë më gjë për të humbur. Ne jemi treguar shumë të arsyeshëm; duhet të bëjmë transparencën e zgjedhjeve, ose në të kundërt kjo qeveri duhet të largohet dhe të shpallë zgjedhjet e parakohshme, sepse nuk po përfaqëson të gjithë popullin shqiptar.
Çfarë përshkallëzimi duhet të presim përtej grevës së urisë, nëse shumica nuk lëshon pe?
Unë nuk dua të paragjykoj apo spekuloj mbi lëvizjet apo moslëvizjet e mazhorancës në këto ditë, që do t’i quaja të nxehta. Ndaj nuk di t’ju jap një përgjigje se si do të jetë përshkallëzimi i radhës. Di t’ju them që ne jemi të përgatitur të rezistojmë deri në fund, deri sa i fundit nga ne të dalë që këtu me barelë. Ne nuk do ulim kurrizin, as do të tërhiqemi dhe mpakemi nga indiferenca e kësaj qeverie. Do të presim me durim që kompromisi të mbërrihet, në të kundërt do të marrim vendime të tjera, për ta përshkallëzuar protestën apo aksionin tonë politik.
Kjo grevë ndër të tjera ka rënduar edhe klimën njerëzore mes përfaqësuesve të të dyja palëve. Si e mendoni rikthimin tuaj në Parlament, pas një përvoje ku akuzat dhe shpërfillja e kolegëve tuaj nuk janë ndalur as para kësaj nisme të vështirë?
Klima njerëzore ishte e prishur që prej fillimit. Ne nuk kemi gjetur një Parlament i cili respektonte funksionet e tij, të çdo deputeti dhe të institucionit. Parlamenti si institucion vlen të thuhet që është i vetmi që mund të bëjë transparencën e zgjedhjeve përmes komisioneve hetimore. Për sa kohë që është mohuar kjo e drejtë nëpërmjet dhunës së kartonëve, nëpërmjet atyre që sot drejtojnë këtë vend, Parlamenti nuk po ushtron funksionin e tij kushtetues. Në planin personal, nuk mund të them se kam gjetur një klimë miqësore ose bashkëpunuese, apo një klimë profesionale. Kështu që nuk besoj se do ndryshojë ndonjë gjë nga kjo grevë urie në këtë drejtim. E rëndësishme është që ne si përfaqësues të popullit të jemi – dhe për mua kjo ka qenë një përvojë shumë emancipuese –më afër halleve të njerëzve, më pranë shqetësimeve të përditshme që njerëzit kanë. Unë vuaj urinë prej 14 ditëve, por jam e bindur se mijëra e mijëra njerëz vuajnë urinë prej shumë e shumë vitesh për shkak të papunësisë, varfërisë, pamundësisë. Ndaj mendoj se ka qenë një përvojë që më ka rritur, për faktin se më ka sjellë më pranë njerëzve dhe uroj që mbas kësaj greve Parlamenti të mos jetë më një përfaqësi fiktive e njerëzve, por të jetë realisht në shërbim të atyre që përfaqëson.
Rama, grevisteve: Shoke, kutite nuk hapen, por ju rrini dhe pak
Koha Jone
Kryetari socialist Rama, eshte shprehur se opozita eshte e gatshme per zgjidhjen e krizes politike, ndersa shton se transparenca eshte ne themel te saj. Kreu i PS kerkon hapjen e kutive te te gjithe dokumentacionit zgjedhor, ndersa shton se kutite e votimit i lihen ne dore nje pale te trete, sic eshte Komisioni i Venecias. "Nderkombetaret kerkojne zgjidhje dhe e presin nga ne. Krizen e zgjidhim me perkushtim nepermjet transparences, i pari i qeverise hodhi poshte cdo zgjidhje pasi perdor forcen. Jemi gati per zgjidhje transparente permes nje hetimi qe fillon me hapjen e kutive te te gjithe dokumentacionit zgjedhor, ndersa hapjen e kutive te votimit t'ia leme nje pale te trete, qe nuk eshte pale ne konflikt, sic eshte Komisioni i Venecias", deklaroi Rama.
Pas kesaj deklarate kreu i PS ka lene te kuptohet se nese mazhoranca pranon kete propozim te PS, atehere kriza eshte e zgjidhur dhe greva e urise merr fund. "Komuniteti nderkombetar kerkon zgjidhje dhe nderkohe kur thote se zgjidhja u takon shqiptareve, nuk nenkupton qe i pari i qeverise te refuzoje cdo zgjidhje, pikerisht sepse disponon nje force kartonash te cilen e perdor abuzivisht. I mbetet Berishes te reflektoje", u shpreh Rama. Sipas tij gjithe levizja politike e opozites ka si qellim garantimin e zgjedhjeve te ardhshme, dhe ne asnje menyre per te marre pushtetin ne tavoline, por per te garantuar qe ai te mos merret me keshtu. Ai ka nenvizuar faktin se socialistet kane pranuar me se njehere dhe se jane te gatshem ne cdo moment ta zgjidhe ngercin politik permes vullnetit. "Kjo eshte nje krize e rende, qe kerkon kompromis ne funksion te interesit publik dhe transparences se domosdoshme. Mjafton vullneti mes paleve, qe ceshtja te zgjidhet menjehere", deklaroi Rama.
Kryetari i PS Edi Rama gjate bashkebisedimit me gazetaret ne diten e 15-te te greves se urise ka falenderuar te gjithe mbeshtetesit e protestes se djeshme duke deklaruar se PS nuk ndalet dhe nuk eshte lodhur ne rrugen e saj. "Opozita eshte ne nje proteste te pandalshme dhe qeveria ne nje shurdheri. I neveris te gjithe ata qe jane bere pjese e kesaj marrezie anti-opozitare te shnderruar ne kete propagande te ulet ndaj opozites, ne nuk zmbrapsemi, ne nuk lodhemi, ne nuk ndalemi. Po kerkojme nje Shqiperi ne te cilen te bashkejetojme, ne vend ku parimet dhe vlerat jane norma per nje shoqeri evropiane", deklaroi Rama.
Per deklaratat e kreut te qeverise Berisha, Rama ka shprehur keqardhje pasi sic deklaroi ai, qeveria eshte prekur nga shurdheria dhe verberimi."E degjuat sot te parin e qeverise, ndjeva keqardhje per shurdherine, verberine per qasjen e tij ndaj nje problemi qe eshte transparenca per demokratizim dhe emancipim", tha Rama Per Bosh "Ky eshte besoj une, nje kompromis i arte nga ku fiton Shqiperia, fitojne shqiptaret, fiton demokracia dhe nga ky nis rruga e nje transparence qe garanton procesin zgjedhor dhe qe i vendos palet ne nje pozicion shume me detyrues ndaj publikut. Une ju dhashe formulen e zgjidhjes. Fakti qe kjo eshte apo nuk eshte e shkruar, nuk e cenon aspak thelbin per te cilin ne diskutojme. Kjo eshte nje zgjidhje qe ne e pranojme. Kjo eshte nje zgjidhje qe me ta pranuar edhe pala tjeter, i jep fund kesaj krize".
http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=54422
"They will not control us, We will be victorious"
Une isha nje nga ata qe bllokuan rruget dhe sot isha ne proteste ne bulevard perseri, dhe as me shkon ndermend qe te heq dore nga ky proces proteste. Berisha le te beje te veten, ne do bejme tonen!
I came so far for beauty
I left so much behind
degjova ne autobuz dje se greva ka vetem nje mundesi te mbyllet kete jave .... nqse mazhoranca ne Parlament voton 3 kandidaturat e Topit per Kushtetuesen .....
L
"They will not control us, We will be victorious"
Hej se nuk do ta vazhdoj diskurin po vetem do te kujtoja nje pike ate te europes.
Mbak mend shume mire se kam qene atje qe ne per zgjedhjet e vitit 1996 grupi i vezhguesve fjalen e pare tha "Elections fine and fair" imagjino ca ironie dhe cfare sollen ato zgjedhje.
Kam pershtypjen qe nuk na do europa neve osa max na do te transferoje teknologjite e saj te vjeteruara dhe Saliu si budalle qeshte eshte pronto per cdo gje. Ku dolen ato centalet berthamore, ato parqet energjitike me qymyr, ato fabrikat e cimentos rresht et etj. Nuk gjej spjegim tjeter per per kete sjellje tallese me shqiptaret.
Nuk mbahen dot shqiptaret me "udhezimet" dua pilaf me mish pa mish te europianeve.
Albania Uber Alles
...kushedi ç'mendon Al Gore tani :- sa te zot qenkan keta socialistet shqiptar...disa si keta me duheshin mua dhe i fitoja zgjedhjet kunder Bush-it me dhune...kujt po i plaste per ameriken, mjaft qe te vendosej me dhune fitorja ime...
Ta kete zene trishtimi thua AL GORE e ta gerryej inati!!!???
...shkrimi me i bukur qe kam lexuar ne internet ishte i nje djali qe komentonte greven e minoritareve dje ne Gjirokaster kunder pushtetit! Ai djali thonte:- Sikur te shikonim Sali-n, Gjinushi-n, Ruci-n, Edi-n, Topi-n, te gjithe te bashkuar per interesat e Shqiperise...tani do benin ligjin ne SHQIPTARET Ne ballkan!
Krijoni Kontakt