Close
Faqja 75 prej 107 FillimFillim ... 2565737475767785 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 741 deri 750 prej 1066
  1. #741
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Lubonja kunder Lubonjes!

    Fatos Lubonja është analisti im më i preferuar, pavarësisht se në shumicën e rasteve mendimet dhe përqasjet tona rreth çështjeve të caktuara mund të jenë të ndryshme. Vet jeta e Lubonjës, formimi i tij intelektual dhe profesional, dhe angazhimi i tij si qenie politike në jetën shoqërore dhe politike më kanë imponuar respekt dhe admirim për këtë figurë. Por, ky shkrim nuk ka për qëllim t'i thuri lavde Lubonjës, jo, sepse ai nuk i ka merituar ato, por sepse as ai vetë, ma merr mendja, nuk do ta dëshironte një gjë të tillë.

    Kam përshtypjes se Lubonjës nuk i interesojnë më shumë lavdet dhe konfirmimi i mendimeve sesa përplasja e mendimeve të ndryshme apo të kundërta, përplasje e cila do të promovonte të menduarin kritik dhe gjenerimin e ideve dhe mendimeve të reja. Duke u nisur nga ky qëllim, dëshiroj t'i paraqes lexuesit mendimet e mija në lidhje me përqasjet dhe pozicionimin e Lubonjës, për sa i përket krizës politike që ka pllakosur vendin. Ka një sërë arsyesh përse unë e kundërshtoj (dhe dyshoj) fuqishëm pozicionimin e Lubonjës në lidhje me situatën aktuale të politikës Shqiptare. Këto arsye fokusohen tek pozicionimi i Lubonjës në lidhje me çështjen e transparencës së zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit dhe nevojën për qarkullimin e elitave të pushtetit.

    Në lidhje me çështjen e transparencës së zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, Lubonja shprehet kundër iniciativave politike të opozitës dhe ka hedhur tezën e tij që të arkivohet çdo gjë e lidhur me procesin dhe politika të vazhdojë përpara, duke përmirësuar kuadrin ligjor dhe Kodin Zgjedhor. Kjo lëvizje e Lubonjës të kujton "qetësimin" që Europianët i bën Hitlerit në vitin 1938, duke i hapur rrugë babëzisë Hitleriane për pushtet. Ky pozicionim e komprometon figurën e Lubonjës, duke u nisur jo vetëm nga aspekti ligjor i çështjes, por edhe nga ai moral dhe shoqëror.

    Parë nga këndvështrimi ligjor, transparenca e procesit zgjedhor dhe hapja e kutive është një e drejtë kushtetuese e opozitës dhe e çdo shtetasi të Republikës. Kjo e drejtë i jepet opozitës përmes hetimit parlamentar bazuar në Nenin 77, pika 2, i cili thekson shprehimisht se "kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesën e një së katrës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Përfundimet e tyre nuk janë detyruese për gjykatat, por mund t'i njoftohen prokurorisë, e cila i vlerëson sipas procedurës ligjore."

    Gjithashtu, kërkesat e kryeministrit Berisha dhe e zyrtarëve Europianë që i sugjerojnë Partisë Socialiste të dërgojë çështjen e hapjes së kutive në Gjykatë Kushtetuese është një kërkesë e pavlefshme juridikisht, pasi një veprim i atillë nuk ka bazë kushtetuese. Nëse gjykata është shprehur njëherë për antikushtetutshmëri të hapjes së kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit (pretendimi i Berishës), atëherë përse duhet të shkojë Partia Socialiste në Gjykatë Kushtetuese? Kjo Gjykatë nuk mund të shprehen dy herë për të njëjtën çështje! Nga ana tjetër, nëse Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur për kutitë e votimit të 28 qershorit, atëherë kryeministrit Berisha i lind detyrimi kushtetues të provojë këtë pretendim dhe të mos mbajë mbyllur kutitë deri në një vendim të gjykatës.

    Bazuar për sa më sipër, Lubonja në mënyrë direkte nënvlerëson, injoron dhe mohon (moralisht) të drejtën kushtetuese të një individi apo grupimi politik. Nëse ai ka objeksione rreth grevës si instrument politik, Lubonja duhet ta kuptojë se nuk ekziston asnjë mundësi ligjore dhe mjet tjetër demokratik për opozitën që do të funksiononte më mirë. Si i persekutuar i regjimit komunist, ai duhet të kuptojë se respektimi i të drejtave të gjithsecilit (inkluduar e drejta për të protestuar) është baza e demokracisë. Rëndësinë e asaj të drejte kushtetuese e kupton dhe e vlerëson vetëm ai që e vuan atë mbi supe.

    Nëse për Lubonjën ajo gjë nuk është e rëndësishme, atëherë ai ka detyrim moral (apo edhe kushtetues) që të respektojë moralisht dhe kushtetutshmërisht të drejtat e të tjerëve, sepse ndryshe nuk do të mund të dallonim diktatorët nga demokratët. Dikush mund të thotë se "jemi në demokraci dhe Lubonja do të flasë si i do qejfi". Nëse përgjigja do të ishte e tillë, atëherë nuk do të kishte ndryshim midis moralit të dikujt që punonte dhe brohoriste dje për "partinë" dhe "shokun Enver" me moralin e atij që sot nuk respekton të drejtat e të tjerëve. Njerëzit nuk bëhen diktatorë nga Kushtetuta, por nga vlerat dhe morali i tyre.

    Por, çështja nuk qëndron vetëm këtu. Një mëndje ma thotë se reagimet e Lubonjës kundër grevës janë të kondicionuara nga "urrejtja" politike që Lubonja ushqen për liderin socialist, Edi Rama. Personalizimi i kauzës së opozitës nga ana e Lubonjës për hir të "urrejtjes" politike që ai ka kundër Ramës e komprometon moralisht dhe intelektualisht figurën e Lubonjës. Në aspektin më të mirë të çështjes, Lubonja i hakmerret Ramës; kurse në aspektin më të keq, ai i shërben Sali Berishës, me ose pa dashje. Lubonja duhet ta dijë se dy të këqija nuk bëjnë një të mirë, por dy të këqija të mëdha.

    Hakmarrja e Lubonjës kundër Ramës po zhvillohet duke shkelur mbi të drejtat e mijërave dhe milionave të tjerëve. Përmes këtij pozicionimi të Lubonjës nuk humbet vetëm Edi Rama, por edhe mijëra e miliona Shqiptarë të tjerë. I vetmi fitues real është Sali Berisha dhe pushteti i tij. Me një fjalë, nëse i marrim të qëna pretendimet e Lubonjës, duket se ai po ndjek parimin që "për një plesht djeg gjithë jorganin". Në vazhdën e personalizimit të kauzës së opozitës, Lubonja shprehu antipatinë dhe inatin ("nuk e duroj dot këtë...") e tij kundër një deputeti grevist për shkak se ky deputet i ri është i pasur dhe me burim pasurie të panjohur. Nëse dikush deklaron se është i pasur, është e papranueshme që ai/ajo të etiketohet dhe vlerësohet siç bëhej me "kulakët" dhe "bejlerët" që moti. Gjithsesi, ç'lidhje ka kauza e transparencës me pasurinë e një deputeti grevist?

    Lubonja shprehet se transparenca e procesit zgjedhor është një mjet për Ramën për të ardhur në pushtet. Lind pyetja: Përse? Përse transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit na sjellka Ramën në pushtet? Nëse numërohen votat dhe prej andej del se numërimi është i rregullt dhe Berisha i ka fituar zgjedhjet, atëherë si do të vijë Rama në pushtet? Nëse kjo është e vërtetë, Rama jo vetëm që nuk do të vinte në pushtet, por ai do të merrte fund si figurë politike. Mos vallë Lubonja e thekson këtë nga bindja se transparenca do të zbulonte që Rama ka qenë fituesi real të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe jo Berisha? Mos vallë Lubonja ka frikë se nëse Rama rezulton fitues real i zgjedhjeve, atëherë të gjithë tezat e tij dhe të kopesë së analistëve, mjekëve, dhe artistëve do të shndërroheshin në një turp mediatik dhe politik?

    Nëse vërtetë e beson dhe e mendon vërtet një gjë të tillë, atëherë ky është turp i madh për Lubonjën! Nëse vërtetë e bën për këtë arsye, atëherë, mund të them pa frikë se Lubonja nuk është më i mirë sesa ata sekretarë partie dhe komunistë që e burgosën në kohën e regjimit. Kjo tregon se Lubonjën nga Rama nuk e ndajnë vlerat dhe idetë, por hakmarrja e verbër që nuk ndalohet edhe kur ajo prek dhe godet popullin e pafajshëm dhe principet e demokracisë, për të cilat ka luftuar dhe vuajtur Lubonja dje.

    Ky mentalitet dhe nerv hakmarrës i Lubonjës pasohet nga një strategji e disa analistëve dhe artistëve të oborrit të pushtetit të djeshëm dhe atij të sotëm, të cilët përrallisin popullin, duke theksuar se gjoja edhe varfëria ekstreme e Shqiptarëve po përdoret nga opozita dhe Rama si koperturë për të mbuluar dëshirën për të ardhur në pushtet. Disa qyqe të tjera vazhdojnë këngët e tyre për arritjet e Shqipërisë nën udhëheqjen e "partisë" dhe shokut Sali. Me këto mend që kanë këta analistë dhe artistë oborresh, bota nuk do të kishte parë ndonjëherë rokadë pushtetesh e sistemesh dhe mbretëria do të ishte sistemi ideal i qeverisjes.

    Të ishte për këta oborrtarë, sot ne do të ishim kthyer në një "Kubë e Dytë", ku do të ishim akoma duke parë filma të realizmit socialist dhe duke përshëndetur "Mirëmëngjes Shoku Lenin". Lubonja nuk bën pjesë tek kjo kategori dhe as tek ajo kategori që pasi i ka shërbyer regjimit të djeshëm, sot e kuptuar që një i ri duhet ndërtuar. Por, ashtu si Lubonja, edhe këta artistë e mjekë besojnë se dy të këqija bëjnë një të mirë.

    Së fundmi, dy fjalë për qarkullimin e elitave të pushtetit. Lubonja ka ide shumë interesante, por që, fatkeqësisht, kundërshtohen nga retorika dhe veprimet e tij. Me një fjalë, Lubonja krijon një paradoks për sa i përket ideve në lidhje me qarkullimin e elitave. Qarkullimi i elitave nuk bëhet duke sulmuar opozitën dhe duke ruajtur status quo-në e politikës, por duke sulmuar pushtetin dhe duke promovuar përplasje brenda elitës. Disfatat politike të njëpasnjëshme në kampet politike krijojnë oportunitete politike për përplasje midis elitës së re me elitën e vjetër. Beteja e sotme midis Berishës dhe Ramës është një përplasje elitash, vlerash dhe filozofish politike, e cila do të bëjë të mundur zëvendësimin e njërës elitë me tjetrën.

    Oportuniteti politik për këtë përplasje lindi menjëherë pas humbjes së Fatos Nanos dhe socialistëve në zgjedhjet e 2005-ës. Oportunitete të tjera politike do të lindin, pasi Berisha dhe elita që ai përfaqëson të largohet nga skena politike. Kjo është një dialektikë e pafundme dhe e paevitueshme zhvillimi që do ta perfeksionojë dhe sofistikojë elitën politike në të ardhmen. Në këtë proces, Lubonja i sotëm duhet t'i hapi rrugë Lubonjës së djeshëm dhe hakmarrja duhet t'i lëri vendin të mirës, arsyes dhe kompromisit.

    Bledar H.Prifti\Shekulli

  2. #742
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin

    Elite apo oligarki?

    Me sa lexoj dhe kuptoj, autori pretendon nje qarkullim elitash, mirepo nga ajo qe Rama dhe PS ka servirur deri sot ne shikojme vetem nje perpjekje miope per te qarkulluar oligarket.

    Elitat mendoj se qarkullojne mbi bazen e meritokracise dhe te kontributit te tyre ne jeten politike, ndersa oligarket krijojne disa kukulla qe i sponsorizojne te marrin pushtet, per t'ju sherbyer interesave te grupimeve te tyre.

    Nese ai presupozon kete te dyten, pra oligarket e biznesit, atehere ai eshte ne rregull me Ramen.

    http://www.youtube.com/watch?v=36lef...yer_embedded#!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 15-05-2010 më 17:06

  3. #743
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    ja video e qytetareve te Tiranes qe akuzojne Edi Ramen per bllokimin e rrugeve duke e
    quajtur ate "gjarper me zile"....

    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 15-05-2010 më 17:16
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #744
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Ky njeri ka problem serioz, mentalisht , nuk asht ne regull.

  5. #745
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    si perfundim..

    selia roze dhe ed-veri i saje edvin mafiozi i dhane rast te mire popullit ti njohe me mire keto monstra.

    u pa se populli i mire eshte me shume se falangat e edvinit.

    pra eshte e qarte se selia roze ne se hapen kutijat do dale qe dhe ato deputet qe ka.. i ka me vota te vjedhura e te grabitura.

    pra pd ka marre ne 28 qershor shum me shume vota nga populli se sa ato qe jan "certifikuar".

    Pra Berisha eshte kryeminister plotesisht i ligjshem.

    Bravo poplli i Tiranes!

    I tha edvinit nuk na genjen dot më o vampir..

  6. #746
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Fakte të reja/Para në dorë protestuesve për mbështetje ndaj Edi Ramës (Video)

    15-05-2010 / Gazeta 55

    Një video që po qarkullon në internet zbulon aferat e Edi Ramës dhe ylberistëve të tij, duke paguar qytetarët që mbështesin atë dhe kauzën boshe të opozitës. Sipas pamjeve dokumentohet që protesuesit falenderojnë Edi Ramën, pas pagesës që ai iu shpërndau përmes sekserëve të tij

    (Linku për të parë videon)

    pjesa e pare

    pjesa e dyte

    Zbulohen të tjera argumente të cilat deligjitimojnë protestën e opozitës, e cila tashmë mund të konsiderohet thjesht si një arenë qejfi, demaskimi dhe pagesash të rëndomta thjesht e vetëm duke përplasur duart, apo çirrur zërin në shenjë oportuniteti për Edi Ramën dhe ylberistët e bllokut. Një protestë dhe grevë urie e manipuluar, gjë e cila vihet re pikërisht nga pamjet e filmuara nga një kamera amatore gjatë ditës së djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas pamjeve të servirura nga kamera amatore, dokumentohet që protesuesit falenderojnë Edi Ramën, pas pagesës që ai iu shpërndau përmes sekserëve të tij. Dy personazhe janë protagonistët e këtyre pamjeve të filmuara dje gjatë kohës kur kryetari i Partisë Socialiste mbante fjalimin e tij. Ky zotëria këtu është ai që mban paratë nëpër zarfa dhe ky zotëria tjetër më syze ka listën e emrave dhe mban shënim për cdo pagesë të kryer. Ky është një prej momenteve kur paratë numërohen brenda zarfit dhe i jepen këtij protestuesi, i cili e tregon kënaqësinë e tij me shprehjen e fytyrës. Ndërsa të tjerë pjesëmarrës të protestës mbajnë rradhën për të marrë atë çka u është premtuar. Ja ku duket qartë teksa zotëria i parave i mbështjell me letra e zarfa, duke i ruajtur e maskuar sa në një xhep në tjetrin. Shpërndarësit e shpërblimeve janë të kujdesshëm: Ruhen nga kalimtarët e rastit ruhen edhe nga sytë kuriozë. Konsultojnë disa herë listat që kanë në xhepa, i kanë shpërblyer të gjithë apo jo, flasin me shefat në telefon për të marrë porositë e rastit. Por a i paguan Partia Socialiste të gjithë pjesëmarrësit në protestë. Kjo nuk dihet me siguri, por ky zotëria i thinjur pasi mbajti rradhën më parë e tregon qartë në fytyrë pakënaqësinë e tij. Ndoshta kësaj rradhe nuk e ka patur emrin në listë.

    gazeta55

  7. #747
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Msues.. very thanks per ate Videon..

    ajo gruaja eshte populli i Shqiperise..
    ajo eshte nje heroine..

    Ajo ja perplasi ne fytyre monstres edvin.
    jan 4 gjerpernj tha qe duan luften..
    cfar mrekullie..

    bravo kameramani..

    Brava Guximtares ..

    Pa e takuar ate grua nuk e le..
    Ajo eshte HEROINE E KOMBIT..

  8. #748
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anëtarësuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Ulet papunesia: Edi Rama puneson popullin ne protesta dhe ne greven e urise

    Ky është një prej momenteve kur paratë numërohen brenda zarfit dhe i jepen këtij protestuesi, i cili e tregon kënaqësinë e tij me shprehjen e fytyrës. Ndërsa të tjerë pjesëmarrës të protestës mbajnë rradhën për të marrë atë çka u është premtuar.

    Ja ku duket qartë teksa zotëria i parave i mbështjell me letra e zarfa, duke i ruajtur e maskuar sa në një xhep në tjetrin.

    Shpërndarësit e shpërblimeve janë të kujdesshëm: Ruhen nga kalimtarët e rastit ruhen edhe nga sytë kuriozë. Konsultojnë disa herë listat që kanë në xhepa, i kanë shpërblyer të gjithë apo jo, flasin me shefat në telefon për të marrë porositë e rastit.

    Por a i paguan Partia Socialiste të gjithë pjesëmarrësit në protestë. Kjo nuk dihet me siguri, por ky zotëria i thinjur pasi mbajti rradhën më parë e tregon qartë në fytyrë pakënaqësinë e tij. Ndoshta kësaj rradhe nuk e ka patur emrin në listë.

    TV Klan
    Think inside the box

  9. #749
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    bravo kameramani....
    nga gjithe ato kameramane vetem ato te TVSH dhe Klanit e kane dhene filmimin .... jo per ndonje gje por po pres qe ato te fiksit ta japin te henen te pakten ....
    nejse ....

    ja c'thote SOT-i sot midis te tjerave ,

    Hapat e gabuara të drejtuesve te PS rrezikojnë stabilitetin e Shqipërisë

    Written by Gazeta SOT
    Saturday, 15 May 2010 00:00
    Nga Pirro PRIFTI

    ..........

    Nëse më lejohet të analizoj veprimet e tanishme nuk mund të mos bësh paralele me historinë e 20 viteve të fundit përsa i përket paqëndrueshmërisë së shtetit shqiptar dhe të qeverive shqiptare. Po të kujtojmë gjatë gjithë periudhës 1991-1999, pra deri kur u çlirua Kosova, sa herë që Serbia kishte problem në vendin e saj dhe më ish Republikat Jugosllave, edhe Shqipëria kishte probleme ekonomike, politike, financiare dhe gjithmonë kishte trazira të kamufluara me problemet e mësipërme si dhe me ato sociale.

    Mbajtja e një vendi të pastabilizuar politikisht dhe ekonomikisht mesa duket kishte lidhje me fqinjët të cilët kishin interesa direkte në Shqipëri, dhe në rastin e konkret serbëve u interesonte që Shqipëria të ndihmonte Kosovën, e në këtë rast përpiqeshin ta mbanin të destabilizuar e të pafuqishme qoftë nga ana politike qoftë nga ana ekonomike. Kështu ndodhi deri në momentin kur NATO- me SHBA në krye çliruan Kosovën, dhe interesat serbe për një Shqipëri të destabilizuar avulluan sepse filluan të merren direkt me Kosovën. Individët që kishin gëlltitur “lugën e prishur të çorbës së tradhtisë” e që ishin shitur për “50 aspra tek serbi”, pas 99 u treguan të gatshëm të shiteshin tek fqinji tjetër grek nëpërmjet jo direkt qeverisë greke e cila zyrtarisht ka mbajt qëndrim korrekt, por mesa duket qarqeve reaksionare greke atyre qarqeve që lejojnë të këndojnë këndë racistë 90 vjeçare të vjetra.

    Historia pra, vazhdon të përsëritet. Janë këto qarqe që nuk e duan Shqipërinë të stabilizuar dhe që pas 1999 e deri më sot, individë pro qarqeve reaksionare greke të future në PPDNJ, OMONIA, në Opozitën shqiptare (por dhe disa edhe në maxhorancën e stome), po bëjnë çmos të ndihmojnë fqinjin e fuqishëm duke u përpjekur ta mbajnë Shqipërinë të destabilizuar. Nuk ishte rastësi lehtësia e varrezave, nuk ishte rastësi problemet detare, nuk janë rastësi thirrjet vorio-epirote në Himarë, nuk janë rastësi sot pas 28 qershorit kur Greqisë i kanë rënë brekët në fund të këmbëve që individë të caktuar potencojnë thirrjet sofiste për “transparencë”, për “mosbindje civile”, për “demonstrata të fuqishme”, për krijimin e situatave artificiale revolucionare, etj, etj.

    Qëllimi kryesor është i kamufluar: të mbahet Shqipëria e destabilizuar në kohën kur Greqia është keq, në mënyrë që shqiptarët të mos i kërkojnë gjë Greqisë në këto moment! E kështu po ndodh! Çjerrjet e Spartak Ngjelës për “revolucion”, përbetimet e V. Dules për mos futjen në BE të Shqipërisë nëse nuk dëgjohen fjalët e tij 8 kupto të reaksionit grek), kanë këtë kuptim të mësipërm. Në konkluzion, PS duhet të distancohet e të arrijë marrëveshje më maxhorancën bazuar në kushtetutë! Ndryshe do të quhen tradhtarë të atdheut!

    http://www.sot.com.al/index.php?opti...tid=55:komente
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #750
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Dini gje si eshte puna e ketij propozimit qe kane bere shba dhe evropa dhe qe ju kane thene firmoseni???

Faqja 75 prej 107 FillimFillim ... 2565737475767785 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •